E Enjte, 05.02.2024, 08:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
IRMA KURTI - FITUESJA E PARË SHQIPTARE E ÇMIMIT 'UNIVERSUM DONNA'

E Djelë, 10.20.2013, 07:32am (GMT+1)


Çmimi u jepet nga Universum Academy në bashkëpunim me Universitetin e Paqes në Lugano të Zvicrës 10 grave që janë shquar në fusha të ndryshme të jetës


Irma Kurti nderohet me çmimin "Universum Donna" Edizioni IX, 2013, nga Universum Academy në bashkëpunim me Universitetin e Paqes në Lugano të Zvicrës. Ky çmim u jepet çdo vit 10 grave që kanë spikatur në fusha të ndryshme si në art, letërsi, shkencë, biznes etj dhe që kanë lënë gjurmë konkrete me aktivitetin e tyre duke respektuar në mënyrë të veçantë principin e paqes e vëllazërisë.

Ceremonia e dhënies së çmimeve u zhvillua në 13 tetor në Lugano (Canton Ticino) në prezencën e autoriteteve të botës së kulturës, akademike, politike e fetare. Merrnin pjesë dhe sekretari i parë i Ambasadës Shqiptare në Bern, zoti Kastriot Noli si dhe sekretarja e dytë në Misionin e OKB në Gjenevë, Mira Bregu.

384 kandidaturat iu nënshtruan vlerësimit kompetent e me profesionalizëm të lartë të Jurisë Ndërkombëtare të Çmimit "Universum Donna" nën drejtimin e princeshës Ranzie Mensah. Fitueset e këtij viti vinin nga Zvicra, Italia, Amerika, Anglia, Ukraina e Siria.

Çmimi "Universum Donna" që deri në vitin 2010 njihej si "Donna dell'anno" (Gruaja e Vitit) për herë të parë i jepet një shqiptareje.

Përveç tërheqjes së targës e diplomës për çmimin "Universum Donna", Presidenti i Universitetit të Paqes së Zvicrës Italiane, Valerio Giovanni Ruberto u dorëzoi 10 fitueseve dhe fashën, medaljen e diplomën e "Ambasadores së Paqes", emërtim ky i vlefshëm për të gjithë jetën.

Në motivacionin e jurisë për Çmimin Ndërkombëtar "Universum Donna- IX Edizione 2013" akorduar shkrimtares Irma Kurti për seksionin e letërsisë shkruhet: "Për kontributin në shërbim të kulturës e për meritat që rrjedhin nga kurrikulumi i saj personal, ku evidentohet në mënyrë të qartë aktiviteti i pasur që synon në arritjen dhe afirmimin e idealeve më të larta të jetës".

Irma Kurti, që sot jeton në Bergamo, ka filluar të shkruajë që në moshën 10 vjeçare; në 1980 poezia e saj "Për ty Atdhe" është vlerësuar me çmim të parë më rastin e 35- vjetorit të Revistës "Pioneri." Me një karrierë të gjatë krijuese ajo njihet nga publiku i gjërë si autore e teksteve të këngëve në Festivale ne RTSH e koncerte pranvere. Kurti ka botuar nëntë libra në gjuhën shqipe në poezi, prozë e publicistikë si dhe tre në italisht.

Kurti ka fituar dhjetëra çmime nëpër konkurse ndërkombëtare për poezitë, tregimet apo për librat e saj: Çmimin e parë në Konkursin "Napoli Cultural Classic 2011" në seksionin e autorëve të huaj, çmimin e kritikës në Konkursin "Integrimi Kulturor për një botë më të mirë" 2011 në Milano, çmimin e parë në Konkursin Kombëtar "Lago Gerundo" 2011 në Paullo, Milano, çmimin e dytë në Konkursin Ndërkombëtar "Giovanni Gronchi" 2012 në Pontedera (Pisa), çmimin e tretë në Konkursin "Città di Recco" 2012, çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar "Europa" 2013 në Lugano, çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar "Andrea Testore 2013" në Toceno (Piemonte) etj.

Poezitë e Irma Kurtit janë përfshirë në disa botime të Librarisë Ndërkombëtare të Poezisë në Maryland të USA si në Antologjitë: "Të thëna përgjithnjë", "Poezitë dhe poetët më të mirë, 2007" etj. Vargjet e proza e saj bëjnë pjesë në antologjitë: "Il Federiciano" publikim i "Aletti Editore", "Diffusione Autori" 2011, "Napoli Cultural Classic 2013", "Racconti delle donne straniere 2012/2013", "Enciklopedia Universale e Autorëve Italianë" etj.
Redaksia Shqiptari i Italisë


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJShqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ (10.19.2013)
Doli në qarkullim'DASHURIA ÇEL NË PRILL' - LIBËRI I RI ME TREGIME I SHKRIMTARES DRITA LUSHI (10.19.2013)
SONJA, SI VETËTIJE TI NË BALLIN TIM TË RRUDHUR E NË BALLIN E PAGDHENDUR TË GLOBITDy poezi nga VEHBI SKËNDERI (10.18.2013)
RUANA ZOT NGA KËTA HORRAInspirim nga poezia “Mesazh një ish kryecensori” Elida BuçpapajPoezi nga ADEM ZAPLLUZHA (10.18.2013)
MESAZH NJË ISH KRYECENSORIPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2013)
AS SHTRATI I VJETËR, GJËMAT E NËNDHESHME dhe LARJA E DUARVETri tregime nga ADEM ZAPLUZHA, nga libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” (10.17.2013)
ME MJEGULL VITET MA MBULUAN FYTYRËN TËNDE, ZËRIN TËNDNga ALEKSANDËR SERGEJEVIÇ PUSHKIN (1799-1837) (10.17.2013)
VEÇ PËR BUZËN TËNDE MJALTËCikël poetik nga PËRPARIM HYSI (10.17.2013)
NË VEND TE URIMITPak reflektim…Nga DRITA LUSHI (10.17.2013)
ESPERANTOJA E TË DASHURUARVEPoezi nga VEHBI SKËNDERI (10.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]