E Enjte, 05.02.2024, 02:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RISHKRIMI I HISTORISË
Disa përjetime dhe mendime për të ashtuquajturën luftë antifashiste nacional-çlirimtare
Nga NIKO KIRKA, New York

E Hënë, 01.05.2015, 06:59pm (GMT+1)


Ishte mbasdite dhe unë isha duke bërë detyrat e shkollës, kur dëgjova si një jehonë të largët të kënduar nga shumë zëra, të mirënjohurën këngë "Eja mblihuni këtu". Vura në kokë kasketën me simbolet e Liceut tonë e shiritin kuqezi dhe vrapova jashtë drejt rrugës nga vinte zhurma. Më dolli para një turmë studentësh që mbanin në ballë flamurin tonë e këndonin këngët patriotike. Njëri prej tyre sa më pa kasketën në kokë, më thirri të futesha midis tyre. Kështu unë dymbëdhjetë vjeçari, student I vitit të parë të Liceut, u bëra pjesë e demonstratës. Të nesërmen në demonstratë mernin pjesë mijra vetë. Në krye ishin dy vajza të veshura me kostume kombëtarë, njëra prej tyre mbante flamurin, kurse tjetra një fotografi të madhe të mbretit Zog. Parrullat ishin kundër Italisë që kërkonte të pushtonte Shqipërinë. U mblodhëm në qendër të qytetit, para Bashkisë, nga ballkoni I secilës foli Fazlli Frashëri kundër pushtuesit. (Ky u internua nga italianët për disa vjet në ishullin Ventotene dhe në 45 u pushkatua nga komunIstët si "tradhëtar"!). Kurse në emër të rinisë foli Pullumb Dishnica.Këto ndodhën ato ditë të prillit 1939 dhe thëniet e historianit Paskal Milo për një aktivitet të dukshëm të Enver Hoxhës nuk qëndrojnë.Ato ditë atë s'e pashë në asnjë rast dhe e njihja mirë, se jepte mësim në vitet e dyta.

Shqipëria iu kundërvu me armë pushtuësit Italian. Në kujtimet e tija Churchill shkruan: "Më 7 prill 1939, në mëngjez herët, trupat italiane zbarkuan në bregdetin shqiptar dhe pas një lufte të shkurtër, e pushtuan atë". Në rrethanat ndërkombëtare të asaj kohe, kur para njëmuaji Çëkosllovakia ia hapi dyert armatës gjermanë pa bërë zë dhe Mussolinin po e përkëdhelnin të gjithë, për Shqipërinë e vogël e të varfër ajo që bëri ishte mjaft.
Mbas pushtimit italianët u suall sikur nuk kishin hyrë me luftë, por ishin pritur miqësisht dhe me një farë mirëdashjeje nga shqiptarët. Pas komedisë së bashkimit vullnetar të kurorave mbretërore, ata nuk e prekën administratën e mëparshme. Arrestuan e internuan disa intelektualë të rinj nga ata më aktivët gjatë demostratave dhe filluan menjëherë programin e tyre për fazën e parë të asaj që ata synonin: krijimin e ish perandorisë romake në kuadrin e ndarjes së re të botës. Në stil të gjërë filloi ndërtimi i rrugëve, gazermavë,depove. Tregu u mbush me mallra. Unë nuk e dij ku ishte e çfarë bënte në atë kohë historiani Kristo Frashëri, por jam i sigurt që ai e din se në atë kohë kushdo që vinte në Itali për vizitë mjekësore dhurata më e mirë për doktorin ishte një kg kafe, e cila në Itali ishte e racionuar, kurse në Shqipëri gjendej me shumicë. Në Durrës u bë proverbiale ajo thenia e puntorit të ngarkim-shkarkimit që kur pyetjes së tij se si do të ishtë socializmi, i deleguari i partisë iu përgjegj se do të kishtë bollëk, ai tha: "Si në kohën e Italisë!" Mos më dalë ndonjë birbo tani e të më thotë që po lavdëroj pushtimin Italian. Po flasim për historinë, pra duhet thënë e vërteta si ka qënë.

Si e përjetonin shqiptarët atë kohë? Sigurisht me hidhërim, se kishin humbur pavarësinë. Po le të përpiqemi ta analizojmë më hollësisht. Shumica jetonte në fshat, pra ishte popullsi rurale. Përveç fshatrave të mëdhej ku kishte dy tri familje të arsimuara e në gjendje të mirë ekonomike shumica dërmuëse ishte analfabete e shumë e varfër. Kështu lind pyetja: një njeri që nuk din e as i intereson jo vetëm çfarë bëhet në botë, por as në fshatin tjetër? Një njeri që mendon vetëm se si të sigurojë një copë bukë për të shuar urinë, a mund të mendonte se një i huaj që ai as e ka parë, i ka pushtuar vëndin që ai nuk e njëh e duhët luftuar kundër tij?! Pra për shumicën dërmuëse të popullsisë në atë kohë as që mund të flitët për luftë kundër pushtuësit.

