VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Maqedonia në krye të vendeve të Ballkanit për liberalizimin e vizave në BE

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 01:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Maqedonia në krye të vendeve të Ballkanit për liberalizimin e vizave në BE
E Martë, 05.26.2009, 08:19am (GMT+1)

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm pritet që qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë lirshëm pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Në raportin e grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian për arritjet e vendeve të Ballkanit për liberalizimin e regjimit të vizave, Maqedonia ka marrë nota kaluese dhe është renditur në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

"Përpjekjet që ka ndërmarrë Maqedonia në procesin e  reformave të domosdoshme na inkurajuan për të marrë një vlerësim të mirë për liberalizimin e regjimit të vizave. Gjithashtu na inkurajon fakti se Maqedonia renditet e para në listë dhe është në epërsi në krahasim me vendet tjera të Ballkanit. Kur të vijë koha e vendimmarrjes për heqjen e vizave kjo do të jetë një mirënjohje për përpjekjet e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE." deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Erwan Fuere.

Gjithnjë sipas tij në listën e vendeve me arritje pozitive për liberalizimin e vizave, gjenden edhe dy shtete tjera të Ballkanit, por për të cilat nuk është e sigurtë, nëse për to do të rekomandohet liberalizim i vizave.

 

Institucionet e Maqedonisë të gatshme ta implementojnë menjëherë vendimin e Brukselit

 

Duke shprehur kënaqësinë për vlerësimet positive të grupit të ekspertëve të KE-së për arritjet e Maqedonisë në drejtim të liberalizimit të regjimit të vizave MPJ i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, tha se Parlamenti Evropian pritet ta japë pëlqimi për këtë vendim në vjeshtë dhe se "sa u përket institucioneve të Maqedonisë, ato janë të gatshme që ta implementojnë menjëherë vendimin e Brukselit."

 

Për kryeminstrin Nikolla Gruevski efektet positive nga liberalizimi i regjimit te vizave janë shumë domethënëse për qytetarët e Maqedonisë. "Liberalizimi i vizave do t'u ndihmojë biznesmenëve, qytetarëve që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit, dhe atyre që kërkojnë shërbime mjeksorë në vendet e BE-së. Në Maqedoni ka një numër i madh qytetarësh që nuk kanë udhëtuar asnjëherë në vendet e BE-së dhe ky është një fakt shumë i keq, sepse ata mund të kenë vlerësim jo të përshtatshëm për realitetin e vendeve të BE-së," tha kryeministri Nikolla Gruevski.

Deri tani në Maqedoni janë dhënë rreth 450 000 pasaporta biometrike dhe mbi 1 milion dokumenta të tjera biometrike, që e bëjnë vendin të kryesojë në rajon sa u përket përmbushjes së standardeve që i kërkon BE-ja nga vendet për t'i futur në listën e bardhë të Shengenit. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Teheran samit kundër drogës dhe ekstremizmit (05.24.2009)
India: Kina një rrezik ushtarak më i madh se Pakistani (05.24.2009)
Histori suksesi (05.24.2009)
Horst Köhler rizgjidhet president i Gjermanisë (05.23.2009)
Siria: Oferta e Izraelit për bisedime nuk ka vlerë pa tërheqjen nga Lartësitë Golan (05.23.2009)
Bajden: Bosnja nuk ka nevojë për një marrëveshje tjetër paqeje (05.22.2009)
Solana: Uashingtoni dhe Brukseli ia dhanë një tronditje elektrike Bosnjes (05.20.2009)
Washington Post: Garë vullnetesh në Lindjen e Mesme (05.19.2009)
Lituania fitoi gruan e parë presidente (05.18.2009)
Presidentët e Iranit, Pakistanit dhe Afganistanit mblidhen në takim të lartë rajonal (05.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]