Malësinë e Gollakut,
për nga peizazhet, malet, thyerjet , lartësitë e pyjeve dhe
regjioni hynë në rangun e
bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të
pafavorshme për të jetuar atje,
braktisja e banorëve e ka bërë të
veten nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar pas furtunave
dhe përndjekjeve të
vazhdueshme nga pushtuesit sllav
në shekujt e fundit. Ajo anë ,
fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtet
e ma vonshme , po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut krahinë kjo që shtrihet në pjesën
verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e
Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto
komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja
.
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi
këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si bidon i gjallë , në
mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që
pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popull ma
bujar , me një popullatë ma besnike
e sinqertë dhe trime. Armiqtë
përmes të cilave synonin grabitjen e tokave shqiptare , plaçkitjet dhe masakrat
e përgjakshme mbi këtë popullatë të pafajshme dhe të pambrojtur gjithë herë
kanë pësuar humbje! Malësorët e Gollakut
, qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm
të pa parë në histori , por kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie
legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për
ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve
, plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut
shqiptarë!
Një emër qe s'do të
harrohet kurrë në historinë e
Kombit është edhe Ismet Asllani
nga Prapashtica!
Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë
vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë , instrumentistë popullor,
por edhe trima dhe heronj që lanë gjurmët dhe vlerat
e veta gjatë historisë. Këto
figura historike do të jenë një thesar i
çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi.
Një emër qe s'do të harrohet kurrë në historinë e Kombit
është edhe Ismet Asllani nga Prapashtica, fshat që la gjurmë për
rezistencë në te gjitha luftërat.
Gjiri familjar që lindi Ismet Asllanin
ishte një familje me tradita dhe me një histori të veçante . Një familje
e njohur me shekuj në rezistence
dhe heroizëm të pa shoqe .Në luftën
1999 po ashtu dha Ismetin dhe dy vëllezërit
e tij . Kjo familje ishte
përherë në krah liridashëse dhe në shërbimin e saj që
nga përndjekjet e shqiptarëve nga Sanxhaku , Nishi dhe Toplica.
ISMET ASLLANI
-Ky fshat dhe kjo familje
priti një numër të madh të asaj kohe,
shqiptarët që lëshuan trojet e
veta me dhunë e zjarre nga qindra
fshatra deri të Nishi , Novipazari Leskovci po thuajse, një krahinë me sipërfaqe sa Kosova qe është sot.
Ismet Asllani lindi në vitin ma famëkeq të zullumit
nga kryqetniku Aleksander Rankoviq në
aksionin famëkeq të grumbullimit të armëve në popullatën shqiptare. Lindi në vitin 18.08.1955 nga babai Haziri
dhe nëna Eminja. Dëshmori Ismeti gjatë luftës u njihte si Ismet Asllani
-Prapashtica. -Familja Asllani ishte
brez pas brezi autokton në tokat
e veta në Prapashticë. Fshati
Prapashticë , pas luftës u zvogëluar shumë me popullatë i cili deri vone pati mbi 160 shtëpi. Fshati ishte
në shënjestrën e Serbisë gjithmonë.
Si shkas ishte , se Prapashtica përkufizohet me Serbinë në kufirin aktual dhe shpesh janë zhvilluar luftëra të ashpra në këto rajone
, po edhe në Prapashticë.
Në këtë fshat
masakrat serbe në vitin 1921 ,
për 24 orë preu vrau dhe masakroj
mbi 1020 burra gra e fëmijë , nga
familja Asllani mbijetuan vetëm tre
fëmijë dhe u kolonizuar fshati me serb!!!
Kjo familje
dha 4
martirë nga viti 1910 deri në 1912. Familje Asllani
bëri si bazë
ushtarake shtëpinë e vet "komitë" në krye
me Tahir Ukën. -Ky fshat mbahet
mend me masakrën serbe, që
beri në vitin 1921 nga e cila për 24 orë preu vrau dhe maskoj mbi 1020
burra gra e fëmije . Një numër të madh i lidhën dhe i ngujuan nëpër shtëpitë dhe stalla të bagëtive duk iu
vënë zjarrin për së gjalli .