Si po e përjetonte pushtimin Italian popullata urbane? Ajo përbëhëj nga puntorë, zanatçinj, tregtarë, profesionistë të lirë,zyrtarët shtetrorë e publikë dhe të rinjtë, sidomos studentët e shkollave të mesme. Mbas vrullit të demostratave kundër pushtuesit, me faktin e kryer, shumica iu kthyen punëve të tyre të përditëshme për të siguruar jetesën, kurse urrejtjen ndaj pushtuësit ë mbajtën të mbyllur thellë në shpirtin e tyre. Ndërsa shtresa shoqërore e atyrë që kishin luftuar për pavarësinë e vëndit dhe më vonë për ndërtimin e shtetit si dhe intelektualët e formuar gjatë viteve të pavarësisë vazhdonin të ndiqnin zhvillimet politike në botë që në të ardhmen do të vendosnin fatin e atdheut të tyre. Zakonisht orientimet politike të tyre përcaktoheshin nga politikat që ndiqnin shtetet ku ata kishin studjuar ose kishin jëtuar mjaft kohë. Po si ishtë gjendja në Europë?

Britania e Madhë e Franca, mbas një periudhe lëshimesh shteteve agresorë të Boshtit, kishin hyrë në luftë kundër Gjermanisë nazistë, e cila kishte lidhur një pakt (Molotov-Ribentrop) me Bashkimin Sovjetik dhe të dy sëbashku po plaçkisnin Europën. Mbas sulmit nazist, sovjetikët pushtuan pjesën e mbetur të Polonisë. Nazistët pushtuan Danimarkën e Norvegjinë, sovjetikët pushtuan Shtetet Balltikë e sulmuan Finlandën. Nazistët pushtuan Jugosllavinë e Greqinë, sovjetikët pushtuan territore të Rumanisë. Filofrancezët shqiptarë me hidhërim panë shpartallimin e turpshëm të Francës së madhe. Një pjesë e mirë e atyre që ishin të dojçekulturës, nisur nga teoritë raciste naziste që ne shqiptarët na konsideronin të barabartë me ta si racë ariane, dukë parë fuqinë e Boshtit, filluan të mendojnë se me ndarjen e re të botës, do të mund të realizonim bashkimin kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare. Filoenglezët e paktë kujtonin me hidhërim deklaratën e bërë në prag të pushtimit në Dhomën Komuneve të kryeministrit Chamberlen se ata nuk kishin interesa të veçanta në Shqipëri. Kurse një pjesë e vogël e filoitalianëve nga ata që në të kaluarën nuk kishin ndonjë aktivitet atdhetar as vetë e as familjet e tyre, filluan të bashkëpunojnë me italianët në realizimin e synimeve të tyre në Shqipëri e më tej. Filoamerikanët prisnin duke shpresuar që edhe njëherë tjetër gjigandi i largët të ngrinte zërin e fuqishëm në mbrojtje të vëndit të tyre të vogël. Ndërsa komunistët, simbas shëmbëllit të atdheut të tyre të përbashkët, pra Bashkimit Sovjetik, mbanin qëndrim dashamirës ndaj fuqive të Boshtit dhe të përçarë midis grupeve të ndryshëm hidhnin idera të tilla si p.sh. pushtimi sjell zhvillimin e vëndit, gjë që sjell fuqizimin e klasës puntore, premisën për formimin e partisë komuniste. Kurse në jetën praktike përfitonin nga pushtimi i vëndit. P.sh. Qemal Stafa shkruan në gazetën Fashizmi dhe me bursë shteti shkon për studime universitare në Itali sëbashku me "të fëjuarën" Drita Kosturi. Studimet në Itali i vazhdonin edhe Nako Spiro, Manush Myftiu, Arben Puto etj. sigurisht me paret e familjeve të tyre që ishin në gjëndje.Kështu ishin punët në Shqipëri deri më 28 Tetor 1940, ditën që Italia sulmoi Greqinë. Pra për gati dy vjet, që përkon më një të tretën e gjithë kohës te pushtimit (fillimi i prillit 1939 kur hynë italianët dhe fundi i nëndorit 1944 kur iku gjermani) nuk ka pasur asnjë lëvizje kundër italianëve. Flasim gjithmonë për luftë kundër pushtuësit.

Sulmi Italian kundër Greqisë, dështimi i turpshëm i saj, hyrja e trupave greke në një pjesë të mirë të territorit shqiptar suallën ndërlikime të shumta në Shqipëri të natyrës ekonomike dhë politike. Pati shkatërrime e dëmtime ekonomike të mëdhaja si dhe rigjallërimin e politikës shoviniste greke me famëkeqen çështje të të ashtuquajturit "Vorio Epir". Në Korçë u arrestuan e u internuan në Greqi më dhjetra njerëz, midis tyre edhe gra, shumica të besimit ortodoks. Qëndresa greke ndaj fuqive të Boshtit u vlerësua nga Londra e asaj kohë, mbetur e vetme para furrisë nazi-fashiste dhe mbeshteti pretendimet tokësore ndaj Shqipërisë. Shumë dokumenta të asaj kohe tregojnë qartë që sa herë Mbreti Zog kërkontë të lejohej të formonte një qeveri shqiptare në emigracion si kombet e tjera të pushtuara, në Foreing Office vihej shënimi anash: "Të pyetet qeveria greke". Ata asnjëherë nuk dhanë pëlqimin, sepse formimi i qeverisë shqiptare në emigrim do të ishte vazhdimi I legjimitetit të shtetit të pavarur shqiptar me kufijtë e njohur botërisht. Edhe mbas largimit të grekëve, qarqet atdhetare i shqetësontë me shumë se rigjallërimi shovinist grëk, qëndrimi britanik. Ata nuk mund të dinin atë që luhej në prapaskenë, por pyetja "pse vetëm ne pa qeveri në emigracion" i mpinte e i detyronte të rrinin në pritje.

