E Shtunë, 05.04.2024, 02:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EKUINOKSI PRANVEROR DHE SULLTAN NEVRUZI I BEKTASHINJVE
Nga ALFRED ÇAKO

E Djelë, 03.23.2014, 10:27am (GMT+1)



Dihet nga astronomia dhe dijet mbi stinët se 22 marsi është dita e ekuinoksit pranveror. Kjo datë simbolizon fundin e revanshit të natës dhe fillimin e triumfit të ditës, dritës. Gjithashtu, kjo datë simbolizon rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Çdo gjë nis të marrë jetë dhe gjallëri. Apatia dhe pesimizmi i dimrit zëvendësohen nga shpresa dhe optimizmi që sjell lulëzimi i natyrës, ngrohtësia e "˜Atit' pagan të Tokës, Diellit. Kjo datë ka qenë data më e rëndësishme që festohej nga të parët tanë paganë. Në këtë ditë, gjithashtu, edhe hierofantët e lashtë, hermetistët e famshëm të mikluar nga idetë hermetiste të Thotit pranonin rishtarët (ose në persët zoroastrianë nga rrjedhin shiitët dhe bektashinjtë murshidët pranonin talibët) në sekretet e shoqërive ku "˜hahej mish për burrat' ndërsa pjesa tjetër e popullit "pinte qumësht për foshnjat". Në këto mësime sekrete të urdhrave ezoterikë të ngritur në botën rreth e rrotull Mesdheut synohej të mësonin historinë e lashtë të njerëzimit pas përmbytjes së Atlantidës (Përmbytja e Madhe rreth 9600 vjet para Erës së Re) si edhe shumë sekrete për ekzistencën e jetës, transmigrimin e shpirtit në qenie të dimensioneve të ndryshme, rimishërimin e shpirtit në Tokë ose në Univers, kalimin e tij nga një trup fizik në një trup eterik, shpjegimin e fenomeneve astronomike dhe astrologjike, lëvizjen e Tokës dhe planetëve rreth Diellit dhe lëvizjes së të gjithëve këtyre bashkë rreth Sistemit Pleyades, zhvendosjen e poleve manjetike dhe shkakun e kësaj zhvendosjeje, pasojat mbi Tokën, përbërjen e Tokës nga "˜kushineta të lëvizshme', boshllëkun e Tokës dhe jetën brenda saj, lidhjet e sipërfaqes së Tokës me kontinentin Agartha në qendër të saj me anë të një gjysmë duzine tunelesh, banorët e ndryshëm në brendësi të Tokës, arritjet e larta teknologjike, mundësinë e kontaktit të qenieve fizike me dimensione të njëjta të ekzistencës nëpërmjet udhëtimit fizik në planetë të tjerë, udhëtimi astral i shpirtit në dimensione të tjera të ekzistencës pa u shkëputur nga trupi fizik, shpjegimi i ëndrrave dhe udhëtimi i shpirtit në ëndërr, udhëtimi në kohë, kalimi në dimensione më të larta të ekzistencës së të gjithë njerëzimit nëpërmjet avancimit teknologjik dhe shpirtëror të tij etj. Ka pasur një shprehje në këto shoqëri ezoterike se "fjalët e mençura nuk pëshpëriten në veshët e budallait", ndaj ato zhvilloheshin në botën e lashtë mesdhetare me një përpikëri të lartë. Autorja Frances A. Yates vendos në qendër të parimeve ezoterike të lashta një renditje kohore sipas kronologjisë: Zoroaster (persian), Thot (ndërtuesi i piramidave të Egjiptit), Abraham (profeti i parë monoteist çifut).

Dihet gjithashtu, se dje kishin festën e tyre edhe bektashinjtë, të cilët kanë lidhje me shiizmin islam, festë të cilën e quajnë Sulltan Nevruz. Dihet se bektashinjtë kanë në bazë të fesë së tyre edhe sufizmin, i cili i ka rrënjët nga zoroastrizmi i lashtë persian, i cili u zhvillua me shkollën e mistereve të lashtësisë te populli arian pers, sidomos në zonën e Khurasanit e më vonë u përhap dora-dorës në zonën rreth Bagdadit. Ka pasur mendimtarë bektashinj të shquar si Hasan Al Basri, J.Rumi etj., të cilët kulmuan me ndërtimin e kësaj feje nga Haxhi Bektash Veliu, i cili ka shkruar disa libra me të vërtetë të rëndësishëm. Në Shqipëri thonë se bektashinjtë myslimanë i ndan nga të krishterët ortodoksë një fletë qepë. Vendosja e imam Aliut, dhëndrit dhe kushëririt të Muhametit në një rang adhurimi me vetë profetin, krijon së bashku me Zotin/Allahun një triniti të ngjashme me atë të Jezusit. Gjithashtu, bektashinjtë i kanë baballarët beqarë dhe urdhri i celibashllëkut vepron njëlloj si në Vatikan. Po kështu, bektashinjtë nuk falen me drejtim nga Meka dhe ata nuk i lejojnë gratë e tyre të mbulohen nga fytyra. Thuhet se në Shqipëri, bektashizmi mund të ketë hyrë para Islamit, pa praninë e ushtrisë dhe shpatës, me punën e murgut bektashi Sari Salltik, i cili ka hyrë në tokat arbërore nga ana e ishullit të Korfuzit, ku edhe sot teqeja e tij në këtë vend është kthyer në kishë dhe ky talib i Haxhi Bektashit quhet nga grekët si Shën Spiridhoni.

