VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PO UNË JAM ÇAM, MËSUES!Tregim nga NAMIK SELMANI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 03:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PO UNË JAM ÇAM, MËSUES!
Tregim nga NAMIK SELMANI

E Mërkurë, 09.24.2014, 06:52am (GMT+1)


Abetares po i vinte fundi. Në shkollën më të bukur të qytetit, mësuese Igda i gëzohej të gjithë fëmijëve që po përparonin kaq shumë në shkrim, në lexim e paraqitjen aq të bukur të librave dhe fletoreve të tyre. I njihte një për një. Emrat ua mësoi vetëm për një javë. Ua njihte tekat e aftësitë. Edhe shtëpitë ua dinte një për një. Për pak kohë kishte mësuar edhe se kur niseshin, me se vinin në shkollë, kush i shoqëronte në mëngjes e kush i merrte pas mësimit duke pritur në shi a në diell aty pas hekurave të portës së rëndë të shkollës. I dinte të gjitha targat e makinave që i zbrisnin me kujdes që të mos bëheshin me asnjë pikë baltë. Ua dinte edhe ditëlindjet që i festonin në mënyrë simbolike para klasës. Kishte shumë kënaqësi që t'i shihte ashtu kokëulur e të menduar apo kur ngrinin gishtërinjtë e njomë, tamam si një pyll i vërtetë me duar.

Mësuese Igda e ndante kënaqësinë e saj njerëzore dhe profesionale (kishte rreth 15 vjet që jepte mësim në klasat e para dhe të dyta të arsimit parauniversitar), me të gjithë prindërit e fëmijëve që e kishin bërë si të shtëpisë. Kishte ardhur në këtë kolektiv paksa të ri nga qyteti i bukur i Gjirokastrës, për të cilin kur i vinte rasti edhe iu fliste fëmijëve si i quante ajo nxënësit e saj. Me të gjithë prindërit e fëmijëve, madje edhe me ndonjë gjysh apo gjyshe kishte shkëmbyer numrat e telefonit dhe herë pas here përshëndeteshin me njëri-tetrin. Pyesnin për shkollën. Thjesht edhe uronin njëri-tjetrin për festa familjare apo festat popullore.... Mësonin qoftë edhe ndonjë hollësi të vogël, por që për fëmijët e klasës së parë është më se e domosdoshme. Shpesh nënë Zana e pyeste se a e hante ushqimin që ia jepte Teutës me vete në pushimn e gjatë. Teto Marigoja e pyeste shpesh me një mijë e një falenderime për punën e saj shembullore për mbesën e saj Eriona se mos qante prapë në klasë si në muajt e parë të vitit shkollor....

E dashuruar aq shumë pas profesionit e pas fëmijëve ajo dukej sikur fluturonte kur vinte në shkollë. Shkolla kishte një emër paksa të veçantë" Hermann Gmeiner" ose " Sos " si e thërrisnin shkurt. Ishte emri i një personaliteti të shquar austriak. Këto lloj shkollash janë hapur në shumë vende të botës për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve të vendeve të varfëra. E vendosur në fshatin Sauk, në lindje të Pallatit të Brigadave në një vend shumë të bukur, ajo ngjante me një lule të gurtë në mes të kodrave të gjelbëruara. Atë ditë, në orën e Abetares po flisnin për shkronjën K. Të gjithë diskutonin me zjarr.

Mësuese Igda në mes të klasës, ashtu gojëëmbël, me një fytyrë shumë të qeshur, ua hiqte edhe atë pak drojtje që iu kishte mbetur pas disa muajve mësim me të, që nga mesi i shtatorit kur kishin kaluar pragun e shkollës. I dëgjonte me shumë vemendje. Iu fliste të gjithëve me emrin e tyre që e bënte më të gjallë atmosferën në mësim. Shembujt me shkronjën K në fillim të fjalës, në mes, në fund të saj përcillnin njëratjetrën. Më tej nisën edhe të bënin fjali të ndryshme . Mes shumë fjalëve u fut edhe fjala KOSOVA . E priste me minuta të tëra këtë fjalë mësuese Igda . - Bukur, - i tha Almës që e përmendi këtë fjalë Në çast Agroni që po e ndiqte me shumë vemendje këtë marshim fjalësh në sytë e tij fëminorë, ngriti dorën dhe kërkoi të fliste: - Hë Agron , çfarë do që të thuash më tepër ? -Po, mësuese, Kosova ka disa ditë që ka fituar Pavarësinë. Atje njerëzit janë të lirë dhe kanë shtetin e tyre . - Mësuese, babi më ka thënë se kur në Kosovë u bë luftë, në shtëpinë tonë kishte disa fëmijë nga Kosova.- i tha Beni .

