VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHTETI ISLAMIK PRETENDON SE KA VRARË NJË GAZETAR AMERIKAN

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHTETI ISLAMIK PRETENDON SE KA VRARË NJË GAZETAR AMERIKAN

E Mërkurë, 08.20.2014, 06:31am (GMT+1)


Administrata e Presidentit Obama thotë se është duke u përpjekur të veirfikojë vërtetësinë e një video që tregon vrasjen e një gazetari amerikan nga militantët e Shtetit Islamik.

Grupi militant, Shtetit islamik dje publikoi një video që pretendon se tregon militantët duke i prerë kokën gazetarit amerikan James Wright Foley, si një mesazh për Shtetet e Bashkuara që ndalë ndërhyrjen në Irak.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Caitlin Hayden tha se "në qoftë se është e vërtetë, ne jemi të tmerruar nga vrasja brutale e një gazetari të pafajshëm amerikan dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe shokët e tij".  Zonja Hayden tha se organet amerikane të zbulimit po punojnë me shpejtësi për të verifikuar vërtetësinë e videos.

Gazetari Foley ishte në Siri duke raportuar mbi luftën civile në vend, kur ai u zhduk në nëntor të vitit 2012.

Video në YouTube ishte titulluar "A message to #America (from #IslamicState)", një mesazh për Amerikën nga Shteti Islamik. Në video identifikohet një burrë i gjunjëzuar si James Wright Foley dhe tregohet akti i prerjes së kokës së tij.

Në një postim dje në faqen e faecebook-ut, "Free James Foley" (lironi James Foley-in) thuhet: "Ne e dimë se shumë prej jush jeni në kërkim të konfirmimit apo përgjigjeve. Ju lutemi keni durim derisa të marrim më shumë informacion, dhe mbani James Foley-in në mendjet dhe lutjet tuaja".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARGJENTINË - TRE TË AFËRM TË PAPËS KANË HUMBUR JETËN (08.20.2014)
SHKATËRROHEN NË MESDHE ARMËT KIMIKE SIRIANE - PRESIDENTI OBAMA E KONSIDERON NJË SUKSES (08.19.2014)
PAPA FRANÇESKU - JEMI NË LUFTËN E TRETË BOTËRORE (08.18.2014)
GUVERNATORI DËRGON GARDËN KOMBËTARE NË FERGUSON (08.18.2014)
PËRSËRI PROTESTA NË FERGUSON (08.18.2014)
SHBA - URDHËROHET AUTOPSIA E ADOLESHENTIT TË VRARË (08.17.2014)
NJË I PLAGOSUR, SHTATË TË ARRESTUAR NË FERGUSON (08.17.2014)
PËRSHKALLËZOHET GJENDJA NË UKRAINËN LINDORE - KIEVI KËRKON NDIHMË USHTARAKE NGA BE DHE NATO (08.17.2014)
SËRISH PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE NË FERGUSON (08.17.2014)
HAMDAN - IZRAELI TË PRANOJË KËRKESAT OSE TË PËRBALLET ME LUFTË TË GJATË (08.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]