E Djelë, 05.05.2024, 01:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PËRSHËNDETJE ZOGUT
Poemë nga JACQUES PRÉVERT
Përktheu: FASLLI HALITI

E Djelë, 04.27.2014, 05:29pm (GMT+1)






PËRSHËNDETJE ZOGUT




Përshëndetje ty
Grifshë uji sterr të zi si një unazë e zezë
që e njoha dikur
zog i zanave
zog i zjarrit zog i rrugëve
zog i hamejve i djemve dhe budallenjve
Të përshëndes
zog zbavitës
zog i qeshur
dhe unë përskuqem
para paraardhësit tënd
dhe tretem
në mish edhe kockë
dhe në fishekzjarre
mbi shkallët e baskisë
të sheshit  Shen Sulpicio
në Paris
ku kaloje shpejt
atëherë
kur unë isha fëmijë
duke qeshur mes gjetheve të erës
Përshëndetje
zog zbavitës
zog kaq i gëzuar dhe kaq i bukur,
zog i lirë
zog i njëjtë
zog vëllazëror
zog i lumturisë natyrore
Të përshëndes dhe më bën të kujtoj
orët më të bukura
Përshëndetje zog i dashurisë
zog i përkëdhelisë së parë
s'do ta harroj kurrë të qeshurën tënde
kur i strukur atje lart mbi kullë
zog i mrekullueshëm i humorit
ti shkelje syrin
duke treguar me krah
zogjtë krrokatës të moralit
lejlekë të mjerë njerëzorë
dhe jonjerëzorë
korba të blertë të Shën Sulpicios
zogj të trishtë ferri
zogj të trishtuar parajse
endacakë përreth ndërtesës
duke mos e parë vajzën të fshehur midis skelave
që gati po shkopsiste këmishën
dhe djalin e verbuar nga dashuria
Përshëndetje
zog i kolltukëve
zog i djemve të dashuruar
Përshëndetje
zog i burrërisë
Përshëndetje
zog i qyteteve
Përshëndetje
zog i atij që dërgon
zog i periferisë
zog i Gros - Kejllut
zog i Pëti - Shamps.
zog i Tregut zog i të Pafajshmëve
Përshëndetje
zog i Shërbyesve të Maries
zog i Mbretit të - Sicilies
Zog i të nëndheshmëve
Zog i pastruesve të gjirizeve
Zog i qymyrxhinjve të leckashitësve
Zog i kapelabërësve të rrugës së Rosiersve
Përshëndetje
zog i të vërtetave të para
zog i fjalës së dhënë
zog i sekreteve të ruajtura mirë
Përshëndetje
zog i trotuareve
zog i proletarëve
zog i Një Majit
Përshëndetje
zog civil
zog i ndërtimeve
zog i njerëzve të shkathët dhe furrnaltave
Përshëndetje
zog i grave me orë
zog i dordolecëve prej bore
zog i diellit dimëror
zog i Asistencës së Fëmijës
zog i Merkatos së Luleve dhe qethësve të qenve
Përshëndetje
zog i ciganëve
zog i të mirëve për asgjë
zog i metrosë së zbuluar
Përshëndetje
zog i lojërave të fjalëve
zog i lojës me dorë
zog i lojës fshatshe
Përshëndetje
zog i kënaqësisë së ndalur
zog i të palumturve të vdekurve nga uria
zog i vajzave nëna dhe vajzave të kopshteve publike
zog i dashurive efemere dhe i putanave
Përshëndetje
zog i ushtarëve të liruar
zog i rebelëve
zog i rrëkeve zog i prrockave
Të përshëndes
zog i spitaleve
zog i Salpetrieres
zog i Martenitetit
zog i rrugaçërisë
zog i varfërisë
zog i dritës së prerë
Të përshëndes
Feniks i fortë
dhe të emëroj
President të Republikës se Vërtetë të Zogjve
dhe të bëj dhuratë para kohe
cigaren time të jetës
që kur të kem ikur unë
ti të rilindësh
nga hiri i mikut tënd të dashur.                          


Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOS EJA MË NË SHTRATProzë nga QERIM SKËNDERAJ (04.27.2014)
ÇFARË NA “RRËFEN” AGIM GJAKOVA, ME ROMANIN E TIJ TË RI….Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.27.2014)
GURGULLON NJË GURRË NË JUGCikël poetik nga LUMO KOLLESHI (04.26.2014)
DE RADA - EMËRSHENJTI I POEZISË ARBËRESHEEsé nga MOIKOM ZEQO (04.26.2014)
TIRONA, NONA DHE LIU CAKUTProzë nga EDA DERHEMI (04.25.2014)
DASHURITË E MËDHAPoezi nga QAZIM SHEHU (04.25.2014)
POEZI NGA HAFIZ IBRAHIM DALLIU, QË VDIQ PAS TORTURAVE KOMUNISTE (04.24.2014)
URATA E PËRJETSHME dhe SHOHPoezi nga FASLLI HALITI (04.24.2014)
NË SUEDI JEPET 'PENA E KRISTALTË' PËR SHKRIMTAREN VILHELME VRANARI HAXHIRAJNga VJOLLCA TYTYNI (Gjakovë) (04.24.2014)
POEZI HAJKUNga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Një grusht dashuri” (04.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]