E Premte, 04.26.2024, 06:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kamkwanda dhe mulliri i erës në Malawi
E Martë, 12.15.2009, 08:53pm (GMT+1)

 

Ka shumë që besojnë se nëse dhe kur të dilet me një deklaratë përfundimtare nga konferenca për ndryshimin e klimës, ajo do të jetë krejtësisht joadekuate.

 

Vendet afrikane dhe ato në zhvillim pezulluan bashkëpunimin përkohësisht të hënën - duke deklaruar se shqetësimet e tyre po anashkaloheshin.

 

Por janë bërë dhe njoftime për politika të reja të rëndësishme.

 

Vendet e industrializuara do të shpenzojnë 350 milionë dollarë për të promovuar teknologjitë e ripërtëritshme të energjisë në vendet në zhvillim.

 

BBC vizitoi një të ri në Malawi, i cili, pak a shumë, e ka bërë një gjë të tillë i vetëm, pothuajse pa asnjë ndihmë, për të mësuar mendimin e tij për këtë njoftim.

 

William Kamkwanba është nga Malawi dhe iu desh që të braktiste shkollën që kur ishte 14 vjeç, pasi familja e tij nuk kishte para për t'i paguar studimet. Por ai i tha BBC-së se ambicjet e tij nuk përfunduan këtu.

 

Kamkwanba: Me qëllim që të vazhdoja studimet, vendosa të shkoja në bibliotekë, për të lexuar. Isha i interesuar për librat shkencorë, por anglishtja ime nuk ishte dhe aq e mirë dhe përdorja foto dhe diagrama për të marrë kuptimin.

 

Pasi kisha ca kohë që shkoja në bibliotekë gjeta një libër, në kopertinën e të cilit ishte fotografia e një mulliri ere. Në brednësi të librit thuhej se mulliri mund të prodhojë energji elektrike.

 

Automatikisht, thashë me mendje se do të ishte shumë e rëndësishme nëse do të arrija ta bëja një gjë të tillë.

 

BBC: Po është një rrugë e gjatë nga shikimi i fotografisë së mullirit tek ndërtimi i mullirit. Ku i gjetët paratë? Si e ndërtuat?

Kamkwanba: Unë s'kisha para për të blerë materiale për ta ndërtuar mullirin e erës, kështu që shkova në një varreze makinash. Një nga gjërat që gjeta atje ishte motori i një traktori. Aty gjeta dhe gjëra të tjera që i përdora për mullirin tim të erës.

Por teksa unë bëja gjithë këtë, shumë bashkëfshatarë të mitë qeshnin me mua, thoshin se po çmendesha. Për ta kjo gjë ishte shumë e çuditshme sepse nuk e kishin idenë se çfarë ishte mulliri i erës.

Unë u përpoqa t'ua shpjegoja se çfarë doja të bëja, se pse shkoja në varrezën e makinave të grumbulloia materialet, por ata këmbëngulnin se një njeri normal nuk e bënte një gjë të tillë.

 

BBC: Pra s'patët mblështeje, vetëm përqeshje. Po pasi e mbaruat mullirin çfarë ju thanë të njohurit?

Kamkwanba: Atëherë filluan të vinin të më pyesnin se çfarë do të bëjë ky mulli. Unë u sqaroja se ai mund të prodhoja energji elektrike dhe ata pyesnin nëse mund të karikonin telefonat e tyre celularë.

Po, ishte përgjigja ime. Dhe kur celulari fillonte të karikohej, unë u thosha e shihni, po mbushet. Hiqeni tani. Por ata ishin prap skeptikë dhe thoshin do të më besonin vetëm kur bateria të mbushej plot. Dhe në shumicën e rasteve unë i lija që ta karikonin plotësisht telefonin.

 

BBC: Mulliri ka ndryshuar njëfarësoj jetën e fshatit- po kur ska erë, ska energji...

Kamkwanba: Unë bëra një diçka tjetër. Një kushëriri im më dha një bateri makine. Kur ka erë, bateria karikohet, kur nuk ka erë, arrij që ta ruaj energjinë në baterinë e makinës.

 

BBC: Gjithë këto i bëtë me shumë pak ndihmë. Çfarë mendoni ju për këtë shumë të madhe parash, 350 milionë dollarë që janë dhënë për energjitë e pastra gjatë gjatë pesë vjetëve të ardhshme? Cfarë mendoni se do të thotë kjo shumë parash për ata që mund të duan të bëjnë atë që bëtë ju?

Kamkwanba: Mendoj se një shumë e tillë parash mund të ndihmojë shumë njerëz që janë të interesuar për energjinë e pastër, sepse për një mulli si ky imi, nuk duhen shumë para.

Por në të njëtën kohë, me një gjë të tillë mund t'u ufrosh energji elektrike banorëve që nuk kanë në zonat rurale dhe në fshatrat e varfëra në disa vende.

 

BBC: Po ju çfarë planifikoni për të ardhmen?

Kamkwanba: Po përpiqem të ndihmoj për të gjetur një mënyrë për të sjellë energji elektrike me kosto të ulët në zonat rurale të Malawit e në pjesë të tjera të Afrikës. Ky është plani im.

Gjëja tjetër që po pëepiqem të bëj tani është t'u mësoj të paktën 10 a 15 të rinjve nga zona të ndryshme që ta ndërtojnë vetë një mulli ere për të siguruar energji elektrike për vete. (http://www.bbc.co.uk)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Observer": Edhe zezak, edhe italian? (12.15.2009)
PËRPLASJA PËR KORFUZIN NË VITIN 1923Nga SAIMIR LOLJA (12.12.2009)
"Ne ishim fëmijët e monstrave"Nga EDWARD CODY, Washington Post (12.10.2009)
Alpioni: Kush e tradhtoi Nënë Terezën? -Feja dhe Mosbesimi në Postmodernizëm (12.09.2009)
James F. Brown, Shefi i Radios Evropa e Lirë vdiq në moshën 81 vjeçareNga DENNIS HEVESI (12.07.2009)
Sarah Palin në barkun e bishave (12.06.2009)
I KUJT ËSHTË SARI TANI?Nga MAUREEN DOWD, New York Times (12.04.2009)
Majkëll Bolton: këndoj dashurinë vrasëse me Lady Gaga (12.03.2009)
Roman Polanski del nga burgu të premten (12.02.2009)
Chelsea Clinton është fejuar (11.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]