VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË 70 VJETORIN E LINDJES FLET SHKRIMTARI I MIRËNJOHUR SAZAN GOLIKU"JU TREGOJ UDHËTIMIN TIM ME LETËRSINË"Intervistoi DRILONA NOKSHIQI

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

NË 70 VJETORIN E LINDJES FLET SHKRIMTARI I MIRËNJOHUR SAZAN GOLIKU

"JU TREGOJ UDHËTIMIN TIM ME LETËRSINË"

Intervistoi DRILONA NOKSHIQI


E Djelë, 01.08.2012, 11:16am (GMT+1)

"Kam pasur ndonje shtytje ne familje, por në gjimnaz mësuesit e mi të letërsisë u fryn shkëndijave të dëshirave për të shkruar, duke shpjeguar e komentuar me pasion veprat e autorëve klasikë, që nga Homeri deri tek autorët latinë, nga Dantja te Shekspiri e Servantesi, nga realistët rusë te ata francezë."

Intervistoi: Drilona Nokshiqi

Nacional: Zotni Sazan (nuk e di pse ma ka ënda t'ju drejtohem me emrin letrar), si e ndieni veten në këtë 70-vjetor?

S.Goliku: Do t'ju përgjigjem me një paradoks. Edhe plak, edhe i ri. I moshuar, se jam aq vjeç sa jam. E quaj ende veten të ri, se pasioni për letërsinë digjet ende me flakë tek unë, dëshira për të lexuar, për të ndjekur zhvillimet e letërsisë shqiptare e për të shijuar perlat e traditës e të folklorit tonë janë ushqim im i përditshëm shpirtëror e mendor dhe, pa dyshim, përcjellja e të rejave nga letërsia botërore. Unë jam marrë dikur me sporte, si me not e alpinizëm, po deri në ditët e sotme, brenda mundësive, bëj një jetë aktive mendore e fizike. Më duhet të shkruaj e të lexoj, po dhe të lëviz me hap të shpejt e sidomos me biçikletë. Unë u përgjigjem te gjitha ftesave për veprimtari letrare si përurime, takime, konferenca dhe diskutoj, sepse përgatitem seriozisht për të qenë në nivelin e duhur dhe për të ngritur probleme reale e te mprehta dhe për të bërë vlerësime e interpretime origjinale. Përherë ka pasur për zemër një mendim të shkrimtarit dhe estetit Henri Xhejms: "Arti jeton nga diskutimet, nga eksperimentet, nga shumësia e përpjekjeve, nga ndërrimi i pikëpamjeve dhe nga krahasimi i qëndrimeve." Prandaj kam synuar të kem koncepte estetike, shije e krijimtari bashkëkohore. Natyrisht, në kohën e diktaturës këto mbeteshin brenda vetes dhe në bisedat me miqtë e shokët e ngushtë.

Nacional: Cila ka qenë rruga juaj në të përpjetat e krijimtarisë letrare?

S.Goliku: Unë kam nisur të vargëzoj që në fillore dhe më pas në gjimnaz. Nuk kam pasur ndonje shtytje ne familje, por në gjimnaz mësuesit e mi të letërsisë u fryn shkëndijave të dëshirave për të shkruar, duke shpjeguar e komentuar me pasion veprat e autorëve klasikë, që nga Homeri deri tek autorët latinë, nga Dantja te Shekspiri e Servantesi, nga realistët rusë te ata francezë. Mësuesit e mi Harilla Koculi, Milo Duni, Vangjel Pici po me aq pasion na futën dashurinë për Pashko Vasën, Naim Frashërin, Ndre Mjedën, Fan Nolin, Migjenin. Kurse "Lahutën e Malcis" e lexonim fshehurazi, edhe pse shumë fjalë nuk i kuptonim. Mbaj mend që në një konkurs ne shkollë fitova një çmim për vjershën "Ode Rinisë" në vitin 1957. Krahas shkrimeve ne poezi e prozë nisa të merrem edhe me kritikë letrare dhe nga viti 1962 nisa të botojë shënime për libra të rinj në organet e shtypit letrar. Ardhja nga Vlora në Tiranë në fakultet më hapi horizonte për t'i vlerësuar me sy kritik rutinën tematike, dogmatizmin e skematizmin e pjesës dërrmuese të letërsisë sonë të realizmit socialist, edhe pse vetë notoja në atë pellg në botimet që bëja. Sot duhet t'i themi faktet hapur, edhe pse me turp, po asnjëherë pa mohuar atë krijimtari që i ishte shmangur në një mënyrë ose tjetër ideologjizmit e politizimit të artit.

Nacional: Ju keni punuar redaktor rreth 10 vjet në shtëpinë botuese "Naim Frashëri". Cfarë do të veçonit nga ajo punë?

