E Premte, 05.03.2024, 05:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POETI, NJË GRUA QË NJOHA NË DIMËR, SHOFERI I FURGONIT
Tri tregime nga ROLAND GJOZA

E Shtunë, 07.12.2014, 03:41pm (GMT+1)



POETI

Ai ishte nje djalosh i hajthem, qe priti me teper se gjysme ore dhe iku. Ernesti nuk priste me, sepse nuk kishte kohe te merrej me lunatiket e parnasit, ca fantazma qe ishin shtuar shume kohet e fundit. Te Kafja e Madhe shkoi me pajton. E pa serish perskithtasi ate djaloshin e hajthem, qe s'kishte asgje te vecante, pervec syve qe i digjeshin si ne ethe. Kishte nje vuajtje te thelle ne ata sy. Sikur i luteshin; A mund te vij? Ku? Kam nje sekret per ju. Ç'sekret? Jo prej andej, pra prej parnasit, po prej ketej, nga rruga.

   Piu puron e zakonshme, surbi kafene e trashe te ziere ne prush te ri mbi banak, te pergatitur prej vete usta Rrokut qe s'ia hiqte syte, kthehu dy tri hurba vere kallmeti, nga ajo qe pinte at Fishta dhe mbylli syte. Ja, pra, asgje e re. As ne rrethet intelektuale, as ne plumbnajen e kohes qe po i vriste mushkerite e muzave, as ne bordelet e vogla ku gjallonin po ato trupa tashme te zdraluna prej perseritjeve te po atij pasioni vulgar. Çingijet qe vinin prej azise ishin me te molisuna prej epshit, me te nxehta ne shtrat. Ajo e mbremshmja qe ai e lakmoi prej tundjes se epshte te kurmit, vecan te vitheve mershore, vijes perpara qe gati zbulohej me nje rreqethje lektisese e me nje dhimbje te embel, i kishte lene nje mbrese te paharrueshme. Jo, sonte s'do te shkonte me te, ishte e rrezikshme, s'donte te vuante sepse ai binte shpejt ne dashuri dhe bente marrina.

  Djaloshi s'po ia ndante syte. Ç'hiqte me keta rioshe te dalldisur pas bordelos se fjaleve, a kishte rene ky djalosh me ndonje nga ato ezmerkat qe kundermonin prej ererave trullosese, s'kish dyshim qe jo, prej lekures se zbehte dhe atij trishtimi si per here te pare. Trishtim poeti. Po ishte merzitur me keta poetet e rinj qe donin te dilnin nga labirinti i tyre si minotauri dhe mund te benin gjemen; mund ta hanin ate vete. Kishte tre numra rresht qe botonte nje Bodler te ri, qe s'i shqitej nga gjaku, aq shume e kishte turbulluar me vrullin e tij djaloshar pa nje cen. E kishte perpire qe ne leximin e pare dhe si me nje leter kopjativ, ai ia kishte perthithur me gjithsej shijen. E kishte lene pa mend dhe s'po gjente menyren se si ta sikteriste, prandaj e botoi tre here radhazi qe t'i merzitej, po sa here e conte mendjen tek ai ndjente nje tronditje gati si nje fatkeqesi. Vijne papritur si hordhite barbare dhe te rroposin per nje cast, mirefilli ndjen se te ka kaluar koha. O zot, ose duhet te vuajme prej vrasjeve te talenteve, ose duhet te poshterohemi me nje buzeqeshje triumfi per ta e t'u japim doren.

  Djaloshi ishte fare afer dhe ai kthehu kryet plotesisht nga ai. I tha me sy; Ç'kerkoni, djalosh?

  Zotni Koliqi, nisem per Puke e kushedi kur vij..ju lashe mbi tavoline nje poezi..i vetmi ngushellim per atje eshte nje gisht leter..

  U kthye dhe iku si i ndjekur pa thene asgje tjeter. Mungoi ajo tirada kinse e dale prej zemre e mbushur me urime e pershendetje zemre. Ky djalosh kishte vetbesim gjer ne cinteresim per veten. Ishte i llojit sakrifikues. E shpetoi prej nje ftese kortezie; Doni dicka me pi, djalosh? Pra, ai i kishte hedhur dorashken. U terbua, i erdhi ta ndiqte dhe t'i terhiqte veshin per kryelartesine qe kishte treguar, por e permbajti veten, madje qeshi me kete parodi qe e shpiku prej vetevetes nga frika, vetem nga frika. Vec kur te degjonte edhe ne zerin burreror dhe lajkatues te Rrokut, britmen e majekrahut; erdhen barbaret! Se keshtu vijne keta te rinjte e zbehte, qe te sillen rrotull ngaqe ta kane nevojen e, kur i permbushin qellimet, bajne mahi per ty neper kafene e klube.

  Mori serish pajtonin dhe shkoi te Shiltet e Stambollit, te hante pacen e Koles dhe te shikonte e te ndezullohej prej harese, sic bente cdo mengjes, keto kohet e fundit, cingijen me syte si bajame, Xhilanen xhind me krela gjer te thembra e kembes, me mishin pothuajse cullak, te zeshket e me vija te rrumbullta epshi qe te zinin frymen. Me te s'kish rene ende ne shtrat, se i druhej renies ne dashuri, e kishte kete dobesi, binte ne dashuri dhe bente marrina; pinte, i linte punet, edhe ato krejt te domosdoshmet, e ia mbathte ne arrati, pa lene kurrfare njoftimi. Fishta e perkrahte, madje i thoshte me buzagazin e tij shkelqyes; ia shkule puplat prej trupit si gjeli i zi i Llesh Kabetes? Me nje fjale, a e shkaterrove, a e hoqe merakun?

