E Shtunë, 04.27.2024, 01:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MOTRAT ISLAMI PEZULLUAR NGA PUNA MBAS 30 VITESH PUNE TEK ZËRI I AMERIKËS
Opinion nga MËRGIM KORÇA

E Premte, 08.01.2014, 06:07pm (GMT+1)



U bënë ditë që në shtypin shqiptar, me plot të drejtë, është bërë tejet aktuale tema që merr shkas nga njoftimi për pezullimin nga puna të dy motrave Isabela (Islami) Çoçoli si edhe motrës së saj Zamira (Islami) Edwards, gazetare tashmë legjenda të radiostacionit Zëri i Amerikës, (punonjëse atje që nga viti i largët 1985), dhe të cilësuara si të shquara të asaj redaksije, gjatë fjalës paraqitëse të Drejtorit të Zërit Amerikës më 18 Dhjetor 2013 zotit David Ensor.

Nga që pikësynimi im nuk është të flas gjer'e gjatë rreth vetë aktit të arratisjes së këtyre dy heroinave së bashku me vëllan'e tyre të ndjerin Klement, i cili u mbyt gjatë notimit prej 12 kilometrash përgjatë natës që nga bregu i Sarandës për në Korfuz, mes kanalit të Korfuzit, (i përmëndur ky për dëndësin'e madhe të qarkullimit peshkaqenëve nëpër të), por unë fillimisht desha të theksoj fare shkurt çfar'e ka lidhur familjen time me familjen Islami nga e cila rrjedhin dy heroinat e asaj ngjarjeje. E doemos, mbas një paraqitjeje fare shkurt të fakteve që njoh unë si edhe detyrimit moral që ndjejmë ne si familje ndaj xhaxhait të dy heroinave, të ndjerit Shazivar Islamit, i vdekur në burgjet komuniste, të kundrohet ndodhíja e tridhjetë viteve të shkuar, e lidhur kjo me vendimin e kohëve të fundit për pezullimin e tyre nga puna.

TRASHËGIMIA E MOTRAVE ISLAMI -

Nga ana e Nënës së tyre, zonjës së nderuar Nadire (Selenica) Islami, sistemi komunist ua ka pushkatuar si gjyshin, Maksut Selenicën e gjithashtu edhe vëllan'e tij. Kurse nëna e tyre, vajz'e re u burgos për idet'e saja kundrakomuniste. Kur u lirua nga burgu mbas dhjetë vitesh, atë e mori për grua i nderuari Hajdar Islami, i cili kishte mbaruar Akademinë e Kulturës Fizike "Farnesina", në Romë. Nga ky bashkim u ngjizën dy motrat si edhe vëllai i tyre i ndjerë. Kurse nga ana e të ndjerit Hajdar, i Ati i tij kishte studjuar teologji dhe i veshur me petkun fetar të Imamit, Dervish Islami kryente funksjonin e Zv/Kryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptar. (Emri i tij ishte Dervish dhe nuk kishte lidhje aspak me rang zyrtar të sektit Bektashí).

Ndërsa xhaxhai i tyre, Shazivari, kishte studjuar në Firenze dhe ishte caktuar sekretar i ministrit të Arësimit pikërisht kur i ndjeri profesor Xhevat Korça u emërua titullar i atij dikasteri. Mbas arrestimit, Xhevat Korça u gjykua si i pandehur në gjyqin special të Prillit 1945 ku prokurori Bedri Spahiu, me ton skajshëm prej fitimtari, duke menduar se e vinte të pandehurin me shpatulla mbas muri, e akuzoi ish ministrin e Arësimit si përvetësues të fondit F.A.P.I., (fond q'e disponuan atë vit të gjithë dikasteret). Mirëpo prokurori e kishte mbështetur akuzën e tij të gënjeshtërt pa e ditur se Shazivar Islami kishte nxjerrë dokumentin origjinal me anën e të cilit ministri urdhëronte që ai fond t'u shpërndahej si një muaj rrogë shpërblimi suplementare të gjithë arsimtarëve në Shqipëri si edhe Kosovë ! I ndodhur përpara kësaj situate prokurori i u drejtua trupit gjykues me pretendimin se " ... i pandehuri u a ka dhënë këtë rrogë shtesë arsimtarëve që t'i bëjë pro fashistë !" Dhe ish ministri iu drejtua edhe ai trupit gjykues të kryesuar nga Koçi Xoxi duke u thënë " Në qoftë se arsimtari shqiptar i shet idealet e tija atdhetare për një rrogë, atëbotë edhe unë e pranoj se ai ka qenë qëllimi im ! ".

