VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË I PLAGOSUR, SHTATË TË ARRESTUAR NË FERGUSON

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 08:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
NJË I PLAGOSUR, SHTATË TË ARRESTUAR NË FERGUSON

E Djelë, 08.17.2014, 03:49pm (GMT+1)



Autoritetet thonë se një person u plagos rëndë dhe shtatë të tjerë u arrestuan sot në mëngjes në qytetin Ferguson të shtetit Mizuri, ndërkohë që policia përdori bomba tymi dhe gaz lotsjellës për të zbatuar ndalim-qarkullimin.

Qyteti Ferguson ka tërhequr vemendjen për ngjarjen e 9 gushtit, kur një adoleshent afrikano-amerikan u vra nga një polic i bardhë.

Guvernatori i Mizurit, Jay Nixon, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndalim-qarkullimin pas trazirave që kanë zgjatur disa net pas vrasjes së të riut.

Zoti Nixon tha dje se gjendja e jashtëzakonshme nuk u vendos për t'u mbyllur gojën njerëzve, por për të frenuar një pjesë të vogël grabitësish, të cilët po rrezikojnë të gjithë komunitetin.

Ai falenderoi gjithashtu qytetarët që u përpoqën të ndalin grabitësit, të cilët nisën të vidhnin mallra nga dyqanet.

Në një konferencë shtypi, guvernatori Nixon tha se ai është i përkushtuar që të mbizotërojnë forcat e paqes dhe të drejtësisë.

 

PUBLIKIMI I VIDEOS DHE RRJEDHA E NGJARJEVE

Të premten mbrëma qyteti Ferguson u përfshi nga dhuna. Dhuna shpërtheu pasi policia e Fergusonit publikoi njoftimet, mes tyre edhe një video, që tregonte se Michael Brown ishte përfshirë në një vjedhje, si dhe konfrontimin e tij me një shitës dyqani, pak para se Brown të vritej.

Turmat ishin mbledhur të premten pranë dyqanit. Disa nga protestuesit u shkëputën nga grupi i madh dhe plaçkitën disa dyqane, ndërsa demonstrues të tjerë u thanë atyre të ndalonin.

Disa nga protestuesit hodhën shishe dhe objekte të tjera  në drejtim të policisë, që mbërriti në vendin e ngjarjes.

Incidenti ndodhi edhe pse familja e Brown-it bëri thirrje për qetësi. Të premten, shefi i policisë, Thomas Jackson, tha se polici që e kishte vrarë Brown-in, fillimisht e kishte ndalur atë, ngaqë adoleshenti po bllokonte trafikun, ndërsa kalonte rrugën. Më vonë policia tha se oficeri i policisë nuk e dinte se Brown dyshohej për vjedhje.

Shefi i policisë Jackson tha se oficeri i policisë ishte Darren Wilson, një veteran prej 6 vjetësh i forcës policore, që nuk kishte marrë ndonjëherë vërejtje disiplinore. Që nga dita kur ai qëlloi dhe vrau adoleshentin, Wilson është me leje administrative.

Shefi i policisë Jackson e karakterizoi Wilsonin si "një burrë i qetë", i cili "asnjëherë nuk kishte patur si qëllim të ndodhte ajo që ndodhi".

Incidenti është bërë shkas për manifestime të heshtura nga mijëra njerëz në mbarë Shtetet e Bashkuara.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRSHKALLËZOHET GJENDJA NË UKRAINËN LINDORE - KIEVI KËRKON NDIHMË USHTARAKE NGA BE DHE NATO (08.17.2014)
SËRISH PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE NË FERGUSON (08.17.2014)
HAMDAN - IZRAELI TË PRANOJË KËRKESAT OSE TË PËRBALLET ME LUFTË TË GJATË (08.17.2014)
SHBA - PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE NË FERGUSON (08.17.2014)
PAPA LUMTURON MARTIRËT FETARË TË KORESË (08.16.2014)
PAPA FRANÇESKU - HIQNI DORË NGA MATERIALIZMI (08.16.2014)
EPIDEMIA E EBOLËS MË E PËRHAPUR SE MENDOHEJ (08.15.2014)
AUTORITETET NË FERGUSON PUBLIKOJNË EMRIN E POLICIT QË VRAU ADOLESHENTIN (08.15.2014)
UKRAINA NUK DO TË LEJOJË AUTOKOLONËN ME NDIHMA NGA RUSIA (08.12.2014)
OBAMA - IRAKIANËT TË BASHKOHEN NË LUFTËN KUNDËR MILITANTËVE ISLAMIKË (08.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]