  Ne redaksi shkoi ne mesdite, pasi i kishte bere te gjitha ritualet, u ul ne kolltukun rrotullues prej lekure te kuqe te erret dhe, kur pa nje poezi perpara, gjysme te hapur, iu kujtua djaloshi i zbehte. Pati nje grime frike, nje si medyshje e pakenaqesi, nuk i donte me befasite, tani qe pothuajse qe i ngopur me gjerat, po pikerisht ato fjalet e tij aq mekanike, kinse pa peshe e qe fshihnin nje te keqe, se do te nisej per Puke, e bene qe te zgjaste duart e te hapte fletet.

  David, thirri, hiqe profesorin e latinishtes prej faqes letrare, fut ket poezi..

  Ne mbremje nuk luajti brixh. Po pikerisht ate mbremje, kur fare s'i shkonte neper mend, Xhilana i premtoi se do t'i shkonte ne dhome, ne mesnate. Ai djalosh i kishte sjelle fat. Po i ecte. Kur perfytyroi kurmin e saj aq hamgjites, i lakmuar prej te gjitheve, edhe prej atyre qe iu dhimbseshin fort paret, erdhi menjehere ne qejf. I brodhi te gjitha vrimat e qytetit, takoi plot te njohur e miq, po ishte si ne ethe dhe aspak i qarte, sic i ndodhte pothuajse gjithmone.

 Prej kah i vinte? Poezia. Ai djalosh e kishte tronditur, por krejt ndryshe, jo me cmire te fshehte, por me keqardhje. Ishte nje nevoje e brendshme per ta marre ne mbrojtje. Ishte njekohesisht nje kapitullim i pranuar me gaz, nje mundje pa u ndeshur, sepse s'kishte rivalitet. Zakonisht kur na mundin pa lene asnje grime dyshimi, eshte nje ndjenje nenshtrimi qe na kthen ne sherbyes te zellshem. Edhe pse jemi poshteruar boterisht brenda vetes, pa e  shpallur, duke e ndrydhur e trysur thelle, sepse vetem keshtu mund te ruajme qetesine e jashtme.

  Nuk i ngjante askujt ai djalosh, as Bodlerit, as Rembose, as Karducit, as Leopardit, po as shpures se tij, po ta merrte vesh Fishta, ne qofte se do ta lexonte, nuk do te tregohej entuziast, se tek ai djalosh kishte shume sarkazem e ironi per idhujtarin. Ai djalosh kishte dhuntine e nje moderniteti qe s'vjen prej ndikimeve po eshte thjesht prodhim i pavetedijshem i fares se vet. Ai pothuajse vinte nga rruga, prej pamjeve te vrazhdta te saj, prej vulgaritetit te bujshem, por qe kishte tharmin e vet impresionues. Mundohej ta hiqte nga trute dhe piu pa mase sepse te tjere po vinin. Ata ishin te porta. Sot, neser, ai do te hynte.

  Kur piu goten e trete te veres, nxorri nje pusulle dhe shkroi; Ju lutem me e pase kujdes Migjenin, se asht nji talent i respektueshem.. Ia nisi menjehere nenprefektit te Pukes. Ishin gjeste qe ai i bente jo rralle. Por me fort kur ndjehej i nenshtruar, por kurre kete dobesi s'ia pohoi vetes.

  Pas nje muaj po ai djalosh e kerkonte me sy te Kafja e Madhe, tashme i harruar plotesisht. Kush eshte ky?

  Nuk po me njifni zotni Koliqi? Erdha t'ju falenderoj per fjalet e mira. Me emeruan drejtor.
  Kaq?

  Marr ma teper, qeshi djaloshi. Por nuk i tha kurrgje per poezite dhe skicat qe gazeta po ia botonte rregullisht.

  Do t'uleni?

 Jo, ju faleminderit..tash nisem per Greqi..arsyena shendetesore.. dhe i zgjajti doren.

  Atehere pac shendet, i tha Koliqi dhe i shterngoi doren, por..sa u be gati ta pyeste per doren qe iu duk shume e nxehte, nderroi mendje, sepse nuk mund te poshterohej serish prej ketij djaloshi kaq delikat.

  Dhe perseri e harroi. Vec njehere iu kujtua pas nje darke me miq, kur mbeti vetem dhe ishte ne forme per te shkruar. Po sapo hodhi vargun e pare e kapi veten krejt bosh dhe kjo ndodhi krejt papritmas, frymezimi qe i kish ardhur si shkulm iu be fir ne cast. Perse ndodhi? Ende kishte neper kujtese nje proze te migjenit per nje malesor me breke legjendare qe pershkon malet me nje thes me miser mbi shpine.. breke legjendare.. misri.. nje rreqethje, nje oh prej tmerrit dhe pena i ngeci dhe nuk shkoi me tej. Nje kokerr miser i kerciti dhe atij ne leter.. nje kokerr miser i verdhe qe leshoi nje vezullim te holle prej floriri.. dhe ishin ato dite kur malesore te veriut, prej ujes, hanin qershi, se qerdhite ishin ba me bollek ate vit..se s'kishte miser.. s'kishte buke me hanger..dhe ajo malesorja me barkun te goja qe prej ujes se perbindeshme i lutet plakes t'i kepus qershi.. e ai kishte pare dhe s'e njihte mjerimin. Po edhe poeti nji aristokrat ishte.. dukej prej bojes dhe kostumeve qe vishte.. po sa tronditese! Po aspak e bukur. Po cfare te ishte? Dhe i shkrepi qe ta merrte nje nate te cingijet, te ajo Xhilana me cica te medha e me thithka si gonxhe stambolli, ta shifte tu u zhigate ne epshe dalldisese, se ia ndjente mishi qe ai djale i hajthem s'kishte provue gja.

