E Djelë, 05.05.2024, 04:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Ku gjenden bazat e nacionalizmit në Serbi?
E Shtunë, 01.16.2010, 09:55pm (GMT+1)

 

 

 

Pas paraqitjes së kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në BE, shumë vende perëndimore kanë paralajmëruar se Serbia ende është tepër e ngarkuar me nacionalizëm.

 

Koha e sundimit të Sllobodan Millosheviçit do të mbetet në Serbi e njohur si periudha e nacionalizmit më të rëndë, i cili sipas shumë vlerësimeve, ka qenë edhe gjeneratori kryesor i konflikteve të armatosura në hapsirat e ish - Jugosllavisë. Për këtë periudhë janë shkruar shumë libra dhe studime, por debati ende nuk ka përfunduar.

Dhjetë vjet pas Millosheviçit, Serbia ka paraqitur kandidaturën për anëtarësim në BE, ka një president dhe qeveri demokratike dhe janë hequr vizat për udhëtime në vendet e zonës së Shengenit, por vlerësohet se Serbia ende nuk është çliruar nga nacionalizmi.

 

Mbeturinat e nacionalizmit radikal nga vitet 90-të ekzistojnë ende në Serbi, pohon Andrej Nosov, nga Inciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut. Megjithatë, nacionalizmi më nuk është fuqia kryesore nxitëse e dukurive negative. "Nacionalizmi është i pranishëm dhe është pjesë e opinionit të gjërë. Në shoqëri ende kemi disa trajta të politikës nacionaliste, siç janë për shembull ksenofobia dhe mosdënimi i elitave politike apo përfaqësuesve të institucioneve. Më parë mund të thuhet se po jetojmë në mbeturinat e një politike nacionaliste, se sa që nacionalizmi sot është ideja kryesore që e udhëheq jetën politike në Serbi."

 

 

Serbia është futur në një fazë tjetër

 

Analiza e shkallës së nacionalizmit dhe influenca e tij në shoqëri shtjellohet në të gjitha raportet vjetore të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi. Kryetarja e tij Sonja Biserko, pohon se nacionalizmi e ka arritur pikën kulmore në kohën e qeverisë së Vojisllav Koshtunicës. Pas zgjedhjeve të vitit 2008, Serbia është futur në një fazë tjetër: "Që nuk do të thotë se nacionalizëm më nuk ka, por në sipërfaqe po depërton një orientim tjetër i qytetarëve. Shteti për herë të parë po përpiqet që të vendosë një rend në kaosin e përgjithshëm dhe të tejkalojë gjendjen e dhunës që kemi jetuar një kohë shumë të gjatë, që ishte rezultat i politikës së Millosheviçit. Dy - tri vitet e fundit ka pasur përparime në reformën e ushtrisë dhe policisë, ndërsa arra më e fortë ka mbetur gjendja në organet juridike, ku ende ekziston një rezistencë e fuqishme ndaj reformave".

 

Biserko pohon se kriza e përgjithshme ekonomike ka bërë që Serbia të largohet nga nacionalizmi, sepse e ka kuptuar pozitën e saj. Rezistenca ende ekziston, por afrimi i Serbisë me BE-në ka shtuar besimin e qytetarëve ndaj bashkësisë ndërkombëtare. "Kjo ka këndellë jo vetëm qytetarët por edhe elitën, e cila mban përgjegjësinë për këtë gjendje. Është dëshmuar se BE-ja i ofron Serbisë zgjidhje konkrete dhe solidaritet. Ky shans duhet të shfrytëzohet, sepse para qeverisë gjenden shumë elemente obstruktive të pjesës konservatore të shoqërisë".

 

Paragjykime të shumta ndaj shqiptarëve, romëve dhe homoseksualëve

 

Distanca etnike në Serbi manifestohet çdo ditë përmes incidenteve të ndryshme, pohon Andrej Nosov. "Dua t'ju kujtoj studimet që janë bërë në universitete, ku të rinjtë dhe studentët kanë paragjykime të shumta ndaj shqiptarëve, romëve apo homoseksualëve. Kjo më nuk lidhet vetëm me përkatësinë kombëtare, por ekziston një lloj ksenofobie që dëshmon për gjendjen e përgjithshme të sistemit dhe vlerave në shoqërinë serbe."

 

Shumëkush i var shpresat tek gjeneratat e reja, por nuk duhet harruar se pikërisht ata janë aktorët e shumë trendeve negative. Dhuna në manifestimet sportive, kërcënimet ndaj mediave, pjesëmarrja në aktivitetet e organizatave të djathta, raporti adhurues ndaj kriminelëve të luftës... janë vetëm disa nga treguesit që dëshmojnë se gjenerata e re ka nevojë për një vëmendje të posaçme. Andrej Nosov rikujton se Serbia ka humbur shumë gjenerata të reja dhe se promovimi i vlerave evropiane ndonjë herë duket si punë e kotë.

 

Në Perëndim ekziston përshtypja se në Serbi ende ka një shkallë tepër të lartë nacionalizmi, që vështirëson edhe raportet me vendet fqinje. Nosov pohon se baza e nacionalizmin ende gjendet tek disa parti politike. Ndërkohë që ky fenomen gjen mbështetje edhe tek kisha, Akademia e Shkencave dhe Arteve dhe disa institucione që e shohin Serbinë si viktimën e vetme të ish - Jugosllavisë.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dell: Askush nuk është mbi ligjin (01.16.2010)
SI MUND TA NDIHMOJMË NE HAITIN, TANI DHE MË PASNga BILL CLINTON, Ish-PRESIDENT I SHBA DHE I DËRGUAR SPECIAL I OKB-SË NË HAITI (01.14.2010)
Vdes gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut (01.12.2010)
E vërteta e filmave nazistë mbi Geton e VarshavësNga Aleksandra Farkas (01.10.2010)
Keqleximi i AfganistanitNga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI dhe BOB CHURCHER, The Huffington Post (01.05.2010)
VITI I RI KINEZNga PAUL KRUGMAN, New York Times (01.03.2010)
Papa: T'i dorëzojmë të gjitha armët (01.01.2010)
Kosova në 2009-ënNga Arbana Vidishiqi (01.01.2010)
2009: SHBA-të përballë Afganistanit, Iranit, BosnjësNga Ron Synovitz (01.01.2010)
2009: Bashkësia ndërkombëtare, humbësi më i madhNga Ahto Lobjakas (01.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]