E Mërkurë, 05.01.2024, 11:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SHKËMBI
Poezi të reja nga QAZIM D. SHEHU

E Mërkurë, 11.12.2014, 09:23am (GMT+1)



SHKËMBI

Në valë të afshit vetanak,
Lule mbi shkëmb të egër,
Zemra hapet kanat- kanat,
Dridhet  lule e egër.

Mëkati rrudhet, rrudhet,
Shkëmb  në  stuhi,
E ngre kokën  e lutet,
Kur dielli mbi shkëmbin rri.

Vragë e  zemrës ngjan e fortë;
Thërrime mund të bëhet,
Në derdh në të një pikë lot,
Kur loti verbohet...

DASHURIA

...shkund reflekse dashuria,
mbi rrugë, anash , me ngulm.
Vanë pas saj mendtë e mia,
Si ushtarë drejt për sulm.

Veç dashuria s`është armiku,
Më keq se ai, herë ,herë,
Të mbërthen me kthetra çeliku,
Të ul në tokë gjunjëprerë.

Dhe të kthjellon e të marros,
Turrjelë  e vështrimit  shpon,
Nën peshën e saj të  gropos,
Të ngre lart si zog mbi hon...

STUHIA

Duhmë stuhie është fryma e fundit,
E gjigandit tek na kurseu.
Dielli i paqmë puthi sa mundi,
Tokën me ar e ngjeu.

Dhe në këtë prehje të magjishme,
Gjurmë stuhie më nuk ka,
Veç na thotë sa e hijshme,
Ish stuhia që e fortë ra....

PËRRALLAT

Përrallë e të fortëve   na përkund,
Me dorë të lagësht  të Salierit.
Aromon,e në tym shkund,
Lule të freskëta të ferrit,
Të Bukurën e Dheut   e shoh në një sallon,
Duke ia krehur mustaqet zotnisë.
Dredhitë e Qerosit janë përsosur,
Në dyll vulash   vulosur,
Divi.As që duket gjëkundi.
Një hije përthithi forcën e tij,
T`i bëjsh ballë, ulurin , nduk,
Të zhbën në pazotësi.
Përralla e realitetit  nxin,
Div, Qeros, E Bukura e Dheut,
Vetëtima të  shuara vetëtijnë...

LETRA PASTRUESE

Pushtetbërësit dhe pushtetmbajtësit,
Ata,
Të cilët mezi i kemi,
Na  japin portretet  mbrëmjeve,
Në qelqe ekranesh  për letër.
Sa shkojmë të zgjasim dorën drejt letrës,
Fytyra e tyre humbet.
Atëhere lëshojmë klithmë kur e vërteta,
Dhunën  e tyre mbron me të drejtë...

QAZIM D. SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRUGA E SENËSPoezi nga JACQUES PRÉVERTPërktheu: FASLLI HALITI (11.12.2014)
SABRINAFragment nga romani 'TË NGJASHMIT'Nga THANI NAQO (11.10.2014)
AnalogjiKU ISHA UNË, KUR TI MË KËRKOJEPërgjegjësia e prindit për fajet e fëmijësEsé nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (11.09.2014)
ÇASTE TË 'VOGLA' PAFAJËSIETregim nga PËRPARIM HYSI (11.08.2014)
'NGA PREMTIMI PËR LIBËR TË HAPUR, PËR BASHKËKRIJIM AUTOR-LEXUES-ROMANCIER'Studim shkencor dhe narratologjik i romanit “Loja e Fituar” të Dario RexhollaritNga Dr. ROVENA VATA (11.08.2014)
MURI I BERLINITNga QAZIM  D.SHEHU (11.06.2014)
SEPETJA ME VARGJECikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (11.05.2014)
A TË JEM DIELLCikël poetik nga ANILA BITI TONI (11.04.2014)
NË MENDJEN E SHPENDIT TË LIRËADEM ZAPLLUZHA - Katër poezi të tjera nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (11.04.2014)
LEGJENDA E UJVARËSNga QERIM SKËNDERAJ (11.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]