Do t'ia shtoj këtij përshkrimi fluturimthi lidhur me trashëgimínë familjare të motrave Islami, heroinave të ngjarjes që po trajtojmë, edhe dy kujtime të mijtë me Baban'e tyre, të nderuarin Hajdar Islami. Më tregonte i ndjeri Hajdar ballafaqimin e Tij të fundit me të vëllanë, të ndjerin Shazivar. Duke qenë ky i fundit i burgosur qé sëmurur dhe e kishin shtruar në spitalin e burgut. Mbas disa ditësh mezi iu dha leje Hajdarit të shkonte t'a takonte të vëllanë. Mbasi pyeti njerin gardian si edhe të dytin se ku ishte i vëllai dhe asnjeri nuk i dha drejtim, tek kaloi për anë një shtrati ku çarçafi ishte i shtrirë deri në krye të shtratit por dukej se mbulonte dikë, krejtë i pavetëdijshëm Hajdari përvesh çarçafin e ç'të shohë ? Të vëllanë Shazivarin ... kufomë ! E Hajdari e mbajti veten : logjika e mposhti ndjenjën e që të mos ua jepte kënaqësínë gardianëve t'a shikonin të ligështuar, e puthi në ballë të vëllanë, e mbuloi së rishmi dhe u largua nga burgu i spitalit !

Kjo ngjarje e cila tregon karakterin si edhe e shpjegon qëndrimin stoik të prindit të tyre ... u pasua edhe nga qëndrimi i Tij kur u nda përgjithmonë me tre fëmijët e Tij që hipën në karrocerin'e kamionit që do t'i largonte përfundimisht nga vënd-internimi i tyre Çerma e ai u tha lamtumirë tre bijve të tij pa lëshuar lot nga sytë ! Ngjarja e dytë. Një ditë u gjëndëm ballë përballë me Hajdarin e ndjerë përpara ndërtesës së Postës në Lushnje. U përqafuam dhe, duke qenë të përqafuar më tha pak a shumë "... që të dy e dijmë dashurinë që na lidh por të lutem mos rreziko të ndalosh me mua se ia shikon sherrin !"

Kjo hera e fundit që u takova me Hajdar Islamin e ndjerë ! E me këtë rast, nga që është krejtësisht'e ngjashme si rrethanë që nuk kishte se si të mos më linte mbresa të thella, nuk kam si mos t'a kujtoj edhe qëndrimin krejtësisht të ngjashëm ndaj meje të një ish shokut tim të shkollës së mesme edhe të ushtrisë, (kryer në Repartin e Punës), i internuar ai në Lushnje, Kastriot Bajraktarit, djalit të Mul Delí Bajraktarit, (pinjoll i familjes legjendare të Çun Mulës të Bajraktarëve të Hotit), oficer akademist dhe ruajtës i pamposhtur i kufijve shqiptare si edhe i shquar si kuvendár e mendimtár i njohur. Pra prindët janë si rregull gur themeli trashëgimíe e si pasojë dy qëndrimet e tyre, Hajdarit si edhe Kastriotit, do t'i njësoja me thënjen popullore se si dardha nënë dardhë bíje ! Prandaj edhe motrat Islami me guximin e tyre si edhe personalitetin e formuar përgjatë viteve të vuajtjeve në internim si edhe të punës në Departamentin e Gjuhës Shqipe pranë Zërit të Amerikës, janë shëmbull frymëzues se si nuk ka si dardha të mos bjerë nënë dardhë !

