E Hënë, 04.29.2024, 08:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MIRANDA VICKERS - FUNDI I KOMUNISTIT TË FUNDIT (Intervistë)

E Martë, 10.28.2014, 09:01am (GMT+1)


Historiania e njohur angleze, njëherësh një nga ekspertet më të mira të çështjes shqiptare, Miranda Vickers, ka qenë vazhdimisht e pranishme në gazetën "˜DITA' gjatë dy viteve të fundit me opinionet e saj. Ajo ka dhënë intervista sa herë që ne i kemi kërkuar të prononcohet për probleme të ndryshme të aktualitetit politik, por edhe për tema të kaluara nga historia e Shqipërisë. Në këtë intervistë ekskluzive për "˜DITA', kësaj radhe Vickers bën vlerësimet për punën e qeverisë Rama në vitin e parë të punës së saj, sidomos në politikën e jashtme. Për çfarë e vlerëson pozitivisht politikën e Ramës në krahasim me paraardhësin e tij Berisha? Ndonëse duket se futbolli dhe sporti janë ndër gjërat e fundit që i interesojnë, Vickers ka ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet që rrodhën nga ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri. Pse ajo ndeshje u bë shkak i shpërthimit të nacionalizmit serb dhe pse ajo mendon se tifozët serbë ishin të vendosur për të shkaktuar ato incidente që shkaktuan. Si e shikon ajo vizitën e Ramës në Beograd së afërmi dhe perspektivën e vendeve të Ballkanit. Pse mendon ajo se "Berisha është një kalë i ngordhur"...

Zonja Vickers, dua të bëj një bashkëbisedim të hapur dhe të sinqertë me ju si një njohëse shumë e mirë e zhvillimeve ballkanike dhe shqiptare. Ju kini vizituar Shqipërinë dhe Ballkanin ditët e fundit, por unë jam i interesuar për zhvillimet shqiptare. Prej pak më shumë se një viti Shqipëria qeveriset nga një koalicion i majtë. Si e shihni politikën e jashtme që po ndjek qeveria Rama?

Unë e shoh politikën e jashtme që po ndjek Kryeministri Rama si shumë pozitive dhe pro-aktive. Ai ka udhëtuar jashtë vendit në Turqi, në Kinë dhe vende të tjera, duke paraqitur një fytyrë të re të Shqipërisë, të çliruar nga kufizimet e ngushta nacionaliste, të administratës së mëparshme të Sali Berishës. Rama ka thënë se ai synon të ketë "zero probleme me fqinjët e gjithë Shqipërisë". Natyrisht, anëtarësimi eventual në BE është objektivi kryesor i politikës së jashtme, por Rama është realist dhe ai e di se kjo nuk ka gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt. Prandaj ai është përqendruar në inkurajimin e marrëdhënieve të forta dypalëshe ekonomike dhe politike me vendet që kufizohen me Shqipërinë dhe gjithashtu me ato të tilla si Turqia dhe Kina, të cilat premtojnë investime më të mëdha në Shqipëri. Për shembull, qeveria e Ramës është duke u përpjekur për të zvogëluar nivelin e burokracisë për të inkurajuar bizneset e huaja në Shqipëri. Vizita e planifikuar për në Beograd (për fat të keq, tani e shtyrë) ka për qëllim vazhdimin e procesit të pajtimit me Serbinë dhe përmirësimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në rajon. Këto janë të gjitha lëvizje pozitive të cilat ndihmojnë për të portretizuar Shqipërinë si një vend që dëshiron të marrë pjesë në mënyrë aktive në skenën ndërkombëtare.

Në cilat aspekte mendoni ju se mund të punohet më mirë për një përfaqësim sa më dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?

