KUBA LIRON TË 53 TË BURGOSURIT POLITIKË
E Hënë, 01.12.2015, 07:25pm (GMT+1)
Presidenti kuban Raul Castro dhe presidenti amerikan Barak Obama
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Kuba ka përfunduar lirimin e 53 të burgosurve politikë, që ka qenë i paraparë me marrëveshjen historike SHBA-Kubë, të arritur muajin e kaluar.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë verifikuar lirimin e të 53 personave dhe e kanë vlerësuar këtë si zhvillim "shumë pozitiv".
Megjithatë, SHBA ka thënë se lirimi "nuk zgjidh problemet e mëdha me të drejtat e njeriut" në Kubë.
Dhjetorin e kaluar, SHBA-ja dhe Kuba kanë thënë se do të rivendosin marrëdhëniet diplomatike, të cilat i kanë ndërprerë qysh në vitin 1961.
Njoftimi është bërë gjatë fjalimeve të njëkohshme të presidentit të SHBA-së, Barack Obama, dhe atij të Kubës, Raul Kastro.
www.voal-online.ch
|