  E pa dhe nja dy here te tjera, i buzeqeshi lehte, po nuk qendroi t'i jepte doren. E zinte nje ngutje dhe nje deshire per t'iu larguar.

   Nje dite pyeti Davidin, redaktorin dhe faqosesin, nje inventar levizes i te gjitha imtesive qe lidheshin me te gerbulurit e parnasit.

   S'na ka sjelle me ai djaloshi, David..ai.. Migjeni..

   Ashte ne Itali, vuen prej tuberkulozit, zotni..

   Ashtu? Sa keq.. Dhe une s'e kam patur mendjen me e pyet..Shkruaji nje leter si redaksi dhe kerkoji ndonje shkrim..

   Ju ban pershtypje ai, zotni Koliqi?

   Po, me ban pershtypje.. po ju?

   Bah, vargje te lira, jo s'e s'kane mendim, po mezi kaperdihen..

   Ti di shijet, David, po poezia e mire ashte e mire, me varg te lire a me varg klasik te rregullt, me rime e me.. shkruaji ate letren..

    Siurdhenon, zotni Koliqi..tash menjehere..

    Mos harro te permendesh dhe emrin tim..

    Natyrisht, zoti Koliqi..

    Kaluan muaj dhe serish Koliqi u kujtua per Migjenin. E pyeti Davidin per te;

     Nuk ka sjelle ndonje shkrim Migjeni.. kemi nevoje per ndonje shkrim prej tij..

     Nuk e moret vesh, zoteri Koliqi.. ai vdiq!

     Jo, s'di asgje!

     Paska vdeke ne vere.. Tash dy muej perpara.. I gjori, fare i ri..

     Ne s'e dhame vdekjen e tij?

     Jo.

     Po pse?

     Lajmi erdhi me vonese. Ndonje njoftim aty ketu..

     Jepe lajmin.. te zgjeruem..

     Ka dy muaj, zoteri.. dy muaj.. Epo i ri ishte..di dhe dicka tjeter..

     Kishte nje liber ne shtyp, po ia censuroi mbreti..atje ka mbet, te Gutenbergu..

     Ja, mbaroi dhe kjo marredhenie, me nje harrese. Dhe ai djalosh s'do t'i dilte me perpara me ato sy qe i digjeshin prej etheve, me ato duar te nxehta, me ate zbehtesi dhe asaj ndjenje te cuditshme per afrim, por qe ai s'e kishte afruar kurre. Dhe e shikonte krejt cullak para Xhihanes, asaj xhideje orienti, ashtu te dobet, me brinje qe i duken duke marre fryme me veshtiresi prej epshit. Ja, qe s'ia dha kete kenaqesi. Po pse, pse? Krejt pavetedije ndodhin shume fenomene te komplikuara brenda misterit te njeriut, por ajo qe te cudit se tepermi eshte gjendja e gabuar qe te kaplon ne rrethana te rendesishme, nje ironi e skajshme ne nje cast sublim, nje tallje ne nje cast sinqeriteti, nje lehtesim per nje vdekje. Ja, kjo e fundit i kishte ndodhur atij duke e tronditur se tepermi. Dhe ishte perforcuar kur Davidi i pat thene se libri i Migjenit ishte censuruar.

  Dhe pastaj kishte bere ate gafen, qe ne mes te miqve te perkore, aq klasikegjante, aq te ditur per te mbushur mendjen se poezia e madhe ishte bere, dhe per kete s'kishte kurrfare dyshimi, duke u mjaftuar per shembull vetem me Danten, ai kishte thene ne nje cast pushimi, ne mes te nje qetesie meshe, se poezia e vertete eshte ne shpirterat, qe edhe vete shpirterat s'e dine. Ajo qe vjen, eshte ndryshimi. Ajo qe vjen. Ndoshta dhe ka ardhur po ne bejme sikur s'e veme re se duam te ruajme statukuone. Dhe kishte permendur, per te keqen e tij, Migjenin. Askush s'kishte folur. Pasi e tha kete, Koliqi u ndje serish i lehetesuar. Dhe prandaj e beri qe te hiqte pershtypjen e lehtesismit te meparshem. Dhe ishte cuar dhe, pa thene asnje fjale, kishte ikur.

   Pastaj, pas disa vjetesh, kur ndodhej ne Itali, kishte kundershtuar qe eshtrat e Migjent te ktheheshin ne atdhe. Jo tani, jo tani, zoterinj, se do ta quajne komunist..do ta bejne sherbestar..dhe ndersa do te bejne plojen, gjaksine, si kengetar te plojes do te therrasin Migjenin.. Mos, zoterinj..

   E kishin pare te varri i tij ne Torre Pelice disa here, krejt vetem, duke vendosur nje tufe lule, ne kembe, me fytyre poshte duke u lutur, me fytyre lart duke u lutur dhe pastaj kishte ikur me te shpejte. E kishin pare edhe kur eshtrat ishin marre dhe ishin derguar ne atdhe, me nje tufe lule qe i linte ne po ate vend dhe lutej pa fjale.   

