VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFGANISTANI DËBON GAZETARIN E NEW YORK TIMES MATTHEW ROSENBERG

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
AFGANISTANI DËBON GAZETARIN E NEW YORK TIMES MATTHEW ROSENBERG

E Enjte, 08.21.2014, 06:25am (GMT+1)



Prokurori i Përgjithshëm i Afghanistanit i dha urdhër një gazetari të New York Times-it të largohet nga vendi, pasi gazeta botoi një artikull, ku thuhej se zyrtarë të fuqishëm afganë po kërcënojnë të vijnë në pushtet, për të thyer ngërçin aktual të krijuar në vend që nga zgjedhjet presidenciale.

Në një deklaratë që bëri të mërkurën, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm afgan thonte se Matthew Rosenberg duhet të largohet nga Afganistani brenda 24 orësh. Zëdhënësi i Prokurorit të Përgjithshëm tha se artikulli është në kundërshtim me interesat e sigurisë kombëtare të vendit.

Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi urdhërin për dëbimin e gazetarit, duke e cilësuar atë "një hap të konsiderueshëm prapa, përsa i përket lirisë së shtypit në Afganistan."  

"The Times" tha se gazetari Rosenberg u thirr për t'u marrë në pyetje të martën në Kabul, por nuk pranoi të identifikonte burime qeveritare anonime, të cilat ai i kishte cituar në artikull.

Rosenberg tha se ai dhe gazeta kishin ofruar bashkëpunim të plotë dhe sugjeroi se dëbimi i tij ishte për motive politike.

"The New York Times" thotë se kjo është hera e katërt këtë vit, që qeveria afgane "kërcënon, apo bëhet nismëtare" për një veprim ligjor kundër gazetës "për shkak të ankesave nga zyrtarë të lartë afganë" lidhur me artikujt e botuar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IZRAELI VRET GRUAN DHE FËMIJËN E UDHËHEQËSIT TË HAMASIT (08.20.2014)
KONFIRMOHET AUTENCITETI I VIDEOS SË SHTETIT ISLAMIK (08.20.2014)
SHBA - SHQETËSIM PËR BLLOKIMIN E GAZETARIT NË AFGANISTAN (08.20.2014)
SHTETI ISLAMIK PRETENDON SE KA VRARË NJË GAZETAR AMERIKAN (08.20.2014)
ARGJENTINË - TRE TË AFËRM TË PAPËS KANË HUMBUR JETËN (08.20.2014)
SHKATËRROHEN NË MESDHE ARMËT KIMIKE SIRIANE - PRESIDENTI OBAMA E KONSIDERON NJË SUKSES (08.19.2014)
PAPA FRANÇESKU - JEMI NË LUFTËN E TRETË BOTËRORE (08.18.2014)
GUVERNATORI DËRGON GARDËN KOMBËTARE NË FERGUSON (08.18.2014)
PËRSËRI PROTESTA NË FERGUSON (08.18.2014)
SHBA - URDHËROHET AUTOPSIA E ADOLESHENTIT TË VRARË (08.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]