SHQIPËRIA SHTETI I RRETHUAR PREJ FRIKËS DHE SKAMJES -

Janë shkruar mijëra fletë me dëshmí të faktuara lidhur me krimet e periudhës diktatoriale dhe për t'i përmbledhur këto në disa radhë askush nuk e kundërshton dot se jetonim në një shtet të rrethuar me tel me gjëmba përshkuar nga rryma elektrike si edhe tok'e minuar para se të arrihej brezi i telave. Ata që duan t'a mohojnë janë të lire t'a bëjnë botërisht por ... nuk i mashtrojnë dot as ndërgjegjet e vetes së tyre, sepse sot ata udhëtojnë nëpër vëndet e B.E.-së pa viza ndërsa kudo tjetër me viza lëshuar nga përfaqësítë diplomatike përkatëse por pa asnjë ndërhyrje nga Shteti Shqiptar ! E nuk mund të mohohet as fakti që brënda këtij kampi përqëndrimi populli, begatín'e sistemit aq të propaganduar nga organet e diktaturës komuniste mbas thuajse gjysëm shekulli, e shijonte duke qen'i ushqyer me tallona ! E provuan dhunën si edhe përndjekjen të përndjekurit dhe familjet e tyre fillimisht e në vazhdim edhe vetë morí familjesh drejtuesish ish komunistë, por që diktatori i vuri në shënjestrën e tij, se si ndjeheshin ato kur para portës tyre ndalonte makina e degës së punëve të brëndëshme. E kjo duke qenë ata 100 % të bindur se nuk kishin bërë jo më veprimtarí kundra pushtetit, por as u kishte shkuar mëndja të guxonin e të shprehnin ndonjë mendim mbi cilësin'e keqe të bukës, (mendim i cili po të çfaqej ... zyrtarisht bëhej shkak të dënoheshe me dhjetë vite heqje lirije), pa lé të jepje gjykime rreth drejtimit të shtetit ! Pra vëndi përjetonte frikën e pathemeltë si edhe të pandërprerë, nga njera anë, si edhe varfërin'e skajëshme, nga ana tjetër ! E pra ky shtet nga vetë diktatori u quajt Shteti i Diktaturës së Proletariatit por duke i shtuar edhe pretendimin si vëndi më demokratik në botë ! (???)

Ç'paradoks, kur në kushtet e këtij shteti kaq demokratik, familja Islami u internua në Çermë të Lushnjes vetëm sepse i ndjeri Klementi, (aso kohe 17-vjeçar), u thirr nga hetuesia sikur kishte bërë aluzione kundra pushtetit dhe në vazhdim e dërguan në çmendinën e Elbasanit ku u torturua me lloj lloj trajtimesh mjekësore depersonalizuese. Ky trajtim që iu bë familjes Islami në kuadrin e luftës së mallkuar të klasave, qé edhe shtysa madhore kryesore që kur tashmë i ndjeri Klement, mbasi u kthye n'internim, të nxiste edhe motrat të arratiseshin duke braktisur prindët n'ato kondita e duke rrezikuar edhe veten e tyre !

Vazhdojmë tashti dhe e zgjerojmë shtrirjen e fushë-kapjes objektivit tone duke u hedhur dritë fakteve të tjera. Z.Arben Xhixho ka pas punuar pranë Seksjonit të Jashtëm në Radio Tirana nga viti 1986 e deri më 1991-shin. Kush e ka përjetuar periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri e kupton mirëfilli se pa qenë njeri me garancíra të posaçme politike nuk mund të zije një post të tillë në fushën e propagandës aso kohe ! Mirëpo në vijim, mbas shkërmoqjes së diktaturës komuniste, fryma e përzgjedhjes dhe vendosjes së elementëve ish komunistë në krye të çdo sektori, bëri që të përpunohej opinioni lidhur me Z.Arben Xhixho dhe ai të vinte në Sh.B.A. duke u punësuar që në vitin tashmë të largët 1992 fillimisht si gazertar në Seksjonin e Gjuhës Shqipe të Zërit Amerikës, e në vazhdim shef i atij Seksjoni.

