E Shtunë, 04.27.2024, 02:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TETË VJET MË PARË NDAHEJ NGA JETA IBRAHIM KODRA - 'PRIMITIVI I QYTETËRIMIT TË RI'

E Premte, 02.07.2014, 10:58am (GMT+1)


Dita e sotme, shënon 8 vjetorin e ndarjes nga jeta të piktorit të njohur Ibrahim Kodra, i cili  ndërroi jetë në Milano (Itali), në moshën 88-vjeçare. I njohur si "Primitivi i Qytetërimit të Ri", ai erdhi në Shqipëri në vitin 1973 dhe 1996, kur morri titullin "Nderi i kombit" dhe më pas në vitin 2003. Ardhja e tij në vitin 1996 në Tiranë u cilësua si "ngjarje e madhe".
Çdo vit i jetës së Ibrahim Kodrës numëron me dhjetëra ekspozita kolektive dhe vetiake të çelura në galeri dhe muze të ndryshëm në mbarë Italinë, Europë e më gjerë (Paris, Nju Jork, Gjeorgji, Gjermani, etj). Veprat e Kodrës ruhen dhe ekspozohen në muzeun e Vatikanit, Dhomën e Deputetëve, në galeri publike, muze dhe koleksione private në Itali, Zvicër, Danimarkë, Gjermani, Japoni, Angli, Francë, SHBA, Rusi, Australi, Brazil, Argjentinë, Greqi, Shqipëri, Jugosllavi, Kosovë, Iran, etj.
Ibrahim Kodra lindi në Ishëm të Durrësit në vitin 1918. Në vitet 1928-1932 Kodra studioi në shkollën tenike "Harry Fultz" (Tiranë) dhe ndoqi kurset e pikturës dhe vizatimit nën drejtimin e skulptorit Odhise Paskali.

Në vitin 1938 fitoi një bursë për studime në Itali dhënë nga Mbretëria shqiptare dhe më vonë fiton një bursë nga Qeveria italiane për të filluar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano, ku u njoh mirë me neoklasiçizmin. Në vitin 1939 filloi të studiojë në Brera, ku fitoi pjekurinë e plotë artistike për të nisur rrugën e një artisti bashkëkohor. Viti 1944 shënoi hapjen e studios së parë të Kodrës në Milano, ndërsa viti 1947 njohjen e piktorit të ri në botë.

Poeti i njohur francez, Pol Eluar, e admironte krijimtarinë e tij të asaj kohe duke e konsideruar Kodrën "Primitivi i një qytetërimi të ri". Kodra ka qenë pjesëmarrës në bienalet internacionale përkrah Pikasos, Chagallit, Matisses, Leger-it, Modigliani-t, etj. Ai është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Emri i tij figuron në publikime të rëndësishme italiane dhe të huaja. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen disa punime të firmosura nga autori dhe që datojnë në vitet 1938-1942. Shumë studiues dhe kritikë të artit pamor pohojnë se Ibrahim Kodra numëron rreth 6 mijë punime në krijimtarinë e tij artistike. (atsh)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SAKTËSIA DHE GJITHANSHMËRIA E GAZETARES ISABELA ÇOÇOLI (Portret dhe intervistë) -NGA FLORA NIKOLLA (02.07.2014)
HAPET ARKIVI I SHTETIT, ZBULOHET HARTA E RRALLË - SHQIPËRIA E VËRTETË (02.07.2014)
SHOQATAT SHQIPTARE ME VEPRIMTARI NË SHBA, ME ORIGJINË NGA SHTETI I SOTËM I MALIT TË ZIREAGIM RRETH ZGJEDHJEVE NË ULQIN (02.07.2014)
PESË NGA DEFEKTET E GAZETARIT SHQIPTARNga FATOS BAXHAKU (02.07.2014)
NUK HARROHET VAÇE ZELAPoezi nga AGIM GASHI (02.06.2014)
E PAPËRSËRITËSHMJA VAÇE ZELA(Ky shkrim është shkruar me rastin e ditëlindjes të Vaçe Zelës) Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.06.2014)
UKA ËSHTË I PAFAJSHËMNga AGIM GASHI (02.05.2014)
A KA LIDHJE GJIKA ME BANDËN E TRITOLIT? SHKRIMI I LUBONJËS QË NERVOZOI KRYEBASHKIAKUN (02.05.2014)
KILLERI ÇON PROKURORËT TE ZYRAT E BIZNESMENTI ILIR KARÇANIJulian Sinanaj: Mora 50 mijë euro kapar dhe foton e personit që do vrisja. Biznesmeni lihet në burg, refuzon implikimin. Shpëtim Gjika shpërthen kundër Besnik Dervishit (02.05.2014)
SPIUNËT T'I DEKOROJMË DHE PËRKËDHELIM APO TË GJYKOHEN VEPRIMET E TYRE KARSHI VIKTIMAVE!Nga ASLLAN DIBRANI, ish i burgosur politik (02.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]