Ndërhyrja gjermane në ndihmë të aleates së saj solli pushtimin e Jugosllavisë e të Greqisë. E para u shpërbë dhe si rrjedhim Kosova (pa minierat e Mitrovices) e territoret e tjera shqiptare iu bashkuan Shqipërisë. U bë realitet ëndra shekullore e shqiptarëve për bashkim kombëtar, pavarësisht rrugës e mënyrës si u arrit. Historianët komunistë thonë së kjo ish pa vlerë se vetë Shqipëria ishte e pushtuar dhe nga ana tjetër lavdërojnë luftrat që bënë shqiptarët kundër vendimeve të Shën Stefanit ndonëse ishim nën pushtimin turk. Përmëndin Kartën e Atlantikut që nuk njeh ndryshime kufijsh, kurse aty shkruhët se "Nuk do të dëshëronim ndryshime territoresh të bëra pa dëshirën e vullnetin e lirë të popullsive përkatëse". Atdhetarët shkuan edhe më tej duke kërkuar parimin e vetvendosjes që ka qënë, është e do të mbetet parimi kryesor i të gjitha organizmave ndërkombëtare. Nuk mund të mos vemë në dukje që ata "kolaboracionistët" e qeverisë së Tiranës çelën shkolla anembanë Kosovës ku u formuan ata që punuan, luftuan dhe arrijtën pavarësinë e Kosovës!!

Mbas sulmit gjerman kundër saj Rusia komuniste nëpërmjet Kominternit e rrjetit të tij ndërkombëtar filloi propagandën për ta paraqitur luftën deri dje kapitaliste, si çlirimtare. E stërholloi mashtrimin edhe më tej duke deklaruar shpërndarjen e Kominternit. Me këtë platformë të sofistikuar propagandistike, pra lufta për çlirim të popujve, filloi të paraqitej lëvizja komuniste sidomos në Europë. Ndërsa në Shqipëri disa individë gjoja të frymëzuar nga idetë komuniste, vazhdonin të vegjetonin të ndarë në disa grupe e duke akuzuar njëri-tjetrin. Këtë situatë e shfrytëzoi partia komuniste jugosllave, parti me përvojë shumëvjeçare, duke dërguar emisarët e saj, gjoja të ftuar nga shqiptarët. Shumë e errët është historia e formimit të partisë komuniste shqiptare. Paskal Milo thotë se ka gjetur dokumenta të reja. Ai shkruan se mamitë qenë jugosllavët, kurse fëmija qe shqiptar. Unë mendoj se balta qe shqiptare, kurse qypin e bënë duart e shkathta të ustallarëve sërbo-malazes. Ajo parti me mistere filloi e ashtu vazhdoi. Edhe nga viti 44 deri në 48, ndonëse ishte në pushtet, qëndronte e fshehtë, në ilegalitet. Dhe gjatë gjithë diktaturës së proletariatit nuk pati kurrë një tabelë identifikimi në godinën ku ishtë selia e saj.

Viti 1941 u mbyll me futjen në luftë të Japonisë militariste në krah të Boshtit dhe gjigandit amerikan në krah të Britanisë. Në Shqipëri veç atentatit të Vasil Laçit, u bënë gadi tre vjet pa ndonjë veprim luftarak kundër Italisë. E kemi fjalën gjithmonë për luftë kundër pushtuesit.

Gjatë vitit 1942 ushtritë e trekëndëshit Romë-Bërlin-Tokio vazhdonin të zotëronin gjëndjen si në Europë, ashtu edhe në zonën e Pacifikut. Megjithatë kish filluar të ndjehej një lloj lodhjeje, shterim forcash. Dhe nga fundi i vitit, me betejën në El-Alamein dhe më pas në Stalingrad filloi kthesa e madhe që Luftën e Dytë Botërore do ta fitonin padyshim aleatët anglo-sovjeto-amerikanë.

