E Martë, 05.14.2024, 07:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LOGJIKA E MBRAPSHTË E PRESIDENTIT MAQEDONAS
Nga PETRIT HALITI

E Hënë, 08.04.2014, 09:27am (GMT+1)


Ka një vijë konstante në qëndrimet dhe në strategjinë e udhëheqjes së Maqedonisë ndaj popullit shqiptar në Maqedoni për të penguar me çdo kusht që shqiptarët të jenë pjesë e vendimmarrjes në institucionet më të rëndësishme shtetërore. Pjesë e kësaj strategjie është edhe qëndrimi i Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili shpalli në 1 gusht se në konstituimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai nuk do të thërrasë për të marrë pjesë përfaqësues të partisë kryesore politike shqiptare, "Bashkimi Demokratik për Integrim", BDI. Këtu, nga pikëpamja e interesit afatgjatë shqiptar, derisa shteti të jetë ekskluzivisht vetëm maqedonas, nuk ka rëndësi nëse merr apo nuk merr pjesë BDI në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë dhe as nuk ka rëndësi nëse ky institucion i lartë do të ketë rreth tavolinës të ulur edhe ndonjë përfaqësues shqiptar.

Këtu ka rëndësi për t'u ndalur dhe për t'u shqetësuar logjika mbi bazën e së cilës Presidenti i Maqedonisë po mohon të drejtën e partisë politike kryesore të shqiptarëve në Maqedoni për të pasur përfaqësues edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në një kohë që ajo parti është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Presidenti Ivanov deklaroi në 1 gusht në një intervistë me të përditshmen "Dnevnik" se ai nuk do të thërrasë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare përfaqësues të BDI, sepse kjo parti u ka bërë thirrje votuesve shqiptarë në zgjedhjet presidenciale të prillit të këtij viti që të mos e votojnë Gjorge Ivanovin për president. Natyrisht, shumica dërrmuese e popullit shqiptar në Maqedoni nuk e votoi Gjorge Ivanovin për postin e presidentit, ndonëse ai fitoi me shumicën e thjeshtë të votuesve maqedonas. Tani presidenti i vendit, me një sjellje tipike ballkanike dhe bizantine, po hakmerret ndaj forcës politike kryesore shqiptare, duke refuzuar t'i japë një karrige në Këshillin e Sigurisë Kombëtare atyre, që kanë fituar shumicën e votave të elektoratit shqiptar. Gjuha e presidentit është e pashoqe për një kryetar shteti: "T'i bojkotoni zgjedhjet presidenciale, ndërsa tani publikisht të kërkoni funksione, është sjellje e papërgjegjshme, sepse kur hyni në një lojë të huaj, nuk dilni dot kollaj".

Logjika e mbrapshtë e Presidentit të Maqedonisë niset nga disa parametra negative, politike dhe personale, të cilat nxjerrin në lakuriqësinë e vet kursin konstant antishqiptar të udhëheqjes së Maqedonisë. Së pari, e drejta e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet ekzekutive dhe legjislative të shtetit të Maqedonisë nuk është një dhuratë, që vjen nga presidenti Ivanov apo nga kryeministri Gruevski. Ajo është një e drejtë, e cila buron nga rëndësia, vendi dhe roli, që populli shqiptar ka në themelimin dhe në ruajtjen e stabilitetit dhe të vetë Maqedonisë si shtet.

Së dyti, pjesëmarrja e përfaqësuesve të kësaj apo asaj force politike shqiptare në institucionet qeverisëse të Maqedonisë diktohet nga vendi, që ato forca politike zënë në vendimmarrjen elektorale të popullit shqiptar në Maqedoni. Në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të muajit prill të këtij viti, forca e parë politike e popullit shqiptar doli partia BDI. Dhe pavarësisht opinionit që mund të ketë Ivanovi apo politikanë të ndryshëm maqedonas apo shqiptarë, deduksioni është se asaj partie i takon të jetë përfaqësuesja e popullit shqiptar në qeveri dhe në institucionet e tjera të shtetit.
Së treti, në bazë të çdo norme dhe standarti demokratik europian nuk mund të kushtëzohet pjesëmarrja e popullit shqiptar në institucionet ekzekutive dhe legjislative të Maqedonisë nga qëndrimi elektoral i popullit shqiptar ndaj njërit apo tjetrit udhëheqës maqedonas. Nëse shumica e popullit shqiptar në Maqedoni nuk i dha votën Gjorge Ivanovit, ai nuk mund ta trajtojë institucionin e Presidencës si oborrin e tij privat, që të mos lejojë ata shqiptarë që nuk e kanë votuar, të përfaqësohen nëpër institucionet qendrore të shtetit. Sipas logjikës absurde të Presidentit të Maqedonisë, populli shqiptar i cili në zgjedhjet parlamentare ka votuar vetëm për partitë politike shqiptare dhe nuk ka votuar për partinë e kryeministrit Gruveski, nuk ka të drejtë të përfaqësohet në qeverinë e tij. Po të ecet në këtë linjë alogjike, populli shqiptar do të ketë vend dhe të drejtë përfaqësimi kur të votojë tërësisht për kandidatët maqedonas për president dhe për kandidatët maqedonas për kryeministër.