Gjatë administratave të mëparshme të Sali Berishës, Shqipëria dëshmoi anarki, trazira civile, ndërkohë që vazhdonte konfrontimi politik me një qeveri të dobët dhe një politikë e jashtme negative. Si rezultat, Shqipëria kishte pak respekt nga bota e jashtme, e cila e shikonte Shqipërinë si një vend rebel krejt të veçantë dhe të paparashikueshëm. Detyra e vështirë e qeverisë Rama është që të fitojë respektin nga komuniteti ndërkombëtar duke u sjellë si një element i përgjegjshëm dhe i pjekur në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme. Deri tani, qasja e Ramës është shumë pozitive. Ai ka mundur të sinjalizojë një ndryshim të qartë në politikën shqiptare larg dialogut të ngushtë, nacionalist dhe konfrontues, duke çelur një rrugë për Shqipërinë që ajo të fillojë të luajnë një rol pozitiv në arenën ndërkombëtare.


Në "DITA", ne kemi publikuar skandalet e ish-qeverisë Berisha, si dhe të Berishës tashmë në opozitë. Por një mik i imi nga Shtetet e Bashkuara tani së fundmi më ka shkruar: "Mos harxhoni aq shumë kohë, duke sulmuar një kalë të ngordhur". A mendoni dhe ju Miranda, se Berisha është vërtet "një kalë i ngordhur"?

Po, unë besoj se Berisha është me të vërtetë një "kalë i ngordhur". Ne kemi një thënie në Angli se "çdo qen ka ditën e tij", në kuptimin që gjithkujt i ofrohet një shans në jetë. Dhe Berisha sigurisht që kishte shumë ditë, për fat të keq, për të riparuar dëmet që ka bërë. Por këtë rast shprehja mund të përshtatet, "çdo kalë ka ditën e tij", për të ngordhur, natyrisht. Unë pajtohem me mikun tuaj që ju nuk duhet të humbisni asnjë fjalë të shkruar ndaj një personi i cili i ka shkaktuar aq shumë dëme Shqipërisë në të kaluarën, ndërsa sot përfaqëson vetëm strehën e fundit të mentalitetit të vjetër komunist shqiptar. Nëse opinioni mbetet duke shkruar e komentuar në lidhje me Berishën, kjo i jep atij municion dhe e bën atë të duket të jetë shumë më i rëndësishëm seç ai është në të vërtetë në Shqipërinë e sotme. Sigurisht, ai ende mund të shkaktojë probleme dhe të pengojë zhvillimin demokratik të Shqipërisë, por duke hequr dorë nga publikimi i emrit të tij, thëngjijtë e zjarrit të tij do të veniten dhe do të shuhen gradualisht.

Një ndeshje futbolli Serbi-Shqipëri, të cilën në mos e keni parë, keni dëgjuar për jehonën e saj, ka krijuar kohët e fundit një situatë të tensionuar në mes të dy vendeve. A ju duket normale që në një stadium mbi 30 mijë njerëz të thërrasin në kor "˜vdekje shqiptarëve'?

Unë mendoj se kjo ishte e pashmangshme si një formë e konfrontimit në këtë ndeshje futbolli, për shkak se ka patur shumë pak situata ku serbët dhe shqiptarët të takohen në nivel kombëtar. Prandaj ishte një shans i artë për tifozët ekstremë nacionalistë serbë që të ishin në gjendje të fyenin publikisht shqiptarët me shumën maksimale të publicitetit. Pavarësisht nëse ka pasur incident "flamuri" apo jo, unë mendoj se disa tifozë serbë ishin të vendosur për të shkaktuar probleme. Disa prej këtyre tifozëve serbë janë huliganët famëkëqinj që sillen keq, kudo që shkojnë të shikojnë futboll. Por ne duhet të kuptojmë se ata nuk përfaqësojnë shumicën e popullit serb, të cilët, ashtu si shqiptarët, duan ndershmërisht të shkëputen nga e kaluara dhe të përqendrohen mbi aspiratën për t'u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe qytetarë të vlefshëm evropianë.

Ka nga ata që mendojnë se Serbia dhe Shqipëria janë njësoj përgjegjës për dhunën në këtë ndeshje. Ju jeni dakord me këtë?