Nju Jork 2014

 
--

NJE GRUA QE NJOHA NE DIMER


                     
 
Ishte bere zakon qe kureshtaret te mblidheshin ne muzg te hyrja e qytetit, atje te baraka plot me shofere tranziti kur mberrinte autobuzi i linjes nga Tirana dhe te shikonin kush kishte ardhur. Aq e forte ishte magjepsja prej metropolit, ajo romantike e jetes qe behej atje, e zmadhuar dhe e trilluar se tepermi, sa kishet raste qe ata prisnin dhe ne shi e ne bore. Atje qendronin per nje kohe te gjate grupe te vegjel, disa me fenere ne duar, duke u dridhur nga te ftohtit me nje ndjenje pritjeje qe mua me dukej fort e cuditshme, gati groteske, i krahasoja me mend me ata te zotet e kulles malesore qe kane dale te presin mysafirin e rralle e te larget.

Ç'zhgenjim kur nga autobuzi zbriste vetem nje aradhe e vogel me vendes, te njohur e te sternjohur, qe s'paraqitnin kurrefare interesi. Gjindja shperndahej kuturueshem dhe secili zhdukej pa pershendetur.
Sa here kisha dale dhe vete, ashtu me kot, i djegur e i perveluar nga malli per Tiranen, per vendet ku kisha kaluar rinine e pare.

Ishte 31 dhjetor. Dimer i ashper me shume bore. Ajo flokonte me boretime me kaq shume bukuri dhe e kishte shnderruar ate qytet te zakonshem ne nje kartoline. Dyqanet ende nuk ishin mbyllur, njerezia nxitonin per te blere ndonje gje te fundit, flisnin me ze te larte, uronin me aq shume gezim, sa te behej se jeta megjithate ishte e bukur.

Une isha i trishtuar. Autobuzi i linjes qe nisur ne mengjes heret, i dyti nuk ishte nisur dot per shkak te bllokimit te rruges. Shefi i inspektoriatit, miku im, kishte qe ne mesdite qe drejtonte operacionin per cbllokimin e rruges dhe me kishte premtuar se do te me conte ne Tirane para ores dymbedhjete.

Rruga u hap dhe autobuzi u kthye ne muzg, tjetri ishte bere gati per t'u nisur me ata qe kishin mbetur. Une endesha me canten time ne dore. Po ato grupe kureshtaresh qe prisnin kush do te vinte, ndersa bora s'pushonte, floket e saj te medhenj binin qetesisht mbi autobuzin e mbeshtjelle nga borima, rruget, pemet, gjerdhet, pallatet. Ajo dukej si nje renie puplash te zogjve qe donin te shtegetonin lakuriq asaj nate, nje sakrifice mistike per hir te nje riti biblik. Ne kishat e botes se krishtere binin kambanat, beheshin lutje! Nga megafonet ne qender te qytetit degjoheshin intervistat per tejkalimin e planit ne te gjitha fushat.

Po une pas pak do te nisesha drejt shtepise sime dhe s'me interesonte asgje tjeter vec asaj tryezes se mbushur plot dhe karriges sime ku do te ulesha perballe televizorit.

Prej autobuzit zbriti nje grua qe beri pershtypje; nje kengetare e njohur e operes. Ajo me fort kendonte kenge popullore te Shqiperise se veriut. Ishte e gjate, e shendoshe, mbante ne duar dy canta te mbushura plot. Ishte pak e madhe ne moshe, duhej t'i kishte kaluar te dyzetat, po s'te jepte me shume se 30 vjec. Seksapili i saj i natyrshem, po me fort fama e saj beri pershtypje te thelle tek ata njerez te ngeshem me fenere, qe menjehere iu afruan dhe i kerkuan t'i mbanin cantat, e pyeten se ku donte te shkonte, ndersa ajo dukej tejet e emocionuar, e lodhur, e bezdisur, gati e penduar qe e kishte ndermarre ate udhetim.

Ku dua te shkoj, ku di une ku dua te shkoj, erdha per Gonin, e njihni Gonin, ku eshte ai...
Ajo veshtronte mbi ta te vetmen rruge te atij qyteti te vogel te mbytur nga mizeria e bores qe binte papushim. Te gjithe u shperndane, se ajo e kishte lene me Gonin pikerisht ne ate vend dhe ai do te vinte, patjeter do te mberrinte pas pak, poqe se i kishte dale ndonje pune dhe s'kishte mundur te vinte ne kohe. Goni, ai nepunesi nga Tirana qe punonte ne komitetin ekzekutiv, qe merrej me financen.
Pakenaqesia e saj dhe ai pendimi qe ndjeu dhe e shfaqi me gjeste, me sy, me ton, ajo brenge dhe lodhje, qe e mundonte, i ftohu pritesit dhe ata, pane c'pane dhe ia mbathen. Po ama gjithandej u perhap lajmi se ne qytet kishte ardhur nje grua nga Tirana, nje kengetare e njohur, po Goni, ai tiransi i gjate me ato floket kacurrela, qe i merrte me qafe femrat, jo katanate e tyre, se kerciste dajaku, po jabanxhiet, ato bishtperdredhurat, se nga ishte zhdukur, s'i kishte dale asaj ne takim.

