MARSHI REPUBLIKAN TË DJELËN NË PARIS - TË GJITHË TË BASHKUAR - PRESIDENTI HOLLANDË BASHKË ME SHUMË LIDERË EUROPIANË, TË GJITHË BASHKË
E Shtunë, 01.10.2015, 09:43am (GMT+1)
VOAL - Sipas Le Parisien - Presidenti Holland njoftoi të premten pjesëmarrjen e tij të djelën në marshin Republikan që do të mbahet në Paris. Në këtë marsh kanë njoftuar se do të jenë shumë liderë të Europës, përfshi kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin britanik David Cameron, ai italian Mateo Renzzi, presidenti i ri të Parlamentit të Evropës, polaku Donald Tusk.
«Do të jem të djelën në marshimin republikan», tha në një dalje televizive pak para orës 20 :00 presidenti i Francës François Hollande e cila do të mbahet në paris të djelën në orën 15 :00 pasdite në nderim të viktimave të Charlie Hebdo.
"Do të jem të djelën në marsh dhe i bëj thirrje gjithë francezëve të jenë atje në mbështetje të vlerave të demokracisë, lirisë dhe pluralizmit."
www.voal-online.ch
|