VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HAKMARRJANga QERIM SKËNDERAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 04:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
HAKMARRJA
Nga QERIM SKËNDERAJ

E Premte, 10.10.2014, 09:27am (GMT+1)


Sapo la pas qendrën historike të qytetit dhe hyri në rrugën e drejtë, ndriçuar bujshëm nga dritat e dyqaneve anësorë. Ajo rrugë edhe pse e zhurmshme, i jepte qetësi shpirtërore, e bënte të harronte peripecitë ku e kish futur varfëria ekonomike. Luksi i reklamave sikur e pasuronte edhe atë. Kur ecte mes luksit, ndihej si pjesë e tij. Por nuk ishte kjo arsyeja kryesore qe shëtiste shpesh në atë rrugë. Aty ishin dy libraritë më të mëdha që shisnin autorë te famshëm nga e gjithë bota. Si njeri i dashuruar pas poezisë, shkonte shpesh atje, për t'u hedhur një sy kalimthi librave te rinj që nuk i blinte dot. I ishte mbushur mendja se ishte poet dhe e shkruante bukur poezinë. Mbushte fletë të tëra, i shtypte dhe i shpërndante falas në njerëz të njohur që i dilnin përpara.

Ne fakt, poezia e tij, nuk ishte një poezi e mirëfilltë. Më shumë afronte me rapsodinë. Ishte një revoltë, një mllef, një shkarkim brutal për të gjithë inatet që i kishte injektuar jeta e përditshme. Tema rrokte një problematikë të gjerë; atakoheshin ngjarje të politikës botërore, nacionale e lokale, personazhe të lartë e të zakonshëm, deri dhe njerëz te thjeshtë që i kishte hasur në punë, në shoqëri, por që nuk puqeshin me të në idetë e zhvillimit. Në fund të çdo poezie shkruante emrin e tij dhe paradoksin: "Poet kristian dhe lule e komunizmit."

Ishte pikërisht ky shënim që terhiqte vëmendjen e "lexuesit" dhe e bënte ta nënçmonte, madje ta përçmonte si njeri jo normal, si të çmendur. Këtë logjikë e përforconte edhe fakti i përjashtimit nga puna prej komisionit mjeko - ligjor. Edhe pse pak dyshuese, diagnoza të linte një shije të çutitshme, jo fortë te kuptueshme, për disa edhe qesharake. Mbi raportin mjeksor ishte shkruar me shkronja shumë te lexueshme: I paaftë të punoj "PËR KARAKTER TË FURISHEM EMOCIONAL." Sipas mjekve kjo donte të thoshte se pacienti paraqiste rrezikshmëri në marrdheniet e punës, sepse në raste të ngarkuara emocionale, kur ishte në stres të fortë, mund të shkarkohej mbi njeriun që kishte përballë apo në krah, pa e kontrolluar veten. Për profesionin që kishte, infermier në spitalin psikiatrik të qytetit, gjendja e tij paraqiste rrezik edhe më të madh.
Kur i komunikuan diagnozen e kishte marrë fare lehtë. Kishte qeshur me ironi dhe e kishte pranuar si një gjë që i përkiste me të vërtetë. Sipas tij ai përcaktim kishte pjesë të sakta, tipizonte diçka të brëndshme të karakterit të tij, por interpretimi nuk kishte të bënte fare me të. Gjatë gjithë periudhes së punes atje, nuk kishte demostruar asnjë shenjë dhune, nuk kishte kërcënuar askënd. E vërteta ishte se ai fliste shumë për poezitë e tij nëpër koridore, të cilat shpesh ironizonon apo kritikonin edhe drejtues të spitalit. Pra, "furinë" e shkarkonte në poezi, në fjalët që rreshtoheshin në vargje me rimë, e jo në dhunë siç shpjegohej në diagnozë. Fjalën po, e kishte te hidhur, fyese, deri edhe poshtëruese.

Kur u gjend në rrugë, si i papunë, u ndje edhe më i ngarkuar emocionalisht. Nga raporti përfitoi vetëm pagën e invaliditetit. Ishte i ri dhe nuk kishte vite pune për të përfituar më shumë. Si i rritur pa prindër nuk gëzonte asnjë të ardhur tjetër, që t'ja lehtësonte jetesën. Ato që merrte, i përdorte me dorë te shtrënguar për t'u ushqyer dhe paguar qiranë e shtëpisë. Rrobat që kishte blerë ne vite dhe harruar në dollap, filloi t'i rivishte. Ishin të reja dhe nuk pati asnjë brengë në se ishin apo jo në modë.