Në këtë rast të veçantë, tifozët serbë ishin padyshim përgjegjës për dhunën, sepse me sa kam marrë vesh nuk ka pasur tifozë shqiptarë të pranishëm në këtë ndeshje. Kushdo që ngriti atë mjet fluturues dhe valëviti një flamur, provokoi situatën. Megjithatë, autoritetet e futbollit serbe duhet të kishin kontrolluar tifozët serbë para ndeshjes për të parandaluar huliganët ngatërrestarë nga pjesëmarrja në ndeshje. Kjo është ajo që ne bëjmë në Angli për të bërë të sigurt që huliganët e njohur si të dhunshëm ndalohen nga pjesëmarrja në ndeshjet, sidomos në ato kundër ekipeve të huaja.

Zonja Vickers, si një eksperte e njohur e çështjeve shqiptare dhe të Ballkanit, mendoni si kjo situatë do të ndikojë në të ardhmen demokratike e Ballkanit?

Ndeshja e futbollit ka shkaktuar zemërim të qartë dhe pakënaqësi si në mesin e serbëve ashtu dhe ndër shqiptarët, por unë besoj se udhëheqjet shqiptare dhe serbe e dinë fare mirë se këto probleme priteshin në një ndeshje midis dy kombeve me probleme të tilla historike mes tyre. Por Kryeministri Rama është një realist largpamës dhe është i angazhuar për t'u lënë sa më pak hapësirë problemeve të tilla me sfond nacionalist dhe duke u përqëndruar në vend të kësaj në qëllimin e arritjes së anëtarësimit përfundimtar të Shqipërisë në BE. Mbetet për të shpresuar që edhe autoritetet serbe të kenë gjithashtu të njëjtin qëndrim të pjekur për të refuzuar një agjendë nacionaliste kaq të hapur.

Kryeministri Rama ka njoftuar një vizitë në Beograd pas disa ditësh. Mendoni se një vizitë e tillë është e mundur të bëhet në këto kushte?

Vizita e planifikuar e Ramës në Beograd, është shtyrë dhe kjo është gjë e mirë. Është më mirë për të që të davaritet pluhuri i ngritur nga një incident futbollistik ditët e fundit, në mënyrë që kur vizita të bëhet në një datë të mëvonshme, ajo nuk do të eklipsohet dot nga incidenti i futbollit, i cili në kontekstin më të gjerë të marrëdhënieve serbo-shqiptare, është një ngjarje kalimtare.

Intervistoi: XHEVDET SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTO E DITËS - BËN SHQIPONJËN EDHE MIKE TYSON! (10.28.2014)
FOTO E RRALLË E HASAN PRISHTINËS ME BASHKËSHORTEN (10.27.2014)
TAULANT XHAKA, LORIK CANA, BEKIM BALAJ E ANDI LILA SHPALLEN 'KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR' (10.27.2014)
19 TIFOZË TURQ TË ARRESTUAR PËRPARA LOJËS NË BEOGRAD (10.27.2014)
BLICK-u ZVICERAN PYET -  “IVANI I TMERRSHËM” ËSHTË KTHYER! SI HYRI KY HULIGAN NË STADIUM ? A I KA ARRESTUAR POLICIA HULIGANËT? (10.27.2014)
PO VETË SERBËT ÇFARË THONË PËR... SERBËT (Tri intervista nga Beogradi)Nga BEN ANDONI, Java (10.26.2014)
NËNA E ANDI LILËS - TMERRI NË STADIUMIN E BEOGRADIT (Intervistë) (10.26.2014)
KUR AKTET TERRORISTE SERBE SHPËRBLEHEN NGA MISHEL PLATINIVështrim nga SKËNDER MULLIQI (10.26.2014)
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian (10.25.2014)
NJË ZHVENDOSJE 'DEMOKRATIKE' E QYTETIT SUEDEZ KIRUNANga SOKOL DEMAKU (10.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]