Kjo situatë botërore sigurisht që filloi të pasqyrohej edhe në Shqipëri. Përvoja shumë e pasur e komunizmit ndërkombëtar po ndjehej edhe në vëndin tonë.Partia komuniste e sapo formuar,sipas udhëzimeve të ardhura nga jashtë nëpërmjet emisarëve jugosllavë, me parulla për një luftë nacional çlirimtare, filloi të ngjitë tek të rinjtë që ishin synimi kryesor i saj. Nga përvoja dihej se masa e të rinjve përpunohej më shpejt, indoktrinohej më lehtë me ndjenjën e fanatizmit e të urrejtjes për kundërshtarin. Me një disiplinë të hekurt në zbatimin e urdhrave të ardhur nga kupola lart që gjithmonë ishte e mbështjellë me mister, me frikën e ndëshkimit për mos zbatim e tij shumë shpejt ky I ri shndrohej në një terrorist gjakatar. Kështu që gjatë asaj kohe u bënë disa aksione kundër forcave italiane që u propaganduan me të madhë si luftë guerriljesh. Përballë kësaj veprimtarie të organizuar mirë, krahu nacionalist vazhdoi të punonte me mënyrën e vjetër që më parë kish dhënë rezultate të mira, pra më njohje përsonale me individë me influencë në zonat e tyre, pa një organizim efikas të përqëndruar në qendër, pa asnjë lloj disipline. Për më tepër duke përçmuar të rinjtë si "kalamanë", si "çuna të çoroditur" e të tjera si këto. Dhe kur u kujtuan për gabimin që kishin bërë, ishte vonë. Dhe gjatë luftës civile, ata vazhdonin t'I mbronin të rinjtë me parimin "se ne nuk mund të vrasim bijtë e shokëvë tanë", kursë ata djem të shndruar në krminelë terroristë ua prenë kokat shokëve të baballarëve të tyre. Duke shfaqur në këtë rast edhe ndjënjën e ndyrë e çnjerëzore të mosmirënjohjes ndaj atyre që vetëm pak kohë më parë I kishin mbrojtur.

Sipas të vërtetës historike, veprimtarinë kryesore partia e sapo formuar e filloi më terrorin kriminal duke vrarë anëtarët e saj në atë që quhej "spastrimi". Të bije në sy fakti që emisarët jugosllavë, zotërit e vërtetë të partisë, në fillim shprehen për Enver Hoxhën si I ngathët, dembel, I paqëndruëshëm, me përbuzje e quajnë lopë, por pastaj kur ai aktivizohet në fushatën e "spastrimit" kundër shokëvet të vet, fillojnë e lavdërojnë dukë parë tek ai njeriun e duhur për t'u shndruar në vegël të bindur të tyre.

Për atë që propaganda komuniste e ka cilësuar si "likuidimi I fraksionit të Sadik Premtes" , prisja që historiani Milo edhe si me origjinë nga ajo zonë, ta shtjellontë hollësisht si aktin fillestar të terrorizmit komunist. Por jo. Vetëm me dy fjalë si "Anastas Lulua u vra në luftë" dhë "pasi iu vranë shokët Sadiku kaloi në ilegalitet të thëllë". Po si more Paskal nuk thua se Lulon e vranë më plumb prapa kokës shokët e vet? Si nuk thua që krimineli I shndruar në partizan Idriz Seiti, i udhëzuar nga terroristi gjakatar Mehmet Shehu me përvojë të madhe nga lufta civile në Spanjë në likuidimin e shokëve të idealit, vret komisarin e Çetës Plakë Xhemil Çakërrin dhe plagos komandantin e çetës Neki Ymerin? Si nuk thua që ata "trima atdhetarë" që kishin dalë gjoja për të luftuar pushtuësin, pushkën e parë nuk e shkrehën kundër tij, as kundër "kolaboracionistëve", por kundër shokëve të idealit? Ti duhet të flisjë për atë gjakderdhje që sipas atyre që janë thënë ka kushtuar jetën e afër një qind të rinjve dhe që është akti I parë I terrorit që do të vazhdonte gjysmë shekulli. Pra kish të drejtë Zonja Donika Omari (nënkuptohet Luani) kur në një shkrim të sajin thoshte se nuk mund të ndodhte që një lëvizje në fillim e mirë të shndrohej më von në të keqe, se e keqja brenda saj ka qënë që në fillim. Dhe sigurisht nipi e njihte mirë dajën e vet!

Synimi i komunizmit botëror për të marë pushtetin me çdo kusht e mjet në çdo vënd sigurisht nuk mund të realizohej vetëm me ca të rinj qofshin edhe fanatikë të vendosur. Ashtu si para lufte me të ashtuquajturit "fronte popullore", në kushtet e luftës, u ideua e u përpunua skema djallëzore e "lëvizjeve nacionalçlirimtare" ku do të përfshiheshin individë pa dallim feje, krahine dhe ideje, bilem edhe me bindje antikomuniste. Dhe këto lëvizje, në prapaskenë, do të drejtohëshin nga komunistët. Kështu që edhe në Shqipëri, nën drejtimin e emisarëve jugosllavë, filloi aktiviteti për të arritur tek ajo që do të quhej Konferenca e Pezës. Kristo Frashëri gënjen kur thotë që partia komuniste hoqi dorë vullnetarisht nga programi i saj politiko-ideologjik. Ai e din mirë se ai veprim ishte mashtrim. Vendimi që çetat partizane do të përdornin yllin e kuq në flamur e në kapelë përcaktoi që luftimet që do të bënin kishin karakter ideologjik e jo luftë kundër pushtuësit. Dhe më kryesorja vetëm partia komuniste në atë lëvizje do të ishte formacion i organizuar e do të përfaqësohej me delegatë, kurse kushdo tjetër do të pranohej vetëm si individ. Në synimet e në rrjedhimet që pati ajo mbledhje ishte një dështim që pasqyrohet qartë në kritikat e autokritikat e organizatorëve. Kështu po mbyllej edhe viti I katërt pa luftë kundër pushtuësit. Dhe vetvetiu lind pyetja: kur ka ndodhur ajo luftë që shkëlqen me bëmat e saja, ajo epope madhështore e popullit shqiptar? Vetëm në shtatë muaj të 43-shit kur Italia fashiste ishte në grahmat e fundit nga goditjet e forcave anglo-amerikane? A u rrëzua Duçja e bashkë me të edhe fashizmi më 25 Korrik? Po le të vazhdojmë.