-Duke e pa se
fshati u zhduk pothuajse i tëri për
ta vrarë për së dyti herë, këtë fshat ,
Serbia solli mbi 60
familje serbo-malazeze në tokat e fshatit Prapashticë. Në tokat e atyre qe i masakruan. Fshati edhe se u
vra i tëri prapë rezistoj me krenari
dhe me 1952 u vra nga shqiptarët kryeplaku i serbëve në këtë fshat . Me këtë rast serbët
filluan dhe ikën nga kishin ardhur.
Varri i dëshmorit të kombit Ismet Asllani -Prapashtica,
në fshatin Prapashticë buzë fushës së Florit që u zhvilluan shumë beteja kundër armikut. Ky
varr u vendos pran të pareve
të tyre që u masakruan në vitin
1921 nga dora gjakatare serbe.
Pamje e publikut nga rivarrosja me 1 korrik 1999, në
fshatin Prapashticë i bartur nga oborri
i xhaxhait të Ismetiti në Prishtinë , qe
ishte varrosur ma herët .
Ismet Asllani- PRAPASHTICA për "Shkollë Arsim dhe Dije
nëKosovë" , ndau bursa për qindra studentë shqiptarë për t'i
shkolluar në universitetet perëndimore. me kuadro dhe profile që i mungonin
Kosovës!Me rastin e uzurpimit të
shkollave nga pushteti serbian shtëpina
e tij në qendër të Pishinës u
shndërrua në shërbimin e Universitet
për studentët e Fak. të Mjekësisë!!!
-Ismet Asllani- PRAPASHTICA, radhitet ndër njerëzit e mëdhenj që lanë
gjurmë në rrugën e Lirisë. Në vitet e ' 80 kur Kosova po përballej me robërinë
e tmerrshme të regjimit totalitar serb, dhe pothuajse gjithë punëtorët shqiptar
regjimi i kishte përzënë nga pune. Koha nxori në pah një personalitet të shquar
të kombit. Koha me padrejtësitë që po vazhdojnë
kundër Kosovës e zbuloj një figurë djaloshare
shumëdimensionale .
Pamje e Ismet Asllanit në përgatitjen e logjistikës
për luftë dhe një foto pran oxhakut të kësaj familje me
traditë, që oxhaku i tyre nxori shumë
burra brez pas brezi .
Ismet Asllani si atdhetar afaristin,
veprimtar, idealist, strateg dhe
humanitar e nxori koha të rritur e edukuar në frymën atdhetare që t'i del zot atdheut. Ismeti ishte shqiptar që i përkushtoj rendësi punës shumë me gjithë familje. Me mund
e djersë themeloi biznesin e tij ekonomik duke hapur mullirin Prapashtica , qe
ishte një mulli ma me zë për ndihma dhe
humanizëm për të varfrit por edhe per ushtrine dhe popullin tonë. Ai ishte ndër
afaristet më të mëdhenj të Kosovës dhe si njëri me një
inspirim për dije,
shkollë dhe kulturë. Në rrethanat që po kalonte Kosova e uzurpuar nga aparatura serbe, shkollat dhe
universitetet e saj u mbyllen. Në këtë
kohë , ai mori përsipër "Misionin humanitar"
"Shkollë Arsim dhe Dije për
Kosovën" .Fillimisht si pronar i "Mullirit Prapashtica" me
financat e tij ndau bursa për qindra studentë shqiptarë nga Kosova për t'i
shkolluar në universitetet perëndimore. Synimi i tij ishte që të
shkollohen kuadro me profile që
mungonin në Kosovë. Uzurpimi i shkollave nga pushteti
serbian shtëpinë e tij në qendër të Pishinës u
shndërrua në shërbimin e Universitet
për studentët e Fak. të Mjekësisë, në të cilën ligjëronin profesorët e asaj
kohe. Si afarist dhe patriot i devotshëm,
po ashtu me vite mbajti me financa shumë familje të minatorëve shqiptar të Trepçës
dhe të Kishnicës për të mos ju nënshtruar ekonomikisht Serbisë. Kontribut të
çmuar Ismeti dha edhe në stimulimin dhe financimin e shumë artisteve e
sportistëve , dhe njerëzve të kulturës që të mbanin gjallë shpirtin dhe kulturën e Kombit tonë .
