E Djelë, 04.28.2024, 09:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQETËSIM QË PËRSOSJA TË MOS BANALIZOHET DHE BANALJA TË MOS PËRSOSET...
Nga ATJON ZHITI

E Enjte, 03.12.2015, 04:44pm (GMT+1)




1.NË KËRKIM TË AGARTIT

Shumë kërkues, studiues dhe arkeologë të famshëm, madje çuditërisht dhe Hitleri, kërkonin Agartin, një vend fantastik, ndoshta jo ekzistues, dhe thuhet se portat e kësaj mbretërie ndodhen në Indi.

Agarti mendohet se është një mbretëri e nëndheshme e krijuar për njerëz të përsosur për të shpëtuar nga një kataklizëm. Këta banorë me inteligjencën dhe diturinë e tyre të pamasë, nuk bënin luftëra, por ta krijuan një rrjet komunikimi të nëndheshëm.
Agarti është thjesht një mit, është thjesht një kërkim përsosmërie, paqeje që neve njerëzve bashkëkohorë na mungon. Kërkimi i Agartit është thjesht një sinonim i kërkimit të vetvetes, sepse të gjithë neve na mungon ajo përsosmëri, pak njerëz ia kanë dalë të gjejnë vetveten, atë përsosmëri ose mund të them se vetëm një njeri ia ka dalë dhe ai është Sokrati me Dajmonin e tij, (δατμον), shpirtin e tij paqësor e të përsosur, megjithëse koha, demokracia, Athina, e cila është shembull i të gjitha qeverive në botë njëkohësisht ishte dhe simbol korruptimi si qeveritë sot.

Si mundi një shëmbëlltyrë si Athina të dëmtonte të Përsosurin? Mirë, e lëmë Sokratin. Kërkimin e Agartit në mënyrë simbolike e ka bërë dhe përfaqësuesi më i famshëm i rrymës filozofike cinike Diogjeni. Ai gjatë ditës shëtiste me disa kandila të ndezur, njerëzit e pyesnin se çfarë kërkonte e ai përgjigjej: Njeriun.

Njerëzit për këtë e mendonin si ai ishte i çmendur, por ama ai kishte të drejtë, kërkonte vërtet njeriun e përsosur që ndodhej në Agart. Prandaj Agarti është thjesht kërkim i vetvetes, i asaj pastërtie, çiltërsie e përsosmërie. Ajo çiltërsi, pastërti e përsosmëri që te njerëzit e sotëm na mungon. (Durrës, 9 shtator 2010).

2.ARENA MODERNE

Nuk e gëlltis dot shumë patriotizmin e lindur befas nga një ndeshje, ka një të qenë të zbehtë, të shtirur e të pavlerë. Atdhetarizmi i vërtetë, kur ndihet, arrihet të shprehet në të gjithë mënyrat e manifestimit që ka, qoftë të heshtura dhe të padukshme. Nëpër mend më kalon kënaqësia e krenaria për progreset e arritura, për kulturën që ekziston në dheun, ku kjo ndjenjë të përket, për dëshirën për të ruajtur karakteristikat, trashëgiminë e pse jo dhe traditat...

Patriotizmi ama nuk është vetëm kaq, patriotizmi ka dhe një fizionomi etike, sepse bashke me atdheun dhe tek atdheu shihet një standard, një vlerë morale më vete që duhet forcuar vazhdimisht, duhet përkryer e rrezatuar në çdo akt tonin. Ndërkaq një individ i tillë, që në të vërtete ndihet i përfshirë në këtë "rryme", vendos interesat e kombit përpara atyre personale, diçka e tillë "leverdis" shumë e më shumë, sesa të varfrat nevoja vetjake.

