E Premte, 04.26.2024, 05:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A MOS KEMI EDHE NE PAKËZ RACIZËM
Nga XHEVAT REXHAJ

E Premte, 12.19.2014, 07:20pm (GMT+1)


Jam më se i vetëdijshëm se në Kosovë ka me mijëra probleme të të gjitha natyrave dhe fushave jetësore. Kuptohet se ne si qytetarë fajtorin e kemi të prekshëm, të parë me sy, të dëgjuar me vesh dhe ata janë pushtetarët, apo qeveritë e deri sotme. Asesi se nuk duhet të i lemë pa i kritikue, cullakue dhe akuzue për banditizma që kanë mbjellur në Kosovën e pritjeve të mëdha që nga çlirimi, por mendoi se ka disa gjëra që edhe ne si qytetarë duhet të i kemi parasysh, dua të them që ne si qytetarë duhet të prekim pak mendjët tona, sidomos ne si popull shumicë absolute që jemi në Kosovë.

- Ne mëtojme dhe frymojmë që si popull me civilizim të bëhemi së shpejti ( mundësisht) pjesë politike, ekonomike, dhe demokratike e BE së, mëtojmë që të mbrojmë të drejtat njerëzore dhe etnike të të gjitha grupeve që jetojnë në Kosovë, mëtojmë që të jemi solidar me njerëz dhe grupe të caktuara në nevoja të ndryshme, shkurt pra ne si qytetarë Kosovë plotë gojen e kemi me fjalë të forta, me fjalor shpesh turbo-folklorik, shpesh akuzojmë popuj të caktuar, shtete të caktuara që neve shqiptarëve ende na trajtojnë si një popull me " bishta" dhe vërtet kemi të drejtë ti akuzojmë të tillüët...por shpesh edhe kalojmë kufinjët kur na kritikojnë disa shtete mike apo aleat tanë se si ende në Kosovë nuk respektohen disa të drejta njerëzore dhe etnike të disa grupeve të caktuara, hiq këtu serbët, ngase ata mjerishte kanë shumë më shumë të drejta sesa edhe ne shqiptarët aty këtu. Po une nuk do ndalem tek serbët, ngase ata ishin dhe mbesin shumica çetnikë dhe shovinista të kohës karshi ne shqiptarëve, dhe pse jo edhe ne duhet të ua kthejmë në të njejtën mënyrë derisa ata nuk ndryshojnë pakëz, por une e kam një problem tjetër të cilin dua ta preku këtu edhe pse ka mundësi që të keqkuptohem apo edhe të keqinterpretohem,jam i përgatitur edhe për këtë.

A jemi edhe ne shqiptarët pakëz racista?

-Këtë e them me shkas sidomos duke u nisur nga realiteti, përditshmëria dhe vet koha. Vetëm këtë vit në Koosvë kanë ndodhur dy raste specifike, ku dy fëmijë të komunitetit rom kanë humbur jetën, dhe jetëte tyre u humbën krejtë si pasoi e një varfërie të skajshme të familjeve të tyre. Dihet se dikur në pranverë pata lexue se një fëmijë rom nga komuna e Gjilanit kishte gjetur vdekjën si pasoi e asaj se prindi i tij nuk kishte patur para ta paguaj autobusin për ta dërgue në QKUK ( këtë e kam lexue edhe në shkrim të Z. Alban Selimi), dhe para dy dite në Fushë Kosovë një fëmijë, fëmijë si fëmijët tanë ishte edhe ai, ai fëmijë u mbyt nga qentë endacak, ngase ai fëmijë kërkonte gjëra ushqimore nepër kontajnera, e dhimbshme dhe shumë e dhimbshme kjo ngjarje. Po ata prindër edhe rom e ashkali, ata i duan fëmijët e tyre po si ne shqiptarët që duam fëmijët tanë, po edhe ata kanë dëshirë të kenë pakëz më shumë në sofrat e tyre ngase edhe ata janë qytetarë dhe shtetas të Kosovës, athue a mos po i anashkalojmë shpesh edhe ne si qytetarë këto skajshmëri varfanjakësh..kam frikën se po ! Të jemi shtet dhe popull shqiptarë i ulur në sofrën europiane do të thotë që të respektohen të gjithä grupet etnike në shtettin tonë, mendoi se ne si shqiptarë e kemi edhe si obligim që të bëjmë edhe pak më shumë në senzibilizim, opinionizëm dhe interesim kudo në shoqëri që sidosmo ashkalinjët, egjiptasit dhe romët të i ofrojmë dhe ti pranojmë si njerëz, sepse edhe janë njerëz si ne, bile ne shqiptarët duhet të kemi kujdesë se dihet si na kanë trajtuar pushtuesit tanë që nga turqit e deri te sllavo-serbët, e mos të bëjmë gabime edhe pse shpesh të paqëlimta...

