VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRLESHJE MES FORCAVE UKRAINASE DHE MILICISË PRO-RUSE

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 07:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PËRLESHJE MES FORCAVE UKRAINASE DHE MILICISË PRO-RUSE

E Djelë, 04.13.2014, 06:58pm (GMT+1)


Forcat speciale të Ukrainës shkëmbyen zjarr me milicinë proruse në qytetin lindor Slovyansk, dhe të dyja palët njoftuan për viktima.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës Arsen Avakov tha se një oficer i shërbimit të sigurisë u vra dhe pesë të tjerë janë plagosur, një tjetër përplasje e armatosur kjo në vazhdën e aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Moska muajin e kaluar. Të paktën një aktivist prorus u vra dhe dy u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.
 
Shkallëzimi i trazirave në Ukrainë vjen një ditë pasi persona të armatosur prorusë morën stacionin policor të Slovyanskut dhe objektet qeveritare në qytetet me popullatë kryesisht ruse të Donetskut dhe Kramatorskut.

Në një deklaratë, kreu i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha se ishte "jashtëzakonisht i shqetësuar" rreth rritjes së tensioneve në rajon. Ai e përshkroi gjendjen si një "fushatë të koordinuar dhune nga ana e separatistëve prorusë" për të destabilizuar Ukrainën.

Zoti Rasmussen i bëri thirrje Rusisë për të "çtensionuar krizën" dhe për të tërhequr mijëra trupa që ajo ka stacionuar afër kufirit ukrainas. Dje, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, paralajmëroi se Moska do të kishte pasoja të tjera përveç sanksioneve të vendosura tashmë ndaj zyrtarëve rusë, në qoftë se Moska nuk merr masa për të zbutur tensionet në Ukrainë lindore.

Zoti Lavrov tha se kriza u shkaktua pasi qeveria e Kievit nuk ka përfillur  "nevojat dhe interesat e ligjshme" të popullatës rusishtfolëse në Ukrainën lindore.

Një protestues prorus i kërkoi presidentit Vladimir Putin të dërgojë trupa për të mbështetur rusët që jetojnë në Ukrainë lindore.(za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKRAINË - OPERACION ANTITERROR NË SLLOVJANSK (04.13.2014)
UKRAINA PARALAJMËRON MASA KUNDËR ELEMENTËVE EKSTREMISTË (04.13.2014)
MILITANTËT PRO-RUSË ZGJEROJNË KONTROLLIN NË UKRAINËN LINDORE (04.12.2014)
DONETSKU I PËRÇARË PËRBALLË OFERTËS SË KRYEMINISTRIT UKRAINAS (04.12.2014)
SHBA - NUK DO TË LËSHOJMË VIZË PËR HAMIF ABUTALEBIN (04.11.2014)
NATO PARALAJMËRON RUSINË PËR TENSIONET (04.11.2014)
ASAMBLEJA PARLAMENTARE E KËSHILLIT TË EVROPËS MIRATON REZOLUTË KUNDËR RUSISË (04.10.2014)
SHBA - PËRPJEKJE KUNDËR DISKRIMINIMIT GJINOR NË PAGA (04.10.2014)
ITALIA SHPËTON 4 MIJË EMIGRANTË (04.09.2014)
SPANJË - PARLAMENTI NUK LEJON REFERENDUMIN PËR PAVARËSINË E KATALONJËS (04.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]