E Mërkurë, 05.15.2024, 07:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
I BIRI I ESKOBARIT, BOSIT TË DROGËS TREGON: "ËSHTË FERR TË JESH BOS I DROGËS DHE I BIRI I BOSIT TË DROGËS"
E Martë, 05.11.2010, 04:17pm (GMT+1)

 

I BIRI I ESKOBARIT, BOSIT TË DROGËS TREGON: "ËSHTË FERR TË JESH BOS I DROGËS DHE I BIRI I BOSIT TË DROGËS"BABAI IM, BOSI I DROGËS

Juan Sebastian Marroquin Santos (Huan Sebastian Marrokuin Santos), 32 vjeç, është djali i vetëm i Pablo Escobar (Pablo Eskobar), shef i kartelit tejet të famshëm Medellin. Pas vdekjes së babait të tij mori strehim në Argjentinë. Bashkë me regjisorin Nicolas Entel ai ka bërë një film dokumentar për pajtimin e tij personal me trashëgimtarët e viktimave të babait të tij. Në intervistë ai flet për fëmijërinë e tij me truproja, për kopshtin plot me elefantë dhe xhirafa, mendimet për vetëvrasje dhe vizitën e vështirë që pati në atdheun e tij.PYETJE: Babai yt do të ishte 60 vjeç më 1 dhjetor. Nëse ktheheni prapa me kujtesën, çfarë mbani mend nga ai njeri?

PËRGJIGJE: Me babain kam jetuar vetëm derisa jam bërë shtatë vjeç. Unë mbaj mend një baba tejet të dashur, mbaj mend historitë që m'i lexonte me zë të lartë dhe se ai mua më donte pa masë. Nëse unë do të doja të bëhesha mjek, thoshte ai, do të ma gjente mua spitalin më të mirë në botë. Dhe nëse doja të bëhesha flokëtar, ai ma premtonte mua sallonin më të mrekullueshëm të bukurisë.

PYETJE: Pra ju keni qenë plotësisht nën përkujdesje dhe jeni rritur i lumtur?

PËRGJIGJE: Nuk kam jetuar kurrë si një fëmijë normal, nuk kam shkuar kurrë në një shkollë normale. Kopshti im në Napoles Ranch (shtëpia e Paolo Escobar, shënimi ynë) ishte i madh 3500 hektarë, me elefantë dhe xhirafa. Por ai nuk lejonte askënd të më takonte. E them ndershmërisht: Unë pata një jetë tejet të mërzitshme. Me mua rrinin vetëm njerëzit që kujdeseshin për mua. Hapësira e jetës sime ishte tmerrësisht e rrudhur.

 

PYETJE: Dhe ju nuk i merrnit me mend bëmat e babait tuaj?

PËRGJIGJE: Ka shumë thashetheme dhe lajme për babain tim. Teksa unë rritesha dhe e shikoja vetëm tejet rrallë fytyrën e babait tim, pyesja veten: përse. Për mua ishte tashmë çdo gjë e qartë.

PYETJE: E si reaguat ju?

PËRGJIGJE: Familja - nëna ime, motra ime dhe unë - ishim distancuar shumë ndaj tij. Ai ishte i çuditshëm. Ne ishim të mbrojtur prej njerëzve të tij dhe gjithnjë ishim larg tij. Jemi përpjekur të bëjmë trysni ndaj tij. Kur i fola një herë për vrasjet, ai më quajti mua një djalosh pacifist 14 vjeçar. Por për përmasat e vërteta të luftës së tij unë nuk kisha dijeni për një kohë tejet të gjatë.

Pas vdekjes së Galans, i cili me kokën e tij ndërmori një mësymje të fuqishme kundër mafias së drogës, shteti e intensifikoi ndjekjen e Paolo Escobar-it. Më 1991 ai e shtoi edhe presionin mbi familjen e tij dhe Paolo Escobar hyri në bisedime. Ai pranoi armëpushimin dhe u dërgua në burgun luksoz "La Catedral" të cilin e kishte ndërtuar vetë. Pas një kohe të shkurtër nuk iu përmbajt më paktit dhe u arratis.