Koha kalonte dhe gjendja e tij sa vinte e përkeqsohej. "Do të hakmerrem" mendoi një ditë. - "Ky qytet nuk më kupton".

Që atë ditë vendosi të mos i shpërndante poezitë e tij, por ti recitonte në cdo cep të qytetit ku shihte njerëz te grumbulluar. Shkonte në sheshe, në merkato, në bare, gjithandej dhe recitonte gjithë pasion deri sa ngjirej. Para se të niste recitimin gjente një pozicion të dukshëm, mundësisht më lartë se të tjerët. Tashmë zëri i tij ishte bërë i njohur për të gjithë. Të gjithë e thërrisnin "Poeti". Në fund të çdo recitimi nuk harronte të theksonte paradoksin: "Poet kristian dhe lule e komunizmit". Ndoshta ai vetë e njihte mirë permbajtjen e këtij paradoksi, e ndjente si pjesë të tij, por kurrë nuk e shpjegoi. Edhe njerzit kurrë nuk e kuptuan.

Atë mbremje, sapo doli nga rruga luksoze, ndriçuar bujshëm nga reklamat e dyqaneve anësorë, dëgjoi zërin e një lypsi që ju drejtua me një tas të vogel në dorë:
Zotëri, të lutem, me jep diçka. Kam uri, dua të blej një panine...

Pse, të dukem zotëri unë?! ju përgjigj pak me nxitim.

Si duket, lypsi, nuk ishte banor i qytetit, por ai nuk po mendonte për këtë. Po mendonte se si një lyps i kërkoi një lypsi që nuk lypte. "Do te hakmerrem" tha dhe i nxitoi hapat drejt shtëpisë. Kur mbrriti atje, ndezi dritën dhe u vendos përpara pasqyrës. Po, për një lyps, dukej vërtetë zotëri. Po pse pak lypsa ka që në pamje të jashtme duken si zotërinj?! Pa u thelluar më shumë në këtë arsyetim, shkoi në garderobë dhe mori kostumin më të ri. "Do të hakmerrem" përsëriti dhe nisi të vishej me ngut. Vuri gravaten dhe shkoi përsëri përpara pasqyrës. "Ti je vërtetë poet kristian dhe lule e komunizmit i tha sozisë se tij në pasqyrë por jo unë! Unë nuk kam bukë për të ngrënë, por lyps nuk bëhem!..." E la pasqyrën dhe ndjeu mungesë të oksigjenit në mushkri. Hapi me shpejtësi dritaren. Bashkë me ajrin e fresket, mbrriti edhe zhurma e jetës se qytetit. Ajo zhurmë që e kishte lodhur, dërrmuar e deformuar pa mëshirë. Ajo zhurmë që nuk e kuptoi asnjëherë. "Do të hakmerrem" tha përsëri.

U ngjit mbi dritare dhe fluturoi jasht, i sigurt se vdekja do ta priste në krah...

Njerzit që u afruan e njohën. Ishte "poeti" i qytetit.Gjaku i ishte përzier me gravatën e kuqe, ndërsa në gjoks i varej një kryq i artë, shumë i çmuar...


FUND

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IVO ANDRIÇI, KRIMINELI (NOBELISTI) QË E PËRGATITI ZHBËRJEN TONË!Nga FAHRI XHARRA (10.10.2014)
HAPNI RRUGËPoezi nga NEKI LULAJ (10.10.2014)
SE SI KRYETARI I BLERTË MËNGJESI, KUJDESEJ PËR  BLUTËPërktheu: FASLLI HALITI          (10.09.2014)
Portrete krijuesishMUZA NË KRAHARORIN E POETIT NEXHAT REXHANga RRUSTEM GECI (10.09.2014)
ASNJË HORIZONT NUK MË FTON MËNga QAZIM D. SHEHU (10.08.2014)
MID’HAT FRASHËRI – BIBLIOGRAFI MË I PËRKUSHTUAR SHQIPTARNga NAUM PRIFTI (10.08.2014)
DREJT QYTETITPoezi nga ADAM ZAGANJEWSKIPërktheu: FASLLI HALITI (10.07.2014)
POETIKA E DRITËRO AGOLLITNga KOLEC TRABOINI (10.07.2014)
KURTHI I MËNDAFSHTË I DASHURISËTregim nga PËRPARIM HYSI (10.07.2014)
SHKËPUTJE NGA LIBRI 'RRNO VETËM PËR ME TREGUE' TË AT ZEF PLLUMIT (10.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]