VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRPIQEM TË MBUSH PLOT KRAHËT E MI ME BUKURINË TËNDE, PËRPIQEM TA VJEDH ME PUTHJET E MIA BUZËQESHJEN TËNDEPoezi nga RABINDRANATH TAGORE (1861-1941)

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 01:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

PËRPIQEM TË MBUSH PLOT KRAHËT E MI ME BUKURINË TËNDE, PËRPIQEM TA VJEDH ME PUTHJET E MIA BUZËQESHJEN TËNDE

Poezi nga RABINDRANATH TAGORE (1861-1941)


E Martë, 11.02.2010, 03:33pm (GMT+1)

 

FRAGMENTI 1: KËTË ORË DUKET SE PO MARR PJESË NË NJË NGJARJE

 

Këtë orë duket se po marr pjesë në një ngjarje,

ju më kërkoni arsyen e lotëve të mi.

 

Nuk mund t'jua them:

Është një sekret ende i pashpallur.

 

FRAGMENTI 2: DO TË DOJA TË TË THOSHJA FJALËT MË TË VËRTETA

 

Do të doja të të thoshja fjalët më të vërteta,

por nuk guxoj,

nga frika se ti do të qeshësh.

 

Ja pse gënjej,

duke thënë të kundërtën e asaj që mendoj.

 

Kështu e bëj absurde dhimbjen time

Nga frika se mos ti

Bën të njëjtën gjë si unë.

 

 

FRAGMENTI 3: PA FOLUR FARE KE ARDHUR TE UNË

 

Pa folur fare ke ardhur te unë

si një mbretëreshë,

krejt fshehurazi

ke vënë këmbët e tua

brenda shpirtit tim.

 

FRAGMENTI 4: NË GJUMIN TËND, NË ZGRIPIN E ËNDËRRAVE

 

Në gjumin tënd,

në zgripin e ëndërrave,

pres duke parë në heshtje

fytyrën tënde,

si yllin e mëngjesit

që shfaqet më parë se kudo tjetër

në dritaren tënde.

 

Me sytë e mi do të pi buzëqeshjen e parë

e cila,

si një lastar, do të gjelbërojë

mbi buzët e tua gjysmë të hapura.

 

Dëshira ime, e dashur,

Është kjo e vetmja në botë.

 

FRAGMENTI 5: NËSE NUK MUND TË MË DUASH, E DASHURA IME

 

Nëse nuk mund të më duash,

e dashura ime,

më fal për dhimbjen time.

 

Mos më shiko të lutem përbuzshëm,

nga larg.

 

Do të rikthehem në qoshen time

dhe do të rri në terr.


Me të dyja duart e mia

do e mbuloj

turpin tim lakuriq.

 

FRAGMENTI 6: DO TË DOJA TË ULESHA PRANË TEJE NË HESHTJE

 

Do të doja të ulesha pranë teje

në heshtje,

por nuk kam guxim:

 

kam frikë, druaj se mos

zemra ime më ngjitet

tek buzët e mia.


Ja pse flas në mënyrë të budallepsur

dhe e fsheh zemrën time

prapa fjalëve.

 

E trajtoj mizorisht dhimbjen time

nga frika

se mos t'i bën të njëjtën gjë

ndaj dhimbjes tënde.

 

FRAGMENTI 7: AJO ËSHTË KAQ PRANË ZEMRËS SIME

 

Ajo është kaq pranë zemrës sime

si një lule e vogël

pranë tokës.

 

Ajo është e ëmbël e ëmbël

si gjumi që vjen

nëpër trupin e lodhur.

 

FRAGMENTI 8: SI NË NJË ËNDËRR

 

Si në një ëndërr,

dashuria

vjen me hapa të heshtur.

 

FRAGMENTI 9: TË KAM PARË NË ËNDËRR TY, E DASHUR

 

Të kam parë në ëndërr ty, e dashur,

ulur pranë shtratit tim

ma nxirrje gjumin ëmbëlsisht

me duart e tua dhe me flokët e tua,

duke më bërë të ndjej

njomështinë njerëzore të gishtave të tu.

 

Shikoja ëmbëlsisht

fytyrën tënde,

duke luftuar me lotët

që ma turbullonin shikimin,

gjersa butësia e fjalëve të tua të ëmbëla

ma ndërpreu ëndërrën,

si një dritë ylberore.

 

FRAGMENTI 10: I MARR DUART E TUA

 

I marr duart e tua

e i shtrëngoj në kraharorin tim.

 

Përpiqem të mbush plot krahët e mi

me bukurinë tënde,

 

Përpiqem

ta vjedh me puthjet e mia

buzëqeshjen tënde,

 

Përpiqem

të pi në shikimet

e syve tu të zes

me sytë e mi,

e dashur.

 

I shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA ELIDA BUÇPAPAJLIQENI I OHRIT DHE LIQENI LEMAN (10.28.2010)
LARTOJE KOKËN, NUK LËKUNDET MË TOKA: ULËRI NGA DASHURIA, FITOJE, PO TË DUASH, BOTËNPoezi nga SALVATORE QUASIMODO (1901-1968) (10.24.2010)
ELDORADONGA EDGAR ALLAN POE (10.18.2010)
NGA ELIDA  BUÇPAPAJPOEMË PËR URËN E TABAKËV (10.11.2010)
RROFTË EVA! RROFTË EVA! RROFTË EVA!NGA VEHBI SKËNDERI (10.06.2010)
NË MUNDSHPoezi nga RUDYARD KIPLING (Çmimi Nobel 1907) (10.03.2010)
TË MENDOSH PËR KOHËN - POEMË NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman, 1819-1892)Shqipëruar dhe pajisur me pasthënie nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ (09.28.2010)
ROMANI "DRITËHIJET E MEDALJES ENIGMË", NJË ARRITJE E SUKSESSHME E SHKRIMTARES VILHELME VRANARI - HAXHIRAJNga MEXHIT HAXHIU, Mjeshtër i Madh i Sportit (09.27.2010)
MAGJIA E NJË ZËRITregim nga ALBANA LIFSCHIN (09.18.2010)
GRUAJA QË UNË E DUAPoezi nga HAFIZ SHIRAZI (1326-1390) (09.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]