 

PYETJE: Si keni komunikuar me babain gjatë gjithë atyre viteve që jetonit ndaras?

PËRGJIGJE: Mund të komunikonim vetëm rrallë në telefon. Unë e regjistroja veten në kaseta dhe ia dërgoja. Ia shpjegoja atij se çfarë kisha përjetuar gjatë asaj dite.

PYETJE: Si e përjetuar vdekjen e babait?

PËRGJIGJA: U trishtova. Për vendin e tij ai është një gangster, për mua është babai im.

 

PYETJE: A është e vërtetë se i keni telefonuar atij pak para vdekjes?

PËRGJIGJE: Po, ajo telefonatë zgjati pa masë. Nga ajo telefonatë mundën ta përcaktonin ndjekësit e tij se ku ndodhej saktësisht babai im. Biseda jonë u ndërpre dhe pas pak një gazetare më lajmëroi se babai im ishte pushkatuar. Në momentin e parë kam reaguar në mënyrë shumë emocionale dhe kam bërtitur në telefon se do të hakmerrem kundër atyre njerëzve të cilët janë përgjegjës për vdekjen e tij. Pesë minuta më vonë, e mora në telefon gazetaren dhe e sqarova se ai ishte një reaksion i tepëruar dhe se unë nuk kisha ndërmend ta vazhdoja rrugën e babait tim.

 

PYETJE: Ka pasur gjithnjë kolumbianë që e kanë nderuar babain tënd.

PËRGJIGJE: E gjithë jeta e babait tim ka qenë një kundërthënie. Nga njëra anë ai ka bërë shumë për kolumbianët, ka ngritur shërbime sociale dhe ka kryer bamirësi të ndryshme. Por kjo, natyrisht, nuk i kundërpeshon gjërat e tmerrëshme që ka bërë dhe vuajtjet që ua ka shkatuar njerëzve.

 

PYETJE: Ishit i vetëdijshëm se pas vdekjes së babait kolumbianët do të merreshin me ju?

PËRGJIGJE: Edhe sa ishte gjallë ai, unë dhe familja ime merrnim kërcënime. Pas vdekjes së babait, tashmë nuk kujdesej askush për ne. Banonim në një hotel në praninë e përhershme të policisë. Ishin ditë e natë me ne rreth 50 policë dhe ushtarë.

 

PYETJE: Kur keni dashur për herë të parë të largoheni nga Kolumbia?

PËRGJIGJE: Fill pas vdekjes së babait, në nëntor 1993, Gjermania ishte një ndër vendet e para ku kërkuam të shkojmë. Ne mendonim se do të bënim një jetë të lumtur dhe të qetë në Gjermani. Unë, nëna, motra dhe e fejuara ime e atëhershme fluturuam drejt e në Gjermani. U ulëm në Frankfurt, por nuk na lejuan të zbresim. Ishte një gjë e ndaluar për ne.

 

PYETJE: Pra, ju nuk keni vënë këmbë në tokën gjermane?

PËRGJIGJE: Na erdhi policia dhe na detyroi të ktheheshim nga kishim ardhur. Ishte faji i emrit tim. Kjo është arsyeja pse e ndryshova pastaj menjëherë.

 

PYETJE: U desh shumë kohë derisa ju të gjenit një vend ku të shkonit dhe ku t'ju pranonin.

PËRGJIGJE: Ashtu është. Pas vekjes së babait na u desh të qëndronim edhe një vit në Bogota, Kolumbi, të jetonim. Ishim në një apartament që na ishte vënë në dispozicion dhe i cili mbrohej ditë e natë. Gjatë këtij viti kemi dërguar kërkesa për azil pothuaj në çdo vend të botës. I vetmi vend që donte të na pranonte ishte Mozambiku. Na dhanë një leje qëndrimi për dhjetë vjet. Pas katër ditësh u larguam, sepse nuk e duroja dot trysninë e njerëzve. E vura re se nuk kishe një vend ku mund të jetoja i qetë dhe i thashë vetes: Ose bëj vetëvrasje, ose e gjej një vend ku do të realizoja jetën time në një mënyrë normale.

