E Hënë, 05.20.2024, 02:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GJAKOVA I THOTË MIRËSEVJEN 'NERMIN VLORËS'

E Mërkurë, 09.24.2014, 07:25am (GMT+1)


Për tre ditë me rradhë një delegacion i zonjave kryesuese të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar "Nermin Vlora" vizitoi qytetin e Gjakovës, me ç'rast themeloi degën e intelektualeve gjakovare. Po ashtu me këtë rast, aktorja 84 vjeçare me origjinë gjakovare, Besa Imami, u nderua nga komuna me çmimin "Nderi i skenës shqiptare"

Gjakovë - Në vitin e gruas së shquar, sikurse është shpallur viti 2014 me rastin e 10-vjetorit të vdekjes të Nermin Vlora Falaschi, themeluese e Fondacionit që sot mban emrin e saj, përfaqësueset e këtij Fondacioni pas veprimtarive të mbajtura në Firence, Trevizo të Italisë, në Kooper të Sllovenisë, u organizuan edhe në Gjakovë.

Falë mbështetjes së Komunës së Gjakovës, por edhe përpjekjeve të intelektuales, shkrimtares dhe albanologes Migena Arllati, u bë e mundur të organizohen shumë aktivitete, duke pasur në qendër të vëmendjes Konferencën "Njihni gruan gjakovare!" si dhe një axhendë të ngjedhur aktivitetesh, me fokus të veçantë gruan me gjithë problematikën që e rrethon atë. Bashkëbisedimi me aktorët gjakovarë, takimi me gratë e dhunuara strehuar në "Shtëpinë e sigurtë", qëndrimi në shtëpinë e dhimbjes të familjes Çerkezi, vizita në Muzeun Etnografik të Gjakovës, shëtitja nëpër Çarshinë e vjetër, si dhe kulminacioni i arritur në ceremoninë e nderimit të Besa Imamit, e cila mbetet përjetësisht në kujtesën e artdashësve për rolin e Donikës tek filmi "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu".

Gjakova nderon bijën e saj Besa Imami me "Nderi i skenës shqiptare"

Mirëseardhjen për delegacionin e Fondacionit me 15 gra në Gjakovë, e bëri drejtori i Kulturës në KK Gjakovë Meriton Ferizi dhe përfaqësues të bordit të drejtorëve. Bashkëbisedimi kishte në qëndër veprimtaritë kulturore që kanë në epiqendër figurën e gruas.

Po ashtu, me përkrahjen e komunës, dhe interesimin e veçantë të kryetares Mimoza Kusari Lila, vendlindja nderoi aktoren e shquar të skenës shqiptare, Besa Imami, me titullin "Nderi i skenës shqiptare" me motivacionin: "Besa Imami, aktore e madhe e skenës shqiptare, të cilën e lartësoi me mbi 100 role në teatër dhe kinematografi, për meritat e një protagonisteje të zellshme dhe të guximshme në jetë dhe në art, ku gdhendi me dinjitet personalitetin e femrës shqiptare."

Ka qenë propozimi i Fondacionit ai për vlerësimin e figurës së aktores Besa Imami, që u mbështet nga Drejtoria Komunale e Kulturës në Gjakovë dhe ka marrë edhe miratimin e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Ceremonia për dhënien këtij çmimi u zhvillua në ambientet e Teatrit të Gjakovës, në një sallë të tejmbushur nga miq, artdashës si dhe familjarë të aktores së njohur, e cila ëhstë larguar nga vendlindja e saj Gjakova që në moshë të re, por pa e harruar kurrë atë.

Migena Arllati, poetja, shkrimtarja dhe njëkohësisht albanologia e njohur e gjuhësisë sonë, në ceremoninë e hapjes u shpreh se këto dy ditë në Gjakovë, kryesia e Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi" krijoi edhe degën e saj në këtë qytet dhe duke u munduar të gjejmë sa më shumë fije të përbashkëta si shqiptarë që jemi, midis dy anëve të kufirit, nuk kishte se si të harronim emrin e Besa Imamit, gjakovares sonë, e cila është larguar për në Tiranë që në fëmijëri bashkë me familjen. Emocionant ka qenë çasti kur në skenë është ngjitur i shoqëruar mes duartrokitjesh të shumta, djali i Besa Imamit, publicisti i shquar Artur Zheji. Ai mes emocionesh tha se po përjeton një ndjesi të veçantë në qytetin e lindjes së nënës së tij, pasi është rritur në një familje e cila kishte marrë me vete Kosovën në emigracion, dhe ku flitej rreptësisht dialekti i Gjakovës.