Kush eshte ajo grua pyesnin njerezia te djegur nga kureshtja dhe me ne fund u shqiptua emri i saj, ai emri i njohur, trondites per ate qytet te vogel, te humbur te veriut. Ka ardhur ajo, pra, Vako.
Dhe ky emer aq shume i degjuar, Vako, e pershkoi qytetin si zhive ne termometer dhe i dha temperature te larte asaj nate, qe rendom kishte kaluar e pergjumur, ashtu artificialisht shume e gezuar, e qe ja pra, asaj nate te 31 dhjetorit, pritej te shoqerohej me nje sensasion. Gje e rralle kjo. Fort e rralle.

Me ne fund Vako mbeti fill e vetme ne debore. Iu afrova me kujdes, me nje parandjenje ngazellyese, nuk e di pse me dukej sikur ajo kishte ardhur per mua. I thashe se Gonin e kisha shok dhe mund ta kerkonim sebashku, po me pare ajo duhet te merrte nje zjarr diku, mund te shkonim te pinim dicka qe te mblidhte veten.

S'ka se si, thoshte ajo, ai duhet te jete semure.. me co te dhoma e tij..

Hyme ne tunelin e godines se vjeter, asaj karakatine ku banonte Goni dhe ajo dukej tejet e emocionuar, kerkimi i tij i qe shnderruar ne nje makth. Ajo s'vuri re as muret qe kullonin uje, as nje mi te madh qe i kaloi te kembet. Shtyva deren e kapur nga jashte me tela, shenje kjo qe tregonte se i zoti kishte dale dhe e lashe te hynte brenda. Atje ishte nje rremuje e vertete, tryeza e permbysur, nje krevat marinari i parregulluar, me batanijet dhe jorganet pa carcaf te shkare poshte, muret te mbushur me harta myku prej lageshtires.

Ajo mbeti si e ngrire ne mes te dhomes, peshperiti;

Ai me kishte thene se nje tryeze madheshtore me priste me dy shandane plot me qirinj si te romanet e klasikeve franceze, madje me perseriste se, edhe ajo qe une doja me shume, vera  pino nero e Lekovikut ishte vene prane flakes se qirinjve qe te dukej e magjishme. Ketu s'paska as karrige.. O zot, si pritet nje grua qe i ke thene me aq zjarr se e dashuron! Jo, nuk e prisja qe ai te me zhgenjente kaq shume!

U kthye nga une;

E keni pare sot?

Po, ne mengjes! Ai shkoi, zonje, ai iku ne Tirane me autobuzin e pare qe u nis heret ne mengjes. Per kete te jeni e bindur.

Jo, s'eshte e mundur. Ne folem ne dreke bashke. Ai me tha se po me merrte qe ketej dhe mezi po i durohej sa te me shikonte.. O, zot, sikur t'i kete ndodhur gje! Me coni ne spital, ai eshte semure. Ai vuan, kushedi c'ka!..

Ate Gonin e saj s'e gjente as dreqi i mallkuar. Aq i embel e i perzemert, po dhe aq i pabese. Nuk e harroja ate nate kur me tha;

Shpejt me gjej dy pale carcafe te lare, se kam njeren sonte.

Dy tre here ne jave kerkonte carcafe te lare. Ishte nje kohe qe po mendoja seriozisht per doktoreshen e re patologe qe ishte transferuar aty  me gjithe  familjen. Ishte nje vajze e gjate e mbushur, jo dhe aq e bukur, po shume e zgjuar dhe e shkathet. Pothuaj kisha rene ne dashuri me te. Nga te pamet dukej si nje grua ne moshe. Te gjitha hiret i kishte me tepri, te tundonte kur e kishe prane, aq shume te joshte sa nuk i shpetoje nje mundimi qe hiqje per te.

Eshte shume e paster, me thoshte Goni per dashnoren e tij te re, me co ndonje mesuese te me laje e te me pastroje dhomen.

Po kush eshte kjo? e pyeta une.

Sekret, miku im, them qe do te me dale nga qejfi per nja dy muaj. Se kaq e kam une edhe me me te miren femer, pastaj do t'i jap duart me nje zhdukje te papritur. Keshtu i bej te vuajne shume dhe te me harrojne shpejt. Po kjo torollakja qe kam tani ben si e marre, paska qene e djegur per mashkull. O, c'me ben! As lavirja me e peshtirosur nuk i ben ato qe shpik truri i saj.

Pas nje muaji me tha se ishin prishur ngaqe kishte filluar t'i vinte ore e pa ore dhe e kishte gjetur me nje nga pastrueset e spitalit. Kjo e kishte fyer dhe ia kishte mbathur duke qare. E merr me mend se kush eshte? Doktoresha e re, ajo mishi i madh gjithe epsh.

Mua sikur me rane pas qafe. Xixa me leshuan syte. Maskarai qeshi se e mori sikur une e kisha dashur per vete, po s'kisha patur fat.

Tani shoqeroja nje nga dashnoret e tij aq te famshme qe ai djall e kishte shnderruar ne nje femer fatkeqe, te poshteruar. O, zot, te arrije njeriu deri ne kete cinizem te poshter, po pse valle, pse i shtinte ne dore dhe pastaj i braktiste dashnoret? Ç'e shtynte ne kete ndjellje te lige?

Dolem dhe nga spitali, pastaj morem me radhe pijetoret, kur mbaruam pune dhe me to, ajo u dorezua dhe me tha;

Dua te kthehem, me kthe, te lutem, dua te iki nga ky vend.. o, c'dua une ketu? Njerezit festojne vitin e ri, une i besoj premtimit te nje.. Po ndoshta eshte diku me shoke, ka pire pak si teper dhe e ka humbur vetedijen.. S'mund ta gjejme?

