E Hënë, 05.13.2024, 11:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJ
Shqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.19.2013, 05:17pm (GMT+1)


(Sa herë i jam kthyer kësaj letre më ka rrëmbyer magjia e saj dhe jam përfshirë sakaq në atë që ndjen  prindi të cilit do t'i duhet që të bëjë ndarjen e parë me fëmijën e tij, kur i biri apo e bija do të shkojnë për herë të parë në shkollë. Prindit i duket gëzimi më i madh i jetës, njëkohshëm do të provojë edhe një vuajtje të madhe, sepse fëmija do të fillojë t'i hedhë vetë hapat e para që të nisë fluturimin në jetë. Dhe për ta bërë këtë, do t'i duhet që të ketë mësuesin më të mirë në botë, ashtu si do zemra e një prindi  që fëmija e tij të bëhet një qytetar i shkëlqyer. Duke qenë një kryevepër në letërsinë epistolare, më shkrepi një idé ta ktheja në vargje për t'ia përcjellur lexuesit. Kush e ka provuar, do ta ripërjetojë atë ndjenjë kur kemi çuar për herë të parë në shkollë fëmijët tanë. Kush nuk e ka provuar, do të mrekullohet gjithësesi nga madhështia e fjalës, sepse këtë përjetim sublim pak kush mund ta shprehë në këtë mënyrë kaq poetike dhe hyjnore si e ka bërë Abraham Lincolni . Fëmijët janë dhuratë e Zotit dhe ata meritojnë mësues të denjë për ta, tekstualisht si sugjeron Presidenti i 16-të i SHBA, një nga heronjtë e Amerikës dhe Burrat më të shquar të njerëzimit Ju lutem lexojeni dhe do të më jepni të drejtë Shqipëruesja)


"Im bir fillon shkollën sot.
Për pak,
gjithçka do të jetë
për të e çuditshme
dhe e re
andaj do të doja
ta trajtonit
butësisht.

Është një aventurë
që do ta marrë me vete
nëpër të gjitha kontinentet.
Të tilla aventura
që ndoshta
mund të përfshijnë
luftëra,
tragjedi dhe fatkeqësi.
Ta jetosh këtë jetë,
të duhet besim,
dashuri
dhe kurajo.

Për këtë i dashur Mësues,
do t'ju lutesha
ta merrnit përdore
e t'i mësoni gjëra
që do t'i duhen t'i dijë,
mësojeni atë
por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik,
ekziston një mik.
Atij do t"˜i duhet të mësojë
se jo të gjithë njerëzit
janë të drejtë,
se jo të gjithë njerëzit
janë të sinqertë.
Megjithatë mësojeni
se për çdo faqezi
ka një hero
dhe se për çdo politikan egoist,
jeton një lider i përkushtuar.

Mësojeni nëse mundeni
se 10 centë të fituar
kanë shumë më tepër vlerë
se një dollar i gjetur.
Në shkollë, mësues,
është shumë më e ndershme
të dështosh
se të mashtrosh.
Mësojeni atë si të humbë
hijshëm,
dhe si t'i gëzohet fitores
kur ai fiton.

Mësojeni
të jetë njerëzor
dhe i ndjeshëm
me njerëzit,
dhe i ashpër
me njerëzit e ashpër.
Mundojuni t'i qendrojë
sa më larg
zilisë,
nëse do të mundni
dhe mësojini sekretin
e një buzëqeshjeje
të çiltër.
Mësojeni po të jetë e mundur
si të qeshë
kur të jetë i trishtuar,
dhe se të derdhësh lotë
nuk është aspak turp.
Mësojeni se mund
të ketë lavdi kur dështon
dhe dëshpërim në sukses.
Mësojeni
t'i përqeshë
cinikët.

Mësojeni nëse mundeni
të zbulojë
mrekulline e leximit të librave,
por gjithashtu
i jepni edhe kohën
e mjaftueshme
për të kundruar
misterin e përjetshëm
të fluturimit të zogjve në qiell,
të bletëve në diell
e të luleve mbi
një kodër të gjelbër.
Mësojeni të këtë besim
në idetë e tij
edhe nëse
të gjithë do t`i thonë
se janë të gabuara.

Mundohuni t`i mësoni birit tim
forcën
për mos e ndjekur turmën
edhe kur të gjithë
të rendin pas fitimtarit.
Mësojeni të dëgjojë
me vëmendje çdo njeri,
por gjithashtu të shoshisë
të gjithë atë që dëgjon
në sitën e së vërtetës
dhe të marrë veç të mirën.

Mësojeni atij sesi të shes talentin
dhe zgjuarësinë e tij
tek ofertuesi më i lartë,
por mos të pranojë kurrë
asnjë soj çmimi
për shpirtin e zemrën.
Lejoheni atë
të ketë kurajën
për të qenë i padurueshëm.
Lejoheni atë
të ketë durimin për të qenë trim.
Mësojeni atë
të ketë besim sublim tek vetvetja,
sepse atëherë"˜
ai do të ketë gjithmonë
besim sublim në njerëzimin
dhe në Zotin.

Këto janë kërkesat,
mësues,
por ju bëni më të mirën
që mundeni.
Ai është
një fëmijë i vogël
dhe është im bir."

Shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ

Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Doli në qarkullim'DASHURIA ÇEL NË PRILL' - LIBËRI I RI ME TREGIME I SHKRIMTARES DRITA LUSHI (10.19.2013)
SONJA, SI VETËTIJE TI NË BALLIN TIM TË RRUDHUR E NË BALLIN E PAGDHENDUR TË GLOBITDy poezi nga VEHBI SKËNDERI (10.18.2013)
RUANA ZOT NGA KËTA HORRAInspirim nga poezia “Mesazh një ish kryecensori” Elida BuçpapajPoezi nga ADEM ZAPLLUZHA (10.18.2013)
MESAZH NJË ISH KRYECENSORIPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2013)
AS SHTRATI I VJETËR, GJËMAT E NËNDHESHME dhe LARJA E DUARVETri tregime nga ADEM ZAPLUZHA, nga libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” (10.17.2013)
ME MJEGULL VITET MA MBULUAN FYTYRËN TËNDE, ZËRIN TËNDNga ALEKSANDËR SERGEJEVIÇ PUSHKIN (1799-1837) (10.17.2013)
VEÇ PËR BUZËN TËNDE MJALTËCikël poetik nga PËRPARIM HYSI (10.17.2013)
NË VEND TE URIMITPak reflektim…Nga DRITA LUSHI (10.17.2013)
ESPERANTOJA E TË DASHURUARVEPoezi nga VEHBI SKËNDERI (10.16.2013)
HUNDANovelë nga NIKOLLAJ VASILJEVIÇ GOGOL (1809-1852) (10.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]