Në vijim nga Tirana erdhi dhe u punësua që nga viti 1992 dhe vazhdon e punon pranë Seksjonit të Gjuhës Shqipe edhe Zoti Ilir Ikonomi i cili ka qenë edhe ai punonjës i sektorit të gjuhës kineze pranë Radio Tiranës. Nuk mjaftoi me kaq depërtimi në Seksjonin e Gjuhës Shqipe të Zërit të Amerikës nga ana e pinjojve familjesh komuniste por, që nga fundi i vitit 1998 filloi punën në atë Seksjon edhe ish punonjësja e Zërit të Rinisë që nga viti 1984 deri në vitin 1991, Z-ja Laura Konda, bija e komunistit Drago Siliqi. Megjithatë, ndonëse këto veprime tashmë nuk mund të quhen të rastësishme, pa hyrë fare në konsiderata karakteri më të gjerë, dua të theksoj një moment i cili pastaj na lejon të bëjmë edhe përgjithësimin rreth së gjithës sa u shkrua deri tashti. Fakti që Z. Arben Xhixho e ka filluar veprimtarín'e tij si gazetar pranë Radios Zëri i Amerikës ka qën'i njohur për mua që në vitin e largët 1993 ose 1994. Kjo për faktin se e kam pas njohur mire baban'e tij, Jani, i cili ka qenë një komunist me bindje të thella e që si sekretar partije drejtonte format e edukimit në Stacionin e Mekanizimit të Bujqësisë në Tiranë në të cilat nuk linte radhë pa cituar Enver Hoxhën, sidomos në librat si ai "Kur Hidheshin Themelet ..."ku dënonte "armikun e kllasës". Bile ai ishte aq parimor sa që një here një komunist, Xhavit Çalliku, shkaktoi një incident duke i thënë pak a shumë : " ... mjaft më me këto se do të më bësh të largohem nga mbledhja ... ! Mirëpo kurrë, e ritheksoj kurrë ndonjëherë, nuk më ka shkuar ndërmënd t'a ngrija zërin se si një bir komunisti të punësohej në njerin prej seksjoneve të Zërit Amerikës ! Lind natyrshëm pyetja, pse ? Sepse derisa luftën e klasave, atë armë djallëzore dhe të mallkuar që përdori me aq intensitet diktatura komuniste në Shqipëri e konsideroja krejtësisht të padrejtë, në asnjë mënyrë nuk mund t'ia lejoja vetes që, nisur nga po ata këndvështrime si edhe konsiderata t'a cilësoja të papranueshëm bashkëpunimin e Z.Arben Xhixho me Zërin e Amerikës. E tani, krejtë natyrshëm lind pyetia tjetër, pse sot erdhi dita t'a ngré zërin tim e të vé në dukje se veprimi i tij sot përputhet plotësisht me direktivat e dhëna nga Ramiz Alia kur ai predikonte kthimin e komunistëve në kapitalistë ? Z.Arben Xhixho deri më sot mendoj se është konformuar, sa here ka rënë rasti, që diktaturën komuniste t'a shante me rrënj'e me degë, (siç udhëzonte Ramiz Alia kur po shkërmoqej diktatura komuniste), dhe të gjithën këtë, bije qartë në sy, e paska bërë veç për t'u bërë sa më i besueshëm para drejtuesve të tij. Kurse sot ai, si përgjegjës i Seksjonit të Gjuhës Shqipe pranë Zërit të Amerikës, kthehet dhe e zbaton luftën e klasave duke pezulluar nga puna pikërisht dy motrat Isabela si edhe Zamira Islami, tamam të përndjekura nga diktatura, mbas të qënit të punësuara ato përgjatë thuajse 30 vitesh pranë atij Seksjoni !(???) E pikërisht ky dyzim në qëndrimet e tij më detyron mua sot të revoltohem nga që pezullimin nga puna të dy motrave e shikoj si vazhdim lufte klasash, ndjenjë kjo me të cilën fatkeqësisht është mëkuar Zoti Arben Xhixho që në moshën e tij më të brishtë.