E tërë familja në frontin e luftës kundër Serbisë sakrifikoj kapitalin
,Ismeti kishte model Hasan Prishtinën
për atdhe!
Me fillimin e luftës në Kosove mori doli në shesh humanizmi i tij si furnizues i
miellit dhe të mirave materiale e financiare në të gjithë Kosovën pa përjashtim
duke rrezikuar edhe jetën. Pas kontributit shumëvjeçar si humanist në vitin
1998, kur Kosova po digjej anembanë ai me djemtë Albanin e Valonin dhe vëllezërit
Muharremin , Nazimin dhe Bekimin u rreshtuan në radhët e të shenjtës "Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës". Si afarist dhe luftëtar i U.Ç.K - së Ismeti i vetëdijshëm për çlirimin
e vendit , deklaroi publikisht në Radion e
Deutsche Wel gjermane dhe në BBC përmes një interviste për çlirimin dhe historinë aktuale të Kosovës .Vlen të sjellim edhe citatin me fjalët ndër të
tjera:."VETEM PUSHKA E LARGON SHKAUN NGA KOSOVA, SE JETA PA LIRI ESHTE ME
E RENDE SE VDEKJA , dhe se ÇDO GJE QE KEMI ESHTE E (USHTRISE CLIRIMTARE TE
KOSOVES), DHE NE TE JEMI TE RRESHTUAR E GJITHE FAMILJA E FAREFISI, DHE MASE 30
ANETARE TE FAMILJES QE JEMI,DO JEMI TE GATSHEM TE BEHEMI 30 VARRE PER LIRINE E
ATDHEUT". Duke ditur vlerën e Lirisë
Ismet Asllani dha tërë pasurinë e vet për "Lirinë e Kosovës", po
rikrijonte arkitekturën e "Pavarësisë
së Kosovës",.Ai si model kishte
zgjedhur, atdhetarin dhe patriotin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare Hasan Pishinën që sakrifikoj pasurinë e tij për kulturë arsim dhe vetëdije të popullit
shqiptar.
-Ismet Asllani -
PRAPASHTICA në vlugun e organizimit me një vullnet të madh për shporrjen e qizmes
serbe nga Kosova , atë e gjeti në front
kundër pushtuesit nga e cila ra
heroikisht, pikërisht në natën e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër
forcave terroriste më që kishin filluar
kohe më parë ofensivën mbi ndjekjen dhe
vrasjen e shqiptarëve me dhunë e deri të programi i tyre për përzierje dhe dëbim nga tokat tona.
ISMET ASLLANI PRAPAPSHTICA,
ra heroikisht me 24 mars 1999, në një atentat të organizuar nga policia serbe.
Sot pas 15 vitesh e kujtojmë me mijëra studentë, minatorë,
artiste, sportiste, punëtorë e intelektual të mirëfilltë e posaçërisht ish ushtarët e UÇK-së. Figura e tij do të
ngelet përgjithmonë në zemrën
e popullit shqiptar. Për fat të
keq kësaj figure nuk ju ka dhënë vlera
qe ka në mediat dhe pushtetarët aktual
që ishin këto vite . Kjo lenë shumë përshtypje dhe fakte, por
edhe bindje të forta që kjo familje
do të mbetet ndër vlerat ma të
fuqishme qe ranë heroikisht Ismet Asllani , bashke me vëllezërit Muharremin dhe
Nazimin .Familja Asllani ka një histori në vete
në Malësinë e Gollakut në fshatin
Prapashticë .Është një familje qe oxhaku
i tyre rriti burra brez pasa brezi .
Ismet Asllani komandant
Brigade Logjistike Ushtarake 153 i UÇK-së në zonën e 5-të në regjionin të LLapit dhe Gollakut.
