E Martë, 03.19.2024, 08:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DEPUTETJA E AAK DONIKA KADAJ-BUJUPI: ISHTE POLICIA QË PROVOKOI E PARA TURMËN DUKE LËSHUAR GAZIN LOTËSJELLËS
Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 01.30.2015, 06:12pm (GMT+1)



DONIKA KADAJ-BUJUPI: Kosova ka vuajtur mjaft dhe në memorien kolektive të qytetarëve tanë vazhdon të jetojë dhuna si mjet i përdorur kundër tyre masivisht dhe për dekada. Qeveria duhet të reflektojë



Pyetje: Zonja Donika, pushteti dhe opozita në Kosovë vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për dhunën e shkaktuar në protestat e së martës në Prishtinë, ju ishit dëshmitare, si është puna?
Donika Kada-Bujupi:
Së pari dua të theksoj që jemi kundër çdo lloj dhune të ushtruar në protestë. Na vjen keq për çdo lëndim që ka ndodhë dhe dëshirojmë rehabilitim sa më të shpejt të të gjithë qytetarëve.

Kosova ka vuajtur mjaft dhe në memorien kolektive të qytetarëve tanë vazhdon të jetojë dhuna si mjet i përdorur kundër tyre masivisht dhe për dekada. Ngjarja ishte prapakthim edhe emocional në të kaluarën e hidhur. Qeveria duhet të reflektojë.

Pyetje: Kush e nxiti dhunën?
Donika Kadaj-Bujupi:
Kush e nxiti dhunën? Është fakt i cili mund të argumentohet nëse shohim në arkivat e mediave ku Qeveria dy ditë radhazi para mbajtjes së protestes ka përdorë të gjitha mjetet propagandistike për të tensionuar situatën. Në ditën e protestës tensioni asht ngritë fillimisht artificialisht dhe provokuar paraprakisht me anë të barikadave dhe me anë të opinionit të krijuar përmes mediave të caktuara dhe diskursit tallës e fyes që përdori Qeveria në raport me protestuesit.

Policia nuk guxon të përdoret nga politika si instrument i dhunës. Problemet e grumbulluara me vite kërkojnë vigjilencë dhe veprim politik - kjo është zgjidhja e vetme, por jo dhunë, jo masa policiore. Paramendoni situatën kur policët ndoshta kanë patur në protestë fëmijët e tyre dhe anëtarët e familjes, ndaj të cilëve kanë qenë të detyruar të përdorin dhunë ! Kjo është e dhimbshme në Kosoven e lirë dhe të pavarur.

Pyetje: Zonja Donika ju ishit dëshmitare në protestë, ju e morët edhe fjalën aty.
Donika Kadaj-Bujupi:
Po, isha në protestë dhe isha dëshmitare. Në momentin kur përfundova fjalimin dhe kishim edhe dy folës të paralajmëruar, para fillimit të çfarëdo reagimi nga protestuesit përveç thirrjeve të tyre, ndjeva se fyti m'u ngushtua dhe fillova të ndiej shtrëngim nga gazi i cili u hodh pa asnjë paralajmërim shumë shumë pranë vendit ku qëndronim ne.

Turma filloi të levizë në përpjekje për të frymuar lirshëm, sepse ishte ndjenjë e rëndë. Për një moment policia u vërsul mbi kamionin me zërin, e konfiskoi, i ndali mikrofonat dhe zërin. U krijua përshtypja sikur po hakmerrëshin, sepse kishte shumë mllef dhe agresivitet. Në fakt pushteti i trembur nga zëri i mijëra qytetarëve hakmerrej duke i shpallur luftë popullit i cili kërkonte të drejtën e tij legjitime që të protestojë.

Pyetje: Por qeveria fajësoi menjëherë organizatorët e protestës.
Donika Kadaj-Bujupi:
Ngjarjet që pasuan na tmerruan. Na habiti instrumentalizimi që bëri qeveria, kur dolën në një konferencë për shtyp të "dy kryeministra paralelisht", Kryeministri Mustafa dhe "Kryeministri" Thaqi, i cili, edhe pse në fakt është ministër i Jashtem ai po sillet si kryeministër paralel. Në rrethana normale është Ministri i Punëve të Brendshme ai i cili do të duhej të prononcohej për protesten, dhunën, policinë etj, por në rastin e qeverisë sonë ishte ministri për Punë të Jashtme, thua se Kosova për Qeverinë është çështje e jashtme....

Zonja Donika, zoti Mustafa dhe Thaqi thanë se opozita nuk e ka respektuar dialogun në Kuvend.
Donika Kadaj-Bujupi:
Po ashtu është, ata thanë "që debati të bëhet në Kuvend dhe jo në rrugë ». Por janë pikërisht ata që e detyruan opozitën të dalë në protestë sepse ata e hodhën poshtë kërkesën për debat që bëri opozita ditën e hënë, 24 orë para protestave përmes një iniciative për seancë të jashtëzakonshme. Rregullorja e Kuvendit tonë parasheh që të mblidhen 40 nënshkrime për të inicuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme. Gjatë 12 orëve, u përpoqëm dhe grumbulluam 36 nënshkrime, na duheshin edhe katër. Kishte disponim nga disa deputetë të pozitës për të vënë nënshkrimet e tyre, por pesë minuta para mbylljes ata u thirrën duke u bërë presion që të tërhiqen. Rekomandimet tona në kërkesë ishin pikërisht kërkesat e protestueseve: 1. Shkarkimi i Ministrit të Kthimit Jabllanoviq dhe 2. Ligji për Trepçen të vjen në Kuvend.