NË VËND TË PËRMBYLLJES

Nuk ka rëndësi të diskutohet hamendësisht direktiva e dhënë nga Ramiz Alia lidhur me vendosjen e komunistëve ose pinjojve të tyre në krye të çdo posti pune në themelin e pluralizmit politik në vëndin tonë. Por e rëndësishme është të kundrohet rrjedha e ngjarjeve që nga shkërmoqja e sistemit diktatorial komunist deri më sot ku ndodhía e fundit është pezullimi nga puna i dy motrave Isabela dhe Zamira, veprim i bazuar thjeshtë në luftë klasash, i ngjarë pranë Seksjonit të Gjuhës Shqipe të Zërit Amerikës. E doemos, bazuar në rrjedhën e ngjarjeve të faktuara, të nxirren edhe përfundimet përkatëse.

Mërgim Korça Mars 2014
--
Islami Sisters placed on administrative leave after 30 years working at the Voice Of America

By Mërgim Korça

The two legendary journalist sisters, Isabela (Islami) Çoçoli and her sister Zamira (Islami) Edwards, have been placed on Administrative Leave at the Voice of America. This announcement rightly spurred the Albanian press to very actively cover the topic for days. They worked there since 1985 and were singled out as outstanding employees during the VOA presentation by director Mr. David Ensor on December 18th, 2013.

It is not my intention to write in length about the escape from communist Albania by these two heroines and their late brother Klement, who was drawn along Corfu Canal as they swam 12 kilometers from Saranda to Corfu Island. The canal is known for the large numbers of sharks frequently passing through it. Therefore I wanted to first, briefly emphasize what links my family with the Islami family, from which the two heroines of this story descend. After I expose the facts I know about the events that happened 30 years ago, it is important for the reader to evaluate the recent decision of the VOA to place the Islami sisters on administrative leave. This presentation of facts is also my family's moral obligation to the uncle of these two heroines, the late Shazivar Islami, who died in a communist prison.

THE DESCENT OF THE ISLAMI SISTERS

On their mother's side, the communist regime executed their grandfather, Maksut Selenica, and his brother. The late honorable Nadire (Selenica) Islami, their mother was imprisoned at a young age for her anti-communist beliefs. When she was released from prison, after 10-years of suffering, she married late Mr. Hajdar Islami, who had graduated from the Academy of Physical Education, "Farnesina," in Rome. The two sisters and their late brother Klement were the fruit of this marriage. On their father's side, their grandfather had studied theology as an ordained Imam. His name, Dervish, had nothing to do with the official name of the Bektashi sect. Late Dervish Islami carried the duties of the Vice Chair of the Albanian Muslim Community.

Their uncle, Shazivar, had studied in Florence and was appointed Chief of Staff to the Minister of Education, just when the late professor Xhevat Korça was the head of the ministry. After the arrest, Xhevat Korça was tried on the Special Trial of April 1945 in which prosecutor Bedri Spahiu with a great triumphant tone, thinking he nailed the defendant to the wall, charged the former Minister of Education with the embezzlement of the F.A.P.I. funds, finances made available that year to all institutions. However the prosecutor made the false accusation without knowing that Shazivar Islami had released the original document in which the Minister ordered the fund to be distributed in the form of a monthly pay as a supplementary bonus for all teachers in Albania and Kosova! Faced with the unpredicted situation, the prosecutor addressed the jury, with the pretense: "the defendant gave out supplementary wages to the teachers to make them pro-fascists!" Then the former minister addressed the court, headed by Koçi Xoxe, saying, "If an Albanian teacher trades his patriotic ideals for a wage, then I'll admit, my intention was so!"

To the account of the Islami sisters' lineage, the heroines we are focused on, I will briefly add two of my memories that have remained with me of honorable Hajdar Islami. On one occasion Hajdar told me about his last meeting with his brother. Shazivar had fallen ill while he was in prison, and was sent to the prison hospital. A few days later and with much difficulty, Hajdar was permitted to see his brother. After he asked one prison guard, then another, where his brother was, none of them directed him to the room. He walked by a bed entirely covered with a sheet, which looked like someone was concealed beneath it. Hajdar, involuntarily, pulled up the sheet, and what did he see? His brother Shazivar...lifeless. Hajdar held strong. Reason conquered his feelings by preventing him from giving the guards the pleasure of seeing him broken. He kissed his brother's forehead and pulled the sheet over him. Then he left the prison hospital.