-Une sinqerisht ndaj dhimbjën me familjarët e këtyre dy familjeve, që kanë humbur më të dashurit e tyre fëmijët e tyre si pasoi varfërije, nuk pres ende shumë nga pushtetet, por megjthatë pres që ne të reflektojmë pakëz më me mirëkuptim dhe mirësi për bashkëqytetarët tanë...Në realitet ne nuk mundemi të jemi racistë si popull, por ka shumë raste ku ne kallxojmë racizëm prej budallakive tona, sidomos kur nënçmojmë në shumicë......

Mos të presim që qytetari dhe mirësi të tregojnë mafiat politike e pushtetare, ngase shumica e tyre kanë ardhur nga hiqi, nga lloqi, nga qenefet me metra larg shtëpive dikur dhe sot janë milionera, jo jo se të tillët nuk njofin më as familjet, as shtetin, as shoqërinë, as demokracinë, as të drejtat njerëzore por njofin krimin dhe korrupcionin, shkurt ne si qytetare dhe shoqëri shqiptare kemi mundësit tona që së paku të bëhemi solidarë edhe me grupet etnike që jetojne në Kosovë, dhe tu ndihmojmë atyre në qytetnim dhe mirëqenje, une së paku kështu mendoi....

Vendet demokratike këto çështje i kanë të rregulluara me dekada, pse mos të mësojmë edeh ne nga ta, ndryshe mbesim larg të vetëquajturit ; popull civilizues....

XHEVAT REXHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTOLAJM - KUR ISA MUSTAFA I BËNTE HOMAZHE TITOS (12.19.2014)
'PËR TË VDEKURIT DUHET THËNË VETËM E VËRTETA'Nga SADEDIN BALLA* (12.19.2014)
FALEMINDERIT MOTRA JONË E DASHUR TIZIANA!Nga MERITA BEKTESHI (URBANO) - ish operatore e Caritasit nr 129 (12.19.2014)
NDARJA E SKËNDER DRINIT NGA JETA S'MUND TË JETË THJESHT 'NJË KRONIKË E ZEZË'Nga ILIR PAJA (12.19.2014)
PUSHTETI ME QEN PO NA I HA EDHE FËMIJËT - DRITON JASHARI ËSHTË DHURATA E QEVERISË SË RE E CILA ËSHTË VAZHDIMËSI E SË VJETRËSNga AGIM GASHI (12.19.2014)
NGORDHI ME SHKOP NË DORË...Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (12.19.2014)
QEVERI E DYFISHTË ME BUXHET VARFËRIE!Nga FLORIM ZEQA (12.18.2014)
ROSE WILDER LANE - GAZETARJA AMERIKANE QË BËRI PËR VETE ZOGUN DHE XHEMIL DINON (12.18.2014)
TRI PYETJE PËR KRYEHULIGANËT E "UÇK-SË"???Nga IDRIZ ZEQIRAJ (12.18.2014)
NJË VIZITË NË SPAÇ, QË MË LA TË MPIRËNga ALEKSANDËR ARVIZU (12.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]