"Kur flitej për Gjakovën nënkuptohej e gjithë Kosova, dhe jam edukuar që në fëmijëri me një dashuri, mall e nostalgji për Kosovën, dhe kjo e fundit falë meritës së gjyshes dhe nënës sime Besa Imamit. Edhe unë sot ndjehem i rikthyer në qytetin tim të lindjes, edhe pse nuk kam lindur këtu, por jam 50 përqind gjakovar", shprehet Zheji. "Jam këtu sonte me fëmijët e mi, jo vetëm për të marrë këtë çmim në mungesë të nënës sime e cila është shumë e lodhur nga vitet e jetës mbi shpinë, por edhe për një tjetër arsye tjetër: për të rivendosur ato ura të pashlyeshme midis një vendi të ndarë artificialisht përgjysmë, siç është Kosova me Shqipërinë", vazhdoi Zheji i cili pranoi nderimin nga drejtori i kulturës Meriton Ferizi.

Në emër të Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi" përshëndeti Nderi i Kombit, aktorja e shquar Margarita Xhepa, e cila do ta quante një propozim dhe mirënjohje të vonuar këtë të Besa Imamit, dhe ka shtuar se ajo i ka dhënë shumë artit në Shqipëri. "Që kur është ngjitur në skenë për herë të parë, midis aktorëve të mëdhenj, Besa tregoi që ishte po aq e madhe midis tyre, nëpërmjet interpretimit si dhe rrezatimit që ajo kishte si në skenën teatrit ashtu edhe në kinematografi. Ajo është një aktore e shquar, që i dha shumë artit në Shqipëri. Edhe pse ky ishte një propozim i vonuar, unë dua të falenderoj Fondacionin i cili gëzon e nderon sot këtë grua, nënë e aktore të shkëlqyer, që gjithmonë të mbetet e paharruar si të gjithë artistët shqiptarë", Xhepa nënvizoi duke folur për karrierën në skenë dhe kinematografi të Besa Imamit. Mandej ajo ngriti në këmbë sallën me interpretimin e poezisë "Porosia e nënës", shkruar nga poeti gjakovar Din Mehmeti.

Drejtori i Kulturës Meriton Ferizi, ia dorëzoi Artur Zhejit çmimin për Artisten e Merituar Besa Imami, duke ia lënë më tej vendin shfaqjes së dokumentarit për jetën skenike të saj, ku numëron mbi 100 role në teatër dhe kinematografi.

Dokumentari përloti sallën. Në ato 17 minuta filmim, u shfaq imazhi i Besës së bukur, si yll drite teksa interpretonte në filmin "Skënderbeu" dhe role të tjera të saj, si dhe Besën sot kur sapo ka mbushur 86 vjeç, që flet me aq dashuri për Gjakovën, për të afërmit dhe të njohurit ku është lindur e rritur.

Konferenca "Njihni gruan gjakovare"

Në sallën e Asamblesë Komunale u organizua Konferenca me temë "Njihni gruan gjakovare në të cilën morën pjesë femra intelektuale nga të gjitha fushat. Konferencën e çeli organizatorja Migena Arllati, që ndër të tjera u shpreh: "Si të gjitha ne, edhe unë ndjehem shumë e lumtur, që më në fund Fondacioni "Nermin Vlora", e njohur jo vetëm në Shqipëri, mbërriti edhe në Gjakovë. Ky Fondacion mban emrin e Nermin Vlorës, një grua e madhe shqiptare, mbesa e Ismail Qemalit, Ambasadore e Kombit, që ne e kemi për nder të bëhemi pjesë e Fondacionit të themeluar nga ajo.

Në Konferencë, me kumtesat e tyre u paraqitën: Mevlyde Muhaxhiri me temën "Arsimi dhe sfidat e shoqërisë sonë në këtë sferë", Mirlinda Sada me temën "Shoqëria civile dhe me temën "Të munguarit, një plagë që vazhdon të rëndojë në Gjakovë/Kosovë".
Më pas, fjalën e mori kryetarja e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi", Zenepe Luka, bashkëthemeluese e Fondacionit me të ndjerën Nermin Vlora, e cila kujtoi se ajo ka qenë një shqiptare e pastër, dhe kurrë s'e ka hequr nga mendja dhe zemra të qënurit shqiptar.

Margarita Xhepa, një ndër përfaqësueset e Fondacionit, u shpreh në diskutimin e saj se Gjakova është vendi më i mirë ku mund të organizohen veprimtari me gruan, pasi këtu ka civilizim. "Unë dhe të gjitha ne jemi shumë të lumtura që prej 12 vjetësh jemi pjesë e Fondacionit. Ne njohim dhe çmojmë përpjekjet, seriozitetin dhe pasionin e të gjithave në promovimin e vlerave të gruas shqiptare, kudo ajo jeton. Kemi 20 degë nëpër shtete dhe është kënaqësi që gruaja e Gjakovës bëhet sot pjesë e Fondacionit tonë".
Konferenca u vlerësua si një bashkëbisedim i ngrohtë me gruan intelektuale gjakovare, ku u shtruan edhe shumë probleme për të cilat do të ngrihet zëri nga dega e Fondacionit të Gjakovës, që u zgjodh në fund të punimeve. Në krye të degës së sapoformuar u zgjodh njëzëri intelektualja Migena Arllati-kryetare, Vjollca Kuqi-sekretare, dhe anëtaret e kryesisë: Vjosa Haxhidauti Mullatahiri, Shkëndije Bokshi Nagavci, Labinota Dana Deva, Raxhije Rogova dhe Abetare Gojani.