Madje legjenda thotë se ai shkoi edhe në malin e Krujës, ku sot gjendet teqeja me emrin e tij dhe ku ai vrau një dragua. Në një libër të Baba Ali Turabit të teqesë së Tomorit (Historia e Bektashinjvet) thuhet se para shkatërrimit të Urdhrit të Jeniçerëve më 1826, ka pasur rreth 7,4 milionë bektashinj, nga të cilët rreth 7 milionë jetonin vetëm në Anatoli. Përhapja e bektashizmit në Turqi shpjegohet me një tendencë kundër ndërkombëtarizimit të fesë monoteiste sunite të arabëve, çka mund të sillte asimilimin e racës turanike nga raca arabe nëpërmjet asimilimit të gjuhës turke nga përdorimi i Kuranit të shenjtë. Pas pushtimeve otomane, bektashizmi u përhap deri në Çeki, Hungari, Beograd, Bosnjë, Rumeli ku edhe sot ndodhen disa teqe ku shkojnë shumë turistë. Para Luftës së II Botërore, në Shqipëri ka patur rreth 30 teqe. Edhe në Greqinë turke, toka të cilat u fituan më 1912 me luftë nga shteti grek i Revolucionit të 1830, ka pasur shumë teqe, pronat e mëdha të të cilave nuk janë dëmshpërblyer ende nga Greqia, e cila vetëm kërkon e gjithmonë e më tepër i hapet oreksi, sa më të dobët paraqiten shtetarët tanë në raport me të.

Dihet, shkurt, se feja e parë monoteiste në Shqipëri ishte kristianizmi, i cili hodhi rrënjë në shekullin e II dhe në vitin 732, Papa Grigori i III e futi Ilirikumin nën juridiksionin e Kishës së Konstandinopolit. Kur ndodhi skizma e Kishës më 1054 mes katolicizmit dhe ortodoksizmit, edhe shqiptarët u ndanë. Pas pushtimit të Konstandinopolit nga turqit, ata nëpërmjet patriarkut të Fanarit kontrollonin ortodoksët, prandaj Porta Osmane vendosi sanksione të forta kundër katolikëve, të cilët për disa shekuj u sollën të dyzuar e më vonë shumë prej tyre, nga pamundësia e ekzistencës, u konvertuan në islam ose u larguan në masë në Itali.

Festa e Sulltan Nevruzit

Sulltan Nevruzi festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e Imam Aliut. Kryegjyshata Botërore Bektashiane vizitohet nga shumë besimtarë dhe turistë të huaj, të cilët vijnë të organizuar në grupe nga e gjithë bota. Kryegjyshata mban lidhje me shumë teqe, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. Teqeja më e madhe ndodhet në Detroit të SHBA, e cila është një qendër patriotike dhe fetare, ku mblidhen bektashinjtë që jetojnë aty.

Çfarë domethënie ka festa e Sulltan Nevruzit?

Siç e thamë, para islamit, këtë festë e kanë festuar persianët. Në 22 mars ata festonin ardhjen e verës, e cila zgjaste deri në 22 shtator. Më vonë, në botën islame në 22 mars lindi Imam Aliu, i cili është i vetmi fëmijë i lindur brenda në Qabe. Që prej asaj kohe Sulltan Nevruzi u festua nga tarikatet si ditëlindja e imam Aliut. Komuniteti bektashian ka rreth 800 vjet që e feston këtë festë në të njëjtën datë. Emri "Nevruz" ka ardhur nga persishtja dhe domethënia e tij është "ditë e re". Emri "Sulltan" është titulli më i lartë që mund të merret. Në Shqipëri kjo festë ka nisur të festohet rreth shekullit XIV, kur u përhap bektashizmi në Shqipëri.