E cova ne dhomen time dhe e lashe te qante. Te pakten kisha vene ne nje cep nje peme te zbukuruar, ne tryeze nje shishe vere te pire pergjysme dhe ne telat brenda ne dhome ku nderja rrobat kisha varur proshute. Pese gjashte shufra te medha proshute leshonin nje si dylle dhe kundermonin bashke me parafinen e qirinjve, qe i ndeza, gjashte cope ne cdo dritare. Shtrati im i madh, i mbuluar me nje kuverte belluzi te kalter qe  e kisha sjelle nga shtepia ishte ne mes te dritareve dhe kur hyme ne dhome pashe ne hijen e kaltereme mbi te si binte bore dhe aty, flutura flutrura te mahnitshme. Ky imazh fantastik u zhduk kur ndeza driten. Pastaj kur u vura flaken e shkrepeses qirinjve dhe ajo u shemb ne karrige dhe mbuloi koken me duar, e fika driten. Prane shtratit ishte furnela e sajuar me tubulate elektrike, qe kishin krijuar ne dhome nje atmosfere pranverore. Ia hoqa me kujdes pallton e madhe dhe i shtiva pak vere te kuqe ne nje gote kristali qe e mbaja per keto raste.

Pas nje gjysme ore ajo ishte tjeter njeri. Ishte vertet shume e bukur. Bije menjehere ne dashuri me te. Nuk i qendroje tundimit per ta puthur. Buze te trasha, goje te madhe sapak vulgare, po shume te epshte, sy te medhenj kureshtare, qe te veshtronin me ciltersi dhe me njefare misteri. Kur piu goten e trete te veres dhe pothuaj po buzeqeshte dhe thuajse e kishte harruar krejt ate qe i kishte punuar Goni, trokiti dera tre here me drojtje.

Ishte roja e shtepise se pritjes bashke me te shoqen me nga nje gote ne dore;

Erdhem t'i themi kengetares gezuar vitin e ri, a mundemi, na lejon te hyjme brenda? Sa t'i themi gezuar..

I lashe te futeshin brenda dhe Vako u prek shume kur ata i thane se sa shume e donin  dhe se e ftonin ne shtepine e tyre per te kaluar sebashku festen. U perqafuan, u puthen dhe mezi u ndane te porta e jashtme.

Ja, kete se prisja, tha ajo. Ende pa mbaruar fjalen, u shfaq nje turme e tere qe kendonte nje kenge te saj, nje nga kenget me te preferuara te repertorit te saj. U mbush dhoma plot. Aty shquajta Kole Mishin, kasapin, Demen, drejtorin e fermes, Pashkun, shoferin e autobuzit, shefin e komisariatit qe me shkeli syrin sikur t'i kuptonte te gjitha dhe te me thoshte se ne kete rrethane te jashtezakonshme, ishte e kote te levizja nga ky qytet i vogel, me kaq shume fat. Pastaj njoha shitesen e bulmetit, Vuken, librashitesen, Ruten, sekretaren e komandantit te divizionit, Rexhinen, e nje mori grash qe nuk i ndaheshin Vakos. Ajo shkelqente midis tyre, ashtu e madhe truphedhur, e mishtorme, tejet terheqese, fliste papushim me shume hir, qeshte e gajasej, nuk i linte te iknin, pinte bashke me to, gjersa me ne fund gjindja u rrallua e firoi dhe ne te dy mbetem vetem.

Atje s'ma var torben njeri, me peshperiti, c'i thua kesaj?

Eshte nje qytet i humbur ku s'ndodh asgje, i thashe. Ky eshte i pari vit i ri qe ata ndjejne realisht nje ndryshim. Jo viti i ri, s'eshte tamam ai, po ju, te kuptohemi, qe per fat ju solli zoti te keta njerez te mbytur ne rendomesine dhe banalitetin e jetes, te une, ne kete dhome qe braktiset cdo vit vit te ri, se une shkoj ta festoj ne shtepine time, ne Tirane. Sonte harrova makinen e shefit te komisariatit, harrova qe ai punoi gjithe diten per te cbllokur boren dhe kete e beri per mua, harrova te ikja, sepse nuk kam se si ta mohoj qe une sonte jam nje i lumtur prej rastesise. Nuk e di, po kur te shoh qe per mua zhvishesh dhe me zbulon supet, shpatullat me te bukura ne bote, kembet gjer lart, me fal veshtrimin diskret me kaq ciltersi, ndersa kur vijne te tjere, ti serish vishesh me nxit, une nuk kam si te mos e marr kete gjest si nje avantazh te vogel.