Ndërsa ajo që tha Kryeministri Mustafa dhe Thaqi në Konferecën për shtyp, do te thotë, që apeli i dy kryeministrave për dialog në kuvend ishte hipokrizi e Qeverisë, përderisa ajo ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat për të mos e lejuar seancën e jashtëzakonshme 24 orë para proteste.

Pyetje: Zonja Donika, Kosova po përballet edhe me një eksod të paparë.
Donika Kadaj-Bujupi:
Po është shumë e vërtetë, një plagë e re që i është hapur Kosovës. Të njejten ditë, pra të hënën, 24 orë para protestes, ne patën në Kuvend debat për ikjen e qytetarëve të Kosovës nga vendi e që ka marrë përmasa të eksodit, por Kryeministri Mustafa dhe anëtarët e kabinetit të tij bojkotuan seancën, duke mos marrë parasysh asnjë nga rekomandimet e deputetëve për një çështje e cila nuk i takon një partie një subjekti por të gjithe deputetëve. Me këtë qasje dhe arrogancë Qeveria nuk e kthen shpresën, por përkundrazi, e rrit dëshprimin dhe e ul besimin për një perspektivë në këtë vend.

Pyetje: Opozita ka shprehur qendrimin se është rritur ndikimi i Serbisë në Kosovë.
Donika Kadaj-Bujupi:
Po, kështu mendojmë, se është shumë shqetësuese edhe rritja e ndikimit të Serbisë në Kosovë përmes veprimeve të njëpasnjëshme që nga marrja e përgjegjësive të kësaj Qeverie, Mustafa Thaqi - Jabllanovic.

Së pari fyerja ndaj nënave shqiptare, pastaj fyerjet e radhës, injorimi nga Qeveria, tërheqja e Ligjit për Trepçën, pas kërcënimeve nga Beogradi, sjellja e Krajlit në Graçanicë dhe deklaratat e Isa Mustafës, kthimi i barikadës në Shterpcë ku shqiptarëve ju kërkohet të paguajnë taksën për kalim etj.etj.

Pyetje: Zonja Donika si do të veprojë opozita në ditët e ardhme?
Donika Kadaj-Bujupi:
Të marten Kryeministri do të jetë në interpelancë sipas kërkesës sonë të dorëzuar më 19 janar. Rekomandimi është shkarkimi i Jabllamoviqit. Të mërkurën jemi në protestë gjithëpopullore në të cilën deri tani vetem në rrjetin social fb kanë konfirmu pjesëmarrjen 13 mije qytetarë. Pra presim që për të drejtën e vet legjitime në mbrojtje të Trepces dhe në mbrojtje të nderit dhe integritetit do të jemi bashke në një protestë gjithëpopullore. Me shpresë që ky Zë i popullit do të trokasë në ndergjegjen e Qeverise e cila duhet të veprojë.


Intervistoi ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARSHIMET E VDEKJESNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (01.30.2015)
FOTO HISTORI - KOSOVARI I PARË QË U TAKUA ME PRESIDENTIN GEORGE BUSH I (01.30.2015)
Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në KosovëSI KA MUNDËSI QË NJË POLITIKAN I RI I PAPËRVOJË, ME NJË FJALË TA SHKATËRROJË KOSOVËN?Nga XHAFER LECI (01.30.2015)
92 VJET NGA MARRËVESHJA TURKO-GREKE PËR SHKËMBIMIN E POPULLSISË - DATË QË SHËNOI AKTIN E PARË TË TRAGJEDISË SË ÇAMËRISË (01.30.2015)
INTERESAT E SHTETIT DHE TË KOMBI NUK MBROHEN DUKE I RËNË DIKUSH THUMBIT E DIKUSH PATKOITVështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.29.2015)
9 VJEÇARJA ERZA MUÇOLLI - E TRETA NË RENDITJEN PËRFUNDIMTARE TË 'FRANCE'S GOT TALENT' (01.29.2015)
DOSSIER - AIR FORCE ONE, AVIONI I PRESIDENTIT TË AMERIKËS (01.29.2015)
JA SI E SHPREH DASHURINË PËR TË ATIN VAJZA E ROKERIT TË NDJERË GENTI DEMALIAJ (01.29.2015)
1911 - KUR 'NEW YORK TIMES' SHKRUANTE PËR BUKURINË E SHQIPTARËVE DHE TRIMËRINË KUNDËR TURQVE (01.29.2015)
KONFIRMOHET - RITA ORA DO TË PËRFORMOJË NË ÇMIMET OSCAR 2015Ndërkohë Rita është kandiduar për çmimin Oscar për këngën "Grateful", kolonë zanore e filmit "Beyond the light" (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]