Në "Shtëpinë e Sigurtë" me gratë në nevojë

Kishim dëgjuar edhe më parë për kontributin e strehëzës "Shtëpia e sigurtë" ku merren në mbrotje gratë e dhunuara dhe të mbetura pa përkrahje. Jo vetëm personeli që punon aty, por Gjakova dhe ndërkombëtarët, suksesin ia dedikojnë drejtoreshës së institucionit, Sakibe Doli. Delegacioni i Fondacionit, në ditën e dytë të qëndrimit të Gjakovë u njoh me kushtet e mrekullueshme, përkujdesjen e personelit, si dhe mundën të bisedojmë me grate dhe fëmijët e strehuar këtu. "Që nga fillimi i çeljes së Strehëzës, këtu janë strehuar 1.020 viktima të dhunës në familje, pa llogaritur viktimat e trafikimit. Kapaciteti i shtëpisë është me 12 shtretër, por në raste emergjente ka hapësirë për të shtuar numrin. Gratë dhe fëmijët që kalojnë në këtë shtëpizë marrin shumë shërbime, si ai psiko-social, juridik, pedagogjik e këshillues. Po ashtu, këtu ofrohet kursi për kompjuter për fëmijët, si dhe mësimi i gjuhës angleze.

Të strehuarat merren edhe me punime dore të një cilësie të lartë, që shiten shtrenjtë dhe të ardhurat i kalojnë vetë grave. Ishte e vështirë të përballoje emocionet teksa përqafohesh me këto gra e vajza, që për shkak të dhunës, janë detyruar të largohen nga familjet. Akoma më prekës kur sheh fëmijët e tyre, teksa rriten të sigurtë këtu deri në gjetjen e një mundësie të përhershme.

Në shtëpinë-muze të familjes Çerkezi, dëshmi e gjallë e krimeve serbe

Vizita tek shtëpia-muze e familjes Çerkezi ishte tronditëse. Aty ishin mbledhur anëtare të shoqatës "Thirrjet e nënave" dhe s'ke se si të mos tronditesh nga rrëfimet e zonjës së shtëpisë Ferdonies, e mbetur e vetme pas marrjes së burrit dhe 5 djemve nga ana e ushtarakëve serbë. Por jo vetëm Çerkezi. Të ngjashme janë ngjarjet e përjetuara nga familjaret Kumnova, Dana, Bicurri, Tafarshiku, Sharani... Këto rrëfenja, janë dëshmi e gjallë e krimeve të ushtarakëve serbë në Gjakovë gjatë luftës.

Në këtë shtëpi që tashmë mban emrin Muze, kanë qenë Halim Çerkezi me katër djemtë, Artani me nusen Artën, Armendi me nusen Mirandën, Ardiani, Edmondi dhe bashkëshortja e Halimit, nëna e djemve Ferdane Çerkezi. Ishin gjithashtu edhe shumë të afërm të tjerë, të strehuar nga frika e bastisjes së shtëpive prej forcave serbe. Me lot në sy dhe dorën në zemër, nënat rrëfejnë ngjarjet e dhimbshme kur ia kanë marrë djemtë nga duart, që të gjithë civilë të pafajshëm e të pambrojtur.

"Së paku të gjejmë eshtrat e djemve, të afërmve", apelon kryetarja e shoqatës Nesrete Kumnova, e cila s'ka lënë derë të intitucioneve vendore dhe ndërkombëtare pa trokitur, vetëm e vetëm që të zbardhet fati edhe i shqiptarit të fundit të zhdukur. Nëna Nesrete ka të humbur djalin e vetëm dhe ende nuk e ka gjetur, dhe teksa delegacioni i Fondacionit largohet, thotë: "I thoni kryeministrit Edi Rama, që kur të takojë kryeministrin serb, të mos harrojë djemtë tanë".

