E Enjte, 05.02.2024, 03:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MUZEU KOMBËTAR I 11 SHTATORIT - 9/11 MEMORIAL MUSEUM, MANHATAN NEW YORK

E Enjte, 09.11.2014, 08:31am (GMT+1)


Presidenti Barack Obama përuroi në majin qe shkoi në Nju Jork Muzeun Kombëtar të 11 shtatorit, që përkujton tmerrin e sulmeve terroriste të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Muzeu ndodhet në vendin ku dikur ngriheshin kullat binjake që u shkatërruan kur terroristët e al-Kaidës goditën katet e sipërme të ndërtesave me avionë të rrëmbyer.

Në ceremoninë solemne, Presidenti Obama foli përpara qindra të ftuarve, mes të cilëve kishte shumë prej atyre që humbën të afërmit në atë ditë tragjike të vitit 2011.

"Të gjithë ata që vijnë këtu do të gjejnë një përvojë të thellë dhe frymëzuese. Dua t'u shpreh mirënjohje të thellë të gjithë atyre që morën pjesë në ndërtimin e kësaj vepre të madhe, duke na dhuruar një vend të shenjtë shërimi dhe shprese," tha Presidenti Obama.

Muzeu bashkë me sheshin përkujtimor kanë kushtuar 700 milion dollarë dhe puna për ndërtimin e tyre zgjati shumë vite. Procesi i ndërtimit është karakterizuar shpesh nga probleme që lidheshin me kontruksionin dhe vonesat ndërkohë që ende vazhdojnë debatet nëse eshtrat e personave të paidentifikuar duhet të varrosen në thellësi të ndërtesës apo mbi tokë.

Ish kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg, shpjegoi në ceremoninë se përse duhej ngritur ky muzeum:

"Ky muze është vendi ku njerëzit vijnë për të kuptuar 11 shtatorin përmes jetës së atyre që u vranë dhe të atyre që nxituan t'i shpëtojnë. Ai do të bëjë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë se çfarë ndodhi atë ditë dhe përse ndodhi", tha zoti Bloomberg.

Muzeu është thuajse i tëri nën tokë dhe shtrihet deri te themelet ku kapeshin shtyllat e çelikut që mbanin kullat.

Në muze janë paraqitur pjesë të mëdha çeliku të mbetura pas shkatërrimit të kullave dhe objekte të tjera përkujtimore. Janë paraqitur gjithashtu fotografi të viktimave, letra të shkruara me dorë nga ata që ndodheshin brenda kullave dhe kujtimet me zë të njerëzve që tregojnë se ku ndodheshin kur dëgjuan për sulmet dhe kur panë skenat dramatike në ekranet e televizorëve.

Kjo nuk është një varrezë, thotë Charles Wolf, gruaja e të cilit humbi jetën në kullat binjake:

"Nuk është një varrezë, por një vend ku ekspertët do të vazhdojnë punën për të identifikuar eshtrat, që njerëz si unë të mund të vijnë, të luten dhe të reflektojnë," thotë zoti Wolf.

Nga sulmet terroriste të vitit 2001 mbetën të vrarë rreth 3 mijë njerëz, një pjesë e të cilëve në Pentagon pranë Uashingtonit dhe në Shanksville të Pensilvanisë.

Muzeu u hap për publikun në 21 maj të këtij viti, por presidenti ishte i pari që, së bashku me disa politikanë të Nju Jorkut, morën pjesë në ceremoninë e hapjes disa sitë më parë hapjes për vizitorët.

Muzeu është prej çeliku dhe qelqi dhe përmban 10 mijë artefakte, 23 mijë fotografi, 1900 histori gojore dhe 500 orë filmime dhe video. Gjatë ndërtimit të tij, ka pasur sfida konstruksioni dhe probleme financiare.

Ka patur diskutime lidhur me përmbajtjen e tij, e cila thekson ndjeshmërinë e përkujtimit të të vdekurve dhe nderimin e të mbijetuarve, por edhe përsa i përket ekuilibrimit të elementeve personalë me ata ndërkombëtarë.




www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERBIA DUHET T'I JAPË QARKUT TË KUKËSIT RRETH NJË MILIARD USD DËMSHPËRBLIM PËR LUFTËNKjo duhet të jetë çështje diplomatike, juridike e administrative e radhës edhe në takimin e pritshëm Rama-VuçiçNga RAMIZ LUSHAJ (09.10.2014)
INTERVISTA E MAKS VELOS - OSE NJË SONDAZH I MAPO-sOpinion nga ARDIAN VEHBIU, Peizazhet e fjalës (09.10.2014)
FOTO LAJM - JA SKENA KU PAPA DO TË MBAJË MESHËN NË TIRANË (09.10.2014)
FESTIVALI I GJINOKASTRËS DHE SHËMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR SHQIPTARNga FRITZ RADOVANI (Pjesa V) (09.10.2014)
TUBIM KOMEMORATIV ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË MUSA LIMANIT (09.10.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 5, NGA HELIDON HALITI (09.09.2014)
Rreth intervistës së Maks VelosSHTYP I LIRË APO SHTYP I SHTHURUR...Opinion nga ILIR SECI (09.09.2014)
URREJTJA E SHPIKUR E MAKS VELOS NDAJ VERIORËVEOpinion nga REXHEP SHAHU (09.09.2014)
MAKS VELO - PSE JAM ANTIVERIOR DHE ANTIMYSLIMAN (Intervistë) (09.09.2014)
INFORMACIONIN DHE TË VËRTETËN PO E ZËVENDËSON SHUMË PROPAGANDAVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]