Për mendimin tim ajo ndeshja e asisojshme e paradokohshme vetëm ndeshje nuk qe, por jam tejet i lumtur që çunat mbrojtjen simbolet tona, eventi ama ishte një gati-shfryrje politike e vendeve, të cilat plot me probleme nuk arrijnë të shprehen e të mbërrijnë rezultate në arenë politike. Nuk do të dëshiroja të flisja për Serbinë, por për vendin tim. Ne arritëm të tregojmë diçka, por ama betejën e radhës përsëri se si bën dhe e fiton kundërshtari.

Ata vazhdimisht vazhdojnë të hedhin baltë, pa ia treguar kush dhëmbët e të vërtetës siç duhet. Ne, si gjindje, nuk kemi një ndjenje kush e di sa të fortë atdhetare, si një zeje të brendshme do të thosha, jo si shpërthime. Shteti në periudha tranzicioni, bile edhe me përpara, nuk ka patur një politikë etnike reale, kurrë nuk jemi shqetësuar si mendësi paraprake, por si mund i mëpastajmë, kur duhet ditur më së miri të vendosim të parat shkencërisht të drejtat tona si komb e të drejtat tona historike.

Serbia që kur fort-e-dashura jonë Kosove ka marr pavarësinë, ka trefishuar investimet tek ne, shkëmbimet ekonomike me ta janë intensifikuar, ndërsa me Kosovën që nuk duhet të ketë fare doganë, madje as kufi të vërtetë, janë ulur, po fiton një Serbi, ku Presheva nuk njihet se është lenë me mjerim, përfiton një sistem që me dekada di të përdhosë e ne nuk ngremë krye, absolutisht nuk dëshiroj përgjakje, por dua forcë e vendosmëri për shtetin tim.

Ajo çka fatkeqësisht dimë të bëjmë më mirë, është të tejçojmë vuajtjet e të parëve tanë brez mbas brezi, të flasim me mllef (me të drejtë në shumë raste, po jo e drejtë gjithashtu, sepse politika nuk përbën një popull të tërë, edhe vetë nuk besohem të jam ndjerë i përfaqësuar nga politikat e vendit tim.) Dua të them se nuk është një analizë ose opinion është një ndjesi që lind nga ndodhitë e fundit dhe dua të shtoj se ndjenja e dashurisë kundrejt vendit rritet ende më shumë bashkë me njohjen, qoftë dhe duke parë më shumë e më shpesh trojet shqiptare, Tetovën p.sh.

(Tetovë, 17 tetor 2014).

ATJON ZHITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BESARTA, MBESA E ADEM JASHARIT, RRËFEN PËR BBC - JA SI E MASAKROI SERBIA FAMILJEN TONËBesarta Jashari ishte 10 vjeçe në atë kohë (03.12.2015)
DALIN NË DRITË FAKTE TË REJA PËR DONIKA KASTRIOTIN (03.11.2015)
Intervistë me publicistin dhe analistin politik, Skënder MulliqinKJO STRUKTURË NË KRYE TË LDK-së KURRË NUK KA QENË NË LINJËN POLITIKE RUGOVIANEIntervistoi: FLORIM ZEQA (03.11.2015)
GJYKATA SPECIALE - ANTIKUSHTETUESE DHE ANTIKOMBËTARE!Nga FLORIM ZEQA (03.10.2015)
FOTOGALERI - LULESHITËSIT NË PRISHTINË (03.10.2015)
HISTORIA E 40 KLERIKËVE QË U VRANË NGA KOMUNIZMI NGA FRITZ RADOVANI (03.10.2015)
ELENA GJIKA DHE VAJZAT SHKODRANENga vajzat shkodrane, një dhuratë simbolike për Princeshen Elena Gjika (Dora d’Istria )Nga PERTEFE LEKA (03.10.2015)
“PARA PUSHKATIMIT...” HAPNI DOSJET!Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa V) (03.10.2015)
UNAZA E RRESHTERIT BRITANIK TOMSON DHE BESA SHQIPTARE (03.09.2015)
SAN FRANCISKO - ËSHTË DITA E APPLE WATCH (03.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]