PRESIDENTI OBAMA MBUSH 53 VJET
E Hënë, 08.04.2014, 09:49am (GMT+1)
Sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka 53 vjetorin e lindjes.
Sipas certifikatës së tij të lindjes, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, ka lindur më 4 gusht të vitit 1961, në orën 19:24.
Nëna e Obamës është Ann Stanley Dunham, një Kaukaziane, ndërsa babai i tij ishte Barack Hussein Obama, afrikan. Ann ka lindur në Wichita të Kanzasit, ndërsa Barack ka lindur në Kenia të Afrikës Lindore.
Ndërkaq, stafi i tij, ka disa ditë që ka nisur një "fushatë" ku ftohen njerëzit nga e gjithë bota që t'ia urojnë atij ditëlindjen, nëpërmjet kartolinave online.
www.voal-online.ch
|