E Premte, 04.26.2024, 09:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

2009: Bashkësia ndërkombëtare, humbësi më i madh

Nga Ahto Lobjakas


E Premte, 01.01.2010, 10:38am (GMT+1)

 

Viti 2009 ishte më i papërshtatshmi për rendin liberal botëror. Vizionet e botës, ku do të sundonte ligji, te mishëruara në idealizmin e SHBA-ve dhe konceptin e BE-së për ligje universale, sikur po zbrapsen.


Me afrimin e fundit të dekadës, pasiguria iu kthye botës në mënyrë hakmarrëse.

Depresioni ekonomik dhe pasiguria politike bënë një koktej të rrezikshëm, paralajmëroi historiani britanik, Toni Xhud, në një ligjëratë, në tetor, në Universitetin e Nju Jorkut.

Xhud i përkujtoi fjalët e ekonomistit Mejnard Kejns, i cili e studioi "fuqinë gërryese" të efekteve të kombinimit të pasigurisë politike dhe ekonomike në botën liberale.

Duket qartë se optimizmi që e shoqëroi përfundimin e Luftës së Ftohtë, është zbehur. Një rend i drejtë universal global nuk arriti ta zëvendësojë ndarjen e botës në blloqe kundërthënëse. Pretenduesit më të mëdhej të këtyre roleve, SHBA dhe BE, dështuan ta bëjnë punën e vet.

Idealet që ato i promovojnë, tashmë kanë filluar të margjinalizohen dhe dukshëm po kontestohen nga rivalët, prej Rusisë, Kinës e deri në Iran.

Në fillim, strategjia e transformimit vullnetar të BE-së dukej premtuese. Pas miratimit të Traktatit të Lisbonës, optimizmi sikur u shtua.

 

Komisionarja në largim, Benita Ferrero-Valdner, i tha Radios Evropa e Lirë se blloku tash ka mundësi "të mëdha".

"Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë hov të madh, hov të domosdoshëm. Bindja ime e fortë është se, nëse Evropa dëshiron të ngritet në këmbë dhe të bashkëpunojë ngushtë me aktorët tjerë në botë, ajo duhet të jetë shumë më e fortë, por edhe të shihet si më e fortë", tha Ferrero-Valdner.

Në një fjalim që e mbajti në Bruksel në dhjetor, Karl Bild, ministri i Jashtëm i Suedisë, tha se ka "kërkesa për zë më të fuqishëm të BE-së" në botë, sidomos nga radhët e fuqive të reja të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine.

Kryediplomati i BE-së, Havier Solana, i cili pas 10 vjetësh do ta lëshojë këtë detyrë, i tha shtypit belg se BE-ja "është një embrion, model se si vendet duhet ta ndajnë sovranitetin në një botë, ku sovraniteti duhet të ndahet, në një botë që do të përbëhet nga shumë blloqe".

Por, Bashkimi Evropian dështoi t'i përdorë në praktikë instrumentet që i disponon.

Antonio Misiroli, drejtor i studimeve në Qendrën për Politikë Evropiane në Bruksel, i tha Radios Evropa e Lirë se BE-ja ka potencial që të marrë rol më të madh në shkallë globale, por nuk do të ketë sukses, përderisa vendet anëtare nuk vendosin që t'i lënë mënjanë interesat individuale dhe t'i bashkojnë fuqitë.

"Do të thosha se ka potencial që kjo të ndodhë, por nuk ka garanci. Kjo do të varet shumë nga marrëveshjet që do të bëhen në muajt e ardhshëm, mbi politikën dhe gatishmërinë e vendeve anëtare që të luajnë në këtë drejtim", tha Misiroli.

 

Sfidat e Evropës paraqiten edhe në aspektin e sigurisë.

Nëse Evropa "nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë krah për krah ushtarakisht me amerikanët në Afganistan, kur administrata aktuale në Uashington e përkrah multilateralizmin, të cilin ne e kërkonim, atëherë do të jemi në rrezik të madh", paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Daniel Korski, analist nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme në Londër, tha se fati i misionit në Afganistan nuk do të jetë vetvetiu përcaktues për të ardhmen e NATO-s, por aleanca mund të ndryshojë përfundimisht në mënyra katastrofike.

"Çështja është se ajo do të vazhdojë të ekzistojë dhe të operojë, por elementi koheziv, bindja se aleanca është një organizatë e aftë operacionale, ndryshe nga BE-ja, ndryshe nga OKB-ja dhe ndryshe nga çdo aleancë tjetër, do të gërryhet", tha Korski.

Sipas tij, ato që do të vihen në pikëpyetje, janë rolet tjera të NATO-s, si forum i debatit politik dhe garantues i sigurisë në Ballkan, pa përmendur këtu përkushtimin në Artikullin 5 "në rast se rusët do ta provokonin".

Pra, në lojë është kredibiliteti i aftësisë së BE-së për ta projektuar politikën e jashtme dhe sigurinë e vet afatgjate.

Por, rreziku shkon edhe më larg. Shtetet e Bashkuara janë përfundimisht i vetmi vend që mund t'i shtyjë përpara vlerat perëndimore.

Korski tha se një SHBA izolacioniste dhe e zhgënjyer, do t'i kontribuonte edhe më shumë pasigurisë dhe paparashikueshmërisë në botë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNIVERS POETIK ME FRYMËMARRJE  EUROPIANE DHE BOTËRORENga HAMIT ALIAJ (12.26.2009)
NË MBROJTJE TË AMERIKËSNga ROGER COHEN, New York Times (12.24.2009)
Tajger Uds, Njeriu i VititNga FRANK RICH, New York Times (12.21.2009)
Ish deputetit socialist Lekë Çukaj aksidenti i dytë ia mori jetën (12.20.2009)
DOSJA SELMAN RIZA. DEL ARKIVI I SIGURIMIT KUNDËR GJUHËTARIT (12.20.2009)
Xhafer Deva dhe plani ushtarak i Uashingtonit për KosovënNga SEJDI PEKA (12.19.2009)
Dita e parë e Berluskonit në shtëpi (12.18.2009)
"The Daily Telegraph": Do ta fitojmë luftën kundër kanceritNga Prof. KAROL SIKORA, drejtor mjekësor i "CancerPartnersUk" dhe dekan i Universitetit të Mjekësisë në Buckingham (12.18.2009)
TREGIMI: UNË ITALIANI I ZI DHE JETA IME ME PENGESANga PAP KHOUMA (12.16.2009)
Kamkwanda dhe mulliri i erës në Malawi (12.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]