Vepra e Rose Wilder Lane për Shqipërinë është "The Peaks of
Shala" (Majat e Shalës) ku përshkruan terrenin e thyer, kullat
karakteristike të malësisë, mënyrën e jetesës, traditat dhe gjakmarrjen,
shkruante dje Illyriapress.
Në një artikull interesant për tri
shkrimtaret amerikane Ayn Rand, Isabel Pattersen dhe Rose Wilder Lane,
theksohej se ato me veprat e tyre, pavarësisht nga njera tjetra, kishin
arritur në një mendim filozofik të përbashkët për idenë e lirisë,duke
inspiruar Lëvizjen Liberatore. Për koincidencë të tria shkrimtaret në
një vit (1943) botuan librat "The discovery of Fridom"R.W.Lane, "The God
of the Machine" I.Patterson dhe "The Fountainhead" Ayn Rand.
Në themel të filozofisë tyre dhe që përbënte bazën morale ishin të
drejtat natyrale të njeriut, për t'ju kundërvënë tiranisë kudo në botë.
Si vizionare, ato bashkuan optimizmin shpresëdhënës që njerëzit të
jetojnë të lirë duke inspiruar kështu miliona njerëz.
Ata guxuan të deklarojnë njëzëri se kolektivizmi (në B.S. ...) është i dëmshëm (evil)
Njera nga këto shkrimtare te shquara, Rose Wilder Lane, kishte vizituar
Shqipërinë,që në vitin 1921 dhe kishte shkruar shumë për vendin tonë.
Ajo që më ofroi më shumë në këtë temë ishte se Lane kishte qëndruar në
Shkodër dhe se ngjarja që kishte ndjekur në Malësinë e Madhe e kishte
frymëzuar për veprën e saj "Zbulimi i Lirisë "
Me 1920, Rose e ftuar nga Kryqi i Kuq Amerikan, punoi si publiciste
në këte mision humanitar. Për këtë, Rose udhëtoi në Europë e Azi për të
observuar se si funksiononte ky shërbim dhe për të vepruar dhe ndihmuar
vendet e prekura nga Lufta e Parë Botërore.
Kur erdhi erdhi në Shqipëri, mijëra refugjatë lufte ishin larguar nga
Kosova, Plava e Gucia dhe nga trojet e tjera të lëna jashtë kufijëve.
Ajo shkoi në Shkodër, ku vepronte Kryqi i Kuq Amerikan , që jepte
ndihma në emër të "Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës". Këtu fillojnë
lidhjet e Roses me Shqiptarët dhe me djalin, Rexhë Meta, i cili e
shoqëroi ne fillim si përkthyes dhe me pas Rose e adoptoi duke e
konsideruar si birin me të shtrenjtë të shpirtit saj.
Vepra e saj për Shqipërinë është "The Peaks of Shala" (Majat e
Shalës) ku Rose përshkruan terrenin e thyer, kullat karakteristike të
malësisë, mënyren e jetesës, traditat dhe gjakmarrjen.
Letrat, që Rose u dërgonte miqëve të saj, ku përshkruheshin ngjarjet
nga jeta politike e shoqërore janë përmbledhur me titullin "Albanian
Garden". Në këto letra janë paraqitur me hollësi, përveç të tjerave edhe
ngjarjet e vitit 1922 dhe figura shume dimensionale e Ahmet Zogut. Aty
shihet interesi i saj për Shqipërinë, vend që ajo e zgjodhi të jetojë
përgjithmonë.
Vepra Kulmore e Rose është "The discovery of Freedom"(Zbulimi i Lirisë).
Kjo vepër filozofike nuk bën fjalë për Shqipërinë, por është e
rëndësishme për ne sepse Rose për të ndërtuar Kryeveprën e saj e mori
frymëzimin nga një ngjarje të cilën e përjetoi ne Majat e Shalës dhe u
bë zanafilla e filozofisë së saj në mbrojtjen e lirisë se individit dhe
të pronës private.
Në ate fshat, shkruan Rose, gjeta një jetë fisnore të mbyllur nga gjakmarrja,por me njerëz fisnikë e mikëpritës.
Kur Rose ishte për darkë në një familje fisnore,papritur u bë
dëshmitare ,e një debati midis një gruaje të ve dhe krerëve të fisit.Për
mysafiren Amerikane nuk ishte e lehtë të ndiqte një bisedim të ashpër
nga paria e fisit ndaj gruas "rebele".
Gruaja që e frymëzoi ishte një 21-vjeçare e martuar me dy fëmijë, së
cilës ia kishin vrarë burrin serbët pas 5-vjet martesë. Gruaja në fjalë,
në kundërshtim me traditën dhe normat fisnore kërkonte që shtëpinë, të
cilën e kishte ndërtuar me burrin e saj, ta trashëgonte vetëm ajo me dy
femijët.E veja ,21 vjeçare,me një kurajo dhe vendosmëri shtronte
kërkesën për pronën private.
"Këtu do të jetoj unë me dy fëmijët e mi"
Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit,ku thuhej: Gruaja e ve flet vetë
mund të ishte një shtytje që e bëri aqë të vendosur gruan të flasë
përpara kuvendit, apo e drejta natyrale dhe forca e argumentit se Këtë
shtëpi e kam ndërtuar me burrin tim e bënë ate të vetëdijshme që mos
të tërhiqej nga kërkesa për pronësinë.
