E Shtunë, 05.18.2024, 09:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
VENDI I SHQIPONJAVE
Prozë nga QERIM SKËNDERAJ

E Mërkurë, 12.03.2014, 06:43pm (GMT+1)


Një vend i coptuar, një popull i paepur, një histori e thyer si vetë malet e atij terreni që e ka lindur në lashtësinë e hershme. Thuhet se malet i kanë dhënë veçorinë themelore, MBIJETESËN. Vendosur atje prej mijëvjeçarësh, ka parë me sy rezistëncen e tyre. Dëborën, breshrin, tufanet, stuhitë, i mbanin mbi supe pa u rrëzuar. Dëbora e breshri shkrinin, tufanet e stuhitë shuheshin, por malet mbeteshin aty të paepur. Rishfaqeshin më hijerënde e më krenarë për çka kishin përballuar. Ndodhte që rrufeja të qëllonte rreptë mbi drurë të fortë e t'i shqyente dhimbshëm me goditjet verbuese, por përsëri malet i zëvendsonin me filiza të rinj që rriteshin e plakeshin aty.

Gruaja e parë e kësaj race u dashurua me malin dhe u mbars me të. Prej tij mbolli tek fëmijët genin e mosasimilimit. QËNDRESA lindte MBIJETESËN. Furtuna e godiste keqas, e trondiste, e rrëzonte, e plagoste, e gjakoste, por gjithmonë në gjoks. Shpinën ja ruanin malet si pjellë e rezistencës së tyre. Në mes të maleve, ushqyer e veshur keq, rrahur pa mëshirë nga erërat e forta të lindjes e të perëndimit, ka rënë dhe eshte ngritur përsëri pa e përzier gjakun me të tjerë. Ka ruajtur me fanatizëm pastërtinë e njerzve të malit, ku nuk arrinte pluhuri i karvaneve të pushtimit nga luftrat e pamëshirshme të atyre që kanë lakmuar ta shtien në dorë.

Atje, në mes të maleve të lartë e të rreptë, formoi një trung të fortë si vetë malet dhe zhvilloi degë te blerta që u shtrinë në sipërfaqe të konsiderueshme. Formuloi ligje e kanune të egra, tepër origjinale për të rregulluar jetën e brëndshme. Tradita dhe zakone unikale që nuk mund të ngjasojnë qoftë dhe një grimë me ato të popujve të tjerë. I zbatonte fjalë për fjalë, pa lëvizur asnjë presje. Gjatë ndeshjeve me armiqtë nuk njihte asnjë lloj kompromisi për të bashkpunuar e zgjidhur probleme të ndërsjellta. Ishte vendosur në kryqin e udhëve të tyre dhe përplasjet ishin të pashmangshme. I vërsuleshin si stuhi shkretëtire duke i shqyer degë të mëdha me blerim gjithstnorë, pa mundur ti shuanin as jetën, as zërin që jehonte maleve, si vetë honet e thella të tyre. Në përballjet e pabarabarta, linte gishta, gjymtyrë, shqisa; tkurrej e zvogëlohej, por bërthamën, zemrën, e ruante të paprekur. Plagët nuk i linte të gangrenizoheshin. I mjekonte me dhjamin e vetë dhe me bimët mjeksore që ofronte natyra e begatë. Fanatike e verbër për të ruajtur të paster genin e racës, mbronte me xhelozi femrën, si një qënie e paprekshme në kuptimin e mbjelljes së jetës me farë tjetër.

Njerzit e kësaj race, që në pamjen e parë, duket se kanë diçka nga malet. Trupin të ngjeshur si shkëmb, të gjatë si rrap dhe të drejtë si bredh. Fytyrën të ashpër si shpatet e zhveshura, ku rrjedhin rrëke të gurta, të cilat shpesh turbullohen nga prurjet e mëdha që shkaktojnë rreshjet. Flokët te kuqërremtë, si ngjyra e pyjeve në vjeshtë, përpara se ti rrëzojë i ftohti i dimrit në male. Sytë si shpella të thella ku nuk arrijnë të ngrohin rrezet e diellit.

Veshja, gjithashtu, ka diçka të ngjashme me relievin e maleve. Mbi të, duke filluar nga shpatullat, të ngjan sikur përdridhen e rrjedhin përrenj të hollë e të thellë që ndajnë shpatet e zbresin deri poshtë në luginë. Ngjyrat harmonizohen bukur, por gjithmonë mbi të bardhën që sundon nga koka deri tek thembrat e këpucëve. Mbi flok ngrihet një kapele e bardhë si majë e mprehtë mali mbuluar rëndë me dëborë. I gjithë trupi duket si një mal në miniaturë me zbukurimet e luleve te stinës së ngrohtë, ku spikat e hënta e trëndelinës se malit. Qëndismat bien më shumë në sy mbi kostumet e grave. Aty të duket sikur sodit jo vetëm llojshmërinë e ngjyrava, por ndjen edhe aromën e luleve që u përkasin.

