E Hënë, 04.29.2024, 02:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Refleksion mbi 8 marsin
PËRSIATJE RRETH PROFILIT TË MARIETA ZAÇES - SPORTISTES, PEDAGOGES, ZËVENDËSMINISTRES DHE KRYETARES SË LIDHJES SË GRUAS DEMOKRATE
Nga MARJANA BULKU, New York

E Djelë, 03.08.2015, 09:00am (GMT+1)


Jetojmë kohë të trazuara, ku gjëja më apsurde është të festosh data a ngjarje kur realiteti pjell monstra që gjenerojnë konflikte e dhunë. E megjithatë jeta i meriton disa vezullime që njerëzit e mirë i dhurojnë asaj në cdo kohë...edhe nëpër ato të turbullta.
Në këtë ag 8 marsi dua të shtegtoj me një urim zemre tek një mike që dikur e kisha bashkëpunëtore, jo zyre as sporti, por të një kauze që dikur... në fakt jo shumë vjet më parë, bashkonte njerëz, lidhte mendime dhe ndërtonte e projektonte të ardhme dhe shpresat intesifikoheshin dhe jeta bëhej më e mirë.Kam pasur rast të bashkëpunoj shumë herë me zonja, mbase kjo u bë një shtysë jo e vogël që edhe tezën e postgraduimit ta zgjedh pikërisht për çështjet gjinore, e me siguri mund të pohoj se në profilet e tyre të larmishme të personalitetit vetem disa prej tyre kanë iluminim të përhershëm dhe kjo falë karakterit të qëndrueshëm edhe kur kurba jetësore e modeleve të angazhuara në publik pëson luhatje.

Profili i Marieta Zaces mbart përmasën e sportistes, pedagoges, deputetes së Partisë Demokratike, kryetares së Lidhjes së Gruas Demokrate, zëvëndësministres së Punëve dhe
Çështjeve Sociale por duke mos i ikur aspak dimensionit njerëzor të saj si mike e bashkëpunëtore, komunikuese dhe kontribuese e palodhur, grua e vyrtytëshme, nga ku vezullimet e bashkëshortes, nënës, gjyshes... frymëzojnë, edukojnë dhe transmetojnë një model që në kohë të turbullta i nevojiten shoqërisë shqiptare, sistematikisht të dhunuar për fat të keq.Që të gjitha këto profile brenda te teres individuale shkëlqejnë... Nuk idealizoj kur përshkruaj Marjetën ,lartësimi i vyrtyteve nuk është idealizim, por nevojë, është si ushqimi që i jep jetë trupit .Nuk idealizoj aspak kur them se misioni i njerëzve të tillë nuk ka përfunduar sepse nuk mundet dhe nuk duhet të përfundojë, sidomos tani.Dhe sa herë që realiteti pëson turbulenca nga stimulimi i disa figurave (përtej kufijve partiake)të cilat shkaktojnë neveri dhe irritim,evokimi i vyrtytshmërisë dhe pozitivitetit që buron prej aty ,është domosdoshmëri.Jo shumë vjet më parë, kur Lidhja e Gruas Demokratike do te merrte jetë, edhe koncepti i disa të drejtave të munguara do niste artikulimin po aty ,do të konturoheshin portrete që jetuan gjatë në memorjen tonë jo për shkak të pushtetit dhe postit,por të dinjitetit dhe vlerave humane, këto e lartësojnë njeriun -NJERI.Janë disa hallka që nxitën zhvillime e reforma, vunë në lëvizje organizma që nuk kishin ekzistuar më parë për të cilat kujtesa duhet të kujdeset...
Misioni i Marietës vazhdon përsa kohë modeli i bashkëshortes shembullore që din të gjejë balancat punë familje-angazhime sociale vuan nga imponimi i shablloneve të shëmtuara mutacion i regjimit komunist që imponojnë autoritetin me prepotencë dhe pompozitet duke mos e konsoliduar kështu asnjëherë lidershipin sidomos kur flitet për thyerje steriotipesh gjinore.