Së katërti, është gabim të mendohet se Presidenti i Maqedonisë e ka inatin vetëm me partinë BDI. Ai e ka me shqiptarët si popull dhe kështu duhet parë qëndrimi i tij i tanishëm politik. Po kështu, ai do t'ia kishte bërë edhe PDSH, edhe çdo partie tjetër shqiptare. Presidenti i Maqedonisë mendon se ka gjetur rastin e mirë të bëjë lojërat dinake politike të përçarjes së shqiptarëve me njeri-tjetrin. Përfaqësues të kabinetit presidencial kanë deklaruar në mediat maqedonase se presidenti nuk do të lejojë përfaqësues të partisë BDI në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, por mund të ftojë për anëtar përfaqësues nga partia tjetër shqiptare, PDSH. Është një taktikë e komprometuar prej kohësh e udhëheqësve maqedonas për të përçarë dhe hedhur shqiptarët kundër njeri- tjetrit. E përdori në vitin 2006 kryeministri Gruevski, kur ftoi për të marrë pjesë në qeverinë e tij jo partinë e parë politike shqiptare, por partinë e dytë. Një intrigë e tillë shkaktoi turbullira në faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Këtë po kërkon të ndjekë edhe presidenti, me qëllim që të çorientojë faktorin politik shqiptar dhe ta dobësojë atë, duke provokuar që shqiptarët të merren me njeri-tjetrin.

Kjo politike përçarëse e Presidentit të Maqedonisë ndërmerret në një kohë kur situata e brendshme në atë shtet karakterizohet nga një pastabilitet dhe një keqësim i vazhdueshëm të marrëdhënieve ndëretnike. Ajo ndërmerret në një kohë kur marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë në një moment të lartë acarimi dhe kur qeveria e Gruevskit dhe e Ivanovit kanë nxitur institucionet e shtetit maqedonas, që nga policia e deri tek drejtësia, që të provokojnë dhe të godasin sa më shumë shqiptarët në Maqedoni. Duke kërcënuar forcat politike shqiptare dhe popullin shqiptar se duhet të votojnë për politikanët maqedonas dhe se ai do të pranojë në institucionet e varura nga presidenca vetëm ata "shqiptarë të ndershëm", që do të votojnë për politikanët maqedonas, presidenti kërkon të trembë dhe të neutralizojë faktorin politik shqiptar në Maqedoni.

Presidenti i Maqedonisë shfaqet me këto qëndrime dhe me këtë politikë provokuese ndaj shqiptarëve në prag të mbajtjes së samitit të Aleancës Atlantike në muajin shtator në Uells, që do të trajtojë çështjet e integrimit të brendshëm dhe të kohezionit të NATO-s në situatën e tensionuar europiane nga agresioni i Rusisë në Ukrainë. Është një aksiomë se populli shqiptar në Maqedoni ka një kuotë maksimale përkrahjeje dhe interesimi për anëtarësimin e vendit në NATO, kuotë që është e pakrahasueshme me atë të popullit maqedonas, të cilit udhëheqja aktuale e Shkupit ia mban timonin nga Serbia dhe nga Rusia.

Presidenti, i cili kryeson Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë duhet ta ketë mësuar kaq gjë nga përvoja e deritanishme shtetërore se siguria kombëtare e Maqedonisë është dhe mund të jetë vetëm rezultante e bashkëpunimit dhe e barazisë në të drejta dhe në vendimmarrje e shqiptarëve dhe e maqedonasve. Siguria kombëtare e Maqedonisë nuk mund të jetë kurrë produkt vetëm i maqedonasve, sikurse nuk mund të ketë shtet unik nacional maqedonas. Pa shqiptarët nuk ka as siguri kombëtare e as shtet të Maqedonisë.

Presidenti i Maqedonisë ecën në rrugën e një acarimi të marrëdhënieve politike dhe etnike në Maqedoni dhe kjo duhet parë si një strategji për të sabotuar forcat, rrymat dhe orientimin proatlantik në atë shtet. Duke analizuar këto qëndrime të Presidentit të Maqedonisë, nuk është vështirë të arrish në përfundimin se kjo nuk është thjesht një lajthitje apo hakmarrje primitive e presidentit Ivanov ndaj faktorit politik shqiptar dhe ndaj shqiptarëve. Ajo është një strategji e hartuar me kujdes nga vetë kryeministri Nikolla Gruevski, sepse është e njohur se presidenti maqedonas është thjesht një kukull apo noter i kryeministrit të Maqedonisë. Logjika e mbrapshtë e presidentit maqedonas reflekton logjikën e mbrapshtë të kryeministrit maqedonas dhe të dy së bashku demonstrojnë atë politikë antieuropiane, antiatlantike dhe antishqiptare, që po ndjek dhe po e thellon Shkupi zyrtar.
PETRIT HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nga aktiviteti i mërgatës sonë në ZvicërNga MBLEDHJA E GRUPIT TË NËNDEGËVE TË LDK-së në KANTONIN E BERNITNga HAKI LATIFI, kryetar i LDK, dega Zvicër (08.04.2014)
LAHUTARI JONUZ DELAJ NDËR 'HERONJTË' E FUNDIT TË RAPSODIVE KRESHNIKEStudim nga QAMIL GJYREZI (08.04.2014)
NUSJA NGA TETOVA VDES NË DITËN E DASMËS (08.03.2014)
KUR PATRIOTIZMI ZËVENDËSOHET ME MATERIALIZMIN PRIMITIVNga SKËNDER MULLIQI (08.03.2014)
JO TA SHKARKOJNË POR TA ARRESTOJNË FULLANIN!Nga KOLEC TRABOINI (08.03.2014)
REFORMA TERRITORIALE - JA NDARJA E DETAJUAR E SHQIPËRISË (08.03.2014)
'BALLI SILLET KEQ ME POPULLIN, TORTURAT KANË ARITUR KULMIN'Nga VELI HAKLAJ, studiues (08.03.2014)
DIASPORA - PA ZOT PËR MËSIMIN E GJUHËS DHE KULTURËS KOMBËTARENga NDRIÇIM MEHMETI (08.02.2014)
KOSOVË - DËNOHEN KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE (08.02.2014)
SHKUP - KËRKESAT E PROTESTUESVE NUK ARRIJNË NË QEVERI (08.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]