Ismeti ishte luftëtari qe pjekuria dhe vendosmëria e tij atdhetare dhe nevoja
qe ishte ,ai kontributin e vet e dha ne Brigadën logjistike
ushtarake 153 të UÇK-së në zonën e
5-të në regjionin e LLapit dhe
Gollakut. Ismet Asllani nuk kurseu asgjë
për lirinë që e gëzon Kosova. Ai kishte moralin e fort dhe idealin që Kosova
mos të qëndroj ma nën robëri .Ai dha me qindra e mijëra kg miell në popull me vlera të mëdha , por furnizoj
edhe institucionet e Kosovës, gjë që
edhe ishte shprehur nga modestia qe mos ti përmendet emri i tij edhe se
financon .Ai thoshte po financoi për popullin tim ,për lirinë e tij. Ismeti studioj fakultetin e Bujqësisë
gjë qe profesionin e vet e gërshetoj me Mullirin e parë në
fshatin Hallaq i vogël në K.K të Lipjanit,ma modern, që për atë kohë
prodhonte edhe mbi 30.000 kg për 24 orë.
Pamje e mullirit "Prapashtica" ma modern ish pronë e Ismet Asllanit që ndihmoj përmes tyre skamnoret , luftëtarë
popullin gjatë dhe para luftës në Kosovë.
Ai financoj në këtë fushë me qellim
të zhvillimit të ekonomisë dhe përpunimin
e fushave qe mos te mbeten djerre
se paku bukën ta prodhojmë vetë për
nevojat e popullatës. Ai, pos këtij mulliri në vitet në vijim hapi edhe disa tjerë që paralel punës,
ai as një çast nuk u shkëput nga ngjarjet në vend. Ngjarjet e vitit 1981
e gjeten në ballë të tyre,dhe në te gjithë
protestat tjera kundër regjimit jugosllav .U burgos disa herë nga
regjimi dhe kaloj shumë keq nëpër
burgjet e atëhershme jugosllave.
Buka e parë për forcat tona
të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Drenicës dhe Dukagjinit ishte përmes Mullirit Prapashtica në Kijevë!
Ai ishte financuesi ma i zëshëm me armë
për Brigadën 153 të UÇK-së. Buka
e parë për forcat tona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në
rajonin e Drenicës dhe Dukagjinit ishte përmes Mullirit të tij në Kijevë. Armiku përmes agjentëve të vet i ra në
gjurmë dhe në fund të muajt Mars
1998 dërgoj policinë dhe ja dogjën deri në themel. Rezistenca e tij vazhdonte
akoma dhe furnizimin e vazhdonte nga Mulliri Prapashtica në Hallaq, nga
i cili edhe ky u gjet në flakët e zjarrit nga pushtuesit barbar serb disa
muaj ma vonë.
Alban
Ismet Asllani në foto me ushtarët e UÇK-së. Albani është
invalid dhe veteran i UÇK-së. Ai është i biri i dëshmorit të kombit ISMET
ASLLANI, komandant i Logjistikës në Brigadën 153 të UÇK-së në Gollak.
-Kështu që pos Ismetit e gjithë familja ishte e angazhuar në frontin e luftës kush me armë kush me financë
dhe djali i tij Albani rrëmbeu armët dhe
u gjet në betejat për çlirimin e vendit ,nga e cila e kapi plumbi i armikut dhe
u plagos në luftën e Jezercit. Ismet Asllanit në vendlindjen e tij,
në fshatin Prapashticë, në Gollak organizoj
Logjistikën e Brigadës 153 të
UÇK-së .Në këtë Brigadë vullnetarët nga
Shqipëria amë iu bashkuan Ismetit njëri ndër ta ishte ,komandant Adem Shehi dhe shumë tjerë i bashkuan armët me djemtë Albanin Valonin, vëllezërit dhe baballarët e Ismet Asllanit dhe luftuan deri në çlirimin e
Kosovës.