This event details his character and explains his display of unshakable confidence when he parted from his three children on the day the three got in the back of a pick-up truck which took them away from Çerma internment camp forever. He bid farewell to them without shedding a tear. The second event was when one day Hajdar and I came upon each other in front of the Post Office in Lushnja city. As we embraced he said to me: "We both know the bond between us, but don't risk meeting with me because you will have to pay for it dearly!" That was the last time I saw Hajdar Islami! Like on that occasion, having been in a similar situation which left deep traces in my memory, I can't help but praise the gracious approach towards me of my high school and military service (labour unit) friend, Kastriot Bajraktari, who was interned in Lushnja, the son of Mul Delí Bajraktari (offspring of the legendary family of Çun Mula of Hoti), academic officer and fearless defender of the Albanian borders, as well as a well-known thinker and orator. Thus as a common rule, parents are the cornerstones of lineage and as a conclusion, I'll parallel the demeanor of Hajdar and Kastriot with the proverb - the apple doesn't fall far from the tree. Consequently, the Islami sisters with their courage and the personality they established whilst in internal exile or in their work at VOA Albanian Service, are inspiring examples that the apple indeed does not fall far from the tree!


ALBANIA, A COUNTRY BESEIGED BY FEAR AND POVERTY

Thousands of pages have been written on factual testimonies about that tyrannical period. If summing up those pages in a few lines, no one can challenge the fact that we lived in a country surrounded by electric current barbed wire as well as a land planted with mines in the zone before the barbed wire was reached. Those who oppose are free to openly do so, but...they cannot even deceive themselves, for today they are free to travel in any of the EU member countries without a visa, and they can travel to other countries by obtaining visas from their respective diplomatic missions without the intervention of the Albanian government. Furthermore the fact cannot be negated that within this huge concentration camp called Communist Albania, the prosperity of the system hyped for half a century by the communist dictatorship propaganda machine, was enjoyed by the people on ration stamps and bread queues. The persecuted people and their families were the first who experienced the violence and cruelty, and then they were followed by a great number of families of former communist leaders whom the dictator targeted. Oh, how the communists felt when the state security vehicle stopped in front of their house, for not only were they 100% sure they had not acted against the government, but they also had never dreamt of speaking out thoughts on the poor quality of the bread (which if expressed...were reason enough to be officially sentenced to ten years of loss of freedom), and surely they did not dare to judge how the government was run. So the country lived with unfounded and seemingly sustainable fear on one end, and extreme poverty on the other. The dictator himself called it the dictatorship of the proletariat while disguising it as the most democratic country in the world.

What a paradox that in such a democratic country, the Islami family was interned to Çerma concentration camp in Lushnja only because Klement (at that time only 17 years old) was brought to an interrogation office on the account he had alluded against the government and later was locked in the Elbasan Psychiatric Hospital, where he underwent depersonalization through drugs administered by the doctors. This treatment towards the Islami family under the devilish class struggle was the main motivation that drove Klement, when he rejoined his family in the internment camp, to persuade his sisters to flee the country by endangering their lives and leaving their parents behind.


Let us continue and broaden the focus of our objective, while shedding light on some new facts. Mr. Arben Xhixho worked at the foreign section of Radio Tirana Service in Communist Albania from 1986 to 1992. Whoever has lived through the communist dictatorship period in Albania thoroughly understands that without being a person with certain political assurances one could not hold a position in the field of communist propaganda! However in the coming years, after the crumbling of the communist dictatorship, the stratagem for carefully choosing and appointing former communists at the head of every department required the manipulation of the public opinion. Mr. Arben Xhixho was one of them. He paved his way to US and got hired by the VOA Albanian Service in the distant year of 1992, initially as journalist, and then as the Chief of Service.

