ANGELA MERKEL - KA DALLIM MIDIS ISLAMIT DHE ISLAMISTËVE
E Shtunë, 01.10.2015, 05:57pm (GMT+1)
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se "akti barbar i terrorit në Francë" është sfidë për të gjithë kontinentin që të luftojë për vlerat demokratike.
Ajo ka thënë se ka dallim midis Islamit në përgjithësi dhe islamistëve, duke iu referuar të dyshuarve kryesorë të sulmit ndaj revistës satirike Charlie Hebdo, i cili ka lënë të vrarë 12 persona, transmeton kp.
Merkel po ashtu ka përshëndetur idenë se komunitetet myslimane kanë ftuar të tjerët për manifestime të heshtura, në kujtim të viktimave.
Merkel i ka bërë këto komente në një takim me gazetarët në Hamburg.
www.voal-online.ch
|