Keshtu me fliste dhe ai mashtruesi, qeshi ajo,  dhe une e hengra. M'u qep gjashte muaj rresht, edhe keshtjelle te isha do te kisha rene. Kishim 15 vjet diference, pata shume frike ne fillim, me dukej aventure, po pastaj sic ndodh ne keto dashurite si per here te fundit, kur te duket se ke mbetur pergjithmone, e leshova veten, u ndeza, s'pata fuqi, rashe koke e kembe ne dashuri. Humba arsyen; ja, nje kengetare e shquar ben marrezine e vjen ne kete qytet ku..Po c'dua une ketu? Dashuria eshte marrezi. Sa here jam betuar te mos dashuroj, po rastesite me tradhtojne, ja tani kacurrelat e tua, kjo ndrojtje, ky veshtrim i pergjeruar, kjo moshe kaq e re, qe s'te krijon fare besim, kjo zemer e pakonsumuar perballe nje zemre te lodhur.. jo, jo, te lutem, mos me shiko ashtu, mos kerko asgje nga une, i dhashe te gjitha , s'kam c'te jap me, frytet e embel m'u kthyen ne fryte te hidhur.. Ende e ndjej ate mashtrimin e tij, m'u kujtua tani, ah, Goni, si te tallja ne fillim, si te sillja rrotull, po ti ishe kaq kembengules dhe i paturpshem sa me neneshtrove, zbrita nga qiejte ku me kishe ngritur  me ate adhurimin  tend naiv, rashe pertoke, te putha dhe kembet... te dashurova pa asnje rezerve, t'u dhashe sic mund te jepet nje grua e  palumtur, qe provon dhe rastin e fundit. S'pata fat. Po ndersa flas nuk i ndjej dhe aq ato qe them, se nuk me le veshtrimi yt, djalosh, nuk me lene keta dymbedhjete qirinjte me flake kaq te gjate qe digjen qetesisht, sepse shpresa zgjohet, ajo nuk pyet per arsyen, se nje arsye e pakontrolluar eshte me e forte, ajo pra, arsyeja e zemres.. Nuk me lene keto kacurrelat e tua qe po me bien ne koke me keq se vera.. Ç'vere eshte kjo, djalosh?

Kallmet.

Po, po, kete dashkam me teper. Jo, s'eshte gje, para kesaj vere te kuqe, pino nero e Lerskovikut. Afromu, djalosh, te puth kacurrelat bionde!

U ngrit vete dhe ra mbi mua, me pushtoi koken me duart e saj te medha dhe me puthi kacurrelat.
Kercyem ne driten e qirinjve ne krahet e njeri- tjetrit,ndersa ajo zhvishej dhe une e ndihmoja dhe kur trokiste dera ne nuk e hapnim. Po ajo trokiti deri ne mengjes.
--

SHOFERI I FURGONIT




Ajo vajza kish bere aq shume pershtypje sa kishin cuar njeri ta pyesnin se cilin kerkonte. Ishte e gjate, e hajthme, me floke te mbledhura me nje kapese. Mbante ne duar nje valixhe te vjeter. Vejevinte nga rrapi i berberit, ku ishte burimi, te klubi i Farashukut, pastaj qendronte te dera e shkolles. Priste dike, padyshim qe priste, se nuk kishte kuptim te rrinte aq gjate ne ate fshat te humbur, ne ate pluhurishte qe ngrihej me fashe te madhe sa here qe andej kalonte ndonje makine. Vajza i kishte a s'i kishte te gjashtembedhjetat. Erdhi Vathi bashke me bagetine tridhjete e ca koke, hyri ne klub e bleu buken, pastaj u duk Refiku, ai i shtyllave te tensionit qe fergoi vete dy kokrra veze, nje fishek sallami, i hodhi ne nje pjate te krisur dhe hengri duke ngjyer buken e zeze ne vajin e llurbet dhe ne vezen e qullte. Pothuaj nuk fliste njeri. Pinin kafe, dridhnin duhan kutie, shikonin televizor. Pritej te vinte shoferi i furgonit, Xhema i Xhemiles dhe me ne fund ai mberriti, u ul pa folur dhe porositi nje kafe sade. E pa dhe ai vajzen, po s'tha asgje. Farashuku iu afrua dhe e pyeti; Si shkoi sot, Xhem? Bereqavers, i qita paret per te treja. Shyqyr zotit, furgoni s'po me bo hile si ai tjetri, yxhym baba, ka zot, shef zoti, tu bofte lala. Surbte kafen me zhurme dhe shikonte perjashta vajzen me valixhe. Po kjo goca kush oshte.. Si e vrame me duket.. O, ka nja tre ore te mira qe vertitet sa ne nje ane ne tjetren, kushedi ke pret.. Eh, se mos eshte e para.. Gjynof e shkreta, po me vika keq, ishalla po i vje ai qe pret.. Ç'ti vije, ia preu Farashuku, kur s'i ka ardhur.. Bezaji, le te vije te haje nji cape buke, tha Xhema, gjynof prej zotit, boj zo, o Farashuk se e paguj une. Erdhi vajza dhe u ul prane tij. Ke nevoje per gjo, mi goce? e pyeti Xhema. Kam. Ne fillim dua te shkoj ne banjo.

Kur u kthye prej andej, ai e pyeti perseri; S'do hash nji cape buke? Ku t'i gjej parate. S'kam asnje qindarke. S'te pyta per paret, ato i paguj une, o pra, c'do. Kam qe mbreme pa ngrene.

Ho, pra. Farashuko, boj goces ndonji gjo, hajde, pra.. Ne fund pasi hengri, fergese, mish qingji, si piu dhe nje gote vere, vajza mbylli syte per gjume. Ai e mori dhe e coi ne shtepi.