Mësuesja e ndiqte me vemendje këtë pjekuri të parakohshme të Agronit. U lumturua që nxënësit e saj, ndonëse ishin larg Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Drenicës, gëzoheshin aq shumë për moshatarët e tyre në Kosovë që këtej e tutje do të jetonin të lirë si këta vogëlushë që po e kënaqnin si asnjëherë tjetër në mësimin e Abetares. Dhe ishin vetëm në klasën e parë, 6- vjeçarë . Në masën e nxënësve të paduruar si janë të gjithë nxënësit e klasës së parë, për çudi. vetëm Kevini ose Kevi, si e thërrisnin shkurt në klasë, nuk po fliste. Vështrimi i vemendshëm e plot përvojë i mësuese Igdës e kapi menjëherë këtë hutim fëminor. Ai shikonte në një pikë dhe dukej se diçka i kishte humbur. Herë- herë ulte paksa kokën si i zënë në faj para mësueses që dukej se po ia lexonte mendimet e tij. Shikimi i saj kalonte herë pas here në bankën e tretë të mesit ku ishte ulur ai pa i rënë aspak në sy atij dhe, gati sa nuk po i thoshte me zë të lartë : "Po ti, Kevi, çfarë do të thuash për shkronjën K? Për qytetin e Korçës apo të Kavajës? Për karrocën e vogël që luan pasdite? Për karrotat e freskëta që blen mami Elma? ...Për kukullat, me të cilat lozin vajzat e vogla apo edhe vajzat e rritura????" Mos je sëmurë dhe nuk do të tregosh para klasës ?.....

Në këtë dialog interesant për Kosovën ku edhe Devisi, Tedi, Shendi, Bora, Eljona, Kristi, Dioklesi... donin të thonin ndonjë gjë apo edhe ta shkruanin në dërrasën e zezë, përnjëherë Kevi ngriti dorën e tij . Ishte një ngritje e menjëhershme, e befasishme. Dora e tij e vogël kësaj radhe u ngrit më lart se herët e tjera. Kërkonte të fliste. Të fliste. Këmbëngulje e padurimin e tij po e tregonte jo vetëm dora e ngritur më lart se të tjerët, por edhe sytë që po ndrinin më shumë se zakonisht. Ai asnjëherë nuk rrinte pa folur në bisedën frontale që mësuese Igda bënte me nxënësit. -Hë , Kevi si mendon ti për këtë gjë ? -Mësuese edhe Çamëria kërkon që të çlirohet nga Greqia. Kosova fitoi, por Çamërinë e ka akoma Greqia. O, sa mirë që ta fitojë edhe ajo lirinë e saj!. .... Në çast klasën e pushtoi një heshtje e papritur. Duart e nxënësve po rralloheshin dhe me intuitën e pamatë fëminore po shikonin se si do të reagonte mësuesja ndaj fjalëve të tij.

Vetë Kevi po e prishte paksa drejtimin e mësimit. Nuk po i përgjigjej drejt pyetjeve të mësueses. Fjala "Çamëri" nuk kishte asnjë shkronjë "K" në trupin e saj. Mësuesja u qetësua dhe hodhi shikimin te Kevi. -Po, Kevi, po ku e di ti këtë gjë? Kush t'i ka thënë këto gjëra? -Po unë jam çam, mësuese. Babi im, mami im, gjyshi e gjyshja nga mami e nga babi janë çamë. Çamëria është shumë e bukur, mësuese.. Ajo ka shumë ullinj. Ka shumë portokalle. Ka det. Ka këngë shumë të bukura që i kam mësuar edhe unë. Ka shumë valle të bukura . E ke dëgjuar atë këngë që jep televizori, mësuese? Unë e dëgjoj me babin e mamin e asnjëherë nuk mërzitem që e shoh shumë herë. Të gjitha fjalët që i tha i shoqëroi me një lëvizje të dorës që fillonte nga poshtë dhe e shkonte deri lart, te gjoksi. Kjo lëvizje e dorës së tij ishte shprehja më e qartë e krenarisë së të qënit çam..