 

PYETJE: Argjentina, duke ju pranuar, a nuk jua shpëtoi jetën?

PËRGJIGJE: Ndoshta. Ishte një rastësi fatlume. Ne morëm një vizë turistike për tre muaj. Dhe pastaj qëndruam atje. Arritëm atje në një natë të shenjtë të vitit 1994.

 

PYETJE: U gëzuat që u larguat nga Kolumbia dhe e latë pas vetes këtë kapitull?

PËRGJIGJE: Pikëspari unë qesh i lumtur që e gjeta një vend i cili ma mundësonte të realizoja veten, të studioja dhe të jetoja i lirë. Por natyrisht Kolumbia është atdheu im, për të cilin edhe sot kam mall. Isha i trishtuar që detyrohesha të largohesha nga Kolumbia, por largimi më ndihmoi që të jetoj i lirë dhe i qetë në Argjentinë.

 

PYETJE: Cilat ishin vështirësitë që ndeshët në Argjentinë? Ju ishit prapë biri i Pablo Escobar-it.

PËRGJIGJA: Më e rëndësishmja ishte se në Argjentinë askush nuk më vinte re. E kisha ndërruar emrin dhe isha një i ri krejtësisht normal. Mund të bridhja rrugëve vetëm, pa ankthin e ndonjë sulmi, pa truproja. Unë mund të lëvizja për herë të parë në jetën time i lirë.

 

PYETJE: Një jetë e re...

PËRGJIGJE: Po. Por asgjë nuk qe e thjeshtë. Në Kolumbi më kishin marrë çdo gjë dhe duhej ta nisja jetën tërësisht nga e para, në një kohë kur nuk isha mësuar të komunikoj me njerëzit. Në fillim kisha drojë të ndodhesha ballë për ballë me të tjerët.

 

PYETJE: Pas pesë vitesh jeta juaj mori një goditje tjetër? Si ndodhi?

PËRGJIGJE: Kishim një llogaritar që na ndihmonte për taksat. Ai na vodhi paratë, dhe, kur shkuam në polici të tregojmë, gjithçka mori tatëpjetën. Ne nuk kishim në të vërtetë asgjë joligjore. Ne i kishim dokumentet e rregullta kolumbian, ndërrimi i emrit ishte në të drejtën tonë.

 

PYETJE: Megjithatë ju burgosën...

PËRGJIGJE: Unë dhe nëna ime u akuzuam për pastrim parash dhe për dokumenta false. Unë qëndrova 45 ditë në burg, ndërsa nëna ime një gjysmë viti. Llogaritari dëshmoi se ne ia kishim dhënë vetë paratë që t'i fshihnim nga taksat. Në fund ne u liruam dhe llogartari u dënua.

 

PYETJE: Me çfarë parash jetuat ndërkohë ?

PËRGJIGJE: Jetuam me paratë që fitonte nëna. Autoritetet argjentinase e kishin kuptuar përgjatë shtatë viteve të jetës sonë atje se paratë me të cilat ne jetonim nuk kishin të bënin fare me bëmat e babait tim. Prandaj ne dolëm të pafajshëm.

(Fill pas premierës së filmit të ri dokumentar shefi i policisë kolumbiane Oscar Naranjo shpjegoi se Sebastian Marroquin ishte përfshirë në bëmat e babait. Ai kishte marrë paratë e babait pas vdekjes së këtij dhe tani jetonte me paratë e drogave të babait. Marroquin sqaron më tej në intervistë. "Me thënë të drejtën e dija mirëfilli se ku ishin paratë e babait tim," thoshte ai. Më 2006 ai i tha një gazetareje se babai i kishte paguar gangsterët kolumbianë që t'ia linin të qetë familjen e tij. Ai nuk tha se nga vinin ato para.)

 

PYETJE: Ju ishit për filmin dokumentar "Pecados de mi Padre" (Mëkatet e babait tim) për herë të parë pas 14 vjetësh në Kolumbi. A donit të bënit diçka të mirë me këtë rast, për të cilën nuk ju dha mundësia?