Në Çarshinë e Vjetër, më e gjata në Ballkan

Bashkëbisedimi që pasoi me aktorët gjakovarë, ndryshuar gjendjen e rënduar shpirtërore të grave, por edhe pasoi një brengë tjetër, atë të shpërfilljes së artistëve. Pasi rrëfejnë sukseset që kanë arritur gjatë dekadave, akorët e Teatrit të Gjakovës, më i famshmi në të gjithë Kosovën, ngrejnë shqetësimin se shumë aktorë vite më parë janë larguar nga puna, duke u lënë jashtë dyerve të mbyllura. Aktori Jahja Shehu shprehu besimin tek kryetarja e Komunës se do t'i rikthejë në skenë, duke gjetur kështu një zgjidhje për këtë grup artistësh që dikur kanë mbajtur gjallë jetën skenike jo vetëm gjakovare por të një shqiptarie të tërë.

Së bashku ecën nëpër Çarshinë e vjetër, me një gjatësi 1 km, sipas historianëve më e gjata në Ballkan, e cila u dogj tërësisht nga serbët që natën e parë të bombardimeve të Natos, më 27 maj të vitit 1999, por u ndërtua menjëherë pas luftës. Tani përgjatë rrugës së saj, me qindra qytetarë, sidomos të rinj, pijnë kafe dhe i gëzohen rrezeve të diellit. Flasin dhe qeshin. Me zë të lartë, dikush thërret: "Uaaa, Tefta Radi e lajmeve! Shikoni Irini Qirjakon! Këndoje njëherë këngën për Çerçizin! Dhe kështu, delegacioni i Fondacionit vazhdon të ecë dhe të marrë buzëqeshje e përshëndetje plot respekt duke ecur nëpër kalldrëmin e rrugës së lashtë. Natyrshëm ia nis kënga që më pas do të shoqërohej prej të gjithëve.

Ecja në këmbë deri në Muzeun Etnografik, ishte mëse interesante, pasi kaluam nëpër zemrën e qytetit. Në Muze, të ftuarat e priste drejtoresha Donika Efendia, arkitekte, e cila tregon për të dhënat etnologjike dhe folklorike të popullatës vendase. Muzeu ishte një ndërtesë karakteristike, me dhoma dhe korridore, me çardak dhe oborr, një ambient tipik gjakovar. Gjithçka e ndërtuar me kujdes nga brezat e paraardhësve dhe e ruajtur me xhelozi nga të rinjtë pasardhës. Tradita dhe qytetërimi i një qyteti si Gjakova, shkrihen në një në këtë Muze. Pas tre ditë qëndrimi në Gjakovë, vizita e lamtumirës ka qënë gjimnazi "Hajdar Dushi", një shkollë elitë në të gjithë Kosovën. Mikpritja nga drejtori Bedri Cahani dhe stafi i arsimtarëve ishte në kulminacion. Emrat e artisteve dhe veprimtareve shqiptare të cilat i njihnin nëpërmjet ekranit të televizionit, tani nxënës dhe mësimdhënës i kishin përballë dhe mund t'i takonin së afërmi.

Ishte një ëndërr e Ambasadores së Kombit Nermin Vlora Falaschi të vizitonte Kosovën e Pavarur por për fat të keq nuk mundi, sepse sëmundja e largoi dhjetë vjet më parë nga kjo jetë. Ëndrrën e saj e bëri realitet Fondacioni që mban emrin e saj, që përcolli tek gruaja kosovare amanetet e Nermin Vlorës për afirmimin e gruas së shquar e cila është zë e të gjitha femrave të tjera.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MANIFESTIMI TRADICIONAL'ORA E MALEVE' –ROZHAJË, 20SHTATOR 2014 (09.24.2014)
NJË LIBËR ORIGJINAL I CILI FLET PËR KONTRIBUTIN E MËRGATËS SONË NË GJERMANINga AGIM GASHI (09.24.2014)
BESA IMAMI - YLL I PASHUAR I SKENËS SHQIPTARENga Prof MURAT GECAJ (09.23.2014)
SHQIPTARJA EGZONITA ALA SHPALLET 'MISS GJERMANIA 2014'Vendin e dytë në garë e merr shqiptarja tjetër, FJOLLZA AVDIU (09.23.2014)
200 VJETORI I HIMNIT AMERIKAN (09.23.2014)
MEDALJE TË ARTË FAMILJES LLADROVCI PËR KONTRIBUT NË ÇLIRIMIN E KROACISË (09.22.2014)
KORRIDORI JUGOR I GAZIT DHE FAKTORËT E RREZIKUTNga PETRIT HALITI (09.22.2014)
MBRËMJE E SUKSESSHME, TAKIM MBRESËLËNËS I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË (Sh.Sh.Sh.A) (09.22.2014)
HAKI LATIFI, Kryetari i LDK Zvicër - LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË KOLONEL AHMET KRASNIQIT! -Në kujtim të 16 vjetorit të vrasjes tinzare të ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi (09.22.2014)
NA ËSHTË BËRË NJË MOZAIK I KEQ I SKENËS SONË POLITIKEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]