E Martë, 05.14.2024, 04:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SONJA, SI VETËTIJE TI NË BALLIN TIM TË RRUDHUR E NË BALLIN E PAGDHENDUR TË GLOBIT
Dy poezi nga VEHBI SKËNDERI

E Premte, 10.18.2013, 01:16pm (GMT+1)


SONJA

Sonja! Nuk se ç'ngjau. Por me të ardhur Ti, si puhizë e paprekshme,
M'u mblodhën rreth gjithë mikeshat e hershme
të Parizit: Sabinë, Ester, Madamë Bovari, Triole (Elsa), Madame Pompadur...
E nisën të qeshin e tunden me elegancë: Sikur nuk kishin vdekur kurrë!
E sapo kishin ardhur tok me Sonjën, me të njëjtin AIR FRANCE.
"Zonjëza të dashura të kësaj bote e të asaj bote »...
Ato lozin kadrilin tër'ëmbëlsi e plot poza dhe më bëjnë mua «corte»,
si të jem Konti Kazanova. Unë stepem një çast dhe e humbas fare fillin:
"E paskam harruar Kadrilin!"

Sonja! Në këtë mori hije-dritash e copëza ëndërrash
që sapo kanë zbritur tok me Ty e këtyre figurave të hershme:
Vetëm Ti je e vërtetë. Vetëm Ti je e prekshme...

...Shikues të panumërt çapen pas ritmeve Marciale t'Orkestrës Sinfonike,
Që përcjell në "Harkun e Triumfit" gjithë Perënditë Olimpike
(pariziane) Banda ushton gjithkund! Qielli buçet nga Banda.
"Ajme! Sa jam vonuar, » vikat vrik Esmeralda.
E nis të këndojë këngën e vet cigane.
Fill prapa saj i fyer e i zemëruar. Duke qeshur e duke qarë,
Gjiganti Kuazimodo "Pse ike pa më thënë!"
E hunguron mjerani, si i zënë në faj.
"Përse më ke tradhtuar Esmeralda!"
Nga e qeshura e saj gati shkërmoqen yjtë mbi kokat tona.
Unë të rrok sakaq: "Sonja!
Në këtë shfaqje e këtë valle të magjishme
Vetëm Ti je e dheshme e reale. Vetëm ti je e prekshme!»
Por prit një çast. Prit! Pse po nxiton drejt nesh ky çift i ri, me flokët qullur krejt?
"Sa kemi dalë nga Le Lac" (Liqeni Leman)
sqaron djaloshi Lamartin e Mikja e tij Elvira.
Rrezëllijnë Hapësirat!
Fisniku Kuazimodo ua ofron menjëherë "tharësen me bateri".
O Perëndi! Nëse nuk më beson Ti mua: ja tek janë.
Vëreji ti vetë!

Sonja! Lere nisjen për më vonë. Me avion AIR FRANCE. Numër 9-të.
A Numër 12-të.


SIKUR TA DIJE

Sikur ta dije, Sonja, sikur ta dije!
Çfarë flatrash i jepje ti Hovit tim Poetik. Si rrezëllije
Ti nëpër ballin e përbaltur të Globit.
Oh, sikur ta dije! Sikur ta dije?

Çfarë lidhjesh saldoje Ti, midis këtyre shtegtareve qiellore.
Që ndalen për t'u çlodhur nëpër aredorome,
Si ato kolonat e patave boheme
Nëpër kallmishtet e Kënetës dhe majat e pemëve.
Sikur ta dije!

Dëshiron të të stis një portret me shatëqind (700) ngjyra.
Shumë më të ëmbël se fytyrat e ëngjëjve.
Dhe shumë më të hidhur se tërë helmet e lëngjeve
E t'uzinave kimike. E tërë ndryshqet e fyerjeve cinike,
që mbartin qeniet e mjera njerëzore.
Dëshiron të të ngre një Dubaj të ri model me flutura dëbore?
Sikur ta dije, oh! Sikur ta dije !

Dëshiron të jesh vesë-shi? E mall rinor që nuk vdaresh.
Gurgullimë ujvarash.
E sinfoni kometesh e meteoritesh.
Shushurima pishash e fërshëllima flladi ograjash.
Fluturim shtegtarësh e gurrë e tejdukshme pishnajash.

Dëshiron të jesh stuhi e pafrè, që shkul çdo mur e çdo digë.
Mijëra herë më e keqe se një shtrigë një mijë vjeçe.
Dhe një mijë herë më e mirë se Shën Mëria e Amshuar.
Oh, sikur ta dije...

Dëshiron të jesh gjethe në korijen e praruar të panjave.
Flatër e të gjitha fluturimeve dhe e të gjitha ndarjeve.
Bukuria e të gjitha pritjeve dhe vetë Bukuria.

Dëshiron të dish sa të akullta e sa të verbta janë "mekanizmat" e viteve.
(Fiksuar nëpër regjistrat e Gjendjeve Civile.)
Dëshiron të duash me gjithë shpirt! Pa i bërë hile as Dreqit.
Dhe as një mijë dreqërve.
Dëshiron të ndreqësh këtë kaos që nuk ndreqet!

Oh, sikur ta dije Sonja! Sikur ta dije!
Sa dhembje iu sjell njerëzve lentja e plasaritur e Miopit.
E si rrezëllije Ti atë buzëmbrëmje në sytë e udhëtarëve
(që prisnin avionët e linjave të ndryshme)
E çfarë vrulli i jepje ti Hovit tim erotik.
E si vetëtije ti në ballin tim të rrudhur e në Ballin e pagdhendur të Globit.

Oh, sikur ta dije, Sonja! Sikur ta dije...
VEHBI SKËNDERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUANA ZOT NGA KËTA HORRAInspirim nga poezia “Mesazh një ish kryecensori” Elida BuçpapajPoezi nga ADEM ZAPLLUZHA (10.18.2013)
MESAZH NJË ISH KRYECENSORIPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2013)
AS SHTRATI I VJETËR, GJËMAT E NËNDHESHME dhe LARJA E DUARVETri tregime nga ADEM ZAPLUZHA, nga libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” (10.17.2013)
ME MJEGULL VITET MA MBULUAN FYTYRËN TËNDE, ZËRIN TËNDNga ALEKSANDËR SERGEJEVIÇ PUSHKIN (1799-1837) (10.17.2013)
VEÇ PËR BUZËN TËNDE MJALTËCikël poetik nga PËRPARIM HYSI (10.17.2013)
NË VEND TE URIMITPak reflektim…Nga DRITA LUSHI (10.17.2013)
ESPERANTOJA E TË DASHURUARVEPoezi nga VEHBI SKËNDERI (10.16.2013)
HUNDANovelë nga NIKOLLAJ VASILJEVIÇ GOGOL (1809-1852) (10.15.2013)
KËNGA E MONOTONISËProzë nga NONDA BULKA (10.15.2013)
DIELL I ATDHEUT Poemë për shpërnguljenNga RRUSTEM GECI (10.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]