Besoj se të dyja bashkë e bënë atë burrneshë të kapërcejë kufizimet e
atij sistemi primitive, një guxim i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë
në ato anë.
Prezenca e gazetarës amerikane në ate Kuvend i vuri në një pozitë të
vështirë krerët e fisit. Ata mundoheshin ta sqaronin mikeshën e huaj, se
kjo nuk kishte ndodhur kurrë në fisin e tyre, dhe se ajo ishte nje
ortek për fshatin.
Ata ishin kureshtarë të dinin më shumë për vendin ku jetonte Rose, se si veprohej atje për te drejtën e pronës.
Rose, duke parë se spjegimet e saj binin ndesh me gjykimin e tyre,
shkruan: " Ishte jashtë fuqive të mia të interpretimit".Nderkohë, Rose e
quante të drejtë kërkesën e gruas se re.
Ajo u mahnit nga këmbëngulja dhe forca e karakterit të saj, edhe pse e
vetme ne ate kuvend të burrave dhe pa asnjë mbështetje nga anëtaret e
fisit, vazhdonte të mbronte të pandryshuar kërkesën e saj:
"Shtëpia është e imja, unë dua shtëpinë time".
Kur situata u acarua midis asaj dhe parisë, njeri nga pleqtë u ngrit,
por i pafuqishëm për të argumentuar kundërshtimin thirri: "A kanë pare
malet tona një gjë të tillë në qindra qindra vjet më përpara se të
vinin turqit? Ajo është gogoli".
Pergjigjja e gruas ishte: "Me këto duar e kam mbuluar çatinë, unë nuk do ta jap shtëpinë time".
Ne fund, kryetari i fisit i ndodhur në shtëpi përballë miqëve të huaj ,u detyrua ta sqaronte
më mirë problemin e hapur. Ndër të tjera ai tha: "Shtëpia i takon
fisit dhe jo një njeriu. Asnjë prej nesh nuk mund të thotë se kjo është
shtëpia ime, sepse ne jetojmë të gjithë bashkë. Kështu ka qenë edhe
përpara se të vijnë romanet dhe kështu do të jetë gjithmonë".
Kur pjesëtaret e fisit iu pergjigjen unanimisht kryetarit "Të lumtë
goja!" Gruaja e re u ngrit e revoltuar dhe pa folur asnjë fjalë e la
kuvendin, ku vetëm kërcitja e derës e prishi qetësinë e krijuar pas
fjalës së fundit.
Rose, që gjithë kohën kishte observuar qëndrimin e gruas se re dhe e
kishte miratuar kërkesen e saj te drejtë, e përshkruan me detaje pamjen e
saj fizike dhe shpirtërore në ate moment kritik.
"Ajo u largua nga dhoma e debatit pa përshëndetur, por ajo grua kurrë
nuk do të pushojë së kërkuari shtëpinë e saj. Ajo kurrë nuk do të jetë e
qetë,deri sa ta marri pronen e vet.
Aty, shkruan Rose, vepronte ligji i LEC-it (Law Enforcment Command).
Gjithë këto, që Rose i shkruante në veprën "The Peaks of Shala," u
bënë pjesë e asaj filozofie që mbronte me forcë pronën private dhe të
drejtat e individit në veprën "Zbulimi i Lirisë".
Rose dhe dy mikeshat e saj,I.Patterson dhe Ayn Rand ,tri gra të
guximshme, e kishin demaskuar kolektivizimin në B.Sovjetik . A.Rand
ishte desidente ruse, iku nga rusia sepse e kishte jetuar bolshevizmin.
Ndersa Lane e kishte vizituar B.S.në vitin 1921 ku takoi fshatarë të
uritur në Gjeorgji, Azerbaixhan .... , të cilëve u kishin marrë tokën
forcërisht dhe jetonin të dëshpëruar në ate realitet të nxirë.
Për R.W.Lane vënia përballë e Komunizmit primitiv me ate "modern"qenë
një burim për analisten për të argumentuar vlerat absolute të lirisë e
të pergjegjësisë personale.
Ne veprën "The Discovery of Freedom" (Zbulimi i Lirisë),ajo filtroi
mendimet dhe eksperiencen e saj shumëvjecare,pikënisje për të cilën
ishte malësorja shqiptare që mbrojti me forcë pronën private.
Në këtë vepër Rose qëndroi konsekuente deri ne fund e pikëpamjeve të
saj, duke ngritur lart të drejtat natyrale të njeriut dhe duke u bërë
pjesë e asaj filozofie që ka në bazë kundërshtimin e tiranisë kudo në
botë.
Si misionare Rose Wilder Lane është dekoruar nga Ministri erudit,Rauf
Fico më 1930, se bashku me të tjerë misionarë
amerikanë,mësues,infermjere dhe shkrimtare me dekoraten "Oficere e
urdhërit të Skenderbeut"
(Për dijeni, në janar të vitit 1924,në parlamentin e kohës, deputeti
R.Fico,lajmëron të pranishmit për vdekjen e Presidentit Willson dhe
propozon të mbahen 5 minuta heshtje në nderim të mikut të shquar të
shqiptarëve)
Sot R.W.Lane e vlerësuar nga Diplomati më i shquar shqiptar R.Fico.
meriton shumë që emri i saj të rishkruhet në ballë të një institucioni
si xhest mirënjohje për veprën e saj dhe si mike e nderuar e
shqiptarëve.