DY POETË, DY POEZI Përkthime nga FASLI HALITI
E Hënë, 09.22.2014, 02:09pm (GMT+1)
Sylvia Plath
PASQYRA
Unë jam prej argjendi dhe e saktë, pa paragjykime. Çdo gjë që të shoh e gëlltis menjëherë pikë për pikë pa hije dashurish apo neveri. Unë nuk jam mizore, por vetëm e vërtetë sy katërkëndëshe e një perëndie të vogël. Shumicën e kohës pasqyroj murin përballë. Ai është rozë, lara - lara. Prej kohësh tashmë e shoh, e ndjej një copëz të zemrës sime. Por ai është e nuk është. Fytyrat dhe errësira ndahen vazhdimisht. Tani unë jam një liqen. Mbi mua përkulet një grua duke kërkuar të gjejë tek unë atë që është realisht. Pastaj u kthehet atyre gënjeshtarëve: qirinjve ose hënës. Unë shoh shpinën e saj dhe e pasqyroj besnikërisht. Ajo më shpërblen me lot e me një tundje të duarve. Jam e rëndësishme për të. Edhe ajo shkon e vjen. Çdo mëngjes, fytyra e saj tjetërsohet në errësirë. Brenda meje ajo ka mbytur një foshnjë, nga unë i del përballë ditë për ditë një plakë, peshk monstruoz.
******************************* *******************************
Jij stoike; mos krijo panik; nëpërmjet këtij ferri për të takuar bujarinë, të ëmblën, dashurinë e tejmbushur me dashuri bujare të pranverës. Nga "Ditari", 20 shkurt 1956
***************************************************************
ALEKSANDËR BLLOK
SHENJA E NJË KËNGE TË PRANVERËS Era solli nga larg shenjën e një kënge pranverore, kushedi se ku, shkëlqimtare dhe e thellë u hap një copë qiell. Në kaltërsinë e pamasë, mes xixave të pranverës së afërt qanin shtrëngatat dimërore, pluskonin ëndrra të yjëzuara. Të ndrojtura, të zymta, të thella vajtonin kordat e vargjeve të mia. Era solli që larg këngët kumbuese.
Përktheu: FASLLI HALITI
|