E Shtunë, 04.27.2024, 01:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
'BENZI' dhe SHQIPËRIA LUAN BIXHOZ
Dy poema nga FASLLI HALITI

E Martë, 10.29.2013, 12:03pm (GMT+1)



«BENZI»

«Benzin»
Ta gëzosh!
S'ia vodhe tjetrit
I maskuar me maskë të zezë,
Me pika djerse emigranti e bleve...
Duke stolizmuar të vdekurit e huaj.
Udhëtime të mbara rrugëve të tona anembanë!
Rreth e rrotull botes i rënç
Me shpejtësi vetëtime
Drite.
Veç
Kam një qortim të bukur për ty,
Mos ma merr për smirë

Faslli Haliti
Portret: viz. Skënder Kamberi,
Piktor i Popullit

Të lutem shumë,
As smirë
As zili
S'të kam
Ty
Unë.

Do të doja, me «Benzin» tënd si kalë i kuq shale
Të ikim fushës, buzë kodrave,
Jashtë qytetit,
Në periferi,
Të të uroj unë i pari
Dhe i pari të të them unë,
E punofsh gëzuar ti «Benzin»
Duke pirë një konjak
Ngjyrë muzgu,
Një birrë
Me Shkumën
Që i derdhet si re.
Dhe të pimë më në fund
Një filxhan me «Lori caffe».

Të kujtojmë udhëtimet tona për në punë,
Udhëtimet tona baltërave,
Të ngashërejmë pak
Për udhëtimet
Me qerre,
Mbi karroca
Mbi biçikleta, «Skoda» të ngarkuara me gurë,
Mbi një rimorkio gjithë pleh, erë derrash,
Të kujtojmë pritjet e gjata për makinë,
Të ecurit nëpër pellgjet fushore ,
Nëpër ere, breshër, shi,
Me llohë dëbore.

«Benzin»
Ta gëzosh!
S'e ke vjedhur i maskuar me maskë të zezë,
Me pika euroje djerse e ke blerë
«Benz» pune e ke.
S'e ke
«Benz» zagar,
«Benz» langua, gango, s'e ke,
«Benz» që ndjek fustane, minifunde
Rrugëve të lagjeve, qyteteve, si kalë hergjele.

Udhëtime të mbara nëpër botë!
Rreth e rrotull
Botës i rënç!
Veç
Kam një merak
Një shqetësim
Të madh...
Me dhembkë
Se mos ti një ditë
M'i bie rrotat e «Benzit»
Te këmbët e mia «rastësisht»

Dhe si «rastësisht'
Me cirkon
Me baltë
Dhe ikën me furi.
Boria e tij qesh me mua
Vrapon dhe qesh me mua: ty, ty, tyyy ...!

Ndize pra «Benzin» shoku im,
Të udhëtojmë
Edhe ne
Njëherë
Në komoditet.
Të ikim nga qyteti, në periferi
Të pimë për «Benzin»
Konjak, fërnet.
Të bimë
Edhe
Ne
Një birrë me shkumë
Me shkumë të bardhë si një re.

Te dehemi bashkë
Njëherë
Të dy
Të kujtojmë udhëtimet kur shkonim në punë
Duke çarë nëpër baltëra breshër dhe shi...!

2003-2013

--
SHQIPËRIA LUAN BIXHOZ

Shqipëria luan me letra,
Luan Top-Bast,
Kazinove ,
Luan rulet,
Luan lloto-sport,
Luan tavell domino,
Luan me zare
Me yç.
Luajnë lulishteve, ish kuadrot e larta,
Luajnë edhe grupe biznesmenësh të rinj
Grupe pleqsh që lenë në baste, pensionin
Edhe pse e dinë mirë se basti,
Është dëshmi e budallait,
Prapë triumfon
Vesi, lakmia;
Ul kokën
Logjika,
Nonsensi, urtësia, maturia.

Të rinj, adoleshentë, fëmijë,
Mesoburra, burra të moshuar, pleq
Luajnë bixhoz
Shesheve,
Lulishteve të qytetit,
Trotuareve dhe kazinove.
Shqipëria luan bixhoz, kumar, rulet:
Kazmën, lopatën, plugjet i hodhi përtej.
Bota i sjell drekë, çdo drekë,
I sjell darkën çdo darkë,
I bie mëngjesin
Çdo mëngjes

Dhe ia bie në kohë, ia bie pa përtesë...

1993- 2013
FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'KOLERA' NË FSHAT?!!!Tregim nga PËRPARIM HYSI (10.28.2013)
ARSYEJA ËSHTË PASQYRË E NDËRGJEGJES (NEVETES) SË KUJTDOEsé nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (10.28.2013)
TE KROI UJËMJALTË20 poezi nga RRUSTEM GECI, nga libri 'Dridhjet e barit' (10.27.2013)
NATYRSHËM, SI NDJENJA- Mbi librin me tregime : Dashuria çel në Prill- të Drita Lushit-Nga DEMIR GJERGJI (10.27.2013)
MIRËMËNGJESI PARIS!Poezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.25.2013)
TI I KËNDON DIELLIT DHE QIELLITPoezi nga PABLO NERUDA, shqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ (10.25.2013)
ËMBLAPoemë nga RRUSTEM GECI (10.25.2013)
KOHA E TRIMËRISË SË LEPUJVEProzë poetike nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.24.2013)
MOTIVE VJESHTENga PËRPARIM HYSI (10.24.2013)
IKU NGA VETVETJA dhe STOLI ME NGJYRA TË YLBERITDy proza poetike nga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (10.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]