Nacionalistët me çetat e tyre qe aty këtu bënin luftime kundër pushtuësit edhe sëbashku me komunistët ishin më të shumtë në numur se komunistët (pohohet se Safet Butka kishtë 150 luftëtarë, kurse Petrit Dumja me Josif Pashkon rreth 50), por këta të fundit ishin shumë më të organizuar e më të disiplinuar. Kështu që të detyruar nga rrethanat, pranuan të marrin pjesë në atë që u quajt Mbledhja e Mukajt, por, sipas zakonit, me shumë hile e me qëndrime tepër ambigue. Përfaqësia e tyrë ishte heterogjene, pak komunistë të nivelit të dytë, pa autorizim të plotë dhe me udhëzime as mish as peshk. Jugosllavët fshiheshin në hije, kurse çiraku i tyre ndejti larg. Megjithkëtë nacionalistët iu shtrinë dorën dhe i trajtuan si të barabartë. Krijimi i Komitetit për shpëtimin e Shqipërisë me nga 6 anëtarë, luftë kundër forcave pushturse, çështja e Kosovës të zgjidhej me parimin e vetvendosjes, forma e regjimit dhe e qeverisjes me votim të përgjithshëm, demoktatik e të lirë, janë dëshmia më e mirë kësaj. Isha 16 vjeçar në atë kohë dhe e mbaj mënd shumë mirë se me sa gëzim e shpresë u prit thirrja drejtuar shqiptarëve. Por këtë nuk mund ta pranonin jugosllavët që synonin gllabërimin ë Shqipërisë. Pas Tëmpos, dy emisarët e më pas çiraku i tyre e kthyen fletën. Është tronditës shpërthimi i Ymer Dishnicës: "Letra jote e fundit më ra si rrufe në qiell të kaltër". Nuk ndikoi as gëzimi i madh që ngjalli aksioni i përbashkët kundra armikut nën komandën e Abas Kupit. Shfajësimi së ishin shumicë dhe se kishin bërë luftën, pra nuk mund të pranonin të ishin të barabartë me Ballin, i demaskon më mirë se, deri sa kishin vendosur që çdo gjë do ta vendoste populli me votën e tij të lirë, atëherë fitoren në zgjedhje e kishe të siguruar e nuk kishe pse trembej. Dhe për të mbyllur çdo rrugë bashkimi në të ardhmen, filluan vrasjet e nacionalistëve. Kështu filloi vëllavrasja, pra lufta civile. Mbas një muaji kapitulloi Italia dhe forcat e saja ushtarake në Shqipëri shumicën i vrau ose i mori rob gjermani, një pakicë vanë si batalioni Gramshi me komunistët, kurse shumica u shpërndanë fshatrave si argatë dhe u riatdhesuan më vonë pas lufte. Pra dukë marë parasysh këtë të vërtetë historike a mund të festojmë sot 70 vjetorin e çlirimit nga Italia fashiste se i hodhëm në det ata?! Ata që këndonin "Bijtë e Stalinit jemi ne, që derdhim gjakun anembanë, sa të valojë përmbi dhe, flamuri drapër dhe çekan" e mbanin në ballë yllin komunist, kishin dalë të luftonin jo për atdheun e pushtuar, por për fitoren botërore të komunizmit kundër synimit të Boshtit për rindarjen e botës. Ajo që bie në sy kur lexon librin e P. Milos është paralelizmi midis Jakomonit që i raporton rregullisht Duçes për karakteristikat e veprimtarinë e "kolaboracionistëve" të vet dhe Miladin Popoviçit që raporton tek Titua të njëjtat gjëra për "kolaboracionistët" e tij!