Unë besoj në misionin e Marietës përsa kohë historia e Lidhjes Demokratike të gruas ende nuk është shkruar, sepse bashkë me të do të shkruhej dhe historia e advokimit për të drejta e përgjegjësi,për shkollim dhe shanse të barabarta,për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur... janë një sërë konceptesh që lindën bashkë me demokracinë tonë të brishtë, që belbëzoi shqip...

Misioni i Marietës vazhdon për t'ju kujtuar nënave dhe motrave se liria, ajo e fjalës dhe e mendimit, ajo e lëvizjes dhe e advokimit kërkojnë komunikim njerëzor të matur dhe të kulturuar,atë që Marieta Zaçe me vrapin e lehtë, me kontaktet kokë më kokë me bashkëpunëtoret e saj, me respektin reciprok dhe vlerësimin e kontributeve për gjithsecilën seleksiononte në fakt vlera ,të cilat ndërtonin standarte dhe mbi bazën e tyre realizoheshin projekte. Shpresoj në misionin e Marietës sa herë që shoh gra të angazhuara në politikë që përpos individualitetit kanë nevojë për një lloj kurimi,jo të imazhit,por të humanizmit dhe komunikimit me tjetrin ,kaq i domosdoshëm ky i fundit.
Duket sikur flasim për një kohë të largët Marjetë, duket sikur u jetua një ëndërr me gra që mblidheshin ,advokonin, gëzonin, ngrinin zërin,protestonin...sepse sot realiteti shqiptar ofron tjetër gjë ,dicka midis kaosit dhe mungesës së perspektivës. Në këtë prag 8-Marsi dua të uroj Marietën dhe cdo mikeshë që 8 Marseve feston ,proteston,debaton ,shtrëngon duart,si në cdo ditë tjetër të vitit nëpër jetën tonë që ka kaq shumë festa e ditë të shënuara,,,por kaq pak refleksion për ta.

MARJANA BULKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KUJTIM TË NËNAVE DHE MOTRAVE TONA HEROINA QË NUK U THYEN PËRBALLË DIKTATURËSNga FRITZ RADOVANI (Pjesa IV - HAPNI DOSJET! “TURP PËR JU, AS NË MESJETË NUK JANË PËSHTY TË BURGOSUNIT RRUGËVE SI TASHTI!” (03.07.2015)
NËNAT E KOMBIT, PARASHQEVI E SEVASTI QIRIAZI, MËSUESET E DRITËS DHE DITURISË - KALVARI I JETËS SË TYRE (03.07.2015)
RRUGËTIMI PLOT VËSHTIRËSI I NJË MËSUESI NË KOSOVËN E VITEVE TË ROBËRISËNga AGIM GASHI (03.07.2015)
GËZIM ALPION - ARSIMIN TONË TË LARTË E SHKATËRRUAN AKADEMIKËT JO POLITIKANËTIntervistoi BEN ANDONI (03.07.2015)
'DHURATA' E DEMAÇIT PËR DITËN E MËSUESIT!Nga FLORIM ZEQA (03.07.2015)
VIZIONI AUTENTIK I LILIANA PERES TEK 'GRUAJA SHQIPTARE NË BOTË' (03.06.2015)
PRESIDENTI RUGOVA - ADEM JASHARI, BASHKËFAMILJARËT E TIJ, HERONJTË DHE DËSHMORËT E TJERË MERITOJNË NDERIMET DHE RESPEKTET MË TË LARTA SHTETËRORE (03.06.2015)
PARLAMENTI FRANCEZ DEKORON DJALOSHIN SHQIPTAR ARMANDO CURRI - TË CILIT, NGA NJË 'SANS PAPIER' I HAPEN DYERT PËR NJË JETË TË DENJË (03.06.2015)
Në përvjetorin e rënies së Adem Jasharit:NË NJË KËSHTJELLË LEGJENDARE TË PREKAZIT(Nga blloku i shënimeve)Nga Prof. MURAT GECAJ (03.06.2015)
KUR POPULLI KONSIDEROHET TURMË E HIPNOTIZUARNga SKËNDER MULLIQI (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]