At his heels was Mr. Ilir Ikonomi, who also came to US and was hired by VOA Albanian Service in 1992. He, too, had worked in the section of Chinese propaganda at Radio Tirana Service of Communist Albania. The infiltration of the scions of communist families into the VOA Albanian Service will not end here. At the end of 1998 the Voice of America hired the high-ranking communist leader Drago Siliqi's daughter, Laura Konda, an ex-employee of the Voice of the Albanian Communist Youth having worked there from 1984 to 1991. In brief all these appointments can no longer be seen as accidental without further wide-ranging deliberation. There is one particular moment I want to emphasize which will allow us to generalize all that has been written up till now. The fact that Mr. Arben Xhixho started working for the VOA as a journalist was known to me since 1993 or 1994, for I have known well his father, Jani, a staunch communist with deep communist convictions. He was the secretary of the communist party of the Agriculture Mechanization Station in Tirana and directed the communist educational meetings at which he never missed out on a chance to quote Enver Hoxha, mostly citing his book, "When Laying the Foundations" in which Hoxha denounced "the class enemy." Furthermore he was so dogmatic that one time a communist Xhavit Çalliku caused an incident by saying, "enough with this, or you will make me leave the meeting." However it never had crossed my mind to raise my voice against employment of a son of a communist in one of the services at the VOA. Logically the question arises, why? Well, as long as I considered entirely wrong both "the class struggle" and its devilish and condemned tool, "the class enemy," which was so intensely ill-used by the communist dictatorship in Albania, then I should by no means let myself look from the same angle the collaboration of Mr. Arben Xhixho with the VOA. And now, the following question comes up: why did I decide to speak up and expose his actions today? It is because they are identical to the directives given out by Ramiz Alia when he predicted the communists would morph into capitalists. To this day I believe Mr. Arben Xhixho conformed his stance at every opportunity to condemn the communist dictatorship to its core, just as Ramiz Alia directed when the communist dictatorship crumbled. It is clear to the eye, he did it only to be trusted by his VOA superiors. Today, as the chief of the Albanian service of VOA, he turns back to "the class struggle" and plays it out on the two sisters, who were extremely persecuted by the communist dictatorship, by placing them on administrative leave after their thirty years of work at the VOA Albanian service. So it is his deceitful approach that makes me fill with disgust, for I see their placement on administrative leave as an extension of "the class struggle," a creed that nurtured Mr. Arben Xhixho from his very young age.

IN PLACE OF THE EPILOGUE

It is not effective to discuss supposed directives given by the last Albanian communist dictator Ramiz Alia to appoint communists or their scions at the head of every political pluralistic institution in Albania's democratic foundations, but it is essential to analyze the aftermath of the events, from the time when the communist dictatorial system crumbled. The placement on administrative leave of the two heroines is a flagrant act of "the class struggle" mentality, which occurred not in Albania but in the US, at the Albanian Service of the Voice of America. Inevitably, supported by the course of factual events, it is crucial to make inferences and draw conclusions.

AAFH Translation
MËRGIM KORÇA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONIA ASIMETRIKE NUK MUND TË EKZISTOJËNga FEJZI LILA (08.01.2014)
SOT RIKTHEHEN PROTESTAT TONA NË MAQEDONI PËR RASTIN 'MONSTRA' (08.01.2014)
KUR MUNGON VIZIONI PËR TË ARDHMEN E VENDIT, VALORIZIMI I PUNËS, PROCESET TEKNOKOLOGJIKE DHE SHKOLLIMI I MIRËFILLTËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (07.31.2014)
'7 MILIARDË LEKË SHKUAN, KTHEJENI DHIMBJEN NË FORCË, HAJENI TURPIN ME BUKË'Nga ARTAN HOXHA (07.31.2014)
GJERGJI GORO - HIMARA NUK ËSHTË ZONË MINORITARE (Intervistë) (07.31.2014)
ARDIT BIDO - HIMARA NË KUFIJTË NATYRALË, KËRCËNIMET E GREQISË S'DUHET TË TREMBIN ASKËND! (Intervistë) (07.31.2014)
KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHEN VLERA AKADEMIKE E KOMBËTARE E JO MILITANTIZËM INATÇOR DHE ORDINERNga ASLLAN DIBRANI dhe SYLË MUJAJ (07.31.2014)
TË JEPNI DORËHEQJEN, Z FULLANINga ALFRED MIRASHI, Firence (07.30.2014)
PARIME DHE PROPOZIME TË DIPLOMACISË EKONOMIKENga ILIR KALEMAJ (07.30.2014)
RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI  - FEJTON ME SHUFRA ARINga KOLEC TRABOINI (07.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]