E Djelë, 05.05.2024, 12:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Dell: Askush nuk është mbi ligjin
E Shtunë, 01.16.2010, 10:51am (GMT+1)

 

 

Pavarësia e Gjyqësorit, ndarja e pushteteve dhe miratimi i një varg ligjesh, në të cilat mbështetet drejtësia kosovare, janë vlerësuar të domosdoshme nga autoritetet vendore e ndërkombëtare në Kosovë. Në ceremoninë për të shënuar Ditën e Drejtësisë në Kosovë, e cila është ndërprerë për disa minuta nga aktivistët e "Vetëvendosjes", ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, ka thënë se sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet për Kosovën në vitin 2010.



Me fishkëllima dhe me një protestë të papritur të aktivistëve të Lëvizjes "Vetëvendosje", është ndërprerë ceremonia kushtuar 16 Janarit - Ditës së Drejtësisë në Kosovë.

Në këtë mënyrë është detyruar të pushonte, deri në arritjen e pjesëtarëve të policisë, të cilët i kanë nxjerrë nga salla aktivistët e kësaj lëvizjeje, organizimi ku pjesëmarrës ishin zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë në Kosovë.

 

 

Aksion i "Vetëvendosjes", 15 janar 2010.

 

Këta të fundit kanë thënë se veprimi i aktivistëve të Lëvizjes "Vetëvendosje" nuk i kontribuon shoqërisë kosovare, së cilës, siç është theksuar, i duhet një shoqëri e fuqishme civile.

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Nekibe Kelmendi, e ka vazhduar fjalimin e saj duke e quajtur të domosdoshëm pavarësinë e Gjyqësorit për sundimin e ligjit në Kosovë.

Në këtë drejtim, ka theksuar ministrja Kelmendi, mbetet ende shumë punë për t'u bërë nga autoritetet përgjegjëse.

"Është detyrë e të gjitha institucioneve të Kosovës, e personave juridikë e fizikë, dhe e të gjithë qytetarëve të saj që ta respektojnë pavarësinë e Gjyqësorit. Mirëpo, sa i përket këtij pushteti dhe punës së gjykatave dhe prokurorive, ka shumë për të bërë", ka thënë Kelmendi.

Ajo ka vlerësuar se në drejtim të funksionimit të shtetit të së drejtës, Kosova ka arritur përparime, ndër të cilat, siç është shprehur ajo, është miratimi i mbi 100 ligjeve nga Kuvendi i Kosovës.

Një tjetër përshtypje për këtë u duk se e kishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Kristofer Dell, i cili ka theksuar nevojën për miratimin e një varg ligjesh të nevojshme për sundimin e ligjit.

Ambasadori Dell ka thënë se sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet për Kosovën për këtë vit.

Në paraqitjen e agjendës legjislative për vitin 2010, ambasadori amerikan ka theksuar se duhet të kryhet verifikimi dhe emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, se duhet të miratohet Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, Ligji për gjykatat, Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe të tjera.

"Të gjithë personat dhe autoritetet brenda shtetit, qofshin publikë apo privatë, duhet t'i nënshtrohen ligjit, si dhe të kenë të drejtën të përfitojnë nga ligjet e miratuara publikisht dhe të zbatuara në mënyrë uniforme në gjykata".

"Për ta bërë këtë, duhet të fillojmë nga parimi se askush nuk është mbi ligjin dhe askujt nuk mundet t'i mohohet mbrojtja e tij"
, është shprehur Dell.

Përveç institucioneve të Kosovës, Dell ka thënë se për të garantuar sundimin e ligjit, nevojitet edhe veprimi i popullit të këtij shteti. Argumentimi më i mirë për këtë, sipas tij, gjendet në fjalët e para të Kushtetutës së Kosovës.

"Ne, populli... Nëse populli nuk i mban përgjegjës udhëheqësit dhe institucionet e veta sipas ligjit, sundimi i ligjit dhe vetë demokracia, në mënyrë të pashmangshme, fillojnë të përkeqësohen dhe ata pak të privilegjuar fillojnë të besojnë se janë mbi ligjin", ka thënë ambasadori Dell.

Sundimi i ligjit në Kosovë vlerësohet të jetë një ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit, duke pasur parasysh se, siç thuhet, Kosova ende përballet me probleme, si: korrupsioni, ndërhyrjet në gjykata dhe me probleme financiare për funksionimin e sistemit gjyqësor.

(http://www.evropaelire.org)

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI MUND TA NDIHMOJMË NE HAITIN, TANI DHE MË PASNga BILL CLINTON, Ish-PRESIDENT I SHBA DHE I DËRGUAR SPECIAL I OKB-SË NË HAITI (01.14.2010)
Vdes gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut (01.12.2010)
E vërteta e filmave nazistë mbi Geton e VarshavësNga Aleksandra Farkas (01.10.2010)
Keqleximi i AfganistanitNga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI dhe BOB CHURCHER, The Huffington Post (01.05.2010)
VITI I RI KINEZNga PAUL KRUGMAN, New York Times (01.03.2010)
Papa: T'i dorëzojmë të gjitha armët (01.01.2010)
Kosova në 2009-ënNga Arbana Vidishiqi (01.01.2010)
2009: SHBA-të përballë Afganistanit, Iranit, BosnjësNga Ron Synovitz (01.01.2010)
2009: Bashkësia ndërkombëtare, humbësi më i madhNga Ahto Lobjakas (01.01.2010)
UNIVERS POETIK ME FRYMËMARRJE  EUROPIANE DHE BOTËRORENga HAMIT ALIAJ (12.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]