Malet u dhanë edhe dy gjëra të tjera shumë të rendësishme; emrin dhe gjuhën. Emrin ja morën një shpendi që e kanë lindur vetë, perpara se të lindnin këta njerëz. E kane quajtur VENDI I SHQIPONJAVE. Natyrisht, kjo nuk ka qënë diçka e rastit. Duke pasur të njëjtin vendbanim me shqiponjat, si fqinj të tyre, kanë këmbyer reflekse të ndërsjellta. E ruajnë territorin me të njejtin përkushtim. Njerzit, duke pasur një admirim të veçantë për shpendin e fortë të maleve, e vendosën mbi simbolin e bashkimit, mbi flamurin ngjyrë gjaku, me dy kokë. Të ruante edhe shpinën nga dredhitë e hasmit që kishte qënë gjithmonë dinak e i pabesë. Gjuha e njerzve, është një gjuhë malesh. Tingujt e zgjatur si jehonë kanë aftësi komunikuese të largëta, nga një mal në tjetrin. Tingëllojnë si thirrje, si sinjale që lajmërojnë një rrezik, por edhe si melodi këngësh për të festuar së bashku fitoret e mundimshme, atje, në zemër të maleve. Në shumën e përgjithshme të fjalëve që përmban gjuha me një alfabet prej 36 gërmash, mbi 40 për qind e zënë vetëm fjalët që fillojnë me ato gërma, të cilat lidhen me malet dhe që janë vetëm gjashtë: MAL, BJESHKË, KRYE, LARTËSI, PJERRËSI, SHPAT. Pra vetëm fjalët që fillojnë me M, B, K, L, P dhe SH, zënë mbi 40 për qind të fjalorit të përgjithshëm të kësaj gjuhe.
Në brendinë e thellë është një gjuhë poetike, e pasur në sinonime dhe figura të tjera letrare. Aq e vërtetë është kjo, sa që folësin e sajë, pa u matur fare, mund ta quash një POPULL-POET. Që në lashtësi, nëpër shekujt e mbushur me ngjarje nga më të ndryshmet, janë thurur bejte, rapsodi e poezi popullore që të mahnisin me gjetjet, figurat dhe përmbajtjen. Ndërtimi i bukur i vargjeve, rimat, ritmi melodik dhe mesazhi që përcjellin, i bëjnë lehtësisht të kapshme dhe të këndueshme duke i regjistruar pastër në diskun e memories popullore. Në këtë mënyrë kanë mbrritur të freskëta deri në ditët e sotme. Edhe kjo ka lidhje me malet. Egërsia e tyre, mungesa e rrugëve, izolimi që krijon vetë terreni i vështirë, të jepte pakë mundësi për të gjetur a prodhuar teknologjinë e shkrimit. Por nuk ishte ky shkaku i vërtetë i mungesës së shkronjave.

Kjo gjuhë e folur ndër më të parat e njerëzimit, është shkruar shumë me vonë se shoqet e saj që e rrethojnë. Shkrimin e saj e ndaluan për 500 vjet duke e bërë të vuaj për të mbijetuar me të gjitha bukuritë e saj. Me sa duket, i trembeshin mos zgjerohej e prishte kufijë popujsh. Megjithatë malet e ruajtën të paprekur, të pacënuar dhe të padeformuar nga fushatat gllabëruese e asimiluese të gjuhëve dhe popujve të vegjël.

Sa herë që është rrezikuar të humbasë gjërat e shënjta, ka stimuluar në trup genin e mosasimilimit, është bashkuar si mburojë shkëmbore dhe është vënë sup me sup për të krijuar barikadën e MBIJETESËS. Nga ndeshjet e tmerrshme ka shtuar shumë kështjellat dhe varret. Perveç gjuhës, të dy keta element, kanë memorizuar historinë e sajë. Prijsat, për shekuj të tërë, nuk kanë folur nga monumentet, statujat e librat, siç ka ndodhur në popuj të tjerë, por nga këngët, vajet, kështjellat dhe varret. Dhe kanë folur bukur. Aq bukur, sa disa prej tyre i ka dëgjuar e njohur bota. U ka shkruar historinë dhe i ka regjistruar në listën e njerzve të famshëm.

E vendosur në rrugën e saj të paepur, në kokfortësinë e sajë për të mbetur origjinale, ka humbur shumë, por gjërat e shënjta, ato që e identifikojnë si VENDI I SHQIPONJAVE dhe e dallojnë nga të gjithë vendet e tjerë, i ka ruajtur te pacënuara. Është pasuria e vetme që e bënë të mburret e krenohet përpara botës së qytetëruar, për të cilën ka vlejtur dhe ja vlenë do sakrificë.

Firenze, 2003


QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POGANIKUKujtimit të Orhan Jaupllarit*Tregim nga PËRPARIM HYSI (12.03.2014)
LUIGJI LOREKIO DHE DE RADA, PËRKTHIMI I PARË NË SHQIP I DANTESNga MOIKOM ZEQO (12.02.2014)
MUZG NË MALEPoezi të reja nga QAZIM D. SHEHU (12.02.2014)
DËGJOVA NJË ZË NË ZËMËRCikël poetik nga PANO TAÇI (12.02.2014)
JAM FUNDOSUR NË ËNDRRËN TIMEADEM ZAPLLUZHA, Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve" (12.01.2014)
VESHUR ME TRILLIN E POETIKËS SË VARGUTPër librin”Zhveshur” të Sinan KërpaçitNga QAZIM D.SHEHU (12.01.2014)
BEDRI TAHIRI DHE PENA QË PËRJETËSON LAVDINË E TRIMËRIVE TË BURRAVE TË DHEUT TË ARBËRITNga XHEMAIL PECI (12.01.2014)
HERONJTË LAHEN ME UJË FLORIRIPoemë nga FASLLI HALITI (11.29.2014)
Mëngjes në Kafe RostandSI HYRA NË AKADEMINË FRANCEZE ME REVOLVER NË XHEPRrëfim nga ISMAIL KADARE (11.28.2014)
'TI DO T'I MËSOSH TË GJITHA NGA PAK'Nga ALBANA MËLYSHI LIFSCHIN (11.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]