Heshtja e klasës u bë më e prekshme .. Tashmë ora e abetares u ndryshua pak. Deri tani mësuesja Igda po kuptonte se pse kishte heshtur Kevi. Mësuese Igda, por që kishte shumë kohë që banonte në Tiranë u bë atë ditë "nxënësja" më e vemendshme e asaj klase, megjithëse po shkonte në kufirin e moshës së 40 viteve. Sot po bëhej pak më e madhe se mosha që kishte në jetën e saj. Më e madhe. Ajo po dëgjonte për Çamërinë nga Kevi i vogël, sikur ai të ishte gjeograf i shkolluar, historian. Këto fjalë kaq të sinqerta dhe plot passion, s'i kishte dëgjuar as nga të rriturit. Dhe nxënësi i saj shembullor që sot po "prishte" mësimin, nuk ishte më shumë se ....6 vjeç. U afrua dhe e përkëdheli në supe. Kevi duhej qetësuar. Kevi duhej falenderuar për atë që po thoshte. Ai e kishte mësuar aq mirë shkronjën "K" në të shkruar e në të lexuar, përderisa reagimi i tij lindi fill pas diskutimit të shokëve dhe shoqeve të tij. Por dinte kaq mirë edhe historinë e kombit të tij , edhe pse për të nuk kishte bërë ende mësim.

***

...Ra zilja. Detyrat ishin shënuar në libër para se të binte zilja. Pas dite mësuese Igda telefonoi në shtëpinë e Kevit . Nuk e mbante dot e vetme atë dallgë të emocionit që i dha mësimi i asaj dite, ndaj donte ta ndante me Elmën, nënën e Kevit, me babain e tij, Isain. Edhe Elma u befasua, por edhe ndjeu një krenari të brendshme. Ditë të tëra me bisedat, me këngët, me fjalët, me tregimet për Çamërinë, e kishin bërë punën te Kevi. Ai kishte dhënë "mësimin" e parë për Çamërinë shokëve dhe mësueses së tij. Kur u hap si bisedë në shtëpi për këtë ngjarje, Kevi u skuq paksa. Për ditë të tëra në vesh të mësuese Igdës jehonin fjalët e bukura, të ngrohta : "Po unë jam çam, mësuese!!!!".

...Në qytet kishte ardhur pranvera. Nga Kosova vinin lajme përherë e më të gëzueshme. Festë. Këngë. Valle. Lule. Fëmijët po përgatitnin Festën e Abetares. Në të kishte edhe poezi për lirinë e Kosovës, por edhe për ëndrrën e paprekur ende të Çamërisë.
NAMIK SELMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POEZI TË ZGJEDHURA NGA GIORGIO CAPRONI DHE FRANCO FORTINIPërktheu: FASLLI HALITI (09.23.2014)
TAKIM ME NJË TË VDEKUR*Tregim nga PËRPARIM HYSI (09.23.2014)
Lexim i pesë veprave me poezi të Daut Maliqit, nga Dardana AJRGJAKU I TOKËS SIMEEsé nga RRUSTEM GECI (09.23.2014)
DY POETË, DY POEZIPërkthime nga FASLI HALITI (09.22.2014)
Figura shkrimtarësh të njohur REXHEP HOXHA, KLASIKU I LETËRSISËNga RRUSTEM GECI (09.22.2014)
TOKË E MOHUARTregim nga ALEKO LIKAJ (09.20.2014)
SUNDIMTARJA E KUQENga QERIM SKËNDERAJ (09.19.2014)
VENDOSMËRIA E EDGAR ALLAN POE PËR TË ECUR VETË NË JETË DHE NË KRIJIMTARINga ARTUR VREKAJ (09.18.2014)
JARGËT E 'QËNIT' TË LEKOSNga PËRPARIM HYSI (09.18.2014)
SHTËRNGATANga QAZIM SHEHU (09.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]