Tani të asyetojmë analizën për periudhën njëvjeçare (vjeshtë 1943-vjeshtë 1944), pra futjen e trupave gjërmane në Shqipëri. Me kapitullimin e Italisë nuk kishte më asnjë pikë dyshimi që luftën e kishin fituar aleatët dhe kapitullimi pa kushte i Gjermanisë naziste ishte vetëm çështje kohe. Pra qëndrimi I forcave gjermane në Shqipëri për të siguruar rrugët e ndërlidhjes të forcave kryesore të tyre në Greqi ishte i përkohëshëm. Përvoja në gjithë Europën tregonte se një goditje sa do e vogël ndaj tyre afer zonave te banuara, shkaktonte raprezalje të egra, barbare ndaj popullsisë civile. Ultimatumi gjerman ishte: ose një regjim ushtarak gjerman me pasojat që diheshin, ose një shtet shqiptar në punët e brendëshme të të cilit ne nuk ndërhyjmë, me një qeveri që të siguronte rendin e brendshëm. Historikisht është e njohur që bashkëpunimi e tradhtia e një individi me pushtuësin e vëndit të tij është ose ideologjia e përbashkët me të, ose përfitimet matëriale prej tij. Ata që qeverisën vëndin në atë kohë nuk pajtoheshin më ideologjinë naziste, sidomos në tëorinë e racave. Ata refuzuan në mënyrë kategorike të dorëzonin hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri, për më tepër mbrojtën edhe ata që erdhën nga vëndet e tjera. Është rasti të vemë në dukje që "kuislingët" e Tiranës mbrojtën njerëz të ndryshëm që strehuan hebrenjtë dhe ne mburremi sot botërisht se ne shqiptarët jemi njerëz të besës, kurse pak më vonë, po shqiptarë, të terrorizuar nga raprezaljet e egra të komunistëve, prenë në besë duke ia dorëzuar sigurimit famëkeq, miqtë pjestarë të fisit!! Përsa i përket përfitimeve materiale, edhe komunistët më fanatikë nuk përmëndin gjë, në pamundësi për ta sajuar. A mund, me ndërgjegje të qetë, t'i quajmë tradhëtarë Patër Anton Harapin, Lef Nosin, Mehdi Frashërin, Mihal Zallarin, etj.?! Në atë kohë e në ato kushte, në shërbim të vëndit, ata vunë peng jo vetëm jetën e tyre, por edhe dinjitetin që i karakterizonte. Synimi I tyre ishte që vëndi ta kalonte me sa më pak humbje atë gjëndje të përkohëshme. Sa ia dolën? U munduan të ndalnin vëllavrasjen, por përpara vendosmërisë komuniste "për të marë e mbajtur me gjak pushtetin", lufta civile filloi e vazhdoi deri në fund. Paskali e të tjerë thonë se kur vëndi është nën pushtim nuk ka luftë civile. Kush e ka thënë e ku është shkruar nuk jepet shpjegim. Po Greqia nuk ishte nën pushtim kur Eami komunist luftonte kundër Edesit nacionalist që përfaqësonte qeverinë greke në mërgim? Mendoj se njerzit më kompetentë për këtë janë ushtarakët dhe oficerët englezë që vepronin në vënd, në dokumentet e tyre, me plot gojën e pa asnjë hezitim, e cilësojnë luftë civile vëllavrasjen midis shqiptarëve, përmëtepër identifikojnë si nxitës të saj sërbin Dushan Mugosha. Në raportin që i dërgon Enver Hoxhës në prill 1944 Mehmet Shehu thotë se në luftimet për çlirimin e Pogradecit me rrethina, ku nuk kishte asnjë gjerman, nga robërit e kapur shqiptarë e kosovarë pushkatuan 40 veta dhe se dogjën Starovën. E me një farë ngazëllimi shton se nesër nuk do të ketë më Starovë! Nuk e dij nëse ndonjëri nga të bijtë do të vejë ndonjë ditë në Starovë për të lypur falje, ashtu si bëri gjermani në Borovë? Dhe një problem nuk e zgjidh dot: kur Mehmeti çliroi Pogradecin në prill, nga kaluan forcat gjermane në tetor për të vajtur në Tiranë? Pra si kudo nëpër Shqipëri, aty ku nuk kish gjermanë, goditeshin shqiptarët kundërshtarë më të pakët në numur e me disiplinë gadi të shturrur, "çlirohej vëndi" për të ikur përsëri sa fillonin të dukeshin forcat gjermanë që po largoheshin. Se si luftonin kundër gjermanëve e pasqyron mirë letra e Hoxhës për Nako Spiron: "..për ne fakir fukarenjtë që jemi këtu të mbyllur si miu në vrimë." Edhe në kujtimet e Gjeneral Davis-it përshkruhet se si tentuan disa herë pa sukses të dilnin nga rrethimi e se si Hoxha i tha që do të iknin vetëm pak veta e më vonë do ktheheshin t'i merrnin, por ia mbërriti çeta e Azis Biçakut, sigurisht të njoftuar nga miqtë e Sami Bahollit. Ata që kanë qënë të pabesë me shokët e tyre, sigurisht nuk do të hezitonin ta bënin këtë për të shpëtuar vehten e tyre në kurriz të oficerëve englezë që i urrenin. Edhe autokollonën e fundit gjermanë, të shkatërruar e të copëtuat nga bombardimet e mitralimet e vazhdueshmë të aviacionit englez, nuk e ndalën dot të hynte në Tiranë e sëbashku me ata ushtarë që luftonin aty, të ikte nga Tirana në datën e paralajmëruar të 17 Nëndorit. Nuk kam dëgjuar dhe as lexuar ndonjë shkrim për ndonjë luftim ose rrënien e ndonjë partizani për "çlirimin" e Gjinokastrës, Korçës, Beratit, Vlorës, Ëlbasanit, Durrësit,etj. Më e vërtetë është të thuhet kur iku gjermani i fundit. Data nuk ka asnjë rëndësi. Sipas Marenglen Kasmit, më 3 tetor ishtë dhënë urdhëri nga Shtabi i Përgjithshëm për tërheqjen e trupave gjermane nga Greqia e Ballkani. Kanë të drejtë grekët kur nuk përkujtojnë ditën kur iku gjermani, sepse nuk e detyruan ata. Ata përkujtojnë 28 tetorin kur Metaxa i tha "jo" ultimatumit Italian, ashtu si I tha edhe Zogu më 7 prill.