PËRGJIGJE: Unë nuk mund ta ndryshoj të kaluarën. Por unë ndihem përgjegjës për Tani, për Këtu, dhe për të Ardhmen. Me pak fjalë do të përshkruaja çfarë dëshiroj unë për popullin e Kolumbisë dhe çfarë do të duhej të dëshironte babai im: Pajtim dhe paqe.

 

PYETJE: A përmbush dëshira juaj?

PËRGJIGJE: Unë kisha pritur që vëllezërit Galen të ishin më të largët dhe më të ftohtë. Por teksa ne bisedonim, i zgjidhëm të gjitha paragjykimet dhe arritëm në një pajtim.

 

PYETJE: Me të birin e Laras, të cilin e takuat shkurtimisht në Argjentinë, ju biseduat tri orë. Cila ishte tema e bisedës suaj?

PËRGJIGJE: Unë doja që ai të kuptonte se dua një mirëkuptim për brezin tonë: Të mos e vazhdojmë urrejtjen dhe luftën e etërve tanë. Ai më kuptoi shpejt dhe pati të njëjtin mendim. Kështu që në fund të takimit ne u përqafuam. Një moment mallëngjyes.

 

PYETJE: A u ndjetë i lehtësuar nga ky reaksion?

PËRGJIGJE: Natyrisht. Lara më ndihmoi mua të heq nga vetja peshën më të keqe që ma rëndonte jetën time. E di që nuk kam lidhje me vrasjet që ka bërë babai im, por faji trashëgohet. Prandaj ai ishte një moment i madh lehtësimi.

 

PYETJE: A besoni se mund të jetoni prapë në Kolumbi?

PËRGJIGJE: Unë e kam kaluar gjysmën e jetës sime në Argjentinë dhe e ndiej veten këtu shumë të plotë. Nuk kam ndërmend të kthehem, por do të ishte dëshira ime që të gjithë kolmbianët të cilët janë detyruar të largohen, kur të duan të kthehen në vendin e vet pa drojë.

 

PYETJE: A jeni politikan?

PËRGJIGJE: Jam një arkitekt i thjeshtë, cili në të vërtetë nuk dëshiron asgjë tjetër përveçse qetësi, paqe dhe një jetë normale. Për mua dhe për kolumbianët.

 

PYETJE: A mund ta vlerësoni, megjithatë, realitetin e vendit tuaj?

PËRGJIGJE: Natyrisht, ekziston shpresa e një të ardhmeje më të mirë. Ky vend dalëngadalë po shkon përpara, por nuk duhet të ndalet. Mendoj se ka shumë për t'u bërë dhe njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë. Paqja është gratis, njerëzit thjesht duhet ta kuptojnë këtë.

 

PYETJE: A besoni për këtë?

PËRGJIGJE: Filmi jep një përgjigje: Takimi me të birin e Galanit dhe me Laran, si dhe paqëtimi me ata, tregon se njerëzit duhet të gjejnë njëri tjetrin pa kushtëzime. Filmi tregon gjithashtu se ku të çon rruga e gabuar e drogës: Njeriu prej një kohe të gjatë ka parë sa e padobishme është ajo. E ka kuptuar se është rrënim i jetës. Me këtë film kam dashur t'ua bëj të ditur të rinjve: Nuk është gjë e mirë të jesh një bos droge apo bir i një bosi të drogës.