E Permalluara
- Babait-Hero I Kombit
Ju bashkangjes poezinë nga e bija
Shqipe Ismet Asllani për babain e vet:
Ne altarin e lirisë
Bie Ismet ASLLANI.
Kam par me sytë e mi
Tek te qante mali
Gurët lisat të qanin
Edhe dheu lotonte..
Me fal s'e besova vdekjen
Ti me pate premtua
'' DESHMORET NUK VDESIN''
Dhe vdekjen tënde se kam besua.
E vogël isha atëherë
Dija t'i këndoja lirisë
I këndoja UÇK-së
Dëshmove qe kishin rënë.
Kosovës iu prenë udhët
Nuk të kishim larg...
Nëna që të rriti
Në kupe të qiellit thërriti:
''O djali jem o djalë
Gjinin ta bëjë hallall
Vatani donë gjak
Eja të shoh pak...
Por ti kishe mbyllur sytë
Lartësive ishe nise
E trupin amanet ia kishe lënë
Te dashurës PRAPASHTICE.
Dëshmitarë jam:
Lotuan burra gra e të rinj
Lotoi i gjithë populli
Biri i tij ishe Ti.
Ç'të them më shumë për ty
Kur ishe i Madh -Lis
Mua- bijën tënde o baba
Për liri me ke braktisë.
Nuk mund të gënjej, baba
Çdo minutë më ke munguar
Sa shumë ëndrra me janë thar
Si një zog pa krah.
Mos u brengos o baba
Kaq shumë vite u bënë pa ty
E dashura nëna ime
Me ty në çdo hap frymoi
Frymoi dhe me jetën time.
Çdo mëngjes e thërras atdheun
-O ATDHE I LARE ME GJAK
-O ATDHE I LARE ME LOT
ATDHE-GJAKU DHE VARRI I BABES TIM.
Për te edhe se u shkruar dhe publikuar
shumë pak disa takim edhe përkujtime janë mbajtur si më poshtë :
Mirënjohje
komandantit luftëtarit si trim hero
dhe vizionar për çështjen kombëtare ju
ndanë nga organizata të ndryshme, po edhe nga presidentja Atifete Jahjaga ju
dha mirënjohje me dekret si hero i kombit.
Për ta informuar publikun ma
tepër vlen të theksojmë se nga masakra serbe e vitit 1921
në familjen e Ismet Asllanit mbeten të gjallë vetëm
tre persona. Shahin Asllani 6 vjeç,Hasan Asllani 12 vjeç dhe gjyshi i Ismetit
Asllan Asllani vetëm 17 vjeçar. Edhe në Luftën e dytë botërore kjo familje u gjet përkrah Shaban Polluzhes dhe Mulla Idrizin në çlirimin
e vendit po edhe anembanë Kosovës.
-Le të mbetet qe këtë figurë aq madhështore ta kujtojnë me respekt.
Ky hero meriton që te shkruhet ma
shume te vlerësohet ma shumë dhe të
nderohet ma shumë. Gjaku i derdhur për liri duhet të na bashkojë
përsëri në një Lëvizje kombëtare për bashkim brenda një shteti Shqiptar, unik e
të vetëvendosur, i cili pastaj mund të mendojë për integrime në një Evropë të
popujve të pavarur e të barabartë! Kështu
e pat lënë amanet dhe i madhi
Ismet Asllani -Prapashtica . Po që nuk
do të përmendim edhe bashkëshorten e tij Makfire Asllanin që
ishte krahu i djathtë i Ismet Asllanit do i mbesim borgj. Sot zonja
Makfire përballet me betejën
e jetës me djemtë Albanin Valonin dhe Shqipen dhe
nipa e mbesa që janë shembull
i mirë për brezin qe po e lëmë pas vetes. Edhe e bija e
heroit Shqipe Asllani premton të jetë një poete e mirë në gjirin e poetëve të Kosovës. Le të
mbetet kjo figurë si emblemë dhe mesazh
si t'i dilet atdheut zot
nga barbarizmi sllavo-serb.
Portret biografik kushtuar të madhit
Ismet Asllani -Prapashtica nga autori Asllan Dibrani