VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - S'KA SI LOJA E BUZËVECikël poetik nga FASLLI HALITI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
S'KA SI LOJA E BUZËVE
Cikël poetik nga FASLLI HALITI

E Hënë, 09.08.2014, 07:01pm (GMT+1)



 

1.PUTHJA

 


Jepet eurogoli në televizor.
Të jepet
Edhe
Europuthja.

S'ka si loja e buzëve!


2.MËKATI I PRANVERËS



 



Pranverë sykaltër, e rimë,
Pranverë me faqe të blerta,
Ti që zgjon nga gjumi letargjik
Barin,  
Sythin,
Gjethin,  
Lulet,
Blerimin.
Po ti,
S'harron
Qoftë dhe vetëm një vit  
Qoftë edhe vetëm një herë
Të zgjosh nga gjumi letargjik  
Nepërkat, gjarpërinjtë, blerina pranverë...

 

Prill 2003


3.KARAKTER QENI

Ti e rreh
Qenin të lëpin
Dorën.
Ti
E përkëdhel
Ai ta kafshon dorën deri në kockë

Ka shumë karaktere zagarësh e qensh sot...

2014

4. KOMUNIAKËT

Komuniakët ishin ata
Që na folën
Natë
Dhe ditë
Për errësirën tënde
Për terrin tënd terrinë Amerikë

Të parët
Ata  
Vrapuan
Drejt «territ
Drejt errësirës  
Drejt së Amerikës»
Duke vrapuar drejt së «nxirës»  
Me shpejtësinë e skëterrshme të dritës...

2014


5. THONJTË PUSHTETARËVE

Ka një garë të rritjes së ngutshme,
Të rritjes së padurueshme,  
Rritjes së paturpshme
Koloristike të thonjve.
Kush pushtetar t'i rrisë më tepër,
Kush pushtetar t'i bëjë sa më të gjatë...
Kush pushtetar t'i pikturojë
T'i lyej me manikyr,
Kush t'i xixojë
Me llak .

 


Kurse ne,
Ti, unë, ai, ajo, ata, ato,
Një popullsi e tërë
I brejmë thonjtë
Me dhëmbë     
Thonjtë
S'i mprehim me limë
Sepse ne nuk rrëmbejmë  
Populli nuk kap as edhe një mizë në fluturim...

Ju hajna kasafortash,
Bankash, thesaresh
Ju i rrisni
I zgjasni thonjtë
I maskoni me bukuri
Me varak
I bojatisni, i ngjyroni
I rrisni, i bëni sa më të gjatë
Që të rrëmbeni    
Monedha    
Dollarë
Euro
Lingota me thasë
Që në pishinat e oborreve tuaja
Të inonduara me ujë të artë floriri
Të thyeni rekorde duke notuar sa më gjatë

Që mbi ujëra floriri të notoni si peshkaqenë satrapë.

     

Shkurt, 2014

FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË FUNDVERE I TRISHTËNga ALEKO LIKAJ (09.06.2014)
SYTËProzë nga DRITA LUSHI (09.06.2014)
FRIKA E 'SHPËRBËRJES'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ (09.04.2014)
ËNDRRAT E NDEZURA NË PRITË NA RRINË...Cikël poetik nga QAZIM SHEHU (09.04.2014)
'SHAKAXHIU'Tregim nga PËRPARIM HYSI (09.02.2014)
YLLI PRANË YLLIT SHNDRITPoezi të reja nga SOKOL DEMAKU (09.01.2014)
KAM ZBRITUR NGA YJETCikël poetik nga BRAHIM AVDYLI (09.01.2014)
TË SHTRENJTËS KOSOVËS MARTIREKushtim mikut tim, poetit Rrusem GeciShkruan poeti LLEMADEO, Bohum, Gjermani (09.01.2014)
S`JAM ROMANTIK, LIQENIN E PËLQEJ..Cikël i ri poetik nga QAZIM D.SHEHU (08.31.2014)
BOLSHEVIKU RADETregim nga FASLLI HALITI (08.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]