E Premte, 04.26.2024, 03:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NGORDHI ME SHKOP NË DORË...
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga FRITZ RADOVANI

E Premte, 12.19.2014, 09:18am (GMT+1)



Me që diktatorët nuk besojnë në një jetë tjetër, kur iu vjen dita... "ata" ngordhin!
Edhe mirë bajnë që ngordhin, por ç' e don, tepër vonë...

Gjithë jeta i shkoi "dyke mejtuar për popullin"...Aty i rrinte mendja kur e kishte në kokë!
Rrallë herë ka ngja që nuk ishte në vete, po edhe atëherë...nuk vononte e kthjellohej...
Ishte fare i ri, kur vendosi me u sakrifikue për popullin: "Unë do bëhëm terrorist!"...

Ndoshta, janë shumë të rralla rasët që dëshira shoqnohët edhe me karakterin e njeriut!
Mendimi i të Ndjerit Muntaz Kokolari, i lanun me shkrim në nandorin e vitit 1944, më ka shty me lexue shumë nga shkrimet e Enver Hoxhës për vitët e luftës, mardhanjet e tij me Vasil Shanton, Qemal Stafen, Zaj Fundon dhe Zef Malen... Letrat e Zef Malës, drejtue Enverit nga interrnimi, më kanë dhanë me kuptue se: I vetmi njeri me ato pikpamje të theksueme komuniste që ka vdekë i penduem plotsisht, asht kenë Zef Mala! Në letrën e fundit Ai i shkruen Enver Hoxhës: "Edhe pse jam qorrue dhe nuk shoh fare, shikoj nga dera dhe veshtroj nëse po dëgjoj turmat e Popullit Shqiptar, që po më shpërthejnë derën e shtëpisë, dhe po më marrin zharg dhe bashkë me ty, po na djegin përsëgjalli, për atë tmerr që i kemi sjellë né këtij populli me komunizmin e instaluem në Shqipni..."

Sigurisht, një leter si kjo, ia përforconte mendimin se, "ky popull do hu..."!!

A thue kësaj dëshirë i kishte ra në té i Ndjeri Muntaz Kokolari, kur perkufizonte Enverin:
"Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur...Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmëve të mi është në rrezik nga bashtua (vagabondi M. K.), Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale... Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzak, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Né intelektualët gjirokastrit ja dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë..." (Shkrue nga M.K., me 9 Nandor 1944).
  
Shpjegonte Prof. Petro Fundo, Muntaz Kokolari, Zef Mala... E edhe pse dijmë sot sakt se mbi 500.000 Shqiptarë u masakruen nga ky perbindsh, me paturpsi deputetët e Kuvendit Popullor, presin me shqyrtue "Me i hapë, apo mos me i hapë "˜Dosjet" e krimeve të tij..!

Kjo "mëdyshje" tregon edhe një tjetër mangësi të madhe morale të "shqiptarëve" po u themi: "Nga një popull që në 1912, ishte ma pak se 1 miljon banorë, i kemi dhanë Botës së qytetnueme Europjane në Shek. XX, një tiran të përmasave të pakrahasueshme me krimet e kryeme prej tij, ndaj popullit të vet."

Dosja e parë që duhet hapë asht ajo e Enver Hoxhës, dhe mbas saj, e Nexhmije kobres, për të kalue mandej tek tradhëtarët e bashkpuntorët e tij, kundër Popullit Shqiptar.

A ka sot "dosje" Enver Hoxha?, mund të pyesin Shqiptarët...

Jo një, po disa kopje dosjesh ka "Enveri ynë"...

Ai ishte ideatori i tiranisë dhe i terrorit... Ai vetëm mendonte ke me vra...?
Ai dinte edhe torturat që duheshin me ua ba?
Ai urdhnonte sa vetë me vra çdo ditë?
Ai shpjegonte pse duhen vra?
Ai aprovonte çdo vrasje...me nënshkrimin e tij.
Ai dishronte me dijtë edhe "vullnetin e fundit" të viktimës, tek stomi i gropës pa emën...
Ai donte me dijtë ku perfundoi far' e fisi e trashigimtarët e të masakruemëve..?
Ai kerkonte "shifren" e skllavëve të përfshimë në "luftën e kllasave"?
Ai vetem numronte sa dollarë i shtonin këta skllavë në rezervat e tij ndër banka?
Kjo ishte knaqësia e tij, që po pasunohej dhe po trashigonte tek të vetët dhe "pasuninë e fitueme me gjakderdhjen e Popullit Shqiptar"...
Ai çdo ditë tek pasqyra krahasonte vetvetën me terroristët ma të mëdhej të shekullit...
Ai krenohej si tiran, po egoizmi e shtynte me ua kalue atyne dhe, ua kaloj...
Po, mos harroni se Europa, dinë edhe pak ma shumë se kujtojmë né!

    Vazhdon...
Melbourne, Dhjetor 2014.

FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERI E DYFISHTË ME BUXHET VARFËRIE!Nga FLORIM ZEQA (12.18.2014)
ROSE WILDER LANE - GAZETARJA AMERIKANE QË BËRI PËR VETE ZOGUN DHE XHEMIL DINON (12.18.2014)
TRI PYETJE PËR KRYEHULIGANËT E "UÇK-SË"???Nga IDRIZ ZEQIRAJ (12.18.2014)
NJË VIZITË NË SPAÇ, QË MË LA TË MPIRËNga ALEKSANDËR ARVIZU (12.18.2014)
NË USHT U PROMOVUA REVISTA 'FILOLOGJIA' KUSHTUAR PROF. DR. FADIL SULEJMANIT (12.18.2014)
UNIVERSITETI I TETOVËS MBUSHI PLOT 20 VJET NGA THEMELIMI (12.18.2014)
FJALËT E ZOTIT - RAIUNO - ROBERTO BENIGNI ANALIZON DHJETË URDHËRESAT E ZOTIT, E NDJEKIN MBI 20 MILIONË ITALIANË (12.17.2014)
PLISI - MITI I ORIGJINËS SË PELLAZGËVE  HYJNORËStudim nga FATBARDHA DEMI (12.17.2014)
SHOQËRIA JONË KËRKON REFORMA NGA THEMELINga SKËNDER MULLIQI (12.17.2014)
V MAGAZINE - EDITORIAL KUSHTUAR KËNGËTARES SONË ERA ISTREFI (12.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]