S.Goliku: Ashtu si vetë autorët kishin vetëcensurë, natyrisht edhe redaktorët, në pozicionin që kishin, ishin të detyruar të ruanin pastërtinë ideologjike të partisë-shtet. Por redaktorët profesionistë, dashamirës dhe me prirje liberale, me kërkesa artistike kanë vlerësuar e redaktuar libra me cilësi dhe u kanë hapur rrugën shkrimtarëve të talentuar. Unë kam pasur fatin të botoj librat e parë me poezi mjaft poetëve, që më von i treguan me veprat e tyre aftësitë krijuese. Dua të kujtoj se gjeografia letrare e Malësisë së Gjakovës ishte e bardhë, por në fillim të viteve '70 lulëzuan një grup poetësh të talentuar, duke sjellë në atë kohë një peizazh të ri e të freskët në poezinë tonë. Poetët Ndoc Papleka, Mehmet Elezi, Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj etj. vijuan me sukses rrugëtimin letrar. Ndihmesë kam dhënë në botimin përherë të parë në shtetin amë të letërsisë sonë që kultivohej në trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e mal të Zi. Vështirësitë e kufizimet ishin, po përkushtimi im, për të botuar nga kjo letërsi sa më shumë dhe më të vlefshmen, i tejkalonte rreziqet e mundshme. Të mos harrojmë se në shtëpinë botuese, nga fundi i viteve '70, u burgosën tre punonjës dhe u hap fjala e qëllimshme, për të futur panik te ne, sedo të arrestohet edhe një i katërt. Vetëm në vitin 1985 u lejua të hapej një kurs special për letërsinë e Kosovës në Degën e Gjuhë-letërsisë Shqipe të UT-s, ku unë dhashë leksione në vitet 1985-1992, me propozimin e profesor Nasho Jorgaqit. Dashuria ime për letërsinë tonë të krahut verilindor e lindor është e gjallë edhe sot, kur kanë ndodhur ndryshime të ëndërruara.

Nacional: Ju keni botuar mbi 10 libra me poezi e me prozë dhe mbi 20 për fëmijë. Kritika letrare ka shkruar dhe ju ka vlerësuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup e gjetkë; keni marrë disa çmime kombëtarë e vendorë. Cilat janë pikësynimet e tua artistike që mendoni se i keni arritur?

S.Goliku: Është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të gjykosh e të shprehesh realisht për krijimtarinë tënde. ?ndrra ime ka qenë dhe është që me pak fjalë të them shumë, që të shkruaj thjeshtë, po fjala e figura ime të ketë nëntekst e domethënie, që krijimi, sado konvencional, të ketë në thelb erëmimin e jetës që jetojmë. Megjithatë nuk e di a ia kam arritur realisht këtij ideali estetik. Në kushtet e heshtjes së një kritike objektive, profesioniste, të thellë e të mprehtë, nuk di në ç'nivel ta vendos krijimtarinë time.

Nacional: Ju jeni aktualisht kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Ri. Cilat janë sot problemet me të dukshme të letërsisë për fëmijë?

S.Goliku: Problemet janë të shumta, si letrare, ashtu dhe jashtëletrare, të cilat e pengojnë zhvillimin e saj të natyrshëm e bashkëkohor. Në rrafshin artistik mendoj se ajo duhet të shkëputet përfundimisht nga karakteri i thatë moralizues dhe e shkrimeve pa fantazi. Ende mbizotëron bindja e gabuar se letërsia për fëmijë është e thjeshtë dhe lehtë për t'u shkruar. Prandaj kemi mjaft poezi që nuk janë poezi, por vargëzime banale, prozaike e pa harmoninë duhur metrike, aq të nevojshme për lexuesin e vogël. Prandaj në prozë nuk ka aksion, lojë, humor, aventurë, por përshkrime me gjuhë të varfër, gati si të gazetave, me personazh anemik ose skematike subjekte të konsumuara e të huazuara e larg botës sonë. Me këto konstatime unë nuk mohoj kurrsesi veprat me vlera artistike që lexohen me ëndje dhe mbeten në kujtesën e lexuesit të vogël. Pra, përsëri kthehemi te nevoja e një kritike konstruktive që do të nxirte në dritë veprat jetëgjata dhe të zbulonte me guxim mangësitë, dobësitë e të metat e kësaj letërsie kaq të dobishme për edukimin estetik të fëmijëve tanë me gjuhën shqipe.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KARTOLINA NË DOSJEN E VISAR ZHITIT- në kohën kur dënoheshin dhe urimet - (01.03.2012)
KALTËRSIA E QIELLIT DËSHIRON GJELBËRIMIN E PYLLIT58 poezi të nobelistit RABINDRANATH TAGORE përkthyer nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.25.2011)
EDUKIMI PËRMES GURITPoezi nga Brazili përkthyer nga ANTON PAPLEKA  (12.23.2011)
SHEFQET DIBRANI SI "HOMO SACER"Rreth librit «11 minuta para orës ’00 – ose mirazhi i suksesit të LDK-së» të Shefqet Dibranit, Prishtinë 2011Nga XHEMAL AHMETI (12.20.2011)
VACLAV HAVEL: LETRA OLLGËS DËRGUAR NGA BURGU (12.18.2011)
JETON KELMENDI, KANDIDAT I ÇMIMIT NOBEL PËR LETËRSINga BAKI YMERI, Bukuresht (12.14.2011)
Pse shkrimtari Zija Çela refuzoi të promovonte romanin e tij në Panairin e fundit A ËSHTË TURP ME QENË SHKRIMTAR...!?Nga GRANIT ZELA (12.11.2011)
RRËFIME KOSOVARE 1Nga DANIEL GÀZULLI (12.07.2011)
RRËFIMI PËR BABAJIN E VOGËLTregim nga HELEN BANNERMAN (12.07.2011)
CIGANIA ME SY JESHILTregim nga ALEKO LIKAJ (12.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]