PRITJA Poezi nga BESIM BOKSHI (1932-2014)
E Djelë, 08.17.2014, 08:02am (GMT+1)
Kam pritur - si shkëmbi, si ylli skaj horizontit - në pikëllim, vite me radhë...
Larg jam, aty ku puthen jeta dhe vdekja - aty i përtyp ditet e mia të gastarta...
Kur të vijë, ndoshta do të më gjejë të mplakur e s'do të mund të qesh si flladi i pranverës
Të vdes - nga gëzimi, do të mundem!
BESIM BOKSHI
|