E Enjte, 05.02.2024, 05:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SYTË BLU TË DETIT
Cikël poetik nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

E Djelë, 08.17.2014, 03:18pm (GMT+1)




 
Gjiri i Gramës, Parajsa e fshehur e Vlorës- Karaburun

Sytë blu të detit

Mbrëmë...
erdha të të takoja...,
sytë e tu blu kërkoja,
Ndërsa ti..., për çudi,
i heshtur si heshtja...
ndiqje lojën renacake të diellit ...
mendueshëm,
si mërgimtari para arratisë.

Tej mbi horizontin blu
kryeneçe...
disa re avulli të kuqrremta
si metali i shkrirë në fonderi
të përmallura ...,
përqafohen me kaltërsinë
për t'i thënë ditës:
lamtumirë, lamtumirë!

Sipërfaqe e qelqtë...
Ngjyrargjendi...,
kaltërsinë ...,
mbron nga çdo stuhi,
buzëqeshja e valës lozonjare
të zjarrtat dhe të vjoltat re
në gji i përpinë.
           
Një xhungël në jetëpërpjekje...
me pluhur, beton e batak
ta fshehu bukurinë,
ta mohoi freskinë që ëmbël flladit,
ndaj ti ngulçon...,
ulërinë...
 mbi shkëmb e mbi breg
shfreh gjithë duf e zemërim.
 
Për vite kërkoja sytë e tu blu
dhe nuk i gjeja dot...
të pazbuluarën parajsë
 kush ta  fshehu vallë?
Dashuria pa kufi që dhuroje
ç'e bëre, ku shkoi?
Tani i shoh sytë e tu blu, o det,

Peizazh
i pikturuar me dashuri për jetën.
Ti,
 bashkëkohës i lundrimeve të përjetshme
rrugëkalim emocionesh që zemrat robëron,
pikëtakim
gjuhësh, zakonesh dhe kulturash
janë ulur në sofrën tënde bujare,]
det, o deti im!

Peizazh...
me penelata mbi pëlhurë ujore
 ngjyrëkaltër hyjnore
sy të menduar në hakërrim ...
nga dritaret e shpirtit të poetit
shohin perëndimin e ndaluar
nga brigjet e kohës...,
 dikur harruar.

Valët e tua blu të shkumëzuara,
me tallaze përcjellin
shije  kripe në puthjet e tua
dhe shpirti  i dehur ledhatohet
Tani sytë e tu,
edhe qepalla mbyllur, i shoh,
i shijoj...
i adhuroj në pafundësi,
blunë e syve të  tu..., blu,
Det, o deti im!

Guri Naimit D. on 04/08/2014 15:34:14

Të them me shpirt gjyshi-"E LUMJA TI"

Nilhelme mos Vilhelme Vranaj Haxhiraj;
Mbiemër i lakmuar,
Të lumtë se ç'nxjerr nga mendja
dhe DORA JOTE SHKRUAR !
Rritur unë e plakur,
gjireve të DETIT Shkuar
por s'munda,t'u këndoj si Ti,
Ti,që zemra të këndon e shpirti të qan,
Kur sheh se akoma, ato brigje vuajnë.
Më mbrekullon kur shkruan:
-"Tani sytë e tu..
I shijoj..
I adhuroj në pafundësi,
blunë e syve të  tu..., blu,
Det, o deti im! "

-Të them me shpirt gjyshi:
E LUMJA TI !
Toronto 05-08-2014 Guri Naimit  D.

VILHELME VRANARI HAXHIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRITJAPoezi nga BESIM BOKSHI (1932-2014) (08.17.2014)
GUSHT NË TIRANËPoezi të reja nga QAZIM SHEHU (08.16.2014)
MIGJENI, VETVRASJA E TRUMCAKUTEsé nga MOIKOM ZEQO (08.15.2014)
A DO TË KONVERTOHEJ FAIK KONICA?!Nga FOTAQ ANDREA (08.12.2014)
NËPËR GJYMTYRËT E MJEGULLAVEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (08.11.2014)
TESTAMENTI I NJË SHKRIMTARI FANTASTIKO-SHKENCORNga NATASHA LAKO (08.11.2014)
”SHTËPIA PA DYER” E VALBONA HAKLAJNga SOKOL DEMAKU (08.10.2014)
DHIMBJA QË DEL NGA SHPIRTIVështrim për librin: ” Gurë të ngulun në Nokshiq” Autor: Shaban Bali NokshiqiNga TAHIR BEZHANI (08.10.2014)
DASHURIA SHQIPTARE E GERD MYLERITEsé nga ALEKO LIKAJ (08.08.2014)
TË LUTEM, FALËM!Tregim nga PËRPARIM HYSI (08.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]