E Enjte, 05.02.2024, 12:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
STOP VRASJA E FJALËS SË LIRË DHE KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE!
Nga ASLLAN DIBRANI

E Martë, 08.05.2014, 07:10am (GMT+1)


"Disa njerëz në Kosovë nuk e shohin  lirinë e fjalës si një ideal abstrakt, por më shumë si një mjet i kërcënuar, po që  shkruan dhe publikon realitetin  e hidhur? Ndjeshmëria ma e theksuar po ndihet të temat politike qe i përket publicistikës ,korrupsioni, hajnisë ,hapjes se dosjeve   mbi të bërat e  bashkëpunëtoreve të UDB-ës dhe  ish regjimeve   mbi popullin e Kosovës.   Janë   në thumb kritike dhe  të censuruara, apo edhe krejt të ndaluara nëse trajton tema të çështje politiko-shoqërore të ditës etj, siç ju ndodhi këto ditë edhe  gazetarëve konkretisht, kryeredaktorit të gazetës "Bota Sot "Idriz Morina dhe gazetari tjetër të kësaj të përditshmeje Nehat Shaqirit!

Karikaturë e ilustruar nga autori Asllan Dibrani,simbolizim i vrasjes së  fjalës së  lirë


Tërësia e shkrimeve që trajtojnë çështje politiko-shoqërore të kohës në shtypin e përditshëm atë periodik ose në botime të veçanta, sot po ndihen   si të rrezikshme  për  një pjese të klasës politike. 

Në fushën e publicistikës "Gazetaria" e mirëfilltë,dhe gazetarët e shkëlqyeshëm janë dritarja  dhe  sinjali ma i mire  për mbrojtjen e vendit nga kasaphana  e matrapazëve politik, që me politiken e tyre janë duke e rrezikuar vendin me një rezistencë të re, kërcenim ndaj fjalës së lirë . Të përzihet politika në punën e gazetarëve është barazi me përzierjen e punës se gjykatësit, në punën e shkencëtarit  apo mjekut, dentistit,artistit  etj .  Qeveria dhe njerëzit e zhytur nuk duhet t'i frikësohen  realitetit ,dhe  gazetarëve të vet,  publicistëve të vet , dhe krijuesve të vet pa marrë parasysh se cilit krah politik   i përkasin përbrenda kornizave kombëtare. Gazetarët duhet privilegjuar e jo  ndëshkuar! Ligjvënësit e parlamentit të Kosovës duhet të  skuqen para popullit të vet, që foltoret e "Parlamentit"  i kanë  shndërruar në (qërim hesapesh në   gara), se kush kenë po e akuzon ma shumë , se kush kenë po e shanë ma shume, se kush  po e shet ma shume vendin , se kush po mbjell ma shumë    ekstremizëm  dhe  zhbërje të kombit . A thua pran këtyre skenave  dhe këtij barbarizmi të mbyllet goja dhe shprehja e lirë ?. A thua të heshtet  e kaluara e bashkëpunëtoreve ,që akoma i kanë duart e përgjakura me neve qe na  burgosen ,vranë dhe   shantazhuan për qefin  e Beogradit!!!???...  -A thua është në rregull t'i diktohet gazetarit se për cilin institucion të shkruan mirë, e për cilin keq?A thua të heshtet     kërcënimi që ju bë  kryeredaktorit të " Botes sot"    zotit  Idriz Morinës, një gazetar i shkëlqyeshëm , që në thumb kritike ka  ta mbroj shtetin nga partizanët bizantin te barbarizmit dhe  krimit te organizuar!.  Ta mbrojmë, apo ta  gjykojmë gazetar   të  devotshmërisë dhe të guximshëm që  trajton temat e ndryshme, po edhe  ato me karakter   politik,  qofshin pozitiv apo negative. Ky tregon  realitetin  dhe e publikon artikullin në gazetë.  Nëse pala ka  arsye  demontimi ,dil mbroje veten apo edhe  demanto  shpifësin kush do që të jetë? A thua  kërcënimi i poshtëshënuar  nuk është një argument i mjaftueshëm për   ta shqetësuar  opinionin tonë. Sjellim  ma poshtë  citatin  e  të shprehurit nga   kërcënuesi ndaj  kryeredaktorit të "Botes sot":
-"Nuk ka rëndësi se sa kanë gabuar të tjerët, as ata që e kanë botuar listën që në vitin 1999, as ata që e kanë risjellë në media në vazhdimësi për shumë vite, me rëndësi është, se "Bota sot", stafi i saj është pritur që të bie në këtë pikë. "Ne këtu, bash këtu ju kemi pritur, s'ka rëndësi se çfarë ka ndodhur më parë! Tash ju do të paguani"!

Kjo mjafton që ta kuptojmë shtruar se për çka bëhet fjalë?  Këtu ka të bëjë me  listën e  agjenteve të UDB-ës  jugosllave,para lufte dhe pas  saj .Të zbulohen  vrasësit dhe të shpallen  përgjegjës para popullit teëshume vuajtur.  

-Për mua nuk ka rëndësi si e ka emrin kërcënuesi. E rëndësishme është heshtja   dhe jo aftësia jonë si shoqëri dhe shtet për të mbajtur të kërcënimin e   fjalën së lirë, informimin e drejtë dhe gjithçka tjetër që s'u shkon për shtati grupeve kriminale.


E vërteta dhemb pastaj ta qojmë deri në fund . Nga këtu bashkërisht si shoqëri ti themi "STOP" kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe të jemi në mbështetje të gjithë atyre që  e luftojnë të keqën në shoqërinë kosovare.

Vet emërtimi i etikes gazetar,  ka kuptimin e drejtë për ruajtjen e fjalës së lirë ndaj abuzuesit i cili donë të ushtroj shtet policor me kodin e aprovuar penal gjegjësisht nenet kontestuese sipas kutit të tyre. Sot gazetarit, po i imponohet ta luaj rolin e policit,  të spiunit  dhe  të një njeriu demagog një krahi politik qoftë edhe  kriminal!!!???...

Reportazh-karikaturë Gusht 2014

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA MBUSH 53 VJET (08.04.2014)
LOGJIKA E MBRAPSHTË E PRESIDENTIT MAQEDONASNga PETRIT HALITI (08.04.2014)
Nga aktiviteti i mërgatës sonë në ZvicërNga MBLEDHJA E GRUPIT TË NËNDEGËVE TË LDK-së në KANTONIN E BERNITNga HAKI LATIFI, kryetar i LDK, dega Zvicër (08.04.2014)
LAHUTARI JONUZ DELAJ NDËR 'HERONJTË' E FUNDIT TË RAPSODIVE KRESHNIKEStudim nga QAMIL GJYREZI (08.04.2014)
NUSJA NGA TETOVA VDES NË DITËN E DASMËS (08.03.2014)
KUR PATRIOTIZMI ZËVENDËSOHET ME MATERIALIZMIN PRIMITIVNga SKËNDER MULLIQI (08.03.2014)
JO TA SHKARKOJNË POR TA ARRESTOJNË FULLANIN!Nga KOLEC TRABOINI (08.03.2014)
REFORMA TERRITORIALE - JA NDARJA E DETAJUAR E SHQIPËRISË (08.03.2014)
'BALLI SILLET KEQ ME POPULLIN, TORTURAT KANË ARITUR KULMIN'Nga VELI HAKLAJ, studiues (08.03.2014)
DIASPORA - PA ZOT PËR MËSIMIN E GJUHËS DHE KULTURËS KOMBËTARENga NDRIÇIM MEHMETI (08.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]