Si festohet kjo festë?

Kjo festë zgjat tri ditë. Në 22 mars ka lindur Imam Aliu dhe pas tri ditëve i është vënë emri. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas luten dhe falen. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Në mëngjes, për besimtarët dhe të gjithë të pranishmit, shpërndahet qumësht dhe sherbet, që simbolizon pastrimin e trupit dhe shpirtit. Këto dy pije konsiderohen pije parajse. Gjithmonë në orën 10:00 bëhet ceremonia. Dalin klerikët përjashta, bashkë me besimtarët këndojnë në kor këngën e Sulltan Nevruzit. Më pas jepen bekimet nga udhëheqësi shpirtëror për jetimët, të vobektit, për të gjithë ata që gjenden në vështirësi. Jepen bekime për ushtrinë shqiptare, Presidentin, mësuesit, intelektualët etj. Ceremonia e festës vazhdon me hyrjen në tyrbe, ku bëhen lutje.

Vizitohet Kryegjyshata Botërore Bektashiane nga shumë besimtarë?

Të gjitha gjyshatat nëpër rrethe vizitohen nga shumë besimtarë, por kjo në Tiranë ka vëmendje të veçantë. Përveç besimtarëve, ka edhe turistë që vijnë vizitojnë Kryegjyshatën. Bektashinjtë kanë lidhur marrëveshje me shtetin, si komunitet fetar që të presin turistë. Që kur është hapur Kryegjyshata kanë ardhur shumë turistë të huaj. Në të shumtën e herës kanë qenë të organizuar në grupe nga agjencitë turistike, por ka pasur nga ata që kanë ardhur edhe privatisht. Ka pasur edhe zyrtarë të lartë të huaj që kur kanë vizituar shtetin tonë, kanë ardhur edhe në Kryegjyshatë. Kryegjyshata fton të gjitha ambasadat dhe trupat diplomatike, sa herë që ka festa fetare. Një teqe shumë e madhe është ajo në Miçigan, në SHBA, ku mblidhen grupet e bektashinjve. Ajo është një qendër patriotike dhe fetare. Në derën e asaj teqeje shkruhet: "˜Komb, Fe, Atdhe'. Ka një hartë të Shqipërisë së madhe dhe një shqiponjë me dy krerë.

Ritet dhe gatimet tradicionale për festën e Sulltan Nevruzit

Festa e Sulltan Nevruzit është shumë e rëndësishme për besimtarët bektashinj. Besimtarët gostiten me ëmbëlsira të shumëllojshme, për të treguar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe bujarinë e tyre. Ata duhet të ndihmojnë të varfrit dhe personat që janë në vështirësi duke ju falur ushqime ose të ardhura. Nëse nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë, duhet të luten për njerëzit që vuajnë. Në këtë ditë feste bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose bimë të tjera. Vendosin nëpër portat e shtëpive degë thane ose ulliri. Një rit interesant është dhe varja e veroreve të Ditës së Verës në degët e trëndafilit ose të shegës. Në mëngjes duhet pirë qumësht dhe duhet bërë sherbet, sepse këto dy pije quhen pije parajse. Në këtë ditë bektashinjtë gatuajnë disa ushqime karakteristike, të cilat janë trashëguar brez pas brezi. Për Sulltan Nevruz bektashinjtë gatuajnë byrek me 12 lloje të ndryshme barishtesh. Bimët e tokës kanë një rëndësi të veçantë, sepse simbolizojnë jetën e re, që çel në pranverë dhe begatinë. Në byrek futet edhe një monedhe metalike. Pasi është pjekur byreku, ndahet nga amvisa e shtëpisë në pjesë dhe i jepet secilit prej anëtarëve të familjes. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij konsiderohet njeri me fat dhe se do të ketë një vit të mbarë dhe të begatë. Në këtë ditë gatuhet edhe përshesh me pulë ose me mish qengji. Për Sulltan Nevruz besimtarët duhet të therin kurban. Në tryezat e tyre nuk mungon mishi i pjekur. Ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është sultiashi. Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës; orizi, që simbolizon drithërat e bollëkun dhe sherbeti, që merret i kënduar në teqe. Si ëmbëlsirë mund të gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra). Në zonat fushore bëhet edhe kulaç me petë, që fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk në familje. Muzikantët bektashinj quhen ashikë (dashnorë) të cilët këndojnë me saze, aq të përhapura në Shqipërinë e Jugut. Në një këngë të tillë të vjetër të kënduar nga bektashinjtë me sazet e Delvinës për Sarandën e 40 shenjtorëve, poeti bektashi thotë: Për 14 mijë vjet kam qenë i dashuruar/i dashuruar me poetët/duke pirë verë, jam i magjepsur/kam qenë së bashku me 40 shenjtët/kam mbajtur shpirtin nën zgjedhë/por tani jam mes të bekuarve/shpesh e kam braktisur dhe mohuar njerëzimin/kam qenë një zok këngëtar/në një tendë rrethuar me trëndafila/për 14 mijë vjet si një flutur kam fluturuar/ e gjeta veten time picirruk në dalldi/në takimin e dyzetë u bashkova me grupin e bekuar.

