SI KUDO Poezi nga FASLLI HALITI
E Mërkurë, 09.10.2014, 12:27pm (GMT+1)
Si është ajri në Amerikë?
Thithet!
Si është era?
Fryn!
Po shiu?
Bie dhe të lag!
Po uji?
Pihet!
Po dielli?
Ngroh,
Djeg, ndriçon!
Po hëna?
Satelite e tokës!
Po toka?
Rrotullohet rreth vetes,
Dhe rreth diellit si gjithmonë...
Po njerëzit?
Lindin,
Rriten
Jetojnë,
Plaken, vdesin...!
FASLLI HALITI
|