Nga fundi i majit të 44-ës, kur shihej i afërt largimi i gjermanit, komunistët të komanduar nga dyshja jugosllave filluan pregatitjet për marrjen e pushtetit dhe bënë Kongresin e Përmetit. Zgjodhën delegatë kë donin e si dinin, hodhën poshtë vendimet e Pezës për pluralizëm pa dallim krahine e ideje, ndaluan hyrjen e Zogut në vënd, deklaruan mosnjohjen e marëvëshjeve të shtetit lëgjitim të mëparshëm, përvijuan parametrat e "demokracisë popullore", pra përcaktuan rrugën që do të ndiqnin për vendosjen e diktaturës të proletariatit.

Pak muaj më vonë, në pleniumin e Beratit, emisarët ë Titos, për t'i nënshtruar plotësisht, i turpëruan duke i detyruar të pranojnë ato që kishin bërë si kolaboracionistë lakej të tyre! Aty Enver Hoxha pranoi faktin që nuk kish pasur komitet qëndror dhe çdo gjë e kish bërë e vendosur vetëm Miladin Popoviçi! Malëshova deklaroi se kishin vepruar si një bandë terroristësh! Gogo Nushi pranoi se kishin pushkatuar më shumë se njëqind persona, civilë të parmatosur, jo se kishin faj, por se mendohej që do t'i kishin kundërshtarë politikë në të ardhmen! Pra, e përsëris, lufta për Tiranën nuk u bë për ta çliruar nga pushtuësi, i cili terthorazi kish deklaruar se sipas planit operativ të largimit do ta linte më 17 nëndor, por për ta spastruar nga atdhëtarë të ndershëm që në të nesërmen do të kundërshtonin politikën antishqiptare të tyre! Çfarë ndodh më shumë në një luftë civile?! Në librin e tij P. Miloja, që ka aq për zemër Enver Hoxhën, mendon se e mbron kur thotë që ai nuk foli sinqerisht, por ishte taktikë dinake e tij. Por në vënd t'I verë vetulla, I nxjerr sytë. Enveri i tij (tamam ashtu si ishte) është një individ pa sedër, pa skrupuj, pa personalitet, i pabesë, hileqar, i gatshëm të bëhet baltë për ta shkelur kur ia do interesi.

Me urdhër të Titos brigadat partizane futen në Kosovë e që atëhere bëhen zyrtarisht komunistë kuislingë që vrasin e presin vëllezrit e tyre për t'i lënë nën sundimin jugosllav. Fillon kështu ai prostituim politik i komunistëve kuislingë me sërbët deri në 48-ën, pastaj me rusët dëri në 61-in, më vonë me kinezët deri sa I hedhin në plehra si ato lavirat e plakura që nuk vlejnë më. E më në fund, të tmerruar se populli i uritur mund të shpërthejë , nxjerrin nga depot në thellësi të maleve arin e thesarit të shtetit (atë ar që e kish vjedhur Zogu në 39-ën!) dhe e përdorin për të blerë ushqime, për të rruajtur amanetin e Enver Hoxhës që të mos merrnin kredi nga shtetet e huaja!!

Teza se komunistët e rënditën Shqipërinë me fitimtarët e Luftës së Dytë nuk është e vërtetë. Anglo-amerikanët asnjëherë nuk i pranuan komunistët shqiptarë si aleatë as gjatë luftës, as më vonë në Kombet e Bashkuara. Në pranverë të 45-sës, si studentë na kanë nxjerrë në demostrata për të kërkuar të mernim pjesë në mbledhjen e San Franciscos për krijimin e OKB-së, ku u pranuam mësëfundi më 1955 sëbashku me Mongolinë etj. Por edhe Stalini nuk na konsideronte si alëatë, deri sa pyeste Gjilasin se kur do ta gëlltisnin Shqipërinë! Komunistët shqiptarë i mbështeste vetëm Titoja, po jo si aleatë, vetëm si yzmeqarë të nënshtruar. E në shënjë mirësjelljeje ndaj tij na pranuan në Konferencën e Paqes në Paris.

Edhe teza tjetër se komunistët mbrojtën tërrësinë territoriale të Shqipërisë nuk qëndron. Kush e rrezikonte atë? Pretendimët greke për t'ashtuquajturin Vorio-Epir të mbështetur fillimisht nga Churchilli. Por për kryeministrin britanik vetëm "interesat e vëndit të tij ishin të përjetëshme" dhe në atë kohë ato kërkonin të mbështetej Titoja për t'u shkëputur nga sundimi stalinian, gjë që do kish si rrjedhojë sigurimin e Greqisë të lidhur me Përëndimin e mbrojtjen nga krahët të Italisë e Turqisë. Pra u ndihmua Titoja ta gllabëronte Shqipërinë më anën e çirakëve që kish pregatitur. Kështu shpjegohet mos përmëndja e Shqipërisë në marrëveshjen që u arrit në Moskë midis Stalinit e Churchill-it, sipas projektit të këtij të fundit, për ndarjen e zonavë të tyre në Ballkan. Dhe që u shit jo një pjesë, po gjithë vëndi tek slavët nga komunistët kuislingë të Tiranës e vërtetojnë marrëveshjet e 47-ës për bashkimin doganor, parifikimin e monedhës, shoqëritë e përbashkëta, etj.