--ALBUMI FAMILJARPABLO ESCOBAR, lindur më 1 dhjetor 1949, ka fituar miliona me tregëti droge. "El Patron" (Padroni), siç thirrej ndryshe, ishte nga fundi i viteve Shtatëdhjetë deri nga fillimi i viteve Nëntëdhjetë bos i kartelit Medellin dhe njeriu më i fuqishëm i Kolumbisë. Revista Forbes e rendiste atë më 1989 në vendin e shtatë në listën e njerëzve më të pasur të botës. Escobar ishte i njohur për mungesën e skrupujve. Ai i shfaroste të gjithë njerëzit që e pengonin atë në rrugën e drogës. Me vënie bombash, me pengmarrje, vrasje. Ndër viktimat e tij qenë politikanë, gazetarë, policë dhe gjykatës. Viktimat më të shquara ishin Ministri i Drejtësisë Rodrigo Lara Bonilla, më 1984, dhe pastaj kandidati për president Luis Carlos Galan, 1989. Një ditë pas ditëlindjes së 44-t, më 2 dhjetor 1993, gjatë ndërrimit të strehimit në Bogota, Pablo Escobar u vra nga një njësit komandosh. Populli koumbian ka një vlerësim të dyfishtë ndaj Escobar. Ai kërkonte gjithnjë t'i bënte njerëzit për vete nëpërmjet projekteve të tij sociale.

 

JUAN PABLO ESCOBAR lindi më 24 shkurt 1978 në Medellin, Kolumbia, si fëmija i parë i Pablo Emilio Escobar Gaviria dhe Maria Victoria Henas Vallejos. Motra e tij Manuela lindi më 1984 në Panama. Pas vdekjes së babai Juan Pablo Escobar e ndërroi emrin në Juan Sebastian Marroquin Santos. Bashkë me të ëmën, tashmë e quajtur Maria Isabel Santos Caballero, motrën e tij, tani e quajtur Juana, dhe të fejuarën e tij, u strehuan në Argjentinë. Atje ai studioi në Universitetin e Palermos të Boenos Airesit arkitekturë dhe u martua me Angeles, një meksikane, me të cilën ishte njohur prej 13 vjetësh në Kolumbia. Pas diplomimit ai punoi në zyra të ndryshme arkitekture, para se të dilte më vete si arkitekt dhe dizajner industrial.

FILMI "PECADOS DI MI PADRE"

Filmi "Pecados di mi Padre" - "Mëkatet e tim eti" - "The Sins of my father" - shkon në gjurmët e babait të tij Pablo Escobar dhe pajtimin e të birit me trashëgimtarët e viktimave të Pablo Escobar - kandidatit për president Luis Carlos Galan dhe ministrit të Drejtësisë Rodrigo Lara Bonilla. Sebastian Marroquin kujton babain e dashur, tregon fotografitë e familjes, nga ato të panjohurat dhe nga ato të shkëputura nga gazetat. Ai kujton edhe një njeri të paskrupullt që vrau njerëz. Dhe lutet për falje: "Pecados di mi Padre" është para së gjithash kërkesë për falje popullit kolumbian."/Përktheu: ELIDA BUÇPAPAJ

I biri i Escobar 

(http://www.newsweek.com; http://www.paces.ch; http://www.timesonline.co.uk/)

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDIQ LENA HORNE, AJO QË ME BUKURINË DHE TALENTIN E SAJ UA HAPI RRUGËN PËR NË HOLLIVUD YJEVE AFRIKANOAMERIKANË (05.11.2010)
KREMTONI: SHPËTOJENI NJË NËNËNga NICHOLAS KRISTOF, New York Times (05.09.2010)
SILVIO BERLUSCONI - VERONICA LARIO: MARËVESHJA E DIVORCIT FARE AFËR (05.09.2010)
TRI PYETJE PËR EURONNga Patrick Moore, Radio Evropa e Lirë (05.08.2010)
KRIZA GREKE E PAGUAR VETËM NGA QYTETARËT - BIE NË BURSË EDHE SHTETINga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera (05.07.2010)
MYSAFIRË TË PAPRITUR NË PARADËN RUSE: TRUPAT AMERIKANENga ELLEN BARRY, New York Times (05.07.2010)
COREY HAIM VDIQ NGA PNEUMONIA DHE PROBLEMET E ZEMRËS (05.05.2010)
DAVID BECKHAM, YLL PA ZBEHJE NË QIELLIN BOTËROR TË FUTBOLLIT (05.02.2010)
JULIA ROBERTS ËSHTË BUKURIA E VITIT 2010 (04.29.2010)
YLLI ADOLESHENT JUSTIN BIEBER KËRKON T'I QETËSOJË TIFOZËT E TIJ (04.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]