E Enjte, 05.16.2024, 03:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ÇEKËT - FUSHATË ME QEBAPË NË MBROJTJE TË KOMUNITETIT MYSLIMAN
Nga COLIN O'CONNOR

E Shtunë, 01.10.2015, 05:42pm (GMT+1)



Mijëra qytetarë të Republikës Çeke janë zotuar të hanë nga një qebap më 9 janar në kuadër të fushatës masive të lansuar në Facebook, me synimin për të mbështetur komunitetin mysliman në këtë shtet.

Fushata që mban titullin "Qebapët Kundër Idiotizmit" vjen si përgjigje ndaj disa deklaratave kundërthënëse të një politikani popullist, i cili ka sulmuar ritet fetare myslimane.

Më 3 janar, Tomio Okamura, partia e të cilit, Agimi i Demokracisë, mban 14 mandate në parlamentin çek prej 200 vendesh, ka publikuar një ese prej 14 pikësh, në rrjetin social Facebook, duke dhënë udhëzime se si të mbrohet "mënyra demokratike e jetesës" së çekëve nga kërcënimet e islamizmit radikal.

Sipas këti postimi, Okamura udhëzon që të rikujtohen myslimanët se "mikpritja e një shteti duhet t'i ketë kufijtë e vet". Ai u ka bërë thirrje çekëve që të shetisin qentë dhe derrat të cilët në besimin islam shihen si qenie jo të pastra afër xhamive në Çeki.

"Çdo qebap që blejmë nga ta, shkon një hap më afër drejt burkas. Si do t'i shijojnë qebapët gratë tuaja kur duhet t' hajë me fytyrë të mbuluar?", ka shkruar Okamura.

Ai njihet si një nga figurat më kundërthënëse në politikën çeke. Në të kaluarën, ka shkaktuar diskutime të ashpra kur ka dalë me propozimin që pakica rome e këtij shtetit të dëbohet për në Indi.

Ai ka thënë se nuk ka njohur për protestën me qebapë...

"Nuk e di se kush janë këta njerëz dhe nuk di gjë për këtë aktivitet, por mund të them se në kohën kur ka njerëz të vdekur nga terrorizmi islamik, trivializimi i kësaj çështjeje dhe tallja me të është shumë e pavend", ka thënë ai.

Myslimanët përbëjnë më pak se 1% të popullatës 10 milionëshe në Republikën Çeke.

Qytetarët e anketuar në Pragë kanë mendime të ndryshme për të dyja anët e këtij rrëfimi.

Jarmila, 77 vjeçare është e mendimit se Okamura "është politikan i mençur dhe i arsyeshëm, i cili flet të vërtetën".

Martini, 30 vjeç, thotë se Okamura nuk gëzon mbështetje te çekët.

"Është vetëm një çështje që do të ketë mbulim mediatik. Mendoj se të gjithë duhet të distancohemi nga ai. Unë nuk e kam problem të mbroj myslimanët dhe fundja, qebapët janë shumë të shijshëm". (rel)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'CHARLIE HEBDO' DO TË BOTOHET ME 1 MILION KOPJE NË NUMRIN E ARDHSHËM (01.10.2015)
MARSHI REPUBLIKAN TË DJELËN NË PARIS - TË GJITHË TË BASHKUAR - PRESIDENTI HOLLANDË BASHKË ME SHUMË LIDERË EUROPIANË, TË GJITHË BASHKË (01.10.2015)
MARK ZUCKERBERG, APPLE DHE GOOGLE IU PËRGJIGJEN SULMEVE NDAJ CHARLIE HEBDO Presidenti i Facebook dënon sulmin, ndërsa Google i dhuron £ 195000 revistës dhe Apple përhap flamurin Je Suis Charlie në uebsajtin frëngjisht (01.10.2015)
CHARLIE HEBDO E MBËSHTETI KOSOVËN DHE E SENSIBILIZOI OPINIONIN FRANKOFON PËR GENOCIDIN QË PO USHTROHEJ NË KOSOVË (01.10.2015)
SATIRISTË AMERIKANË KUNDËR TERRORIT NË PARIS (01.09.2015)
LE MONDE KA BOTUAR FOTO PAS MASAKRËS NGA ZYRAT E CHARLIE HEBDO - PAMJET JANË SHOKUESE (01.09.2015)
CHARB VDIQ DUKE E MBROJTUR LIRINË E SHPREHJES - THOTË PARTNERJA E TIJ (01.09.2015)
AKTI I DËNUESHËM TERRORIST NË PARIS DHE KRYEPARLAMENTARI KADRI VESELIOpinion nga SAIM TAHIRAJ (01.09.2015)
KARIKATURAT E CHARLIE HEBDO NË GAZETAT EVROPIANENga Ole MIKKELSEN dhe MICHAEL HOLDEN, Reuters (01.09.2015)
SHQIPTARËT KUDO NË BOTË E DËNOJNË AKTIN TERRORIST NË PARISNga SKËNDER MULLIQI (01.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]