Në përfundim po ju drejtoj dy pyetje historianëve Frashëri, Puto, Milo e ndonjë tjetri: Në se komunistët shqiptarë të mos kishin tradhëtuar Mbledhjen e Mukajt dhe Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë të vazhdonte sipas programit luftimët kundër forcave gjermane deri sa i fundit prej tyre të largohej nga Shqipëria, të shtrinte zbatimin e ligjit e të rendit në të gjithë vëndin, të organizonte vërtet zgjedhjë të lira e demokratike, të orientonte Shqipërinë sipas amanetit të Rilindasve tanë të mëdhej se "për shqiptarët dielli lind andej nga perëndon" si do të ishte Shqipëria jonë sot? Sigurisht një anëtar i vjetër i Natos e i Bashkimit Europian, me një sistem demokratik të stabilizuar, me një ekonomi të zhvilluar e me një nivel jetese të begatë e të qëndrushëm. Pra nuk do të mahnisnim mbarë botën me ato pamje tronditëse anijesh të stërmbushura mizëri, si bleta kur rroit, me shqiptarë të llahtarisur e lebetitur që iknin nga vëndi i tyre!!

Dhe pyetja tjetër: në përplasjen historike midis nacionalistëve e komunistëve kush është fituesi? Ç'ka mbetur nga ajo që bënë komunistët duke rrobëtuar popullin e tyre për gadi 50vjet? Një sistem që filloi me triska e mbaroi me tallona.Të rinj që ndonëse të terrorizuar tepër thellë, urrejtjen e tyre të ndrydhur në shpirt e shpërthyen dukë pshurur e tërhequr zvarrë statujat e tyre. Po e përmbyll me një thënie popullore:"Ç'të të kujtoj moj qepë, çdo kafshatë e lot"!

Ndërsa nacionalistët, të munduar e të cfilitur, por krenarë e të pamposhtur, qëndrojnë fitimtarë para historisë, se ideali i tyre, çështja për të cilën punuan e luftuan-Bashkimi mbarë kombëtar-po bëhet realitet. Të parët tanë ikën nga kjo botë dukë lënë një atdhe të vogël me 28.000 km/katrorë. Ne sot me dy shtete shqiptare kemi një atdhe rreth 40.000 km/katrorë. Nesër, në kuadrin e Europës së Bashkuar ku kufijtë shtetrorë shuhen, bota shqiptare do shtrihet në një atdhe shumë më të madh. Pra do të realizohet ëndra e ideali I nacionalizmës shqiptare që "çdo shqiptar, në trojet e tija, të jetë I lirë dhe I qetë e I lumtur të gëzojë të mirat matëriale të krijuara nga puna e prona e tij" Ja kush është fitimtari!

Tani që po flitet për rishkrimin e historisë ata komunistë nostalgjikë trurrjedhur të çdo moshe qofshin, të nëmur e të përqeshur, të ulin kokën të mbuluar nga turpi për gjëmën që i shkaktuan vëndit te tyre. Historia i ka dënuar përgjithmonë.

New Jork 31 Dhjetor 2014

Niko Kirka - ish i burgosur politik që nga viti i largët 1946.

NIKO KIRKA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në kujtim të kolonel Tahir ZemajtPËR NJERËZIT E MËDHENJ KA VETËM DITËLINDJE, SEPSE VEPRAT E TYRE I BËJNË TË PAVDEKSHËMNga SAIM TAHIRAJ (01.05.2015)
FOTOGALERI DIMËRORE PËR POGRADECIN (01.05.2015)
SI TA SHPËTOJMË KOSOVËN NGA PËRBINDËSHAT POLITIKË!Nga FLORIM ZEQA (01.05.2015)
ORGANIZATA 'HOPE & PEACE' ME SELI NË NEW YORK MBËSHTET LIGJIN E PARAQITUR NGA DEPUTETËT DODA DHE IDRIZI (01.05.2015)
PSE ISA MUSTAFA NUK BËRI HOMAZHE TEK VARRI I TAHIR ZEMAJT (01.04.2015)
KOLINDA GRABAR KITAROVIC PRESIDENTJA E ARDHME E KROACISË? Ajo është e para grua Asistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s (01.04.2015)
VRASËSIT E TAHIR ZEMAJT ME SIGURI ISHIN SHQIPTAR DHE PA DYSHIM ISHIN DORË E HUAJNga HARRY BAJRAKTARI (01.04.2015)
VITI I RI - KATËR FAMILJE KOSOVARE STREHOHEN NË KISHËN E CHÂTEAUROUX (01.04.2015)
PESË PREDIKATARËT MA TË MËDHEJ TË KLERIT KATOLIK SHQIPTAR NË SHEKULLIN XX1945 – 1950 Pushkatohen dhe zhduken 5 kolosët e mendimit Atdhetar, Fetar...Nga FRITZ RADOVANI (01.04.2015)
'COSA NOSTRA'!Është fjala për mafian kosovare të fundshekullit 20-të dhe fillimit të këtij shekulli Nga FLORIM ZEQA (01.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]