E Premte, 04.26.2024, 09:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJI TJETËR PUTHJE E SHENJTË, PËR TOKËN ARBNORE...
refleksion nga JOZEF RADI
Mbi vizitën e Papa Françeskut të Parë me 21 shtator 2014

E Premte, 09.19.2014, 07:37am (GMT+1)


Në ma pak se 22 vite, mbas puthjes së Papës "legjendë", Gjon Pali i Dytë, asht Papa Françesku i Parë, i dyti Papë që puth tokën shqiptare, dhe prej atherë shumë gjana kanë ndryshue për mirë ndër shqiptarë...

Sigurisht, kjo ngjarje historike që po afron në kohë të vështira, e ka nji mesazh të randsishëm që do lexue me kujdes, (jo veç prej atyne që besojnë në Zot), e do përcjellë me shpirtgjanësi, duke pasë gjithnji parasysh se Papa asht Bariu Shpirtnor i ma shumë se nji miliard e 200 milion njerzve të shpërndamë në mbarë Botën, pra i ma shumë se nji të pestës së saj... Edhe pse Shqipnia s'asht vend i nji shumice katolike, po asht nji udhkryq i feve dhe besimeve fetare, nji vend ku ende ruhen të gjalla si gjurmat ma të hershme të paganizmit, po edhe kthetrat ma të egra të ateizmit; si shpirti madhështor i Martirëve të Fesë e të Gjuhës Shqipe po edhe barbaria e pashembullt e pushtuesve; si mirkuptimi dhe harmonia fetare ndër njerëz po edhe fryma që nxit përçamje e politikave... të gjitha këto në shpirtin e këtij populli, në dukje i vogël, i tkurrun e pambrojë, po i madh në mbijetesë, në shpirtmadhsi e me shembujt ma të naltë të humanizmit dhe sakrifikimit.

Ardhja e Bariut të Shenjtë, Simbolit të fesë Katolike, në kët kohë të vështirë konfliktesh dhe kërcënimesh për mbarë botën, sigurisht sjell me vedi mesazhe të qarta, pra ka tekst të lexueshëm të plotë e të kthjellët për gjithkend, po njiherit ka shumë edhe nëntekst, edhe shikim në prespektivë, besoj edhe shumë vëmendje, mos me e lanë kët Botë me rrëshqitë edhe ma poshtë në theqafjet tragjike të historisë dhe konflikteve...
Puthja e tokës së Arbërit, prej nji Ati të Shenjtë, nuk asht thjesht nderim për kët vend, po ngrihet si nji vlersim që i bahet krejt historisë dhe traditave të këtij vendi, asht vlerësim për krejt komunitetet e besimeve të tjera në Shqipni, të cilat deri sot e kanë gjetë gjuhën e përbashkët të dashnisë e mirkuptimit të ndërsjelltë, po që duhet ta dëshmojnë edhe ma tej, jo veç në solidaritet me ardhjen e Papa Françeskut të Parë, por duhet që atë çka vetë populli shqiptar e ka kultivue ndër shekuj, e që sot quhet pasuni e njerzimit e shembull harmonie midis feve, t'u lihet e pacënueme brezave që vijnë, dhe jo vetëm atyne, po edhe mbarë botës si nji dëshmi kulmore: se harmonia dhe respektimi i njerzve edhe me besime edhe mbrenda nji familje asht e mundun... e pra ne shqiptarët deri sot e kemi... dhe pa frikë duhet me e quejtë si vlerë e madhe e humanizmi!

S'asht i paqëllimtë fakti pse Papa ka zgjedhë Shqipninë, me përcjellë kët mesazh të vlerave morale, në nji kohë të egër kjo e sotmja, në të cilën po bjerren me shpejtësi vlera njerzore dhe qytetnime. Njeriu i sotëm po shfaqet gjithnji e ma shpesh i pangopun prej fitimit e gryksisë; prej qejfeve e luksit të shfrenuem; prej pushtetit e mashtrimit; prej asgjasë që sa hap e mbyll sytë bahet gjithçka... Kjo e ka vu në dilemë Njeriun, Familjen, Shoqninë, Shtetin, Fenë, Botën Mbarë! E shqiptarët janë të sapodalun prej nji shtypje të pashembullt njerzore dhe fetare; prej nji dhunimi të paprecedent historik dhe ideollogjik; prej padrejtësish cinike të jashtme dhe krimesh të mbrendshme të pandëshkueme kërrkund me ligj; e kur në të njejtën kohë ata i jepnin botës nji Nanë Terezë; e kishin lanë vedin nën kthetrat e nji Diktatori nga ma të egrit e Botës. Në kët çerek shekulli liri, toka e shqiptarëve asht në përpjekje titanike me u çue në kambë e me e gjetë vedin atje ku i takon: midis Qytetnimit.