Vendosja e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë

Kryegjyshata Botërore Bektashiane fillimisht ka qenë në Turqi. Më 1826 bektashinjtë jeniçerë u goditën me top brenda në Stamboll nga sulltan Mehmeti i II me ndihmën e një bektashiu shqiptar, Veliu, djali i Ali Pashë Tepelenës dhe u shpallën të jashtëligjshëm deri më 1860. Në vitin 1925 qeveria e Ataturkut nxori vendimin e mbylljes së të gjitha teqeve. Qeveria turke urdhëroi fetarët të hiqnin petkat e tyre sepse Turqia u kthye në shtet laik. Gjyshi Sali Njazi Dede nga Staria e Ersekës refuzoi të heqë petkun dhe qeveria turke e vendosi përkohësisht në një hotel në Ankara. Në 1929 qeveria e Zogut e solli Kryegjyshatën në Shqipëri. Fillimisht ajo u vendos në Korçë, në teqenë e Turanit (fshat në Korçë), ku qëndroi dy vjet. Qendra në Turqi u kthye në muze dhe funksionon edhe sot e kësaj dite. Atje bëhet pelegrinazh në gusht të çdo viti, në përkujtim të Haxhi Bektash Veliut. Qeveria e Mbretit Zog, duke respektuar vullnetin e klerikëve bektashi me dekret të veçantë e emëroi në mars të vitit 1931, Sali Njazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve dhe me vendimin nr. 659, dt. 02.08.1930 vendosi Selinë e Shenjtë Botërore në Tiranë. Kryegjyshi Botëror, Sali Njazi Dedei, qëndroi në krye të bektashinjve duke i trajtuar ata si bashkësi fetare e organizuar, jo politike dhe jo shtetërore. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka historinë e saj të hershme dhe të sotme dhe është një nga katër komunitetet tradicionale fetare në Shqipëri. Në një dokument të vitit 1932, të Arkivit të Shtetit Shqiptar thuhet: "Kryetari i teqesë së varrit të Haxhi Bektash Veliut në Kërshehir, Hirësija e Tij Kryegjyshi Salih Njazi, që është i fisit shqiptar dhe njihet si Papa i gjithë bektashinjve të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizmit dhe erdhi e zuri cak në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, duke mbajtur dhe ofiqin e tij të lartë si Kreu i madh i këtij besimi në gjithë botën". Sot Kryegjyshata Botërore Bektashiane, përveçse një objekt kulti, është kthyer edhe në një destinacion turistik për shumë turistë nga e gjithë bota.
ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BUKURIA E POLITIKËSEse nga JULIAN ZYLA (03.23.2014)
PRECEDENTI KRIMEA DHE KOSOVANga KOLEC TRABOINI (03.23.2014)
A PO NA PRET PRANVERË E NXEHTË POLITIKE?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (03.23.2014)
NJË PËRSIATJE DHE NJË PËRFYTYRIM FILOZOFIK PËR PRANVERËN (03.23.2014)
ERMONELA JAHO RIKTHEHET NË SKENËN SHQIPTARE ME MADAM BUTTERFLYSopranoja me famë botërore, flet për planet e saj në një intervistë për Zërin e Amerikës, në prag të interpretimit në Shqipëri (03.22.2014)
PRESIDENTI I KINËS XI DHE ZONJA E TIJ TAKIM ME ZONJËN E PARË TË SHBA MISHELË OBAMËN (03.22.2014)
AH KURBET QOFSH I MALLKUEM(Përpunuar sipas frymës popullore)Nga AGIM GASHI (03.22.2014)
DREJTËSIA JONË - KREJT E DORËZUARNga BEN ANDONI (03.22.2014)
FOTO E DITËS - ZONJA E PARË AMERIKANE MICHELLE OBAMA LUAN PING PONG NË PEKIN NË PRANINË E MIKPRITËSES SË SAJ KINEZE (03.22.2014)
TRIDHJETË E SHTATË MARSE PA DJEMTË E MARSITNga BEDRI BOLLSHMI (03.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]