Rukije, boj i ven kesaj goces.. Kush eshte kjo, Xheme? S'di gjo. Kishte nevoje per i cap buke, tani do gjume. O, Rukije, maroje kete pune. Si e quajne? Ku di une. Dy grate e tjera, me te reja se Rukija qe i kishte te dyzetat, rrinin qiri ne kembe. Te nesermen ai e kishte harruar dhe pas nje muaji mori vesh historine e saj. I jati kishte kater vajza. Me te madhen e kishte nxjerre te tregu dhe i ishte lutur nje trafikanti t'ia merrte ne kembim te pareve per te blere nje lope. Po trafikanti nuk ishte dukur. Vajzen e quanin Zize. Ishte e madhja e motrave. Dhe fill pas nje muaji, Rukija ia solli te shtrati. Ishalla te ben me nje djale, Xheme, se ne nuk qeme te zonjat. C'oshte ajo fjale, Rukije, te vret zoti per nji cape buke.. Ç'bona une, mi grue, ju qita i cape buke. Doni me nejte, rrini. Zize, i tha, te vje zor, apo si.. Jo, Xheme, une te dua, po me cudit tipi yt. Ç'njeri je ti? Nigjo, Zize, Xhema jot ka qene budalla. E kupton tina? As shkolle, as kurrfare gjoje, vec dojsha me bo palle. Dilsha per kismet. Nigjo ti a jo.. Takoj i plak. More djale, me tha, ku shkon? Per kismet, i thashe. Jo, me tha, qendro ne vend. Mos boj kom, more vesht? Ç'me tha ai bona. Ma pare zuna vreshtin e me radhe, shpine, u bona shofer e sorollatesha anej kenejna se ma dojte zemra kallaballikun, merr vesh, Zize? Rukijen e rrafi burri, e qiti prej shpije, se s'bote femi. Gjynof prej zotit, thashe, ec mi, haje i cap buke. Erdhi e s'dul. Buklen, ate qe se qit fjalen, ma pru daja prej katunit; O Xheme, me tha, osht ashtuna, s'mush, merre jepi i cap buke. Kjo e funit, Kumrija, s'shkote me vjehrren, cuni e dau, hypi n'furgon e s'kishte nermen me zdryp. Ku te shkoj, une e zeza, ka per te m'vra tata! Ec mi ke un', i thashe. Merr vesh, Zize. Ene kjo erdh e s'dul. Gjynof prej allahut! Per i cap buke! Edhe une s'kam ku shkoj, tha Zizja. Rri Zize, per i cap buke, te vret allahu per i cap buke. I boj dua furgonit, e kom si xhami. Pse me ta mohu, me ka qit faqebardhe, Zize. Me ra rruga andej nga ai fshat dhe rastisi ta takoja Xhemen. I lare, i rruar, i paster, qeshte me ate fytyren grumbullore me njolla te kuqe. Ky Xhema, tha nje mik i tij, ka kater gra, po populli thote; Burri me dy gra, kemishat pa la. Ne kemi nga nji dhe mbajme nje kemishe nje jave. Ketij i behet yzmeti. Xhem, o i ngop mire si mashkull, o i dashuron dhe ato lene koken per ty, o s'di.. na i shpjego ti.. Xhema qeshi, kaloi pellemben mbi mustaqet si furce dhe mermeriti; Per i cap buke, me vje keq, iki pa gdhi e vij noten, s'di c'kan bo, gjej sofren e shtrume, me rrine aty te katra, s'mi dajne syte e une tregoj, se vdes me tregu si e kom kalu diten. Vec me i pa si qeshin, si rrine te menume, si me vijne rrotull, i perzej, se me bojne vape, po kjo ju pelqe fort.. Po me shtratin si ia bon, Xheme. Vallai, s'di gjo, vec kur vjen njona, si duket e bojne me fjale kush me ardhe ate note e une vec boj detyren.. Po sot pse je rruar e je veshur si dhender? Zeza, ajo goca me valixhe, ju kujtohet? e kisha mrome, qau, ma keputi shpirtin; Ç'ke mi, pse qa? Xheme, ma merr motren, s'ka buke te haje. Babai do ta nxjerre dhe ate ne treg. Ç'thu mi, po ai paska qellu katil. Nuk i ka ecur, Xheme, eshte bere dhe me dy femije te tjere dhe nuk i del. Bjere mi, per i cap buke se bo veten, Xhema. E, si u bo kjo dynjo, per allah, osht' prish fare, bjere mi, motren, vec ti mos qaj, se ma kepute shpirtin, lulja e Xhemes!

Nju Jork 2012

ROLAND GJOZA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KORRIER ME URINËN E ZEUSITProzë humoristike nga REZART PALLUQI (07.10.2014)
VETËM ZOGJTË SHPËTUANHaiku nga ADEM ZAPLLUZHA (07.09.2014)
KUR HIENAT HANË KËLYSHËT E VETEsé për romanin "Vajza e gjeneralit" të Aleko LikësNga PËRPARIM HYSI (07.08.2014)
ZHGËNJIMI I MARISËTregim nga PETRO MARKO (07.08.2014)
LOTËT E AKILITEsé nga QERIM SKËNDERAJ (07.07.2014)
NJË HUMNERË NË SHTEGUN E DASHURISËAnalizë e novelës “Një mall i pashuar” e shkrimtares Vilhelme Vranari HaxhirajNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.06.2014)
DIELLA (fragment)Prozë nga MARTIN CAMAJ (07.05.2014)
I THA DHIMBJA SHPIRTITCikël poetik nga NIKOLL NDOK ULNDREAJ (07.05.2014)
BASHKË ME GJERGJIN-Fletë Ditari, NJ, 19 Prill 2014Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (07.04.2014)
In memoriamNGA TIRANA NË TORONTONga SIRI SULEJMANI (07.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]