Sot asht edhe nji Shqipni tjetër, nji Shqipni e shpërndane në krejt botën, e që asht pjesë e Qytetnimi të Madh, sigurisht me vlerat dhe difektet që përcjellin ata njerëz që ikin natën prej Shtypjes ma të Egër... Ata janë pjesë integrale e Botës që ecën përpara, në përpjekje me e kapë kohën e humbun dhe ritmet që Botës i erdhën natyrshëm... Po asht edhe ajo nji Shqipni që ndjen e që vuen, që vuen ndoshta edhe ma shumë at zhgënjim që sjellin politikat që mendojnë veç Pushtetin dhe sundimin dhe aspak Njeriun e humanizmin...

Sigurisht, mikpritse e Papa Françeskut të Parë asht politika e sotme shqiptare, ajo që ndokush e quen edhe vazhduese e së djeshmes, e cila do të përpiqet me e shfrytëzue imazhin e kësaj vizite të përcjellun nga mbarë bota, me sistemue disi tualetin e saj, e me i dhanë siguri vedit për gjithçka ndodh... Unë mbetem i sigurt, se pakon e vlerave morale që Papa Françesku ka me e dëshmue haptas, ma së pari ka me e shkelë në thù krejt ato politika, që po e shtojnë në progres gjeometrik vorfninë dhe keqtrajtimin e Njeriut në mbarë Botën dhe bashkë me vorfninë ata po ndikojnë dukshëm edhe në bjerrjen e vlerave morale e humane! E politika shqiptare e derisotme s'mundet kurrsesi me i bishtnue këtij mesazhi!!!

Edhe komuniteti katolik shqiptar, i cili flamurin e kuq me shqipe e ka të gdhendun në shpirt me shembuj e histori, përgjat rrugës së vet të lavdishme ka dëshmue jo vetëm tolerancë dhe dashuni, po me vetëdije asht flijue në altarin e atdheut duke shndërrue binomin "fe e atdhe" nji fjalë të vetme, duke u murosë me dinjitet e lavdi në themelet e historisë së shtetit shqiptar si garant i bashkjetesës dhe harmonisë, që mbetet çelsi i lavdisë së këtij vendi.

Prandej, Mirseardhja e Papa Françeskut të Parë, s'duhet të jetë thjesht falenderuese e protokollare, po e ndjeme thellë, ajo do të mbesë si nji dëshmi që çdo shqiptar duhet ta mbajë me vedi, pse i përkasim nji qytetnimi të lashtë e fisnik, dhe se asgja barbare as e ka sundue dhe as ka për ta sundue shpirtin tonë, edhe pse pësimet ma tragjike të historisë, ende randojnë mbi ne...

Ardhsh i Bardhë...!

Veç ne shqiptarët e përdorim kët shprehje Papa Françesk, dhe s'e themi thjesht për ardhjen tande si simbol bardhësie, po asht e thanun prej kur s'mbahet mend, qyshse Miku i largët e ka msy ma së pari portën tonë... e sot në kët ditë të Madhe kjo shprehje s'i përket askujt ma shumë se Ju!

Ardhsh i Bardhë, Papa Françesk në tokën e Arbërve të Lashtë!

JOZEF RADI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KLUBI “SHQIP” I SHKUPIT DHE ORKESTRA FRYMORE “ZANA MALIT”Nga SHPËTIM SALA, Studiues, President i QMKSH - Tiranë (09.18.2014)
15 VJET BASHKËPUNIM GJERMANI-KOSOVË (09.18.2014)
GJYQTARI BENDO - 'KUNDËRSHTAR' NË GJYQ NDAJ DJALIT DHE NDAJ NIPIT TË GRUAS (09.18.2014)
A ËSHTË HASHIM THAÇI, LINÇUES, MASHTRUES DHE FALSIFIKATOR I HISTORISË?Opinion nga XHAFER LECI (09.18.2014)
NGA PAK KEMI FASHIZËM, DERI DIKU ERRËSIRË MEDITATIKE, DHE NGA PAK DIKTATURËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.17.2014)
FABIAN ZHILLA: SHQIPËRIA CILËSOHET SI VEND MAFIOZ-DUHEJ NJË TASK FORCE – IU DRUHEM MARRËVESHJEVE TË POLITIKËS (09.17.2014)
FOTO E DITËS - MARTIRËT E KOMBIT SOT NË BULEVARDIN 'DËSHMORËT E KOMBIT', TË GJITHË TË KOMBIT! (09.17.2014)
LETËR E HAPUR DHE URGJENTE - QEVERITARËVE TË KOSOVËS DHE OPINIONIT MBARËKOMBËTARNga ILMI TAHIRI (09.17.2014)
KU I KANË VARREZAT KËTA BURRA...?!Nga FRITZ RADOVANI (09.17.2014)
KANGJELLA, KALA DHE KAOS UDHËSH...Nga PARTIZAN MYFTARI, Telegraf (09.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]