SËRISH PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE NË FERGUSON
E Djelë, 08.17.2014, 10:17am (GMT+1)
Policia amerikane ka përdorur bombola tymi ndaj demonstruesve nëpër rrugët e Fergusonit, në shtetin federal të Misurit, pasi kishte hyrë në fuqi të orës policore.
Kjo është përleshja e fundit në mes të protestuesve dhe policisë pasi një pjesëtarë i racës së bardhë të policisë amerikane, vrau një adoleshent të racës së zezë në këtë rajon, raporton Retuers.
Policia, e cila ishte mbante pajisje për demonstrata të dhunshme dhe kishte automjete të blinduara, ka përdorur zë zmadhues për t'iu thënë demonstruesve që duhet të largohen nga rrugët.
Numri i protestuesve që kanë mbetur në rrugë pas orës policore ka qenë rreth 150 persona, sipas të dhënave të policisë.
www.voal-online.ch
|